Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Dostojevski nė sytė e njė gruaje
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Dostojevski nė sytė e njė gruaje

Përmes shënimeve të mbajtura nga bashkëshortja e Dostojevskit, zbulohet jeta e shkrimtarit të madh rus. Krizat ekonomike, borxhet dhe pasioni për lojërat e fatit

Asgjë të jashtëzakonshme nuk ka në ditët e tyre. Zgjohen, shkruajnë, pijnë kafe, shëtisin, shkojnë në postë e veçanërisht në bibliotekë. Zakonisht, ndërsa ai shkon për të lexuar gazetat, ajo shëtit, ose shkruan në ditar. Ana Dostojevskaja nuk e mendonte se shënimet e saj do të bëheshin publike një ditë. Shumë gjëra do t'i mbante për vete, ndoshta do të mundohej të zbukuronte apo të lëmonte të tjera. Thjesht vriste mërzinë në ditët e ftohta gjenoveze, pa ditur se po bëhej kronistja e jetës së një prej shkrimtarëve më të mëdhej të të gjitha kohërave.

Përmes shënimeve të një gruaje të re dhe të dashuruar, lexuesi zbulon"sekretet" e jetës së shkrimtarit rus Fjodor Mihailoviç Dostojevski. Janë "Fletoret e fshehta të gruas së re të Dostojevskit", botuar nga shtëpia botuese "Onufri", sipas shqipërimit të Helena Kadaresë, që tregojnë se si ishte një ditë e zakonshme e autorit të romaneve "Idioti" apo "Krim e ndëshkim". U shkrua në vitin 1867, kur çifti i sapomartuar u vendos në Gjenevë për disa muaj. Një periudhë e vështirë krizash ekonomike, shëndetësore, por që përkon me krijimin e romanit "Idioti". Si një ditar i mbajtur "për vete", "Fletoret e fshehta" tregojnë për anën njerëzore të shkrimtarit dhe jo për gjeninë e tij. Procesi i të shkruarit është i pranishëm në të gjitha shënimet, pasi Ana ishte stenografja e Dostojevkit, por ajo thuajse nuk flet kurrë për talentin e tij apo për ndonjë "sukses" të asaj kohe. Gruaja nuk tregon për biseda "interesante", filozofike, për tema të mëdha, edhe pse sot duket e çuditshme një gjë e tillë. Të jetosh në krah të një njeriu të tillë…

Por, duket se Dostojevskaja është e ndershme me veten. Ajo shkruan atë që ndjen, që nga gëzimet më të vogla, tek dëshpërimi më i thellë. Dëshmon për jetën në çift, e cila varet dëshpërimisht nga situata ekonomike. Ana Dostojevskaja ka veç një vit martesë me Fjodor Mihailoviçin dhe i duhet të përballet me një krizë financiare, ndërsa nga shënimet e saj kuptohet që ajo vjen nga një familje në gjendje të mirë ekonomike. Mundohen të bëjnë një jetë të mirë në dukje, sipas sërës së tyre, por gjithçka që shkruhet në këtë ditar dëshmon për mjerimin në të cilin jetonte shkrimtari i madh. Iu shkruajnë letra pa fund miqve që t'iu huajnë para. Ana vazhdimisht i duhet t'i kërkojë borxh nënës së saj, e cila nuk kursehet të ndihmojë të bijën, tanimë shtatzënë. Jo rrallë herë ndihet në siklet nga kjo gjendje dhe preferon më mirë të vërë peng bizhuteritë e saj, fustanet, deri tek teshat e trupit. Përshkruan me detaje të gjitha ecejaket e saj nëpër rrugët e Gjenevës, në kërkim të fajdexhinjve dhe dyqaneve të pengjeve. I duhet të bëjë pazar për gjëra që i ka të shtrenjta dhe qorton veten për çdo frangë të humbur. "Sot në mëngjes u zgjova tepër e trishtuar dhe e mërzitur nga mendimi që do të më duhej të shkoja patjetër tek ajo huadhënësja dhe burri i saj, për të lënë peng shallin tim me dantella. O zot sa më pështiroset e gjithë kjo!".

Nëse ndokush do të kishte përkrah një burrë që nuk arrin të sigurojë të ardhura për bashkëshorten e vet, që edhe ato para që sigurohen me borxhe e pengje i shpenzon për të mbajtur njerëzit e tij "parazitë" e aq më keq t'i prishë në lojëra fati, sigurisht që do të tërbohej keq. Por Ana është një grua aq e durueshme saqë kujdeset që në asnjë rast të mos e zemërojë burrin që dashuron. Ha veten me dhëmbë kur ai kthehet Sakson-le-Be, ku ka humbur jo vetëm para në kazino, por edhe pallton, por atij nuk i thotë asgjë. Përkundrejt mirësisë së kësaj gruaje, Dostojevski paraqitet gjithë huqe. Është i grindur, inatçor. Kapet me fjalë për hiçmosgjë. Është dorështrënguar me të shoqen. Numëron edhe centët që duhet të paguajë për pullat e postës, ndërsa nuk bëhet fjalë që t'i blejë të gjorës një fustan për të qenë, në një kohë që shpenzon edhe frangat e fundit në ruletë. Por të gjitha këto të shkruara nga Dostojevskaja nuk e bëjnë atë të ngjajë me një monstër, por me një njeri normal me dobësitë veta. Nuk ka asnjë mllef në gjuhën e saj. "Ai më fyeu keq, duke thënë se më parë më kishte konsideruar mes ajkës së grave, kurse në të vërtetë, unë u përkisja atyre të fundit fare. Nuk po e zgjas më shumë këtë gjë, sepse dihet që asnjë burrë nuk e quan të mençur, të mirë e të ditur gruan e vet. Është një gjë kaq e njohur kjo, sa nuk ia vlen barra qiranë të flasësh për të". Por ka edhe momente kur ai tregohet i dashur me të, i gatshëm për t'u pajtuar dhe herë-herë mundohet të bëjë shaka, vetëm që ajo të buzëqeshë. Ndonëse mes të dyve, i dobëti është ai, mundohet të kujdeset për të dhe fëmijën që ajo pret, Mishën apo Sonjën. Të dy kanë një parandjenjë se ajo mund të jetë vajzë, pasi vazhdimisht përmendin emrin e Sonjës. Dhe duhej aq pak që ajo të lumturohej. Një buzëqeshje, një ledhatim… "Fedia ka qenë shumë i dashur me mua sot. Nuk di si ta falenderoj Zotin për këtë lumturi. Plot kujdesje ai më tha se mund të lëvizja në shtrat sa të doja, po me se kjo më jepte njëfarë lehtësimi. Shqetësimi i tij, me një fjalë, gjithë sjellja e tij tregojnë për një dashuri të thellë". Nga ajo çka ka ardhur deri më sot, Ana Dostojevskaja nisi të mbante ditar më 5 shtator dhe mbyllet në fund të vitit 1867, në një ditë të zakonshme, kur ajo shkon të lërë peng unazat e martesës…

Shekulli

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2008 13:21
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Dostojevski i permend keto dhe tek librat e tije. Gjendjen ekonomike te te renduar ne san petersburg. Biles dhe tek "krim dhe ndeshkim" student i varfer i pasionuar pas krimit. Duket sikur jeta e tij reale pasqyroji novelat e tij.

Citim:
Është i grindur, inatçor. Kapet me fjalë për hiçmosgjë. Është dorështrënguar me të shoqen. Numëron edhe centët që duhet të paguajë për pullat e postës, ndërsa nuk bëhet fjalë që t'i blejë të gjorës një fustan për të qenë, në një kohë që shpenzon edhe frangat e fundit në ruletë. Por të gjitha këto të shkruara nga Dostojevskaja nuk e bëjnë atë të ngjajë me një monstër, por me një njeri normal me dobësitë veta. Nuk ka asnjë mllef në gjuhën e saj. "Ai më fyeu keq, duke thënë se më parë më kishte konsideruar mes ajkës së grave, kurse në të vërtetë, unë u përkisja atyre të fundit fare. Nuk po e zgjas më shumë këtë gjë, sepse dihet që asnjë burrë nuk e quan të mençur, të mirë e të ditur gruan e vet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 04:55
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Dostojevski nė sytė e njė gruaje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.