Rrugaejetes
Anetar i ri
Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19
|
Letra e Dashurise nga Ati
Fëmija im. Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje_
Psalmi 139:1_ E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh Psalmi 139:2 I njoh mirë të gjitha rrugët e tua
Psalmi 139:3 Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde
Mateu 10:29-31_ Pasi ti u bëre në imazhin tim
Zanafilla 1:27
Në mua ti jeton, lëviz dhe ke ekzistencën tënde
Veprat e Apostujve 17:28 Ti je fëmija im
Veprat e Apostujve 17:28 Të kam njohur që përpara se të lindje
Jeremia 1:4-5 Të kam zgjedhur ty që kur planifikova krijimin
Efesianët 1:11-12 Ti nuk ishe një gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim
Psalmi 139:15-16
Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje
Veprat e Apostujve 17:26 Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme
Psalmi 139:14 Të formova në barkun e nënës tënde
Psalmi 139:13 Dhe të solla në jetë në ditën e lindjes tënde
Psalmi 71
Më kanë keqprezantuar ata që as nuk më njohin
Gjoni 8:41-44 Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë
1 Gjoni 4:16 Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty
1 Gjoni 3:1 Thjesht sepse ti je fëmija im dhe unë jam ati yt
1 Gjoni 3:1 Unë të ofroj më shumë se ç'mund të të ofronte ati yt tokësor
Mateu 7:11
Sepse unë jam Ati i përkryer
Mateu 5:48 Çdo dhuratë të mirë që ti merr, vjen nga dora ime
Jakobi 1:17 Sepse unë jam siguruesi yt dhe plotësoj gjithë nevojat e tua
Mateu 6:31-33 Plani im për të ardhmen tënde ka qënë gjithmonë plot shpresë
Jeremia 29:11 Sepse unë të dua ty me një dashuri të pashterrshme
Jeremia 31:3 Mendimet e mia për ty janë aq të panumërta sa kokrrizat e rërës ...Psalmi 139:17-18 Dhe unë gëzohem për ty me britma gëzimi
Sofonia 3:17 Kurrë nuk do të ndaloj duke të të bërë mirë
Jeremia 32:40 Ti je thesari im i çmuar
Eksodi 19:5
Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim
Jeremia 32:41 Dhe unë dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme
Jeremia 33:3 Nëse më kërkon me gjithë zemrën tënde, do të më gjesh
Ligji i Përtërirë 4:29 Gjej gëzimin tënd në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde
Psalmi 37:4 Sepse unë jam ai që t'i ka dhënë këto dëshira
Filipianët 2:13 Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde
Efesianët 3:20
Sepse unë jam ngushëlluesi yt më i madh
2 Thesalonikasve 2:16-17 Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua
2 Korintasve 1:3-4 Kur je i lënduar, unë jam pranë teje
Psalmi 34:18 Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu edhe unë të kam mbajtur pranë në zemrën time
Isaia 40:11 Do të vijë një ditë kur unë do të fshij cdo lot nga sytë e tu
Zbulesa 21:3-4 Dhe do të largoj tutje çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë tokë
Zbulesa 21:3-4
Unë jam Ati yt, dhe unë të dua ty ashtu si dua birin tim, Jezusin
Gjoni 17:23 Dashuria ime për ty u shfaq me Jezusin
Gjoni 17:26 Ai është përfaquesi i vërtetë i qënies time
Hebrenjve 1:3 Ai erdhi të të tregojë se unë jam me ty, jo kundër teje
Romakeve 8:31 Dhe të të tregojë se unë nuk i numëroj mëkatet e tua
2 Korintasve 5:18-19 Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi
2 Korintasve 5:18-19 Vdekja e tij ishte shprehja më e madhe e dashurisë sime për ty
1 Gjoni 4:10 Unë dhashë gjithçka që doja në mënyrë të fitoja dashurinë tënde Romakeve 8:31-32 Nëse ti pranon dhuratën e birit tim Jezus, ti më pranon mua
1 Gjoni 2:23 Dhe asgjë nuk do të na ndajë kurrë më nga dashuria ime
Romakeve 8:38-39
Eja në shtëpi dhe unë do të bëj festën më të madhe që është bërë ndonjëherë në qiell
Luka 15:7 Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati
Efesianët 3:14-15 Pyetja ime është
A do të jesh ti fëmija im?
Gjoni 1:12-13 Unë po të pres
Luka 15:11-32
Me dashuri, Ati Yt.
Zoti i Gjithpushtetshëm
---------
Miku im, Perendia te Do shume Ty. Dashuria e Tij per ty eshte me e forte se malet dhe me e thelle se oqeanet. Ai te do kaq shume ty sa ai ka thene per ty: Ti je si bebja e syrit tim dhe une te kam shkruajtur ne pellembet e duarve te mia. Ai deshiron te kete nje marredhenie personale me Ty, por ka nje problem shume te madh:
Ne te gjithe jemi mekatare, dhe nuk ka asnje te persosur.
"Të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijne lavdine e Perëndisë" (Rom. 3:23)
Por Perendia eshte i Drejte, i Persosur dhe i Shenjte, dhe per shkak te kesaj jemi te ndare nga Ai.
Per shkak te mekatit ne meritojme vdekjen
"Sepse paga e mëkatit është vdekja" (Romakët 6:23).
Kjo përfshin ndarje të përjetshme nga Zoti në Ferr.
"
është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë dhe më pas vjen gjyqi" (Hebrenjve 9:27)
Por, nuk mbaron ketu, Lajmi i Mire apo Ungjilli eshte se Zoti kaq shume te deshi Ty, sa qe Ai dha Birin e Tij te vetem, Jezusin, per te marre mekatet e tua dhe te vdiste ne vendin tend.
Sepse Perendia kaq shume e deshi boten sa dha Birin e Tij te vetem, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jeten e perjetshme. (Gjoni 3:16)
Sepse Ate, qe nuk njihte mekat, e beri mekat per ne, qe ne te beheshim drejtesia e Perendise ne Te. (2Korintasit 5:21)
Por Perendia e tregon dashurine e Tij ne ate qe, kur ende ishim mekatare, Krishti vdiq per ne. (Romaket 5:8)
KETU QENDRON DASHURIA E PERENDISE:
Ne ishim mekatare, armiq te Perendise dhe meritonim vdekjen por...
Perendia na deshi kaq shume sa dergoi Birin e Tij te vdiste ne kryq per mekatet tona dhe te merrte ndeshkimin qe ne meritonim.
Miku im, Vetem duke u penduar dhe duke e marre Jezusin personalisht si shpetimtar ne jemi te shpetuar nga ndeshkimi i mekateve tona dhe te lindur ne jeten e re. Nese kete nuk e ke bere asnjehere, Sot eshte dita. Mos prit asnje moment. Tani eshte koha per tu penduar per te githa mekatet e tua dhe per te marre Jezusin si Zot dhe Shpetimtar.
Sot, kur te jesh vetem, kudo ku te jesh, shko para Zotit ne lutje dhe thuaji: O Zot sot lexova dicka ne lidhje me Ty. A eshte e vertete? A eshte e vertete qe Ti me ke shpetuar me ane te Jezusit, nese Po, te lutem ma trego. Dua te te njoh Ty
Nese ti lutesh dhe e kerkon kete gje nga thellesia e zemres, Ai nuk do te vonoje te te tregoje te verteten.
Zoti ne Fjalen e Tij ka premtuar:
Do te me kerkoni dhe do te me gjeni, sepse do te me kerkoni me gjithe zemren tuaj. Une do te bej qe ju te me gjeni thote Zoti
Jeremia 29:13,14a
Nese ti je i sigurt per vendimin dhe deshiron tia dorezosh Jeten tende Jezus Krishtit qe sot shko perpara Tij ne lutje duke u penduar dhe duke e pranuar Ate si Zot edhe Shpetimtar. Mund te lutesh keshtu:
"Oh Zot, e di që jam një mëkatar. Te lutem me fal per mekatet e mia. Une Besoj se Jezusi vdiq në Kryq në vendin tim. Duke marre ndeshkimin, qe une meritoja. Tani une e pranoj atë si Zot dhe Shpëtimtarin tim. Faleminderit për faljen e mëkateve të mia, dhe për dhuratën e Jetës së Përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime, me ndrysho dhe më udhëhiq; më ndihmo që të bëhem ashtu sic dëshironi Ti të jem. Në Emrin tënd unë lutem, AMEN.
Disa gjera qe mund te te ndihmojne:
Lutu Kerko Zotin dhe fol me Te
Lexo Biblen Ai flet nepermjet saj
Bashkohu me nje bashkesi ose kishe te krishtere Ungjillore.
Zoti te Bekofte
Kontakt:
Http://Jezusi.webs.com
RrugaeJetes@gmail.com
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|