Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro Vlerėsimi i Temės: 4 votime, mesatarja 3.50.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Thuaji Zemres Po

Opiçina, 16 Nentor 1992

Ke dy muaj qe je nisur dhe qysh prej dy muajsh, perpos nje kartoline ku me shkruaje se je gjalle, nuk kam marre tjeter lajm prej teje. Sot ne mengjes u ndala gjate ne kopesht kundruall trendafilit tend. Paçka se eshte vjeshte e vone, ai spikat me ngjyren e vet te purport, fillikat mujshar, mbi bimet e tjera tashme te rregjura. A te kujtohet kur e mbollem? Ishe dhjete vjece dhe vetem pak kohe me pare kishe lexuar “Princin e vogel”. Ta kisha dhuruar si shperblim meqe kishe kaluar klasen. Pate mbetur e magjepsur nga ajo histori. Mes gjithe personazheve, ate qe te pelqenin me shume ishin trendafili dhe dhelpra; nuk te pelqenin aspak baobabet, gjarperinjte, aviatori, as edhe gjithe ate njerez te kote e kapadeinj qe endeshin ulur neper planetet e tyre te vockla. Keshtu nje mengjes, te po hanim, ti the: Dua nje trendafil. Verejtjes sime se trendafilia kishim shume, iu pergjigje: Dua qe te jete vetem i imi, te kujdesem per te e ta rris mire e bukur. Natyrisht, vec trendafilit, doje edhe nje dhelper. Me dinakerine e femijeve kishe vene ne krye deshiren e thjeshte, pastaj ate thuajse te pamunduren. Si mund te ta mohoja dhelpren, pasi te kisha dhene trendafilin? Kete pike e shestuam nje cope here te gjate, e me se fundi rame ne ujdi per nje qen.
Naten e pare se te shkonim ta merrnim, nuk vure gjume ne sy. Cdo gjysme ore trokitje ne deren e dhomes sime dhe thoje: S’po me ze gjumi. Ne mengjes qysh ne shtate kishe ngrene buke, ishe veshur dhe lare; me pallton ne trup me prisje ulur ne kolltuk. Ne tete e gjysme ishim para hyrjes se nderteses ku mbaheshin qente. Ishte ende e mbyllur. Duke veshturar mes nderlikes, ti thoje: nga do ta marr vesh se cili eshte i imi? Zeri yt ishte plot ankth. Une te qetesoja, mos u bej merak, te thoja, mbaj mend si e zbuti Princi i vogel dhelpren.
U kthyhem ne bujtinen e qenve per tri dite me rradhe. Kishte me shume se dyqind qen aty brenda dhe ti doje t’i shihje te gjithe. Ndaleshe para çdo kafazi, rrije aty pa levizu, e kredhur ne nje mosperfillje te rrejshme. Qente sakaq berviteshin te gjithe te rrjeta, lehnin, benin kollotumba dhe rrekeshin te shqyenin me putra thurimat. Tok me ne ishte edhe kujdestarja e qendres. Duke te pandehur nje çuperline si gjitha te tjerat, per te te joshur, te tregonte sojet me te bukura: Pa shihe kete kokerin, te thoshte. Ose: si te duket ky lesi? E gjithe pergjigja jote ishte nje fare kerritje dhe beje perpara pa ia vene veshin.
Bakun e gjetem diten e trete te asaj ecejakeje. Rrinte ne nje nga kutite e pasme, aty ku mbanin qente ne sherim e siper. Kur mberritem para kafazit, ne vend qe te na dilte perpara tok me te tjeret, qendroi ulur ne vend te vet pa ngritur as kryet. - Ate, - brite ti duke kallezuar me gisht. - Dua ate qenin aty. A te kujtohet fytyra e çmeritur e kujdestares? Nuk e merrte vesh se qysh doje te shtije ne dore ate shkurtabiq te shemtuar. Po, sepse Baku ishte shtatvogel, por ne vogelsine e tij permblidhte pothuaj gjithe sojet e qenve te botes. Koken si ujk, veshet te bute e te varur si langua, putrat e perhedhura si te nje koneje, bishtin shkumezues si nje turidhelper dhe gezofin e zi te larme si te nje dobermani. Kur vajtem te zyrat per te firmosur kartat, nepunesja na rrefeu historine e tij. Aty nga fillimi i veres, e kishin flakur nga nje makine qe po ecte me shpejtesi. Ne fluturim e siper ishte lenduar goxha dhe, per kete shkak, njera prej putrave te pasme i zvargej si pa jete.
Baku tani eshte ketu bri meje. Tek po shkruaj, tash e pare e afron majen e hundes te kemba ime. Turiçkat dhe veshet pothuaj i jane zbardhelluar tashme dhe syte, prej ca kohesh, ia ka pllakosur ai tisi qe nderet ne syte e qenve te plakur. Mallengjehem kur e veshtroj. Duket sikur ketu prane eshte nje pjese e jotja, pjesa qe dua me teper, ajo qe, para shume vjetesh, mes dyqind mysafireve ne ate qender, diti te zgjedhe me te shemtuarin e me fatkeqin.
Gjate ketyre muajve, duke u endur neper vetmine e shtepise, vitet e mosmarreveshjeve dhe pakenaqesive ne bashkejetesen tone tashme jane tretur. Kujtimet qe kam perreth jane kujtimet e tua kur ishe vocerrake, kelysh i brishte dhe i perhumbur. Asaj po i shkruaj, jo njeriut te mbrojtur e arrogant te koheve te fundit. Kete ma shtiu ne mend trendafili. Sot ne mengjes, kur i kalova prane, me tha: Merr e shkruaji nje leter. E di qe mes marreveshjeve tona ne çastin kur ti u nise ishte dhe ajo qe nuk do t’i shkruanim kurre njera-tjetres, dhe une e respektoj prishaqejfas. Keto reshta nuk do te marrin kurre shtegetimin per te te gjetur ne Amerike. Nese nuk do te jem me kur ti te kthehesh, do te jene ato ketu duke te pritur. Pse, valle, them keshtu? Sepse para nje muaji apo diçka me pak, per te paren here ne jeten time me zuri nje lengate e rende. Keshtu pra, tani e di qe mes te gjitha gjerave te mundshme eshte edhe kjo: pas gjashte a shtate muajsh mund te mos jem me ketu per te te hapur deren e per te t’u hedhur ne qafe. Kohe me pare, nje mikja ime me thoshte se te njerezit qe kurre nuk kane lenguar prej gjesendi, kur u vjen, semundja shfaqet vrullshem dhe pernjehere. Mua me ndodhi pikerisht keshtu: nje mengjes, ndersa ujisja trendafilin, dikush papritmas shojti driten. Nese gruaja e zotit Razman nuk do te me kishte pare permes gardhit qe ndan kopshtet tane, ne kete ore thuajse me siguri ti do ishe jetime. Jetime? A thuhet keshtu kur te vdes gjyshja? Nuk jam dhe aq e sigurte. Ndoshta gjysherit merren aq fort sit e dores se dyte, sa nuk eshte e nevojshme te kete nje term per te shprehur humbjen e tyre. Nga gjysherit nuk je as jetim, as vejan. Ata lihen udhes krejt natyrshem, ashtu siç ndodh qe nga hutimi te harrosh çadren diku.

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datė 22/08/2003 ora 01:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2003 01:13
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

shume terheqese ,mezi pres te di si vazhdon.ah kush e ka shkruar?

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2003 01:33
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Kur u zgjova ne spital, nuk mbaja mend gje prej gjeje. Me syte ende te mbyllur me behej sikur me ishin rritur dy mustake spic, te holle e te gjate, si mustaqe daci. Me t’i çelur syte, vura re se ishin dy gyptha plastike; dilnin nga hunda ime dhe zbrisnin pergjate buzeve. Perreth s’kishte tjeter veçse ca aparatura te çuditeshme. Pas disa ditesh me shpune ne nje dhome te zakonshme, ku gjeta dhe dy njerez te tjere. Nje pasdite, tek gjendesha aty, erdhi per te me pare zoti Razman me te shoqen. – Jeni ende gjalle, - me tha, - fale qenit tuaj qe angullinte si i marre.
Kur kisha zene tashme te ngrihesha, ne dhome hyri nje mjek riosh, qe e kisha pare edhe here te tjera gjate vizitave. Mori nje karrige dhe erdhi u ul prane krevatit tim. – Meqe s’keni farefis qe te kujdesen dhe te vendosin per ju, - ia pat ai, - po ju flas drejtperdrejt dhe çiltas. Fliste e fliste, por une me teper e veshtroja sesa e degjoja. I kishte buzet hollake dhe, si e di, mu s’m’i ka pasur kurre enda njerezit me buze hollake. Po t’ia vije veshin atij, gjendja ime shendetesore ishte aq e rende, sa nuk me lejonte te kthehesha ne shtepi. Me zuri ne goje nja dy a tre pensione me asistence mjekesore, ku mund te shkoja per te rrojtur. Nga çehrja ime duhet te kete kuptuar diçka, sepse menjehere shtoi: - Mos kini parasysh azilet e vjetra, tani gjithçka eshte ndryshe, ka dhoma te ndritshme dhe kudo perreth kopshtije ku mund te shetisni. – Doktor, - i thashe une atehere, - i njihni eskimezet? – S’do mend qe i njoh, - u pergjigj duke u ngritur. – Epo, degjoni pra, une dua te vdes si ata, - dhe meqe dukej, se s’po i hynte ne koke, shtova: mua me pelqen me mire te plandosem me fytyre perdhe mes kungulleshkave te kopeshtit tim, sesa te jetoj edhe nje vit ne gozhduar ne shtrat, ne nje dhome me mure te bardha. Ne keto kohe e siper, ai ishte ne te dale. Buzeqeshte ligesisht... – Shume njerez thone keshtu, - foli para se te zhdukej, - por, ne çastin e fundit te gjithe mbajne vrapin ketu per t’u kuruar dhe dridhen si purteka ne uje.
Tri dite me pas, nenshkrova nje leter qesharake ku deklaroja se, ne rast se vdisja, pergjegjesia do te ishte imja dhe vetem imja. Ia dorezova nje infermiereje te re me koke te vogel dhe dy vathe ari te stermedhenj dhe pastaj, me rrangullinat e mia te pakta te mbledhura ne nje qeske plastike, mora udhen per ne stacionin e taksive.
Porsa me pa qe bera balle te deriçka, Baku zuri te vertitej si fuge; mandej, per te shprehur lumturine e tij, shpupuriti duke hamulitur dy a tri lehe. Kesaj rradhe nuk pata zemer ta qortoja. Kur m’u qas prane me hunden e lerosur prej dheut, i thashe: E pe, miku im? Perseri jemi bashke, - edhe e gudulisa mbas veshit.
Ne ditet qe vijuan, bera pak ose asgje. Pas lengates, pjesa e majte e trupit nuk i pergjigjet me si dikur urdhrave te mia. Dora, sidomos, eshte bere tejet e ngadalte. Mua s’me vjen fare mire qe t’i leshoj pe asaj, ndaj bej çmos qe ta perdor me shume se tjetren. Kam lidhur nje kordele ngjyre roze te kyçi, kesisoj, sa here qe duhet te marr gjesend, kujtohem dhe perdor te mengjeren ne vend te se djathtes. Per sa kohe trupi funksionon per bukuri, nuk e kupton se ç’armik i flamosur mund te jete; nese, qofte dhe nje cast, heq dore nga lufta per ta kundershtuar, atehere ke marre fund.


Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2003 06:24
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Gjithesesi, meqe une s’jam me si me pare, i kam dhene nje kopje çelesi gruas se Valterit. Ajo kalon çdo dite per te me pare dhe me sjell gjithçka qe me duhet. Duke u endur nga shtepia ne kopesht, mendja me rri vazhdimisht tek ti, si nje makth i vertete. Sa here i jam afruar telefonit dhe e kam ngritur per te te nisur nje telegram. Por çdo here ama, posa pergjigjej centrali, vendosja qe mos ta beja. Mbremave, ulur ne kolltuk – perballe meje zbrazetia dhe perreth heshtja – pyesja vetmevete se çfare do ish me mire. Cfare do te ish me mire per ty, natyrisht, jo per mua. Per mua, afermendsh, do te ishte shume me bukur te shuhesha me ty prane. Jam e bindur se, po te te kisha njoftuar per semundjen time, ti do ta kishe nderprere qendrimin ne Amerike dhe do e mbaje frymen ketu. E pastaj? Pastaj une, ndoshta, do te jetoja edhe tre a kater vjet, ndoshta ne nje karroce invalidi, ndoshta e matufepsur, dhe ti do kryeje detyren duke me sherbyer. Do ta beje me perkushtim, por me kalimin e kohes, ai perkushtim do te kthehej ne xhindosje, ne mllef. Mllef, sepse vitet do te kalonin, ndersa ti do bjerrje rinine, pasi dashuria ime, me efektin e nje bumerangu, do ta fuste me detyrim jeten tende ne nje udhe pa krye. Keshtu thoshte brenda meje zeri qe nuk donte te te telefononte. Sapo vendosja se ai kishte te drejte, pernjehere ne mendje me ngrihej nje ze i kundert. Pyesja me vete se çfare do te te ndodhte sikur, ne çastin qe do te hapje deren, ne vend te me gjeje mua dhe Bakun shend e vere, te gjeje shtepine e zbrazur, te shkretuar prej kohesh? A ka gje me te tmerrshme se nje kthim qe nuk arrin te kryhet? Nese atje ku je do te te vinte nje telegram me mandaten e vdekjes sime a nuk do te mendoje valle per nje fare tradhtie? Per nje rreng? Meqe muajt e fundit u pate sjelle harbuterisht me mua, une te ndeshkoja duke ikur nga kjo bote pa te njoftuar. Ky nuk do te ishte nje bumerang, por nje hon. Besoj se eshte gati e pamundur t’i mbijetosh nje gjeje te tille. Ato qe do t’i thoje njeriut te dashur ngelin perthimone brenda teje; ai eshte atje, ne dhe, e nuk mund ta veshtrosh me ne sy, ta perqafosh e t’i thuash çfare ende s’ia kishe thene.
Ditet kalonin dhe une nuk merrja kurrfare vendimi. Mandej, sot ne mengjes, ma shtiu ne mend trendafili. Shkruaji nje leter, nje ditar te vogel nga ditet e tua, qe te vazhdoje t’i beje asaj shoqeri. Dhe ja pra, ku me ke, ne kuzhine, me fletoren tende te vjeter perpara, duke ndukur penen nder dhembe, si nje vocerrak qe ka rene ne hall me detyrat. Nje testament? Jo tamam, me teper diçka qe te te ndjeke pas neper vite, diçka qe do te mund ta lexosh sa here te ndjesh nevojen per te me pasur prane. Mos u druaj, nuk dua te shes mend, as te te trishtoj, vetem te llafosem ca me intimitetin qe na lidhte njehere e nje kohe e qe, vitet e fundit, e zvordhem. Ngaqe kam jetuar gjate dhe kam lene pas vetes shume njerez, e di tanime se te vdekurit rendojne jo aq per mungesen, sesa per ate çka – mes tyre dhe nesh – nuk eshte thene. Shiko, une u detyrova te te behem si nene qysh ne krye te heres, ne ate moshe kur njeriu zakonisht eshte vetem gjysh. Kjo pati shume fryte. Fryte per ty, pasi nje gjyshe qe te behet nene eshte perhere me e vemendshme e me e mire se nje nene qe eshte vetem nene; por pati fryte dhe per mua, pasi ne vend te budallallepsesha me versniket e mia, duke bere dore spathi apo duke vajtur ndonje pasdite ne teater, serish u terhoqa ethshem ne rrjedhen e jetes. Dikur, ama, diçka u thye mes nesh. Faji nuk ishte as i imi, as i yti, por vetem i ligjeve te natyres. Femijeria dhe pelqeria ngjasojne. Ne te dy rastet, per shkaqe te ndryshme, je me shume i pambrojtur, nuk je ende – ose nuk je me – pjesemarres i jetes aktive, dhe kjo te ben te jetosh me nje ndjeshmeri pa skema, te hapur. Pikerisht gjate adoleshences ze e formohet perreth trupit tone nje korace e padukshme. Formohet gjate adoleshences dhe vazhdon te trashet gjate moshes se rritur. Procesi i rritjes se saj i ngjan disi atij te perlave, sa me e madhe dhe e thelle te jete plasa, aq me e forte eshte koraca qe zhvillohet perreth. Po pastaj, me kalimin e kohes, si nje plaçke e veshur per nje kohe te gjate, ne pikat ku perdoret me shume, fillon te ronitet, i dalin fijet dhe, befas, pas nje levizjeje me vertik, shqyhet. Ne fillim as qe e ve re, je e bindur se koraca te mbeshtjell ende teresisht, derisa nje dite papritur, perballe nje hiçmosgjeje, pa e ditur perse, gjendesh duke qare si çilimi.
Keshtu pra, kur them qe mes teje dhe meje ka ngritur krye nje ndryshim i natyrshem, pikerisht kete kam parasysh. Ne kohen kur koraca jote filloi te merrte trajte, e imja ishte cope e çike. Ti nuk i honepsje lotet e mi, dhe nuk e duroje dot vrazhdesine tende te befte. Edhe pse isha pergatitur me mendimin se karakteri yt do te ndryshonte gjate adoleshences, me te ndodhur tjetersimi, e pata shume te zorshme ta pranoja. Sa çel e mbyll syte, para meje ishte nje njeri tjeter dhe kete njeri nuk dija me si ta merrja. Thoja me vete: kush do ta kaloje adoleshencen i pacenuar, kurre s’ka per t’u bere njeri pernjemend i madh. Ne mengjes, ama, kur ma perplasje deren turinjve, ah si rrenohesha, si me vinte te shkrehesha ne vaj! Nuk arrija te gjeja asgjekundi energjine e domosdoshme per te te bere balle. Nese do te arrish te tetedhjetat, do ta kuptosh qe ne kete moshe te duket vetja si gjet ne fund te shtatorit. Drita e diellit zgjat me pak dhe pema dalengadale fillon t’i therrase te vetja lendet ushqyese. Azoti, klorofili dhe proteinat thithen nga trungu e, tok me to, merr arratine edhe gjelberimi, njomeshtia. Qendron atehere i varur aty lart, por e di fare mire se pune ditesh eshte. Njera pas tjetres bien gjethet aty afer, i veshtron tek rrezohen, jeton me tmerrin se mos ngrihet suferina. Per mua suferina ishe ti, gjalleria shamatare e adoleshences tende. A e ke kuptuar ndonjehere, shpirt? Kemi jetuar ne te njejten peme, por ne stine te ndryshme.
Me ndermendet dita e nisjes, sa nervoze ishim, he? Ti nuk deshe te te percillja ne aeroport, prandaj, per çdo gje qe te kujtoja per ta marre me vete, me pergjigjeshe: Ne Amerike po shkoj, jo ne shkretetire. Te porta, kur te thirra me zerin tim te urryeshem e te çjerre: kujdesu per veten, - pa kthyer as kryet me pershendete: kujdesu per Bakun dhe trendafilin. A e di, aty per aty mbeta disi e zhgenjeyer nga kjo lamtumire. Si plake sentimentale, qe jam, prisja diçka tjeter, me te zakonshme, ta zeme nje pudhje a dy fjale te perzemerta. Vetem ne mbremje, kur gjumi nuk me merrte dot dhe vertitesha me rrobe- dhome neper shtepine e zbrazet, e kuptova se qe te kujdesesha per Bakun dhe trendafilin do te thoshte te kujdesesha per pjesen tende qe vazhdon te me gjalleroje prane, pjesen tende te lumtur. Kuptova edhe se ne ate urdher te thate nuk kishte pandjeshmeri, por tension te skajshem te nje njeriu qe mend po ia kris vajit. Eshte koraca per te cilen po te flisja me pare. Ti e ke ende aq te ngushte, sa thuaj nuk merr fryme dot. A te kujtohet ç’te thoja sefundi? Lotet qe nuk gulfojne mblidhen ne zemer, me kalimin e kohes e veshin ate me kore dhe e paralizojne, sikunder bigorri vesh me kore dhe paralizon dhembezat e makines larese.
E di, shembut e mi te marre nga bota e kuzhines, ne vend te te bejne per te qeshur, te bejne te turfullosh. S’ke ç’ben: dikush e merr frymezimin nga bota qe njeh me mire. Tani me duhet te te le. Baku po psheretin dhe po me veshtron me pergjerim. Edhe tek ai shfaqet rregullsia e natyres. Ne te gjitha stinet, e di oren e persheshit me perpikmeri e nje sahati zvicerian.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2003 06:58
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

histori e vertete apo jo?nga thjeshtesia dhe natyrshmeria ,duket qe eshte perjetuar thelle. shume e bukur historia liri ,ME PREKU.
me pelqeu thenia:a e ke kuptuar ndonjehere shpirt?kemi jetuar ne te njejten peme ,por ne stine te ndryshme.
edhe pse eshte e kote qe ta ndaj ne pjese dhe te perzgjedh me te bukurat. e tera ishte e bukur... thnx qe e solle ketu.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2003 19:45
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Qe ishte e bukur e lexuam, po mire mo kush e ka shkruar, apo e ke sekret ti e(haha)

__________________
un-Retired

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2003 19:53
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BUCS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BUCS Shto BUCS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BUCS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Jo jo Bucs eshte SUPIZE - s'ta them, rri tashi mos mu lut kot.

(pjesa e dyte)

18 Nentor

Kete nate ra nje shi i forte. Ishte aq i vrullshem, sa shpesh me doli gjumi nga poterja qe bente duke trokellitur ne kanate. Sot ne mengjes, kur çela syte e bindur se moti ishte ende i vruget, u kota per nje kohe te gjate ne tesha. Eh, si nderrojne gjerat neper vite! Ne moshen tende flija top, po te mos me trazonte njeri, ia merrja me gjume deri ne oren kur shtrohej dreka. Kurse tani, jam perhere zgjuar para se te zbardhe. Kesisoj ditet behen teper te gjata, s’kane te sosur. Ka nje fare mizorie ne gjithe kete, apo jo? Le oret e mengjesit pastaj, ato jane me te tmerrshmet, s’gjen kurrfare gjeje qe te te ndihmoje te permendesh, rri ngulur aty dhe e di se mendimet e tua te terheqin veçse prapa. Mendimet e nje plake nuk kane te ardhme, me se tepermi jane te trishta, ne mos te trishta, melankolike. Shpesh i kam thirrur fiqirit per kete çudi te natyres. Dje pashe ne televizor nje dokumentar qe me futi ne te thella. Bente fjale per endrrat e kafsheve. Ne hierarkine shtazore, nga shpezet e lart, te gjitha kafshet enderrojne shume. Enderrojne trishtilat dhe pellumbat, ketrat dhe lepujt, qente dhe lopet e shtrira ne luadh. Enderrojne, por jo te gjitha njelloj. Kafshet qe per nga natyra jane kryesisht pre, shohin endrra te shkurtra, fanepsje me shume se enderra te mirefillta. Kurse grabitqaret shohin endrra te gjata e te nderlikuara. – Per kafshet, - thoshte folesi, - aktiviteti i endrrave eshte nje menyre per te organizuar stradegjite e mbijeteses, kush gjuan duhet te perdore menyra gjithnje te reja per te siguruar ushqimin, kush gjuhet – dhe ushqimin zakonsiht e gjen aty pari ne trajte barishtesh – duhet te mendoje veç t’ia mbathe sa me shpejt. Me fjale te tjera, duke fjetur, antilopa enderron savanen e pamate, kurse luani, ne nje perseritje te vazhdueshme e te larmishme skenash, sheh gjithçka qe do t’i duhet te beje per te ngrene antilopen. Duhet te jete keshtu, thashe atehere me vete, ne riri je mishngrenes, ndersa ne pleqeri barngrenes. Sepse kur je plak, perveçse fle fare pak, nuk sheh endrra ose, edhe ne sheh, ndoshta nuk te ngelet ne mend asgje prej tyre. Kurse ne femijeri dhe ne rini shinen me shume endrra dhe endrrat kane fuqine te percaktojne humorin e dites. A te kujtohen te qarat qe beje, maujt e fundit, porsa zgjoheshe? Rrije ulur para filxhanit te kafese dhe lotet te zdirgjeshin heshtas neper faqe. – Perse qan?, - te pyesja atehere dhe ti, e pikelluar apo e xhindosur, thoje: - Nuk e di. Ne moshen tende ka plot gjera qe duhen vene ne vend brenda vetes, ka projekte dhe te projektet pasiguri. Pjesa e pavetedijshme nuk ka nje rregull a nje logjike te qarte, tok me mbeturinat e dites, te fryra e te deformuara, perzien aspiratat me te thella, mes aspiratave te thella fut nevojat e trupit. Keshtu, nese ke uri, sheh enderr sikur je shtruar ne tryeze dhe nuk ha dot; nese ke te ftohte, sikur je ne Polin e Veriut pa pallto; nese dikush eshte sjelle panjerezishem me ty, te fanepset sikur je luftetar i etur per gjak.
C’endrra po sheh atje, mes kaktuseve dhe kaubojve? Do te me pelqente ta dija. Kushedi nese ndonjehere, ndoshta e veshur si lekurekuqe, shfaqem dhe une valle aty ne mes? Kushedi nese, nen lekuren e nje kojote, fshaqet Baku? Ke mall? Na kujton?

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datė 24/08/2003 ora 01:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2003 21:07
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

A e di, tek lexoja e kredhur ne kolltuk, befas degjova ne dhome nje zhurme ritmike, ngrita kryet nga libri dhe pashe Bakun qe, duke fjetur, rrihte bishtin pertoke. Nga shprehja e lumtur e turiçkave, jam e sigurte se te shihte aty perpara, ndoshta sapo ishe kthyer dhe pot e gezohej ose po kujtonte ndonje shtetitje teper te bukur qe keni bere se bashku dikur. Qente jane fort te depertueshem nga ndjenjat njerezore; duke bashkejetuar kaheri me ta, jemi bere thuajse te njellojte. Prandaj shume njerez nuk i honepsin dot. Shohin plot gjera vetjake te pasqyruara ne veshtrimin e tyre butesisht frikaman, gjera qe do te parapelqenin te mos i njihnin. Ne kete periudhe Baku te shesh shpesh ne enderr. Une deshiroj, por nuk arrij te te shoh, apo ndoshta me shfaqesh, por nuk e mbaj mend endrren.
Kur isha e vogel, ne shtepine tone, kishte jetuar per nje fare kohe nje moter e tim eti, mbetur vejushe aty pak me pare. Pasioni i saj ishte spirtizmi dhe, kur prinderit e mi nuk na shihnin, ne skutat e terrta e te fshehura me mesonte fuqi te jashtezakonshme te mendjes. – Nese do te hysh ne lidhje me nje njeri te larget, - me thoshte, - duhet te shtrengosh ne pellemben e dores nje foto te tij, te besh nje kryq me tre hapa e mandej te thuash: ja, ketu jam. Ne ate menyre, sipas saj, do te mund te perftoja komunikimin telepatik me njeriun e deshiruar. Sot pasdite, para se te ulesha te shkruaja, bera pikerisht keshtu. Ishte pa a shume ora pese, andej nga ti duhej te qe mengjes. Me pe? Me degjove? Une te shquajta ne nje nga ato baret plot drita e pllaka, ku hahen panine me qofte, te dallova menjehere mes asaj turme shumengjyreshe, sepse kishe veshur fanellen e fundit qe te kam thurur, ate me drere te kuq e blu. Por vegimi ishte aq i shkurter dhe aq teprisht i ngjashem me telefilmat, sa nuk me doli koha te shihja shprehjen e syve te tu. A je e lumtur? Kjo eshte gjeja qe, mbi çdo gje tjeter, kam ne zemer.
A te kujtohet sa fjalosje beme per te vendosur ne ishte e drejte a jo qe une te financoja qendrimin tend te gjate per studime jasht shtetit? Ti ishe e mendimit se e kishe te domosdoshem, se per t’u rritur dhe per te zgjeruar horizontin kishe nevoje te ikje, te largoheshe nga mjedisi i mbytur ku ishe rritur. Porsa kishe mbaruar shkollen e mesme dhe ecje qorrazi ne terrin me te plote per te vendosur se çfare do te doje te beje, kur te rriteshe. Ne vogeli kishe mjaft pasione: doje te beheshe veterinere, eksploratore, mjeke e femijeve te vobekte. Nga keto deshira nuk kishte ngelur as gjurma me e vogel. Hapja qe kishe treguar ne fillim kundrejt njerezve te tjere, me kalimin e viteve kishte ardhur duke u mbyllur; gjithçka qe ishte bamiresi, deshire per bashkesi, ne nje kohe fare te shkurter u kthye ne cinizem, vetmi, perqendrim te ankthshem mbi fatin tend te keq. Nese rastiste te shihnim ne televizor ndonje lajm tejet mizor, ti e shpotitje perdellimin e fjaleve te mia duke thene: C’me habitesh ne kete moshe qe me je? Ende nuk e di se eshte perzgjedhja e llojeve qe e qeveris boten?. Heret e para ngelesha gojehapur nga keto fare verejtjesh, me dukej sikur kisha nje perbindesh prane; duke te verejtur me bisht te syrit, pyesja vetmevete se nga dreqin kishe dale ashtu, valle kete te paskesha mesuar me shembullin tim? Nuk te ktheva kurre pergjigje, por e kuptoja se koha e bashkebisedimit kishte perfunduar, çfaredo qe te thoja do te plaste sherri. Nga njera ane i druhesha brishtesise sime, humbjes se kote te fuqive, nga ana tjeter e ndjeja se beteja e hapur ishte pikerisht ajo qe kerkoje, se pas se pares do te vijonin te tjera, perhere e me te shumta, perhere e me te egra. Pas fjaleve te tua shihja si vlonte energjia, nje energji e vrazhde, gati per te shperthyer dhe e permbajtur me zor; topitja qe une i bjea zenkave, mosperfillja ime e shtire ndaj sulmeve te tua, te detyruan te kerkoje rruge te tjera. Atehere mu kanose se do te ikje, do te zhdukeshe nga jeta ime pa u bere me e gjalle. Ndoshta prisje deshperimin dhe lutjet e pervuajtura te nje plake. Kur te thashe se largimi yt do te ishte nje ide e shkelqyer, zure te luhateshe, dukeshe si nje gjarper qe, me te ngritur vrik kryet me gojen e hapur dhe gati per te sulmuar, nuk e sheh me ate gjene se ciles do t’i vertitej. Atehere fillove te beje kompromis, te beje propozime. Bere propozime te ndryshme e te pasigurta deri diten kur, me nje siguri te re, perballe fixhanit te kafese, arrite te shpallje: Do te iki ne Amerike.

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2003 21:09
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

E prita kete vendim si te tjeret, me nje interesim te miresjellshem. Nuk doja qe me miratimin tim te te shtyja drejt zgjdhjesh te nxituara, qe nuk i ndjeje deri ne fund. Ne javet qe pasuan vazhdove te me flisje per idene e Amerikes. – Po te shkoj nje vit atje, - perserisje me ankth, - mesoj nje gjuhe, se paku, dhe nuk e humbas kohen. Acaroheshe tmerresisht kur te vija ne dukje se humbja e kohes s’eshte aspak e rende. Kulmin e acarimit, ama, e pate ne çastin kur te thashe se jeta nuk eshte nje gare vrapimi, por nje qitje ne shenje: nuk ka rendesi kursimi i kohes, porse aftesia per te gjuajtur ne qender. Kishte dy filxhane ne tryeze qe ti menjehere i flake, duke i shtyre me nje dore, pastaj u shkrehe ne vaj. – Ti je e marre, - thoje, duke fshehur me pellembe fetyren. – Ti je e marre. A nuk e merr vesh qe une tamam kete dua?. Per jave te tera kishim qene si dy ushtare qe, pasi kane varrosur nje mine ne are, bejne kujdes te mos shkelin vete persiper. E dinim ku ishte, cfare ishte dhe ecnim larg, duke u shtire sikur tjeter gjeje i frigoheshim. Kur plasi dhe ti denesje duke me thene nuk kupton gje prej gjeje, nuk do te kuptosh kurre gje prej gjeje, m’u desh te perpiqesha me te gjitha forcat per mos ta shfaqur turbullimin. Nena jote, menyra se si te ka ngjizur, vdekja e saj, per te gjitha keto s’te kam folur kurre dhe fakti qe s’t’i kam treguar te ka bere te mendosh se per mua keto nuk ekzistonin, se ishin gjera pa rendesi. Por nena jote ishte ime bije, ndoshta kete nuk e merr parasysh. A ndoshta e merr parasysh, por ne vend qe ta thuash, e bluan perbrenda, ndryshe s’kam si t’i shpjegoj ca veshtrime te tuat, ca fjale plot urrejtje. Nga ajo qe ti nuk ke kujtime te tjera, perveç boshllekut: ishe ende teper e vogel diten qe vdiq. Kurse une ruaj ne mend tridhjete e tre vite kujtimesh, tridhjete e tre vjet plus nente muaj qe e kam mbajtur ne bark.
Si mund te mendosh qe kjo çeshtje me le mosperfillese?
Ndera une nuk e kam rrahur me perpara kete teme, sepse kisha vetem turp dhe nje doze egoizmi. Turp sepse ishte e pashmangshme qe, duke folur per te, te flisja per veten, per fajet e mia te verteta a te hamendura qofshin; egoizem sepse shpresoja qe dashuria ime do te ishte aq e madhe, sa ta mbulonte mungesen e te sajes, te te pengonte nje dite te kishe mall per te dhe te me pyesje: Kush ishte nena ime, pse vdiq?
Derisa ishe femije, bashke ishim te lumtura. Ishe nje vajzuke shend e vere, por ne harene tende nuk kishte asgje siperfaqesore, te parashikuar. Ishte nje hare mbi te cilen rrinte perhere ne pusi hija e persiatjes, nga te qeshurat kridheshe ne heshtje me nje lehtesi befausese. – C’ke, c’po mendon? – te pyesja atehere dhe ti, si te me flisje per buke e djathe, ma ktheje: mendoj nese qielli mbaron apo vazhdon pa fund. Isha krenare me nje mbeske te ketille, ndeshmeria jote i ngjate simes, nuk ndihesha e madhe apo e larget, por dhembsurisht perkrahese. Genjeja veten, doja te genjeja veten se keshtu do te kishte qene pergjithnje. Por, mjerisht, nuk jemi qenie te varura ne flluska sapuni, qe bredhin te lumtura ne ere; ka nje te shkuar dhe nje te ardhme ne jete dhe kjo e shkuar dhe e ardhme i ze çark fatet tona, pllakos permbi ne sikunder nje rrjete permbi gjahun. Thuhet se fajet e prinderve i bien te femijet. Eshte e vertete, shume e vertete, fajet e prinderve bien te femijet, ato te gjysherve te nipat, te stergjysherve te sternipat. Ka te verteta qe mbajne ne vetvete nje ndjesi çlirimi dhe te tjera qe diktojne ndjesine e tmerrit. Kjo i perket kategorise se dyte. Ku mbaron zinxhiri i fajeve? Te Kaini? A eshte e mundur qe gjithçka te shkoje kaq larg? A ka diçka pas gjithe kesaj? Dikur, ne nje liber indian kam lexuar se fati eshte i plotfuqishem, ndersa perpjekjet e vullnetit jane thjesht nje pretekst. Pasi e lexova, nje paqe e madhe me kaploi nga brenda. Por fill te nesermen, pas disa faqesh, gjeta te shkruar se fati nuk eshte gje tjeter veçse rezultat i veprimeve te shkuara, jemi vete ne, me duart tona, qe farketojme fatin tone. Kesisoj u ktheva ne piken e nisjes. Ku eshte filli i gjithe kesaj, pyeta me mendjen time. Cili eshte filli qe shpeshtillet? Eshte nje fill apo nje zinxhir? Mund te pritet, te shkallmohet apo na mbeshtjell pergjithnje?
Nderkohe, po i bie shkurt. Koka ime nuk eshte me si me pare, idete aty jane perhere, s’do mend, nuk ka ndryshuar menyra e te menduarit, por aftesia per te duruar nje perpjekje te zgjatur. Tani jam e ldohur, me merren mendte si atehere kur isha e re dhe rrekesha te lexoja ndonje liber filozofie. Te rrosh, te mos rrosh, imanence... pas pak faqesh ndjeja po ate shushatje qe ndjen shtegtari kur udheton me arabane e postes neper nje udhe malore. He per he po te le, po shkoj te matufepsem pak me ate te dashuren e te urryeren kutize qe eshte ne sallon.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Gusht 2003 02:40
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

20 Nentor

Serish ketu, dita e trete e takimit tone. Ose me mire, dita e katert dhe takimi i trete. Dje isha aq e kapitur, sa nuk arrita te shkruaja gje e madje as te lexoja. Duke qene e trazuar dhe duke mos ditur ç’te beja, u çapita tere diten e dites nga shtepia ne selishte. Ajri ishte teper i bute dhe, ne oret me te ngrohta, ndenja ulur te stoli prance forsicias. Rreth e qark meje luadhi dhe lehet ishin krejt rremuje. Tek i veshtroja, m’u nepermend zenka per gjethet e rena. Kur qe? Vjet? Para dy vjetesh? Kisha marre nje bronkit qe s’donte te ikte, gjethet tashme kishin rene te gjitha ne bar, vorbullonin andej-kendej te mbartura nga era. Duke bere balle ne dritare, me kish kapluar nje trishtim i madh, qielli ishte i vrenjtur, jashte gjithçka dukej sikur ishte braktisur. Te erdha ne dhome, ti ishe shtrire ne krevat me kufjet ngjitur pas veshit. T’u luta te mblidhje gjethet me grabuje. M’u desh ta perserisja disa here, qe te degjoje. Ti ngrite supet duke thene “E pse valle? Ne natyre askush s’i mbledh, rrine kalben aty, se keshteu eshte e thene.” Natyra ne ate kohe ishte aleatja jote e madhe, arrije te shpjegoje çdo gje me ligjet e saj te patundshme. Ne vend qe te te shpjegoja se nje kopsht eshte nje natyre e zbutur, nje natyre-qen qe çdo dite i ngjan me shume te zot dhe qe krejt si nje qen ka nevoje per kujdesje te vazhdueshme, u terhoqa ne sallon pa shtuar asnje fjale. Nje grime me pas, kur me kalove kundruall per te marre ndonje send ne frigorifer, e pe qe qaja, por nuk e vrave mendjen. Veç ne oren e darkes, kur dole serish nga dhoma dhe the “ç’do hame?”, vure re se isha ende aty dhe se ende po qaja. Atehere vajte ne kuzhine dhe zure te kuturisje te furnelat. “C’te pelqen me shume”, sokellije nga oda ne ode, “nje buding me kakao apo nje fergese?” E kishe kuptuar qe dhimbja ime ishte e njemendte dhe rrekeshe, me te bute, te ma beje qejfin ne nje fare menyre. Mengjesin e neserm, porsa vegoi drita, te pashe ne obborit, binte shi rreke, kishe veshur mushamane verdhashe dhe mblidhje gjethet me grabuje. Kur aty nga ora nente u ktheve brenda, u hoqa si te mos kish ndodhur hiçmosgje, e dija qe me shume se çdo gje tjeter urreje ate pjesen tende qe te shtynte te ishe e mire.
Sot ne mengjes, duke veshtruar me pikellim lehet e kopshtit, mendova se duhet te therras dike qe te zhduke gjurmet e shkujdesjes ku kam rreshqitur gjate semundjes dhe me pas. Qysh kur kam dale nga spitali e kam ne mend, megjithate prape nuk po ia dal dot ta bej. Me kalimin e tere ketyre viteve ka lindur Brenda meje nje fare xhelozie per kopshtin, per asnje arsye ne bote nuk do te hiqja dore se ujituri lulepatatet apo te shkulja nje gjethe te vyshkur nga dega. Cudi e madhe, sepse ne rini kujdesja per te me bezdiste shume: te kisha nje kopesht, me shume se privilegj, me dukej nje bela e vertete. Ne te vertete, mjaft qe ta shkepusja perkujdesjen per nje a dy dite, qe tek ai rregull i arritur me zorr te futej edhe njehere peshtjellimi, edhe peshtjellimi me bezdis me shume se çdo gje tjeter. Nuk kisha nje qender brenda vetes, si rrjedhoje nuk e honepsja te shihja perjashta ato çka kisha ne brendine time. Duhej te me ishte kujtuar kur te kerkova te mbledhesh gjethurinat! Ka ca gjera qe mund te kuptohen vetem ne nje fare moshe e jo me pare: mes ketyre, marredhenia me shtepine, me gjithçka qe ajo ka brenda e perreth. Kur je gjashtedhjete apo shtatedhjete vjeç, papritmas e kupton se kopeshti dhe shtepia nuk jane me nje kopesht e nje shtepi ku jeton per rehati, rastesisht apo nga bukuria, por jane kopeshti yt dhe shtepia jote, te perkasin ty sikunder guacka i perket moluskut qe jeton aty brenda. Ti ke forumar guacken me sekrecionet e tua, gdhendur ne dredhat e saj eshte historia jote, shtepia-guacke te mbeshtjell, e ke persiper, perreth, ndoshta as vdekja nuk do ta çliroje nga prania jote, nga gezimet dhe vuajtjet qe ke provuar brenda saj. Mbreme nuk kisha qejf te lexoja, ndaj pashe televizor. Te them te drejten, me shume se pashe, degjova, sepse pa kaluar as gjysme ore, dremita. Degjoja fjalet copa copa, pak a shume si ne tren kur je pergjumesh dhe bisedat e udhetareve te mberrijne ne vesh me hope dhe krejt pa kuptim. Po transmetonin nje hetim gazetaresk rreth sekteve te funmijevjeçarit. Kishte intervista me shenjtore te vertete e te rreme dhe nga lumi i fjaleve te tyre me kapi veshi shume here termin “karma”. Me ta degjuar, me erdhi ne mend fetyra e profesorit tim te filozofise ne shkolle te mesme. Ishte i ri dhe, per ato kohe, tjete antikonformist. Duke shpjeguar Shopenhauerin, na kishte folur pak per filozofite orientale, dhe duke folur per to, na kishte futur ne konceptin e karmes. Asaj here nuk i kisha kushtuar shume vemendje çeshtjes, fjala dhe kuptimi qe shprehte me kishin hyre nga nje vesh e me kishin dale nga tjetri. Per shume vjet me kane mbetur ne sfond ndjesia se karma ishte nje fare ligji i shpagimit, diçka si puna e MAJE PER MAJE, DHEMB PER DHEMB APO KOKA BEN E KOKA PESON. Vetem kur drejtoresha e kopeshtit me thirri per te me folur per sjelljet e tua te çuditeshme, karma – dhe ajo qe lidhet me te – m’u kthyen ne mend. E kishe bere lemsh e li gjithe kopeshtin. Papritur e pakujtuar, gjate ores qe i kushtohet tregimit te lire, kishe zene te flisje per jeten tende te meparshme. Aty per aty mesueset kishin menduar per nje ekscentrizem feminor. Ishin perpjekur ta quanin si gje jo aq te rendesishme si dhe te te kapnin ne kundershtim. Por ti s’kishe rene aspak, madje kishe thene ca fjale ne nje gjuhe qe s’e njihte askush. Kur e gjithe kjo u perserit per te treten here, me thirri drejtoresha e kopeshtit. Per te miren tended he te se ardhmes tende, me keshilluan te te shpija tek nje psikolog: “Me ate trauma qe ka pesuar”, - me thonte, “eshte normale qe te sillet keshtu, qe rreket te arratiset nga realiteti.” Natyrisht, te psikologu nuk te shpura kurre, me dukeshe nje femije e lumtur, me shume isha e gatshme te besoja se fantazia jote nuk ishte per t’u fajesuar nga nje shqetesim i tashem, por nga nje rend i tjeterllojte i gjerave. Pas kesaj, nuk te kam ngacmuar kurre te me flasesh per kete, as ti, me nismen tende, nuk e ke ndjere nevojen ta besh. Ndoshta i ke harruar te gjitha po ate dite, kur i the ne sy te edukatoreve te lebetitura.
Kam pershtypjen se keto vitet e fundit, eshte teper ne mode te flasesh per keto gjera: dikur, keto tema ishin per nje pakice njerezish, per me te zgjedhurit, kurse tani i kane te gjithe ne goje. Kohe me pare, kam lexuar ne nje gazette se ne Amerike ekzistojne madje grupe njerezish te ndergjegjshem per rimisherimin. Ata mblidhen e flasin per ekzistencat e me parshme. Keshtu, amvisa thote: Ne shekulllin XIX ne Nju Orleans isha nje grua e perdale, dhe tani nuk i rri dot besnike tim shoqi, ndersa shitesi I benzenes, nje racist, e gjen arsyen e urrjetjes se tij ne faktin se e kane shqyer Bantute gjate nje ekspedite ne shekullin e gjashtembedhjete. C’marrezi te trishta! Pasi kane humbur rrenjet e kultures se vet, kerkojne te arnojne me ekzistencat e shkuara zymtesine dhe pasigurine e se tashmes. Nese cikli i jeteve ka nje kuptim, besoj, domosdo eshte nje kuptim krejt tjeter. Ne kohen e andrallave te kopeshtit kisha gjetur disa libra, per te te kuptuar me mire, isha perpjekur te mesoja diçka me teper. Pikerisht ne njeren prej atyre eseve ishte shkruar se femijet qe kujtojne me hollesi jeten e tyre te meparshme, jane ata qe vdesin para kohe dhe me vdekje te dhunshme. Disa ankthe te pashpjegueshme ne driten e pervojave te tua prej femije – gazi qe vershonte nga tubat, frika se mos nga çasti ne çast gjithçka mund te plaste – me shtynin te anoja nga ky lloj shpjegimi. Kur ishe e lodhur, kur ishe ne ankth apo ne gjume te thelle, te kaplonin ca tmerre pa arsye. Nuk ishte gogoli i zi qe te trembte, as shtrigat dhe as ujqit gojeçaplyer, por frika e befte se mos nga çasti ne çast ndodhte ndonje shperthim ne universin e gjerave. Heret e para, sapo shfaqeshe e lemerisur te dhoma ime ne mes te nates, ngrihesha dhe me fjale te embla te percillja serish ne dhomen tende. Aty, e shtrire ne shtrat, duke me shtrenguar doren, doje te te tregoja histori qe perfundonin mire. Nga frika se mos thoja ndonje gje trazuese, me shpjegoje ne fillim subjektin fill e per pe, kurse une s’beja tjeter veç persedytja gjithe udhezimet e tua. E persedytja perrallen nje here, dy, tri here: kur ngrihesha per t’u kthyer ne dhomen time, e bindur se ishe qetesuar, te dera me mberrinte zeri yt i pervajshem: - Keshtu perfundon?, - me pyesje, - a eshte e vertete, keshtu mbaron perhere? Atehere kthehesha mbrapsht, te puthja ne balle dhe duke te puthur, thoja: - S’ka si te mbaroje ndryshe, shpirt, te betohem.
Kurse ndonje nate tjeter, edhe pse isha kunder qe te flije me mua – nuk eshte mire qe femijet te flene me pleqte – nuk me bente zemra te te ktheja ne krevatin tend. Me te ndjere pranine tende afer komodines, pa kthyer kryet, te qetesoja: - Gjithçka eshte nen kontroll, nuk do te shpertheje gje, kthehu ne dhomen tende. Pastaj beja sikur kridhesha ne nje gjume te menjehershem e te thelle. Ndjeja frymemarrjen tende te lehte e per nje grime here te panderrueshme, pas disa sekondash rreshqisje prane dhe flije e rraskapitur, si nje miush qe, pasi eshte llahtarisur per vdekje, me se fundi mberrin ne strofken e vet. Ne agim, per t’i mbetur besnike lojes, te merrja ne krahe, ashti siç ishe, e vaket, e perhumbur, dhe te çoja per te mbaruar gjumin ne dhomen tende. Rralle qellonte qe kur zgjoheshe te te kujtohej gjesend, pothuaj gjithnje ishe e bindur se e kishe kaluar tere naten ne shtratin tend. Kur keto çaste paniku te kapnin diten, une te flisja me embelsi. – A se sheh sa e forte eshte shtepi? – te thoja, - pa shih sa te trashe jane muret, e si mund te shperthekan? Por perçapjet e mia per te te siguruar ishin krejt te kota, me syte e zhgaperryer vazhdoje te veshtroje ngultas ne zbrazeti dhe perserisje: -Gjithçka mund te shpertheje. Kurre s’kam rreshtur se pyeturi vetmevete per kete tmerrin tend. C’ishte shperthimi? Mos valle kujtimi i nenes tende? Nje zot e di! Paçka se ç’thuhet, une besoj se ne koken e njeriut ende ka me teper hije sesa drite. Sidoqofte, ne librin qe kisha blere atehere, ishte shkruar edhe se femijet, qe mbajne mend jete te tjera, hasen shume me shpesh ne Indi dhe ne Lindje, ne vendet ku vete ky koncept tradicionalisht pranohet. Dhe kete s’e kam te veshtire ta besoj. Pa mendo pak sikur nje dite une te shkoja tek mamaja ime dhe, pa kurrfare paralajmerimi, t’ia nisja shtruar e te llafosesha ne nje gjuhe tjeter a t’i thoja: - Nuk ta shoh dot bojen, isha shume me mire ne jeten tjeter me time me. Te jesh e sigurte se nuk do te priste as edhe nje e dite e do te me mbyllte ne nje nga ato shtepite per te perhenurit. A ekziston ndonje fije shprese per t’u çliruar nga fati qe te imponon mjedisi i prejardhjes, nga ajo çka stergjysherit e tu te kane dhene nepermjet gjakut? Pale?! Ne rrokullisjen klastrofobike te brazave, ne nje fare kohe, dikush arrin te nepershohe nje kembe shkalle pak me te larte dhe, me te gjitha forcat e tij, perpiqet te mberrije aty. Te thyesh nje hallke, t’i nderrosh ajrin dhomes, ky eshte, besoj, sekreti i vockel i ciklit te jeteve. I vockel, por tejet i mundimshem, i frikshem prej pasigurise se tij.

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2003 00:31
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.