Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > Kush ėshtė Dritėro Agolli ?
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Kush ėshtė dritėro Agolli ?

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.
Poezia e tij fillon me librin "Në rrugë dola" (1958), dhe vazhdon Hapat e mia në asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditë (1968), Baballarët (1969), Nënë Shqipëri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhëtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypësi i kohës (1995), Fletorkat e mesnatës (1999) e libra të tjerë.
Libri poetik "Fletorka e mesnatës" u botua nga Dritëro Agolli në 40-vjetorin e botimit të vëllimit të parë, "Në rrugë dola".
Në vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit të vet me një ringjallje poetike. Kjo qe një sfidë e fuqisë krijuese. Pas "Pelegrinit të vonuar" dhe "Lypësit të kohës", në një periudhe kulturore që erdhi me tronditje të rënda të referencave të shoqërisë, poeti shfaqi një tjetër pjesë të fshehtë të vetes, që ruhej diku në "Fletorkën e mesnatës".
Në këtë libër shpërfaqet po ai Dritëro që prej vitesh "udhëton i menduar", po ai qytetar që mundohet të shohë fatin e vet në fatin e bashkësisë ku jeton, i njëjti poet që e gdhend fjalën sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatës" është një vëllim me të cilin poeti ka shprehur përjetimet e dhimbshme të një kohe me tronditje të mëdha, prej vitit 1996, kryesisht të vitit 1997, disa edhe të vitit 1998. Me këtë vëllim është paraqitur një hapësirë tjetër e poezisë së tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Janar 2003 18:35
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Smile

Ami, kisha nje pyetje.
A ka ndonje faqe personale te Driteroit ne internet? Nese jo, cfare mund te behet per te hapur nje faqe per te? Mendoj qe eshte nje nder shkrimtaret me te medhenj qe kemi ne dhe qe kemi fatin ta njohim sa eshte gjalle. Kjo eshte kenaqesia jone. Kenaqesia e tij, besoj do ishte te merrte vesh se sa shume te rinj e lexojne dhe e duan vepren e tij, dhe keto gjera njeriu deshiron t'i degjoje sa eshte gjalle, jo pas vdekjes,lol. Nje faqe e tille, qe mund te kishte vend dhe per mendimet e lexuesve te tij, do ishte nje gje shume e mire.
Kete gje e meritojne dhe shume te tjere, aktore te medhenj tanet, qe tani jane ne fazen e fundit te jetes, e plot te tjere,por meqe jemi te letersia dhe une jam lexuese dhe admiruese e madhe e Agollit, e pata kete mendim per te.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2003 19:39
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Dritero Agolli

Nga prof Jorgo Bulo
Poet i hollë lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellë në poezinë shqipe freskinë e një frymëzimi spontan meditativ dhe në roman humorin e lehtë popullor që shkon deri në grotesk. (“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai është mjeshtër i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erërave të dikurshme” 1964, “Njerëz të krisur” 1995).
Nga përmbledhjet më të rëndësishme poetike të Agollit, duhen përmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhëtoj i menduar” 1985 dhe “Lypësi i kohës” 1995.
Agolli ka lindur në një katund të Shqipërisë juglindore dhe mori pjesë fare i ri në rezistencën antifashiste. Lidhja e ngushtë me jetën popullore dhe me idealet antifashiste, përcaktuan përmbajtjen e veprës së tij. Tipar i romaneve të Agollit për rezistencën është aktualizimi i vlerave të saj morale, përmes sinkronizimit artistik të ngjarjeve të luftës me kohën e sotme. Vepra e Agollit është bërë shumë popullore, është përkthyer në disa gjuhë të tjera dhe është vlerësuar nga kritika e huaj.
Në trojet shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, letërsia në gjuhën shqipe, e përfaqësuar nga shumë emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonëse e zhvilluar në një kontekst tjetër politik e kulturor, edhe pas luftës, ruajti lidhjet me kulturën mëmë dhe solli në art ravgimet dhe dramat kombëtare e humane të njeriut të atyre trevave. Në diasporën shqiptare në Europë, pas Luftës, nuk pati ndonjë lëvizje të mirëfilltë letrare. I vetmi shkrimtar me rëndësi që krijoi në atë diasporë është M. Camaj (1925-1992), që rreh të zbulojë në poezinë dhe prozën e tij rrënjët e identitetit të shqiptarit të mërguar.
Rezultati më i rëndësishëm në kulturën shqiptare të pasluftës në fushë të gjuhës është unifikimi i shqipes standarte, të përpunuar në nivelin e një gjuhe moderne.
Në fazën e sotme të tranzicionit të shoqërisë postkomuniste, letërsia shqiptare përjeton avantazhet e hapjes ndaj botës, por edhe problemet që i krijohen në këto kushte kulturës së çdo kombi, për të ruajtur identitetin e vet.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2004 14:30
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Dritero Agolli

Ne poezin e D. Agollit, mbi te gjitha, kujdes I vecante I kushtohet njeriut. Ai cmohet me se shumti. Per te dhe ne emer te tij sakrifikohet jo vetem poezia, por vetevetja dhe cdo gje tjeter. Njeriu I D. Agollit nuk eshte nje dhe I vetmuar. Ai manifeston masen e gjer, vete popullin.
Dashuria e poetit per token eshte e madhe. Duke pasur parasysh keto elemente mund te thuhet se Dritero Agolli eshte njeri nga poetet tane te frytshem bashkekohor, i cili ka hartuar skeletin e poezise shqipe ne nje forme me te shkelqyer.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2004 15:59
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Nje ngjarje e shkurter e vertete e ndodhur ne nje nga gjimnazet e Tiranes (nuk me kujtohet viti ekzakt, 1998 mbase) ne nje aktivitet te organizuar nga nxenesit kushtuar letersise (ne nje ambjent klase), ftohet dhe shkrimtari i mirenjohur Dritero Agolli. Fytyra e zotit Dritero kishte marre ca nuanca te te kuqes, sidomos afer hundes, duke marre parasysh dhe menyren e te folurit, nuk besoj se genjej po te them se ishte nen efekt (mbase jo te konsiderueshem) te alkoolit Nejse, nuk me kujtohet ekzaktesisht se per cfare po fliste (si kalama mistrec qe isha, s'e kisha mendjen se po degjoja komentet e nje shoku rreth shkrimtarit), papritur degjova qe shkrimtari i madh permendi nje shkrimtar tjeter te madh: Oskar Wilde. Problemi ishte tek shqiptimi, Driteroi e shqiptoi: Uald, dhe une pa e pasur fare mendjen dhe komplet instiktivisht e korrigjoj me ze te larte: Uajjjllld! Ne ate moment te gjithe kthyen kokat nga mua, bashke me Driteroin, i cili pushoi per disa sekonda. E merrni me mend vete qe fytyra ime u be me e kuqe se flamuri jone i dashur, dhe mua m'u kujtua shprehja e goditur popullore: hapu dhe te futem!


Shpresoj se nuk do te me ekzekutoni per kete grimce te vogel humori lidhur me shkrimtarin e madh

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2004 16:02
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Dritëroi mbush 79-vjeç, jeta e kolosit të letrave shqipe

Këtu s'do të jem, do jem larguar/Nën tokë i tretur si të tjerët/ Në kafenenë e preferuar/ Nuk do më shohin kamarierët/ Dhe nëpër udhët ku kam ecur/ S'do ndihet kolla ime e thatë/ Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur/ Një qiparis si murg i ngratë...Po kur të jesh mërzitur shumë/ Në raft të librave kërkomë/ Atje i fshehur do të jem unë/ Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.



E kush tjetër përveç Dritëro Agollit do të thurte këto vargje të poezisë kult "Kur të jesh mërzitur shumë". Figurë emblematike e letërsisë dhe e politikës, Dritëro Agolli sot mbush 79 vjeç. I lindur në Menkulas të Devollit, pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrës dhe më pas studimet e larta për Letërsi i mbaroi në Petërburg. Punoi shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet '60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.


Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombës, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Agolli s'ka pushuar së qeni një poet mjaft popullor, që s'mban kurrfarë distance me lexuesin e thjeshtë; që dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinë jetësore. Dritëro Agolli është një shkrimtar i mësuar me "goditje rrufesh". Në vitin 1965, një plenum i posaçëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës për letërsinë dhe artet, e kishte kritikuar në raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erërave të dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonëse periudha e liberalizmit në kulturë (1972-1974) e gjeti "në pozita të shëndosha" (sapo kishte botuar poemën "Baballarët", që evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", që botohej pjesë-pjesë në revistën "Hosteni", u ndërpre me porosi nga zyra të larta të shtetit. Ndonëse nuk e reshti krijimtarinë, pesha e fjalës së Dritëroit u ndje në momente kyçe të historisë shqiptare të 20 viteve të fundit. Ai është figura emblemë e të majtës shqiptare, duke përcjellë mesazhet për dashurinë për vendin, njëri-tjetrin dhe jetën.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2010 07:03
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Lexoni poezitë e reja të Dritëro Agollit

(Botuar për herë të parë në ”Milosao..."
nga Botimet Shqiptare më 17.10.2010 )

Prej kaq kohësh Dritëro Agolli mban në sirtar një përmbledhje të re me poezi që ai e ka titulluar “Prit edhe pak”. Por ky libër, me vargjet e reja të poetit ende nuk ka mbërritur në duart e lexuesve. ”Milosao” boton për herë të parë këtë përmbledhje me poezi të zgjedhura nga libri më i ri i Agollit, duke i uruar
Gëzuar ditëlindjen e tij të 79-të festuar pak ditë më parë (13 tetor 2010)



Kullota e imagjinatës
Dritëro Agolli

Aspak s’e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha, në një kohë kur i kam kaluar të 70-të vjetët dhe kur, siç i thotë Noli Milto Sotir Gurrës, “ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy’. Po ja që poezia ndonjëherë u kthyeka në mënyrë jetese, domethënë, në një ushqim të përditshëm për të mbajtur shpirtin gjallë. Ky ushqim u mblodh javë për javë e muaj për muaj dhe pa u kuptuar u mbush një fletorkë e tërë.
Dhe kështu duke rënë fjala për ushqimin, që dikujt ky emërtim për poezinë mund t’i duket banal, m’u kujtua një mendim i Bodlerit, se “gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veçse një magazinë imazhesh dhe shenjash, të cilave imagjinata do t’u japë një vend dhe një vlerë relative: është një lloj kullote, të cilën imagjinata duhet të hajë dhe ta transformojë’.

Unë, me sa duket, jam mësuar në këtë kullotë si ai kau plak, që ha dhe ripërtyp, megjithëse dhëmbët i janë shkurtuar. Edhe kjo ripërtypje është një lloj transformimi. Kjo më sjell në mend diçka të largët. Im atë kishte një ka, që e mbajti edhe të plakur. Kur e shihte që kulloste më livadh, thoshte ’ha bar, i shkreti, po dhëmbët i janë shkurtuar se ngaherë përtypet’. Ishte ky një ka ahuri dhe e thërrisnin me emrin Kazil. Edhe kur u plak dhe nuk mund të lëronte, im atë nuk e theri për ta bërë pastërma. ’Të rrojë sa të rrojë’, thoshte ai. Dhe një ditë, kaut i shkanë këmbët e plakura në një monopat shkëmbor në Poçravë, - kodër mbi fshatin Merkulas përtej lumit të Devollit, - dhe ra. Im atë thoshte “vdiq’. Ky është element i universit, dua të them, edhe kjo vdekje. Dhe “universi’ shqiptar them se ka një kullotë aq të pasur, sa edhe imagjinata më e ndezur do të nginjej dhe do të velej, duke kullotur. Mbase kjo më ka shtyrë të nxjerr në dritë edhe këtë libër me titullin ’Prit edhe pak’, që do të thotë se ende nuk e ke kullotur livadhin. Po ka edhe një arsye tjetër. Mendova që këtë përmbledhje vjershash t’ia kushtoj gruas sime, Sadijes, që ka pothuajse gjysmë shekulli që ecën krah meje. Për vargjet e mija, ajo vuan pothuajse si unë.



Muri kinez dhe kinezka

Ju them: Në rininë time dikur
kam qenë i thatë si eshkë.
Në dhomë larg, nga kinezkat më ndante një mur
dhe s’futa dot në shtrat një kinezkë.

E shihni? Kam qenë vërtet një trulesh,
një leshko pashpresë,
se ndofta shaloja Murin Kinez,
sikur të shaloja në shtrat një kinezkë.

2007


Para largimit

Djersiva në arë dhe në lëmë,
lërova poezinë;
im atë punën ma kish nxënë
dhe gjyshja fantazinë.

Tani dhe puna shkoi e vate, shteroi dhe fantazia.
Në një pallat me gjashtë kate
Më gjeti pleqëria.

Më fton nën dhe’ im atë e gjyshja:
“Këtu të presim djalë!”
dhe kur të kthehet dallëndyshja,
të thotë: paska dalë…

2007


Dy-tri pika

Dy-tri vargje kisha për të shkruar
dhe pastaj papritur i harrova.
Mbase s’kishin brenda gjë të çmuar,
Ndaj me ta s’u solla, s’u mendova.

Dhe megjithatë, një peng më mbeti
Pse tri pika vjershe i braktisa!
Me tri pika s’pasurohet deti,
Po s’i bëjnë as keq këto tri pika.


Për dashurinë

Dashuria fillimisht është e turbullt
Dashuron, po cilin aspak s’është e qartë
Dhe agimi kur vjen është i mugët,
Sendet s’kanë as formë e as trajtë.

Dita zbret dhe gjërat dalin të plota:
Forma, trajta, konture e vija.
Dalëngadalë e tillë vjen bota,
Ja fytyrën, kështu e zbulon dashuria.


Pagjumësia

Ngrihem natën i vetëm
dhe rri në sallon
Në tryezë një letër,
krevati më ftohet në dhomë
dhe s’pret asnjë tjetër
ta ngrohë.


Gruaja ime, Sadija

Prej teje asgjë s’më ka ndarë.
Kam bredhur dete dhe vende
dhe çfarë s’kam parë!
Në dhoma hotelesh në botë
jastëkët më sillnin, veç erën tënde...
Në rrugë qytetesh me miliona shkëndija
shikoja dhe thosha me vete:
Sadija…


Pak drogë

Jam plak dhe do vdes një ditë
dhe trutë e mia po thahen në kokë.
Çudi e madhe!
Të rinjtë
merren me drogë!
Ma jepni mua
ta shoh si shkohet në gropë….


Jam vonuar

Jam vonuar aq shumë e aq shumë,
Jam vonuar si dritë e një ylli të fikur,
Që me shekuj bën udhë
Gjersa tokën ta puthë e sfilitur.

I vonuar do vij, kur hëna në det të ketë ikur
dhe këndesi t’i ketë dhënë fund këngës,
Të vonuar, të rrudhur, të thinjur,
Me habi do më shohësh dhe lotët do fshish
me cepin e mëngës.


Në spital

Jam kthyer tani në bërthamë,
Të gjithë tulin e frutës ma hëngrën,
Nga tuli asgjë nuk më lanë
Mos më vështroni as ëmbël, as vëngër
Tek shtrati asgjë mos sillni me vete.
Doktor, as ti mos ki shpresë
të marrësh prej meje ryshfete,
Për shembull, disa mijëlekëshe.

Ju them, të gjithë ta dini:
As jap, po të kem, as marr, po më dhanë,
Ndaj ikni larg e më lini,
Jam kthyer tani në bërthamë,
Ah, po! Një shkrepëse më blini,
Të djeg bërthamën tok me jorganë.


Djersa dhe gjaku i fshatit

Blegërijnë dhentë e pëllasin viçat
në pjatat e fryra qyteteve:
rrjedh djersa fshatare në vinçat
me këngën e derteve.

Dhe bashkë me mishin në pjatat
gjëmimi i hakmarrjes gëlltitet
I zbritur nga fshatrat,
harruar nga vitet.

Me lëngun e kuq të domates
shkrin gjaku pa faj në sallatë
dhe rrjedh prej mustaqes,
kur hamësi fut hundën në pjatë.


Për ty

Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se ç’thua.
Mendimet e tua të gjitha
veç unë i marr vesh dhe asnjë tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe nga unë.
Sa keq që në Zot s’kam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit:
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qengjat le të blegërojnë.
ǒt’i bëjmë natës që vjen?
ǒt’i bëjmë mëngjesit,
kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?



Tek gjyshërit tanë

T’u japim fund të gjitha marrëzirave
Dhe ndofta fund dhe gjërave idiote,
Madje të shkojmë larg dhe prej shtëpive
Që mbledhin ndyrësirat e një bote,
T’u japim fund të gjitha marrëzirave.

Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë
Tek bimët, shpezët, kafshët dhe insektet
Këta të vjetër gjyshër tru na dhanë,
Kur s’ishin as katundet, as qytetet.
Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë.

Të shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë,
Ku vdekja është e jeta jetë,
Ku rrenën me çarçaf nuk e mbulojnë,
S’e futin ne krevat si të Vërtetë,
Ndaj shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë.


Vdekja e fshatarit në qytet

Vdiq ai, siç do vdesim dhe ne.
Pa puls jetoi katër ditë.
Pëshpëriste: ende s’ka dalë një re?
Kjo thënie ishte e mpitë.
Pa puls jetoi katër ditë.

Vdiq ai, siç vdiq edhe një tjetër “ai’
Pak vite më parë,
Kur pëshpëriti: ‘lajthi
Lajthitë që dje s’i kam parë
Në kodrën mbi arë’.
Vdiq ai mes betonit pa shi….


Të mençurit e vdekur

Nga të vdekurit më tepër mësoj sigurisht,
Ka pak mësues të gjallë,
I vdekur është mësuesi Shekspir
Me Homerin në ballë.

A s’është i vdekur dhe gjyshi im,
Që këngët i la për mua të gjalla?
Nga cili i gjallë i kam trashëgim
Sëndukët plot me legjenda e përralla?


A ka një të mençëm të gjallë si gjyshi Naim?

ǒtë bëjmë o miku im?
ǒtë bëjmë, më thuaj,
I miri bashkëfshatari im?
Një pelë që kishim na vdiq,
një pemë fiku oborrin e mbush me blerim,
po s’mbush asnjë shportë me fiq
ǒtë bëjmë o miku im?


Kali i ikur

Nga cili ka ikur ku kalë?
Që jelet I shkrepin rrufe?
I zoti a bëhet I gjallë
A s’ngrihet nga shtrati nën dhe?
Nga cili ka ikur ky kalë?

Po troku i patkonjve ç’na thotë?
Trak-truk e trak-truk në vetmi,
Mos vallë një psalm nëpër botë
Përcjell hingëllima e tij,
Ndaj troku diçka po na thotë!


Nëse na merr malli

Nëse për të vdekurit malli na merr,
I shohim mes ëndrrash përnatë
Se vala e ëndrrës nga varret i nxjerr
Kur mëndja na humb nën çarçafë.

Pastaj kuvendojmë përmallshëm m e ta
Dhe c’flasim, s’kuptojmë asnjë fjalë.
Sa shumë ata janë!Fëmijë, burra e gra.
Më shumë se c’janë të gjallë!


Plaku i dëshpëruar

Të bëhesh plak dhe mos qash?
Të qash gjer në fund dhe me lot!
Sheh sisë mahnitëse grash
Dhe para s’del dot…

S’të qahet? Më thuaj, vëlla!
Të mbetën të rrosh dhe pak vjet
Aq pak, sa as qeni s’i ha
Se dheu prej kohësh të pret.



Për ty

Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se ç’thua.

Mendimet e tua të gjitha
veç unë i marr vesh dhe asnjë tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe nga unë.
Sa keq që në Zot s’kam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit:
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qengjat le të blegërojnë.
ǒt’i bëjmë natës që vjen?
ǒt’i bëjmë mëngjesit,
kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?

2007...

Dritëro Agolli


p.s. Marre ne rruge Konfidenciale.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2010 10:28
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dritėro

Është shumë e vështirë të jesh shkrimtar i madh dhe njëkohësisht shkrimtar i rreshtuar.

Rreshtimi politik bën që, ndërsa ata të rreshtit tënd t’i gëzojë fakti, ata të rreshtit tjetër të të shohin me dyshim e me pa dashje. Dritëroi më rezulton të jetë i vetmi shkrimtar që, jo vetëm të ketë shpallur botërisht kredon e tij politike, por edhe të ketë milituar për atë kredo, e madje deri vonë në kohë të demokracisë, e megjithatë të mos ia kenë shkulur dot apelativin “i madh”.

Ndo njëqind metra pa shkuar në fund të rrugës “Qemal Stafa”, gjendet një dyqan i stërvockël librash të vjetër, ku kohë pas kohe shkoj e rrëmoj gjithë qejf. Një nga huqet e mia është se më pëlqen që librat që ia vlejnë, t’i lexoj sa të jetë e mundur në variantin origjinal apo në botimin e parë fare, se ja, thomëni ju, a mund të shijohet Migjeni kur ulërin për mjerimin, i botuar në një lidhje prej letre të shtrenjtë me kapakë të trashë me germa ari! E bukura e tij, që të bën ta kuptosh me themel, është kur e lexon në atë letrën e ashpër e të zverdhur, me anë të paprera mirë të viteve ’30, e të lidhur me kapëse teli të ndryshkura.

Nejse, që të kthehem në temë, së fundmi gjeta tek ai bukinisti i rrugës “Qemal Stafa” edhe botimin origjinal të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”. E mora gjithë qejf dhe, që atë mbrëmje, i hyra rileximit të kujdesshëm. Them “rileximit”, se natyrisht që në adoleshencë e kemi lexuar, por vë dorën në zjarr në kemi kuptuar gjë. Duhet që çdo njëzet vjet t’i rilexojmë nga fillimi të gjitha librat që kemi kënduar në jetë. E në qofshin shumë, të paktën ata më të rëndësishmit e themelorët. Ndër librat tanë, Shoku Zylo i Dritëroit bën pjesë ndër ata që patjetër do kënduar sa herë ndërrojnë qeveritë a sistemet.

Edhe kësaj radhe, sa më shumë u hyja faqeve thellë, aq më shumë thosha me vete, ore vërtet janë shkruar këto gjëra në ato vite, në kulm të terrorit mbi artistët e shkrimtarët, a si është kjo punë. Erdhi një moment që, megjithëse i sigurt, ktheva kapakun e librit për t’u siguruar që botimi ishte i vjetër e jo ndonjë botim i vonë. Jo, në rregull isha, aty mbi kapak shkruhej “Tiranë 1973”. Po ju sjell vetëm pak radhë nga faqja 234: “Kemi disa shembuj negativë lidhur me mirëmbajtjen dhe trajtimin e monumenteve kulturore. Janë dëmtuar rëndë apo shkatërruar hamamet e lashta, si hamami i Krujës. Janë në gjendje të mjeruar kisha e vjetër e Perondisë dhe xhamia e Muradijes në Vlorë. U zhduk nga faqja e dheut kisha e vjetër e Vaudejës, ku ka dhënë meshë edhe Ndre Mjeda...”. Paragrafi është i gjatë, shumë i gjatë, mbi gjysmë faqe, dhe vazhdon të rreshtojë edhe një varg monumentesh të tjera që po shkatërroheshin. E pabesueshme! Këto radhë shkruheshin bash kur feja, besimi e institucionet e tyre ishin zhdukur, kur vetëm dy vjet më pas një prift do të pushkatohej për një shërbesë fetare të fshehtë, kur ishte në kulm lëvizja për “revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit”, kur sapo kish filluar të zbulohej një “komplot i rrezikshëm në letërsi e arte” që do të hante shumë koka, kur... Dhe për më tepër, Dritëroi përmend jo një kishë e aq, por bash kishën katolike të Vaut të Dejës, e cila ishte hedhur në erë me urdhër personal të vetë Mehmet Shehut!

Tani në kohë të demokracisë janë të shumtë ata që përbetohen të kenë qenë disidentë, kur duken që atje tej se kanë qenë sahanfshirës. S’u vë faj për punë të sahanëve se e tillë ish koha por, që të përbetohen sot për disidencë kjo s’hahet, ndaj si beson njeri. E ndërkaq i vetmi që përbetohet se nuk ka qenë disident është Dritëroi, por edhe këtë se beson njeri. Duke u zhytur në faqet e librit të tij, m’u shtua edhe më shumë mosbesimi në përbetimet e Dritëroit.

Jo rrallë e kanë krahasuar shokun Zylo me don Kishotin. Në fakt, mbaj mend se kur e kam lexuar për herë të parë Zylon në adoleshencë, isha vazhdimisht i dyzuar. Nuk arrija të kuptoja nëse ai ishte personazh i mirë a i keq. Nga fjalët që thoshte, veprimet që bënte, më dilte burrë i mirë, ndërsa nga roli që i ishte dhënë duhej të ishte i keq. Dritëroi ia del që një personazh të tillë, që bën deklarata si ajo që citova më sipër, ta mbajë gjallë deri në faqen e fundit dhe, të gjithë këtë, edhe ta botojë.

Në fakt, është pikërisht ajo që ndodh edhe me don Kishotin. Nga roli që shihet në pamje të parë, është një reaksionar i rrjedhur nga mëntë, ndërsa nga qëllimet që ka dhe ato çka thotë e arsyeton, është krejt tjetër. Dhe ashtu si tek idealisti don Kishot që ka vazhdimisht pranë realistin Sanço, edhe shoku Zylo ka pranë Demkën, që kohë pas kohe e sjell në vete dhe e ul në tokë. Dyshja e dalë nga pena e Servantesit ishte termometër i shoqërisë dhe sistemit spanjoll në krizë në kohën e vet. Vështirë që dyshja e Dritëroit të mos jetë krijuar për të njëjtin qëllim: termometër i krizës së sistemit në një tjetër kohë dhe në një tjetër vend ose, e thënë në mënyrë përgjithësuese, kriza e përjetshme e sistemeve, që pasi ezaurojnë fuqitë e brendshme, kërkojnë të mbahen në këmbë falë të shkuarës së tyre. Magjia e Servantesit dhe e Dritëroit është që ia dalin që këtë analizë ndaj të shkuarës në krizë, ta bëjnë përmes një përfaqësuesi të ndritur të po asaj të shkuare. Eh sa kollaj do të bëhej kjo punë, duke i kundërvënë të shkuarës së pluhurosur një djalosh të ri e revolucionar që përleshet llërë përveshur, por jo, këta autorë e bëjnë këtë përmes plakut të mirë e idealist don Kishot dhe zyrtarit të ndershëm e po aq idealist Zylo.

Një gjë që e mendoj gjithmonë kur lexoj analiza e interpretime rreth shkrimtarëve të ndryshëm, është mor po a vërtet këtë që thuhet ka dashur a ka menduar autori, apo mos ia futin kot këta kritikët. Se, mirë po qe gjallë që mund ta marrim në telefon e ta pyesim, por kur nuk e kemi më në këtë botë si i bëhet. Fati, Zoti, rakia e mirë dhe balta e Devollit, kanë bërë që Dritëroin ta kemi gjallë e ta pyesim sa herë të duam për ato çka shkruar mbi letër apo menduar ndën të. Por kjo do ishte shumë e thjeshtë, se shkrimtarët e mëdhenj nuk shkruajnë për t’u dhënë shpjegime vetëm atyre që kanë përreth, por veçan për ata që do të vijnë më pas.

Përtej analizave e studimeve të stërholluara, njerëzia e thjeshtë kanë një kandar të tyrin për të peshuar gjurmën e të mëdhenjve: i fiksojnë me emra që identifikohen pa mbiemra. Edhe Dritëroi e ka arritur këtë peshë në kandarit të popullit të vet. Le të shtojmë ç’të duam ne “me shkollë”, daç për mirë e daç për keq, s’ngre më shumë në kandar.

Artan Lame

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2011 12:56
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Ky Driteroi me duket mua se i perket nje grupi njerezish qe behen legjendare nga nje popull qe me zor nxjerr njerez te cmuar.
Me fjale te tjera Driteroi eshte nje gjigand ne nje kotec pulash sic eshte Shqiperia.

Sa shume eshte perkthyer ky Driteroi yne? Sa shume lexohet jashte? Ky eshte metri qe perdor une qe s'mar vesh nga letersia. Perndryshe kjo legjende moderne eshte krijuar si e tille nga 1000 apo 2000 njerez te kotecit qe e kane lexuar dhe qe rrine e lavderojne perdite, se s'kane ke te lavderojne tjeter.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2011 16:28
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ky Driteroi me duket mua se i perket nje grupi njerezish qe behen legjendare nga nje popull qe me zor nxjerr njerez te cmuar.
Me fjale te tjera Driteroi eshte nje gjigand ne nje kotec pulash sic eshte Shqiperia.

Sa shume eshte perkthyer ky Driteroi yne? Sa shume lexohet jashte? Ky eshte metri qe perdor une qe s'mar vesh nga letersia. Perndryshe kjo legjende moderne eshte krijuar si e tille nga 1000 apo 2000 njerez te kotecit qe e kane lexuar dhe qe rrine e lavderojne perdite, se s'kane ke te lavderojne tjeter.

I dont apreciate your insolence sir ok i take it back

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2011 19:47
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > Kush ėshtė Dritėro Agolli ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.