Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > U cirret maska mashtruesve greke
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

U cirret maska mashtruesve greke

Morën eshtrat e vëllait 4 vjeçar për ushtar grek.



Ishte varrosur pranë kishës më 1928

Eshtrat e vëllait tim 4 vjeçar të varrosura pranë kishës së Shën Mërisë, janë zhvarrosur nga ata që gërmonin për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore". Plaku 79 vjeçar Niko Shyti, ka bërë deri tani akuzën më të rëndë ndaj personave që organizuan dhe kryen zhvarrosjet e varreve të vjetra në Kosinë. "Gazeta Shqiptare" publikoi dje lajmin se Niko Shyti kishte bërë kallëzim në prokurori për grabitjen e eshtrave të vëllait të vdekur. Në një intervistë të dhënë për "Neës 24" dhe "Gazetën Shqiptare" plaku nga Kosina ka rrëfyer sesi është njoftuar për grabitjen e eshtrave të vëllait të vdekur, përpjekjet që ka kryer për të konfirmuar nëse ishte e vërtetë një gjë e tillë dhe se si shkonte bashkë me nënë e tij për të qarë mbi varrin e vëllait 4 vjeçar. Paraditen e djeshme, Shyti, i lindur në Kosinë dhe aktualisht banor në qytetin e Përmetit, është paraqitur në prokurori për të dhënë deklarimet mbi atë që i ka ndodhur varrit të vëllait. Plaku 79 vjeçar ka kërkuar nga prokuroria t“i ktheheshin sa më parë eshtrat e vëllait të vdekur në vitin 1928, të cilat nuk dihet nëse janë magazinuar në arkat speciale prej inoksi, si eshtra të ushtarëve grekë në kishën e Shën Mihalit në Kutal apo janë hedhur tej. Shyti ka kërkuar njëkohësisht të ndëshkohen ashpër sipas ligjit, personat që kishin guxuar të kryenin një krim të tillë makabër.

Si u njoftuat për dhunimin e varrit të vëllait tuaj?
Haberin e kam marrë vesh nga televizioni dhe gazetat që shkruanin se ishin hapur varret e vjetra pranë kishës së Kosinës. Jam shqetësuar pasi aty ka qenë i varrosur vëllai im 4 vjeçar.

Çfarë bëtë më pas?
Fillimisht kërkova të vërtetoja nëse kjo gjëmë kishte ndodhur vërtetë. Shkova te vendi ku ka qenë varri i vëllait nga ana lindore e kishës dhe pashë se dheu sipër tij ishte i punuar. Pra dikush e kishte hapur dhe mbyllur prapë. Fillova të interesohesha te punëtorët që kishin punuar për të hapur varret, dhe njëri prej tyre që kishte punuar te varri i vëllait tim më tregoi të vërtetën. Ai më tha se varri i tim vëllai ishte hapur dhe eshtrat e tij i kishin marrë. U trishtova pa masë dhe vendosa t“i drejtohem shtetit për ta zgjidhur këtë gjëmë të padëgjuar.

Kur dhe ku është varrosur vëllai juaj?
Ai është varrosur në vitin 1928. Im vëlla ka lindur në vitin 1925 dhe ka vdekur kur ishte vetëm katër vjeç. Unë në atë kohë kam qenë dy vjeç, por e kam fiksuar mirë se ku ndodhej varri, pasi në fëmijërinë time shkoja shpesh me nënë që qante sipër varrit të vëllait. Varri ka qenë nga ajo anë e kishës që sheh nga mali i Dhëmbelit dhe pasi u hap vendi për shkollën, ajo anë u kthye në një brinjë të pjerrët.

Të kujt kanë qenë varret pranë kishës nëse e mbani mend?
Varret afër kishës së Shën Mërisë janë të banorëve ortodoksë të fshatit. Me sa më kujtohet nga viti 1940 e më pas aty nuk është varrosur më njeri, me përjashtim të dy grave.

A ka patur varrezë të ushtarëve të vrarë në luftën Italo-Greke?
Kur është bërë lufta kam qenë 14-15 vjeç dhe e mbaj mend mirë se varreza e ushtarëve të vrarë ka qenë e përbashkët si për ata italianë ashtu dhe për ata grekë. Varreza nuk ka qenë afër kishës, aty ku janë bërë zhvarrosjet tani, por nja 100 metra më poshtë. Ushtarët grekë kanë patur 40 varre aty. Italianët i hoqën varret e ushtarëve të tyre gjatë kohës së socializmit. Ndërsa varret e ushtarëve grekë, mesa më kujtohet janë prishur nga traktori kur u hap vendi për të ndërtuar shkollën e fshatit. Pranë kishës kanë qenë varrosur vetëm dy gjeneralë grekë, eshtrat e të cilëve i kanë marrë familjarët e tyre shumë vite më parë.

Çfarë kërkuat nga prokuroria?
Unë kërkova që të më kthehen menjëherë eshtrat e vëllait të vdekur. Kërkova që të ndëshkohen dhe dënohen sipas ligjit personat që janë fajtorë për këtë krim të patreguar, kushdo qofshin ata.


Prifti
Ikonom Vasil Thomollari akuzohet si njeriu që ka drejtuar zhvarrimet pranë kishës së Shën Mërisë në Kosinë. Thomollari nuk pranon që të ushtrohet kontroll në kishën e Shën Mihalit në Kutal, ku janë vendosur eshtrat e zhvarrosura.

Ushtaraku
Gjirokastriti me origjinë minoritare Alqi Kosta nga fshati Jergucat, është akuzuar si një nga organizatorët e zhvarrimeve të kryera në Kosinë. Ai identifikohet nga Altin Ballabani, si njeriu që paguante punëtorët për çdo varr të hapur.

Denoncuesi
Altin Ballabani, 34-vjeçari nga Kosina është njeriu që denoncoi publikisht zhvarrimet që po kryheshin pranë kishës së Shën Mërisë. Prej pesë ditësh ai është larguar nga banesa e tij bashkë me familjen për tu shpëtuar kërcënimeve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 01:27
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > U cirret maska mashtruesve greke

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.