Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Big-Bang i Dyte !
Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
J@mes
¤The World Is Yours¤

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 32

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re del_me_sukses_eksperimenti_me_i_madh_shkencor_toka_nuk_zhduket.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 60 herė.

Del me sukses eksperimenti më i madh shkencor, toka nuk zhduket

Publikuar: 11.09.2008

“Vrima e zezë” e krijuar nëpërmjet përplasjes së Hadroneve, më e fuqishmja e bërë ndonjëherë e cila krijon makinën më të madhe në botë, është vënë në veprim sot në CERN, qendrën nukleare të kërkimit në Gjenevë.

“Pesë, katër, tre, dy, zero – asgjë” – brohoriti Lyn Evans, shef i projektit LHC, kur një pamja e përplasjes së grimcave u shfaq në monitor.
Ishte ora 9:30 me orën amerikane kur një rrymë protonesh është futur në një qark me diametër 17 milje dhe 100 m. nën tokë në Malet Jura në kufirin Franko-Zviceran.

Për shkencëtarët ka qenë një moment gëzimi i pamasë, pasi i kishin kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tyre këtij projekti.
Protonet janë rrotulluar në makineri për më pak se një orë – në një kohë më të shkurtër se sa ishte parashikuar – kur një rrymë dallohet rreth qarkut të përshpejtuesit me shpejtësinë e dritës. Në këtë mënyrë LHC ka kaluar pikën kritike.

Shumë shkencëtarë kishin parashikuar se ky eksperiment i cili ka kushtuar 5.15 miliardë paund do të shkaktonte fundin e botës, pasi mund të krijonte vrima të zeza të cilat do të thithnin brenda tyre të gjithë tokën, në një kohë shumë të sshkurtër.
Dr Evans, drjetori i këtij projekti që do të sjellë ndryshime në Shkencë dhe në botë, arriti të thoshte vetëm pak fjalë: “Jam shumë i lumtur të vazhdoj”.

Përpara disa kohësh ai është shprehur se: “Ky është një nga projektet shkencore më të mëdha dhe më komplekse të bëra ndonjëherë, dhe kjo gjë nuk mund të bëhet pa inxhinierë të aftë të klasit të parë”.
Kur ja kanë arritur qëllimit, shkencëtarët kanë brohoritur nga gëzimi dhe kanë duartrokitur pa pushim.
Shkencëtarët kanë marrë mundimin dhe kanë bërë të mundur që protonet të udhëtojnë në krahun e kundërt të tyre vetëm me shpresën për të zbuluar pikëpyetjen e madhe të njerëzimit: si ne kemi ardhur në këtë botë?

Projekti LHC nuk mund të dalë me fitim deri në fund të vitit, kur shpresohet të fillojë të hedhë dritë në origjinën e universit, duke shpjeguar arsyen e errësirës dhe vrimave të zeza.
Një shkencëtar William Hill ka festuar sot vazhdimin e ekzistencës së njeriut. Ai kishte besuar se data 10 Shtator 2008 do të ishte fundi i botës.

Projekti LHC do të jetë një eksplorim shkencor dhe do të shpjegojë përse ne jetojmë si specie në këtë univers kaq të rrezikshëm dhe të ndryshueshëm.
Nëse dy hidrogjenë përplasen me njëra tjetrën mund të përmbushet profecia e Nostradamusit në Shekullin e 4-të, që çdokush mund të lërë një qytet në kohën që ajri bëhet shumë i thatë.
Mekanizmi Higgs, që e ka marrë emrin nga fizikanti Peter Higgs, është baza e gjithë zbulimit të projektit LHC.

Ne lëvizim sipas një Supersimetrie, një teori që është baza e shumë problemeve matematike. Nëse kjo gjë shpjegohet atëherë do të mund tu jepet përgjigje shumë pyetjeve të astronautëve lidhur me vrimat e zeza, rrotullimin e planetëve si dhe formimin e galaktikave.
Me këtë projekt mund të shpjegohen shumë pikëpyetje që deri më sot nuk ka qenë e mundur tu jepet një shpjegim.

Shpjegimi i universit është një çështje shumë e madhe, dhe ne kemi përgjegjësinë ta bëjmë këtë. Përvec kësaj, ka më shumë se 13.7 miliardë vjet që atomet e hidrogjenit mund të kalojnë në rrugë të tilla që japin mundësinë e krijimit të makinave që shkojnë në zemër të lëndës dhe të mahnisin këdo me bukurinë e saj.
Takimi i atomeve është baza e shumë diejeve dhe eksperimenti i sotëm mund të konsiderohet madhështor për nga rëndësia e tij.

Orjeta Zhupa /Shekulli/

__________________
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 11:57
J@mes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė J@mes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me J@mes (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė J@mes't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: J@mes Shto J@mes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto J@mes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

eksperimenti i LHC eshte me te vertete per tu admiruar. mbi 20 vjet studime dhe perllogaritje per te ndertuar nje paisje te atyre dimensioneve dhe me qindra shkencetare qe marrin pjese dhe dhe fondet e leshuara nga shtetet e ndryshme per kete gje. tek e mendon nga nje ane thua "gjithcka per te gjetur nje grimce" por tek merr rendesine qe kjo gje ka ne fizike, atehere i gjithe mundi i bere ja vlen.
me kujtohet dokumentari "the elegant universe" pjesa e pare ku Greene thonte "pamvaresisht se graviteti ishte e para force qe u gjet dhe ne nje fare menyre u shpjegua me formula fizike, eshte e vetmja force per te cilen nuk ka akoma nje shpjegim te plote dhe shpresohet qe nese gjehet bozoni i Higgs-it,kjo gje do perfundoje.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2008 10:45
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Te rejat me te fundit nga HLC jane qe ne momentet qe po beheshin provat fillestare, njerez keqdashes kushedi me cfare qellimi jane munduar te hacking kompjuterat e Sistemit. Nese nje gje e tille do te ndodhe mund te kete pasoja katastrofike.

Mos te harrojme qe ne zonen eksperimentale (100 meter nen toke) ka me mijera e mijera qendra memorje qe jane lidhur sebashku per te mbajtur ne memorje me qindra mijera miljona perplasje qe do te ndodhin ne LHC.
Gjithashtu ka qindra shkencetare qe merren me funksionimin dhe mbrojtjen edhe nga sulmet e ndryshe qe me sa shihet nuk munguan.

http://www.abcnews.go.com/Technolog...=5804254&page=1

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2008 18:04
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Te rejat me te fundit nga HLC jane qe ne momentet qe po beheshin provat fillestare, njerez keqdashes kushedi me cfare qellimi jane munduar te hacking kompjuterat e Sistemit. Nese nje gje e tille do te ndodhe mund te kete pasoja katastrofike.

Mos te harrojme qe ne zonen eksperimentale (100 meter nen toke) ka me mijera e mijera qendra memorje qe jane lidhur sebashku per te mbajtur ne memorje me qindra mijera miljona perplasje qe do te ndodhin ne LHC.
Gjithashtu ka qindra shkencetare qe merren me funksionimin dhe mbrojtjen edhe nga sulmet e ndryshe qe me sa shihet nuk munguan.

http://www.abcnews.go.com/Technolog...=5804254&page=1



Informacioni eshte pushtet!!!
Sidomos ky lloj informacioni ...

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2008 18:22
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cuninteligjent
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 10/03/2008
Vendbanimi: Tiran
Mesazhe: 51

Kane kaluar goxha dite nga kryerja e eksperimentit dhe entuziazmi i momentit eshte shuar., PO tani cdo te na thoni ndonje te re? Me duket se nuk keni me sepse edhe nga eksperimenti nuk ka asgje te re. Nuk e kuptova perse u be tere ajo buje? Vetem per te zbuluar thermijen X? Mua me duket pak e egzagjeruar kjo. Sidomos kur teoria e relativiteti ka shpjeguar gjithcka. Egzisenca e ketij eksperimenti mua me duket e panevojshme.

__________________
be your self no matter what they say

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2008 17:22
cuninteligjent nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cuninteligjent Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cuninteligjent (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cuninteligjent Shto cuninteligjent nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cuninteligjent nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ti si cuninteligjent qe je,duhet te jesh informuar qe LHC do kaloje ne disa faza para se te arrije fuqine maksimale e cila parashikohet te arrihet vitin qe vjen. ajo qe ti quan eksperiment ishte vetem ndezja. eksperimentet skane filluar akoma.
teoria e relativitetit nuk ka shpjeguar gjithcka. asgje nuk eshte e shpjeguar derisa te kete prova dhe jo me kot quhet teori dhe jo ligj i relativitetit.
kerkimi i bozonit te Higgs-it nuk mund te quhet i ekzagjeruar duke qene se teorite e parashikojne ekzistencen e tij dhe u takon shkencetareve me ndihmen e ketyre paisjeve (jo me kot e kane bere te ketyre dimensioneve dhe energjise sepse mendohet qe vetem me keto energji mund te arrihet te kapet) shpresohet te gjehet. per momentin eshte e vetmja menyre me shpjegu gravitetin.
nese ti ke nje shpjegim me te mire,thuaja dhe keshtu nuk harxhojne me ato miliarda euro per te bere nje strukture si LHC
para pak kohesh u gjet edhe grimca e fundit eta-b (Le Scienze. shtator 2008 fq.29) qe plotesoi kuadrin e asaj qe quhet "forca e forte", qe ne si kurioze te thjeshte mund te kenaqemi me shpjegimin "nje lloj ngjitesi qe mban protonet dhe neutronet ne berthame" dhe per me teper mban edhe kuarket brenda protoneve dhe neutroneve. kjo grimce u gjet nga nje pershpejtues i formes lineare. keto gjetje cojne fiziken perpara dhe nuk mund te konsiderohen kurrsesi si ekzagjerime. aplikimi i tyre ne jeten e perditshme vjen me vone.
mendo cfare do te te pergjigjeshin ato qe kane 20 vjet qe merren me projektimin e LHC...kon gri sallate per 20 vjet rresht :p

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2008 17:50
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Cern e Gjeneves ka njoftuar qe super ndezesi i therrmijave Large hadron Collider (Lhc) i ndezur me 10 shtator eshte ndaluar si pasoje e nje defekti ne sistemin elektrik qe ushqen dy magnetet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2008 18:39
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Me duket se ka pasur nje rrjedhje Heliumi poshte ne laborator per pasoje te bashkveprimit te energjise se dy magneteve.

Mos harrojme se forca e pergjithshme e magneteve qe perdoren ne lhc, po te lirohej ne nje cast do te ishte e mjaftueshme te shkrinte 100 ton Ar ne moment.

Cuninteligjent me mijera shkenctare kane studjuar e vezhgur tash 20 vjet......Eksperimenti dhe planet jane aq te besueshme sa ekperimentin e investojne rreth 30 shtete te botes ne bashkepunim, duke dhene biliona dollare......dhe rrezultatet qe priten mendohet te jene madheshtore.
Mendohet te zbulohet "therrmija zot", sic tha dhe ns-6, e cila do shpjegoje se si shnerrohet energjia ne mase she cfare ju jep therrmijave rendese.

Gjithashtu mendohet te zbulohet origjina e black matter qe ze 25 perqind te universit por nuk mund te perceptohet tani per tani.
Gjithashtu si sillet lenda ne ne nje perplasje me shpejtesine e drites dhe cfare ndodh direkt pas perplasjes.
Te gjitha kto po u zbuluan, do mbushet boshlleku i tanishem ne disa rregulla fizike dhe bota do njohe nje etape tjeter ligjesh e shpjegimesh sesi ne kemi ardhur ketu, si nga nje pluhur yjor jemi kthyer ne qenje aq inteligjente sa kemi pyetje per vete egzistencen tone!

Nuk e di per ty por mua me duket ajo qe duan te dine te gjithe.

Per ket arsye tema eshte vene edhe tek faqja e ANG se mendoj qe njerezit duhet te informohen sa me shume per hapat gjigand dhe deciziv qe po merren ne fushen e shkences sot.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2008 16:06
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cuninteligjent
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 10/03/2008
Vendbanimi: Tiran
Mesazhe: 51

OOOOOOOOOOOOOOO te gjithe rendkan pas promocionit boteror te eksperimentit.

Personalisht nuk besoj ne teorine e kuarkeve. Ne vitin 1970 doli dhe nje teori qe u quajt teoria e tajhoneve qe u perpoq qe te vertetonte se ka shpejtesi me te medha seajo e drites. beri aq buje ne ate kohe sa kundershtaret e Ajnshtajnit moren foton e tij te varur ne mur dhe e hodhen duke e shkelur per shkak te arritjes se re. Por edhe sot e kesaj dite dhe teoria e tajhoneve nuk eshte vertetuar. Ai lloj eksperimenti qe po kryhet tani nuk me pelqen per te vetmin fakt se tanime dihet se si krijohet graviteti. Graviteti s'eshte gje tjeter vecse perhtyeshmeria e hapesires. Sa here qe hapesira perthyhet ose lakohet atehere lind gravitacioni. perse duhet te kerkojme ne grimca qe shkaktojne gravitetin? Sa per materien ajo dihet si krijohet. Eshte thjesht nje kombinim i hapesires dhe kohes. Raporti kohe hapesire percakton dhe forma te ndryshme te materies duke formuar dhe masa te ngurta. Vrimat e zeza s jane asgje vecse hapesire e ngjeshur ne kohe. Ne qender te diellit tone mendohet se koha eshte e ndalur pra e gjithe hapesira eshte ne njesine e kohes. Eshte piekrisht kjo qe ndodh em vrimat e zeza. koha eshte e ndalur ne vrimat e zeza. Te gjithe ata trypa qe e kane kohen e ndalur ne qender te tyre kane te njeten permase ne boshtin kooordinativ qe do te thote se mund te shkosh nga A ne B pa pershkruar as distancen me te vogel. kur te gjitha keto i shpjegon teoria e relativitetit eprse duhet te rendim si budallenj ne kerkim te tehrimajve te reja qofshin keto dhe kuarket?

__________________
be your self no matter what they say

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2008 17:40
cuninteligjent nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cuninteligjent Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cuninteligjent (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cuninteligjent Shto cuninteligjent nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cuninteligjent nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

teoria e tajhoneve nese nuk gabohem duhet te jete ajo qe ne anglisht quhet "string theory". kjo teori sot per sot nuk eshte hedhur poshte,perkundrazi duket se po shpjegon shume gjera (edhe pse akoma ne menyre matematikore) qe teoria e relativitetit nuk eshte ne gjendje ti shpjegoje. teoria e relativitetit,me ate qe di,nuk eshte ne gjendje te shpjegoje se cfare ndodh ne te gjitha kushtet dhe nese nuk gabohem nje nder to eshte pikerisht ajo qe ndodh ne vrimat e zeza.

ti me thua qe materia dihet si krijohet. une ta shtroj pyetjen ne nje menyre tjeter: pse fitoi materia kundrejt antimateries ne momentet e para te Big Bang-ut dhe cfare natyre ka ajo qe quhet energji e erret qe duket se nuk eshte e shperndare edhe aq ne menyre te rastesishme ne univers. cfare i ben atomet te kene mase?

te kuptosh elementet qe perbejme universin tone nuk mund te cilesohet nje kerkim budallai sepse duke ditur qe protonet,neutronet dhe elektronet jane te perbere nga grimca me te vogla te jep mundesine te kuptosh se cfare ndodh nga shperberja e nje protoni ose neutroni ose elektroni dhe arsyeja pse formohet nje grimce dhe jo nje tjeter dhe cilat jane forcat qe veprojne ne te (graviteti ne kete shkalle eshte gati i neglizhueshem). te jep mundesine te kuptosh se cfare e karakterizon forcen berthamore (kete mund ta kuptosh edhe nga info qe dhashe per grimcen e fundit te gjetur) dhe zgjeron horizontet ne dijen mbi grimcat e berthames. keshtu qe te gjitha keto e bejne te eci perpara fizika.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2008 23:53
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Big-Bang i Dyte !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.