jimmy84
Veteran ne forum
Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021
|
Keni them te fshihen te gjitha mesazhet pervec mesazhit te pare te Tresh (gjithmone duke rene dakort me pare).
Tani te shtrojme disa pyetje te tjetra qe nuk eshte ne liber ne fakt por qe mbeshtet po ato qe kam thene me pare:
Pse ka 12 apostuj, dhe nuk ka 11 apo 20? Cuditerisht perkon kjo me 12 perendite e OLIMPIT, fese pellazgjike?
Pse Djalli eshte NEN -TOKE (tamam si Hadi)?
Pse ylli pesekendesh eshte simbol i djallit? Kur ne fakt eshte simbol i Perendeshes AFERDITE, perendeshes se premtimit (per koicidence ka edhe nje nga cilesite e Jezuit, shpresen dhe premtimin), dhe e dashurise?
Pse simboli i Djallit eshte nje cfurk me tre dhembe? Pikerisht simbolin e Poseidonit, perendise se detrave (i quajtur ndryshe edhe Triton pikerisht per cfurkun e tij te famshem)?
Pra dalim ne nje konkluzion te pergjithshem, kleri i krishtere mori ato elemente qe i pelqyen dhe qe i quajti te domosdoshem kurse elementet e tjere per t`i denigruar dhe per t`i poshteruar i quajti si elemete te djallit. Keq me vjen por faktet jane kokeforte dhe nuk pyesin per ndjenja apo per ato qe ne kemi besuar gjer me sot.
Por te jeni te qarte per dicka. Asnjehere nuk kam ndermend te hedh balte apo te hije dyshimi mbi KRISHTIN, qellimet dhe aftesite e tij. Per arsyen e thjeshte se e konsideroj padiskutim nje nga njerezit qe ndryshoi rrjedhen e historise dhe padyshim qe u qellimet e tija ishin madheshtore. Keshtu qe sic thote ajo shprehja "mos peshty lart se te bie peshtyma ne fytyre" prandaj une KURRE nuk mund te hedh balte mbi dike me vlera kaq te medha, vizione kaq te mrekullueshme dhe ideale aq te pastra dhe te larta. Ajo qe une perpiqem eshte t`i heq ato te verteta te cilat me pas njerez te paskrupullt dhe krejt te kundert me Krishtin i shtremberuan, i zhduken (ose te pakten u perpoqen t`i zhduknin) , i perdhosen dhe i mohuan. Dhe gjithshka e bene per perfitimet e tyre personale, cinike ose me sakte egoiste, per pushtet te pakufishem dhe pasuri te medha. Ju te gjithe besoni Biblen (qe eshte nje liber i mrekullueshem) por harroni qe po ai kallep njerezish qe i vuri flaken botes dhe e la ne erresire per shekuj me rradhe, la pas shume genjeshtra, mashtrime dhe hipokrizi (dhe qe akoma vegjeton mbi toke) qe do duhet shume kohe qe t`i leme pas kraheve. Por me e keqja eshte per ato te verteta qe jane varrosur pergjithmone. Ato te verteta qe ai kallep njerezish i VRAU ma plot kuptimin e fjales. Por akoma edeh sot po ky kallep mundohet t`i mbaje gjalle keto genjeshtra dhe nuk guxon te nxjerre te verteten. Nje nga faktet me te rendesishme eshte vete jeta e Krishtit. Ne dime shume pak per jeten e tij, dhe dihet qe Vatikani ka shume dokumenta te sterlashta qe mund te nxjerrin ne drite shume gjera dhe shume fakte. Cila eshte arsyeja qe nuk i nxjerr? Po jua le juve pergjigjen.
Lexohemi ne mesazhet e ardhshme
P.S Falemindrit Isra, edhe une ja plotesisht dakort me ty.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|