Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit
Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957
|
Bashkangjitje: demir zyko.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 32 herė.
Citim: Po citoj ato që tha cedrus
Ja dhe nje tjeter nga Qorovoda, si qoban me duket ky burazeri
Qeder... leri ironite e cinizmat...!!! Ai cobani qe thua ti eshte ARTIST I POPULLIT!!! Keshtu qe... duket qe vetem google-i nuk te mjaftoka per te postuar ketu!
Hapësira e këngës skraparase ,është e pamjaftueshme për zërin e Demir Zykos. Kënga e tij buçet që nga Mali i Tomorrit deri "Përtej Urës së Qabesë". Zëri i tij oshëtin luginës së Tomorricës e deri në kalanë e Gjirokastrës. Ky ishte Demir Zyko epitetet për të cilin kanë pak tingull, kanë zë, kanë këngë brenda tyre. E kanë quajtur plak të këngës, e kanë quajtur bilbil të Tomorrit e kanë vlerësuar "Artist të Popullit" që në vitin 1979. E ka përjetësuar kënga Xha Demirin.
Demiri e kënga
Me këngëtarin Demir Zyko, kënga skraparase rilindi. Ndërsa me këngën "Mbeçë more shokë mbeçë" ajo i kapërceu kufijtë. Zëri i xha Demirit si një plumb shpon masivin e kohës më shumë se një shekullor dhe shkon atje tek varri i zbuluar i nizamit në Jemen. I këndonte xha Demiri dhimbjes. Sepse donte ta zbuste. Xha Demiri udhëtonte shkrepave të jetës me këngën që në moshën 10-vjeçare. "Kur isha i vogël nënia që në mëngjes sa më niste me bagëti më porosiste: Kur të dalësh atje të Shkëmbi i Tundur merrja një herë të keqen nënia që të dëgjoj a je gjallë. E unë këndoja sa shkundej fshati e tundej Tomorri! O ju malet me dëborë pse s'qani hallet e mia". Kështu tregonte Xha Demiri hapat e parë të këngës. Pastaj Demiri këndonte në çdo gëzim të bashkëfshatarëve të tij. "Për herë të parë jashtë rrethit kam kënduar në Përmet në 1950. Në një stërvitje ushtarake dy muajore", thotë xha Demiri. Më pas në Lezhë, Vlorë e tri herë në festivalet folklorike të Gjirokastrës. Kështu për 20 vjet me radhë Demir Zykua ka kënduar në skenën shqiptare ndërsa jehona e "oi"-së së tij ka kaptuar kontinentet dhe dëgjohet kudo ku ka shqiptarë. Ka kënduar mbi 100 këngë polifonike. Duke i dhënë këngës edhe shpirt edhe trup nëpërmjet zërit të tij magjik. Xha Demiri i përkëdhëlte këngët, siç përkëdhel fëmija lodrat. Ai qante e qeshte me to, si të ishin të gjalla. Qante varfërinë, këndonte për ditë më të mira. Sepse jeta e tij s'ishte këngë ndonëse këndoi tërë jetën. Mbijetoi në sajë të këngës. Vuajtjet i përcillte me këngë, gëzimet me këngë, hidhërimet me "oi"-në e këngës. Sa donte këngën s'donte veten Xha Demiri. Ishte njeri me shpirt artisti.
Jeta
Demir Zykon ta kishte ënda ta shikoje e ca më shumë ta dëgjojë. Fjalë pak e këngë shumë. Një burrë trupgjatë, mustaqezi, ballëlartë, me fytyrë të prerë burrërore, veshur sipas traditës me kostum shajaku e feste pellushi të zi. Me një fizik prej atleti që e trashëgoi deri në vitet e fundit të jetës. Demiri lindi në 19 maj të vitit 1911 në një familje të varfër në Gjerbës të Skraparit. I rritur pa "këshillat e dashurinë e babait" Demiri u përball vetë me dallgët e jetës. Shkolla e vetme e tij ishte jeta, megjithëse fëmijëve të tij u thoshtë se "Pa shkollë je si qorri pa sy, je një hiç". Gjithë jetën e tij e kaloi në fshatin e lindjes në Gjerbës të Skraparit, duke punuar në bujqësi. Por, profesioni i tij qe kënga, të cilën nisi ta këndonte që në moshën 10-vjeçare. Në moshën 68-vjeçare, pikërisht në 4 korrik 1979, Kryetari i Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi i çon në shtëpi titullin "Artist i Popullit". Pjesmarrës në disa festivale kombëtare, Xha Demiri zuri miqësi me shumë nga artistët me famë të shqipërisë, me Pandi Raidhin, me Vaçe e Hysni Zelën me Eli Farën me Stavri Shkurtin, Laver Bariun e shumë të tjerë, të cilët "rrëmbenin" nga arti i popullor i tij. Ndërsa festivalin e vitit 1988 e ndoqi nga ekrani i televizionit për shkak të gjendjes shëndetsore. Por zërin nuk ia preku kurrë mosha. Rrugën e gjatë të këngës e nisi nga malet duke iu lutur që t'i qanin hallet dhe me këngën e Tomorrit mbylli sytë Xha Demiri. Në muajët mars-prill 1992 pak javë para se të vdiste këndoi gjysmën e këngës "O Tomorr o mal i lartë". Prandaj Tomorri është borxhli ndaj Xha Demirit. Megjithatë!
"Të lumtë goja Xha Demir"
__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|