Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
29 Korrik 2010
OSBE shpreh shqetësim për gazetarine investigative ne Shqiperi
Organizata për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE, publikoi sot raportin vjetor mbi lirinë e mediave ku në kapitullin për Shqipërinë shprehet shqetësimi për pasojat që lindin nga gazetaria investigative dhe dëmi që I shkaktohet këtij lloji të gazetarisë.
Në kapitullin e raportit të OSBE-së për Shqipërinë përmendet shqetësimi i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Mijatovic lidhur me rastin "Pango"dhe dënimin me gjobë 400.000 euro ndaj televizionit Top-Channel, shqetësim i cili i është bërë me dije edhe autoriteteve shqiptare:
Më 28 Qershor, ju adresova autoriteteve më të larta shqiptare rreth rastit Pango. Në një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani ju shpreha shqetësimin rreth vendimit të Gjykatës së Rethitë të Tiranës për të urdhëruar TV Top Channel që të paguajë 400 mijë euro për të dëmshpërblyer dëmin moral që iu bë Ministrit të Turizmit, Ylli Pango rreth një video ku ministry kërkon favore në këmbim të një vendi pune.
Gjatë takimit informal që kam patur më pas më 16 Korrik në Shqipëri me Ministrin Meta Iikërkova të kthejë vëmendjen në rastin e mësipërm. Ministri Meta më tha se do ti dërgojë letër Presidentit të Shqipërisë që është njëkohësisht dhe kreu i lartë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ta rishikojë cështjen. Unë i ofrova zotit Meta mbështetjen e plotë të zyrës time për të asistuar Shqipërinë me reformat e saj të kornizës ligjore të medias, tha Mijatovic.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|