Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Jeta Dhe Betejat E Skėnderbeut
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Jeta Dhe Betejat E Skėnderbeut

Gjergj Kastrioti
Skenderbeu



SKENDERBEU

I pari autor i jetëshkrimit të
Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i cili
jetonte në nji kohë me fatosin tonë
kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik nga
Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga
prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët i
kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe
fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai
kishte pasë gjithashtu mundësin me
studjue dokumentet zyrtare të arkivit të
Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas
pushtimit të Shkodrës prej Turqve.
Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në
gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim
të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë, G.
Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti
nji tjetër biografi të Skënderbeut të
shkrojtun prej nji auktori anonim prej
Tivari, të cilin Imzot Fan Noli e pagësoi
Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së
Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë
përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe
citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria
di Giorgio Castrioto Scander-Begh".

Nji burim i tretë origjinal mbi jetën e
Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte
nga familja sunduese feodale e Beratit dhe
luftoi krahpërkrah me Skënderbeun. Ai
jetoi në Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes
së heroit t'onë dhe mandej u vendos në
Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe
trashëgimin brez mbas brezi të familjes së
Muzakëve", ku kallzon historin e
Skënderbeut si nji gja që ka dishmue ai vet.

Në shekullin e XIX, dijetarë të
kombësive të ndryshme, tue lanë menjianë
veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy
shekujve të maparshëm, u kthyen përsëri
në burimet origjinale që ishin mbyllë në

Faqe 117

arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzës
dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanë shtie
nji dritë të re mbi jetën dhe veprat e
Skënderbeut. Disa e përmendin në vepra të
përgjithëshme dhe fort të gjata që
shkruejtën mbi shekullin e zaptimit të
Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si
Anglezi Clement Moors, Francezi Camille
Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën
biografi të gjata të Skënderbeut. Por punën
ma të madhe dhe ma të vlefshme e banë
eruditët Thalloczy, Jireçek dhe Shufflay, të
cilët mblodhën së bashku dhe botuen nji
koleksion dokumentash që përbajnë nji vepër
monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe.
Ma në fund, iu erdhi radha Shqiptarve.
Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan
Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila
gëzoi menjiherë nji popularitet të
jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi
përmendsh nga nxariësit e shkollave në
atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi
dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun.
Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi
Universitetit të Louvain në Belgjikë nji
thezë doktorati në gjuhën frengjishte me
titullin "L'Albanie et l'invasion turque au
XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri
me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës
së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan
Noli botoi nji histori të Skënderbeut në
gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër
shkencore e nji niveli shum të naltë,
sidomos për shënimet kritike mbi veprat e
auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi
Skënderbeun, ashtu edhe mbi
personalitetet dhe ngjarjet historike që
kanë pasë lidhje me epopën tonë
kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj
vepre qëndron në orvatjen e auktorit me
dallue faktet nga legjendat dhe
paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me
interpretue ngjarjet historike mbas theoris
marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e
futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi
gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue
dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që
i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën
që prish ndoshta nji legjendë, por nuk
duket ma i bindëshëm.

Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet,
as kohën me i studjue vet burimet
origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky
kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan
Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak
shtesa ose ndryshime nga burime të tjera.

Kthimi në Krujë

Gjergj Kastrioti, që muer famë me
mbiemrin Skënderbe, ishte djali ma i vogël
i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve
princore ma të fuqishme të Shqipnis së
Mesme. Gjergj Kastrioti lindi në Mat më
1405, mbas biografis së Barletit, më 1412
mbas mendimit të Fan Nolit. Legjenda
popullore, që u thur mbas gojëdhanës,
thotë se e ama, Princesha Vojsava, kur
priste fëmijën pa në andërr se i dha jetë nji
dragoi që ishte i madh sa e tanë Shqipnija
dhe përpinte Turqët me shumicë. Gjergji
kishte, kur lindi, shenjën e nji shpatë në
krahun e djathtë. Që i vogël ai tregoi nji
interesim të çuditshëm për armët e luftës
dhe i pëlqente me luejtë si ushtar me vllaznit
dhe me djemt e tjerë të moshës së tij.

Mbas disfatës që pësoi nga dora e
Turqve më 1423, Gjon Kastrioti u detyrue
me i dërgue Sulltanit si peng të katër djemt
e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetëm 6
vjeç. Kurse shifrat që dhamë ma sipër
tregojnë se duhet të kenë qenë 18,
domethanë nji djal që kuptonte nga bota
dhe që nuk mund të asimilohej* krejt në
ambjentin e ri të Oborrit të Sulltanit.
Biografët ma të vjetër janë dakord se
Skënderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng në
Faqe 118

duert e Turqve para kthimit të tij dramatik
në Krujë më 1443. Domethanë se ishte nji
burrë i pjekun 38 vjeç kur ngriti flamurin e
luftës së shenjtë kundër shkelësit otoman.
Tue shkelë zotimin që kishte dhanë,
Sulltan MuratA i n detyroi të katër djemt e
Kastriotit të pranojnë fën muhamedane.
Mandej, iu ndërroi emnat tur quejtë
Gjergjin Isqender-Bej, që u kthye shqip në
Skënderbe. Ky asht një emën simbolik që iu
dha Skënderbeut për kujtim të Lekës së
Madh, tue qenë se nuk ekziston ndër
emnat muslimane.

Në oborrin e Sulltanit Skënderbeu u
vue në shkollën e kadetve të Pallatit.
Përveç truqishtes ai mësoi edhe disa gjuhë
të tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftës
zgjoi interesimin e tij ma të madh. Porsa
ishte në moshë me përdorë armët, ai u çque
në lojnat ushtarake në mes të gjith
vërsnikve të tij. Shpata ishte arma e tij ma e
preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti që
i pëlqente ma tepër. Nga pamja fizike ishte
i gjatë, me nji trup të derdhun prej statuje,
me sy që shkëlqenin nga gjallnija dhe
zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor të
mahnitshëm. Sulltan Muratit i kishte ba
përshtypje shkathtësia e tij mendore dhe
mjeshtërija e përsosun në garat me armë.
Ai e muer me simpathi dhe e la të jetonte,
ndërsa vllaznit e tij duket se u mbytën në
nji mënyrë që nuk dihet mirë.

Skënderbeu u ba komandant kavalerije
në ushtërin otomane dhe muer pjesë në
disa luftra të Sulltanit n'Evropë dhe n'Azi.
"Në rrethimin e nji fortese n'Anadoll, -
shkruen Fan Noli, - Skënderbeu, si Leka i
Madh, u ngjit majë murit, ngriti
sanxhakun dhe hyni i pari në qytet". Mbas
çdo spedite Skënderbeu kthehej
ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenë robër dhe
plaçkë pa masë. Fama e tij rritej dita-ditës;
ushtërija e adhuronte; komandantët e tjerë
e kishin zili.

Ndërsa Skënderbeu ishte në oborrin e
Sulltanit, lufta kundër Turqve vazhdonte
akoma në Shqipni. Sikur e pamë, më 1432,
Andreja Topija korri nji fitore të madhe, e
cila pat si pasojë nji kryengritje të
përgjithëshme prej Shkodre në Gjinokastër.
Tri ushtëri të tjera që Sulltani dërgoi
kundër Shqipnis tre vjet me radhë u
shkatërruen dhe u kthyen në Edrenë pa e
krye qëllimin. Suksesi ua shtoi guximin
Shqiptarve, të cilët sulmuen garnizonin
turk të Gjinokastrës. Atëherë Sulltani
dërgoi nji ushtëri të zgjedhun ndën
komandën e Isak Beut nga Shkupi.
Shqiptarët u kapën në mes të dy zjarreve
dhe pësuen nji disfatë të plotë. Megjithatë,
orvatja e Turqve me zaptue Beratin me
1438' u përpoq në nji rezistencë shqiptare
të pathyeshme.

Duket sikur Gjon Kastrioti kishte
qendrue larg këtyne luftrave tue respektue
detyrimet që kishte marrë kundrejt
Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq në vitin
1443, Sulltan Murati nuk ia dijti për nder
qëndrimin e tij korrekt dhe të paanshëm,
por aneksoi menjiherë principatën e tij dhe
dërgoi nji guvernator turk në kështjellën e
Krujës. Skënderbeu, i cili kishte mbetë si i
vetnu trashëgimtar i shtëpis së Kastriotve,
u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me
vehte se nuk do të linte që kjo grabitje të
kalonte pa dënim dhe se do të çkëpuste
pronat e familjes nga thonjtë e uzurpatorit.
Rastin e volitshëm për të prue betimin e
tij në vend Skënderbeu e gjeti më 1443. Ai
ishte tue marrë pjesë në nji speditë
ushtarake drejtue kundër Kristianve
t'Evropës, të primun prej Vojvodës së
Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndërmjet
të dy ushtërive u zhvillue në Konovicë afër
Nishit. Skënderbeu, i cili komandonte nji
krah të ushtëris turke, pushoi së luftuemi
dhe Hunjadi duel fitues. Skënderbeu, i cili
kishte ba mend me u kthye në atdhe për të

Faqe 119

librue tokat arbnore, detyroi qatipin e
Sulltanit me i dhanë nji ferman për
guvernatorin e Krujës që t'i dorzonte
kështjellën. Porsa mërrijti në Krujë, Gjergj
Kastrioti u kthye në fen e të parve dhe
proklamoi luftën e shenjtë kundër
invaduesve muhamedan. Ky epizod
dramatik i kthimit të Skënderbeut në Krujë,
asht përshkrue në historin e Barletit dhe
asht përjetsue në vjershën "Skanderbeg" të
poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan
Noli shpall se epizodi i kthimit të
Skënderbeut në kështjellën historike asht
pjella e imagjinatës së Barletit. Pikpamja e
tij asht se, mbas kapitullimit të Gjon
Kastriotit, Skënderbeu qëndroi pranë babës
së tij dhe vetëm kohëmbaskohe shkonte me
luftue për Sulltanin në krye të nji fuqije
shqiptare.

Kët thezë të rë Imzot Fan Noli e
zhvillon në historin anglishte të
Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e
vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk
u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të
gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri
se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e
Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon
drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse
përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj
Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe
titullin bej që ishte atëherë nji gradë në
hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pikë
që mbetet e pashpjegueshme në thezën e
Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi
njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së
Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në
luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1
vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka
ba historis së Barletit asht se, kur u muer
peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte
nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në
votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin
e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga
nji fuqi e huej.

Asht rasti me theksue se qysh kur
shkrojti historin e Skënderbeut në gjuhën
amtare, Fan Noli u ba dishepulli i
doktrinës së Karl Marksit. 1 hutuem nga
enthuzjazmi për kët fë të rë politike dhe
shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futë
historin në kallëpin e dogmave të thata
marksiste mbi luftën e klasave,
determinizmin ekonomik, etj. Në konceptin
materialist të historis që predikojnë
dishepujt e Marksit nuk ka vënd për
ndjenja patriotike dhe për heronj kombëtar,
jeta e të cilve asht përzie me legjendë,
mbasi për marksistët historin e bajnë
"masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep
prova ma bindëse, na do të preferojmë
kallzimin e Barletit mbi kthimin e
Skënderbeut në Krujë.

Skënderbeu në mes të Turqve
dhe Venedikut

Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi
kështjellën e Krujës dhe shpalli luftën e
shenjtë kundër invaduesve mysliman,
Skënderbeu shtini në dorë pikat e forta të
principatës së Kastriotve ku Sulltani kishte
vendosë garnizone ushtarake të
përhershme. Randësin ma të madhe në
mes të tyne e kishte Stefigradi, në kufinin
linduer të Shqipnisë, që shërbente si nji
kullë vëshgimi për të diktue afrimin e
ordhive anmike, të cilat aviteshin gjithnji
nga ai drejtim.
Të gjith Turqët dhe Shqiptarët që ishin
kthye muhamedanë u ftuen të pranojnë fen
Kristjane. Ata që refuzuen Skënderbeu
urdhnoi që të griheshin pa mëshirë. Kjo
ishte e para gjakderdhje që i dha shkëndijë
luftës 25 vjeçare që Skënderbeu bani
kundër dy Sulltanve osmanlli.
Nji valë e bujshme enthuzjasmi në tanë
Shqipnin shoqnoi kthimin e Skënderbeut
në Krujë. Fama e tij si nji prijës i madh
Faqe 120

ushtarak kishte ra në veshin e çdo
Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i
vogël, i pasun a i vorfën. Kjo ishte arma e
tij ma e fortë, mbasi ai kuptonte se nji
bashkim i ngushtë i të gjith Shqiptarve
ishte i domosdoshëm për me iu ba ballë me
sukses hyryshit të ordhive turke që nuk do
të vonoheshin mbas gjith atyne që
ndodhën. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime
të parve të kombit për të bashkue fuqit për
nji qëllim dhe ndën nji komandë të vetme.
Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend
kombëtar u mblodh në Llesh, që ishte ndën
sundimin e Venedikut. Në kuvënd muerën
pjesë krenët e familjeve ma të fuqishme
shqiptare, ndër të cilët ma të çquemit ishin:
Pal Dugjakini, Pjetër Shpati, Gjergj Ballsha,
Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu
edhe Stefan Cërnojeviç i Malit të Zi. Ata u
mblodhën më 2 Mars 1444 në kathedralën
e Shën Kollit dhe formuen Lidhjen e
Princave Shqiptar, tue zgjedhë njizanit
Skënderbeun si kryekomandant. Çdo antar
i Lidhjes rezervoi të drejtën me caktue
numrin e ushtarve që do t'epte si kontribut
drejt qëllimit të përbashkët.
Ndërsa Skënderbeu kishte likuidue
garnizonet turke në tokat e principatës së
Kastriotve, kështjella dhe qytete të tjerë të
Shqipnis ndodheshin akoma ndën
okupatën e anmikut. Kjo bahej simbas
rregullave të luftës mesjetare, kur nji prijës
lokal, i cili kapitullonte përpara Sulltanit,
detyrohej me pague nji haraç të
përvitshëm, me i dhanë peng nji a ma tepër
pjestarë të familjes së tij dhe me pranue
vendosjen e nji garnizoni turk në nji qytet
ose kështjellë të principatës së tij. Kur
Gjergj Kastrioti proklamoi luftën e shenjtë
kundër Sulltan Muratit, garnizone turke
kishte në Vlonë, Kaninë, Gjinokastër, Berat
dhe Elbasan.
Ndërsa në Shqipni u organizuen fuqit
për ndeshjen supreme me nji anmik që nuk

Gjergj Kastrioti
Skenderbeu

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani


dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte
marre fund gadi krejt çdo rezistence e
orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte
ba nji provincje otomane me Despotin
Gjergj Brankoviç si vasal te Sulltamt, te
cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te
bijen si grue

Bullgaria kishte pushue me qene nji
mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur
kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e
Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi i
rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene
Sulltam i diktonte Perandont se çfare
politike me ndjeke Kur perandon Jani i
Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te
mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe
çfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba
Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at
kohe Despoti i Morës, ku memzi po
qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn
Turqet nga nji ane dhe Pnncet latin te
Greqis nga ana tjeter

I vetmi udheheqes kristian qe luftonte
kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i
Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen
e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene
edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te
tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi
kishte emnue Hunjadin Vojvode te
Transilvanis dhe komandant te forteses se
Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te
Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti
rastin, sikunder e pame ma nalt, me u
kthye kunder Sulltamt

Boten Kristiane te Perendimit e
perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe
okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit
dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet
shkelen kambe n'Evrope, venedikasit
filluen me ba nji politike me dy faqe mbas
tradites se Dandolos, tue synue vetem e
vetem mteresat e tyne egoiste Qendrimi i
Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit
te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike
Faqe 121

oportuniste qe kishte per parim me i la
duert kur punet shkonin keq

Venedikasit lejuen qe Kuvendi te
mbahej ne toke te tyne per te dhane
pershtypjen se ishin ne favor te luftes
kunder Turqve Ata derguen observues per
te pa se ç'u vendos gjate Kuvendit, por
refuzuen me marre ndonji detyrim konkret
per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u
trondite nga qendrimi i dyshimte i
Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje
dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake
per sulmet nga lindja qe priteshin or'e çast

Sulltan Murati e priti lajmin e
"dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze
personale qe duhej ndeshkue pa vonese
Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake
nden komanden e gjeneralit te tij ma te
zotin do te mjaftonte per te likuidue
"rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte
me nji guxim te marre

Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten
turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores,
u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me i
dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por
pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer
haberin se ushteria e Ali Pashes ishte
sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e
Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se
Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte
qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000
te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit
ishin afro 2000 dhe po ai numur te
plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh
lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore
e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te
madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa
Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e
Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon
e brohonten me enthuziasem NjI i
derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne
Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa
kunore te Shqipnis.
Rasti ma i pare per bashkepunim ne

luftë të forcave kristiane u paraqit para
mbarimit të vitit 1444. Jani Hunjadi dhe
Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me
Turqët në skelën Varna të Detit të Zi.
Skënderbeu u ba gadi me u shkue në
ndihmë aleatve të tij, mirpo Despoti i
Sërbis, Gjergj Brankoviç, ndaloi kalimin e
ushtëris shqiptare nëpër tokat e tij. Ai vuni
si shkak armëpushimin për dhjet vjet që
ishte nënshkrue në mes të Hungaris dhe
Sulltanit në Czegedin më 12 Korrik 1444.
Në bazë të atij traktati Murati i II i kishte
njoftë si sundimtar në principatën e tij.
Kurse i dërguemi i Papës Kardinal
Cesarini e kishte bindë mbretin Ladislav
me e shkelë armëpushimin. Atëhere
Polonija dhe Hungarija i shpallën luftë
Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili
ishte tërheqë nga jeta aktive, u kthye me
vrap në Edrenë dhe muer komandën e
ushtëris turke. Beteja u zhvillue afër
Varnës. Armata Kristiane pësoi nji disfatë
dërrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkë
me mbretin Ladislav mbetën të vramë në
sheshin e betejës. 1 pikëlluem nga
pamundësijë me mbajtë premtimin,
Skënderbeu i dha nji mësim Despotit
Brankoviç tue ba kërdin në tokat serbe
pranë kufinit.
Të vetnut në botën kristiane t'Evropës
që e muerën me sy të keq fitoren e
Skënderbeut qenë Venedikasit. Ata u
trembën se mos Gjergj Kastrioti bahej prijës
i gjith Kristianve të Perëndimit dhe
kërcënonte ma tepër se vet Sulltani
dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre
tregtare jo shum të pastra.
Për të evitue nji gja të tillë Doga i
Venedikut filloi negocjata me Turqët për të
shtie në dorë Vlonën dhe Gjinokastrën.
Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetën
sebep nga një përleshje ndërmjet dy
familjeve princore shqiptare për me i
shpallë luftë Skënderbeut, i cili iu dha nji

Faqe 122

dackë të shëndoshë në betejën e Drinit më
23 Korrik 1448. Doge i banë apel Sulltanit,
i cili dërgoi menjiherë nji armatë në
Shqipni. Kësaj Skënderbeu ia ndreqi
hesapin në gusht po t'atij viti.
Nji paqe e mballosun u nënshkrue vitin
tjetër, kurse për pak Venediku do të kishte
humbë të gjitha posedimet e tij në Shqipni.
Skënderbeu muer premtimin se Republika
e Shën Markut do t'i paguente nji
subvencjon të përvitshëm prej 1400 dukatë
dhe nji hua prej 1500 dukatë për të marrë
pjesë me Hunjadin në luftën kundër
Turqve. Ky farë armëpushimi, jo shum i
sigurtë, vazhdoi deri më 1463 kur
Venediku vet ishte në luftë me Turqët dhe,
tue pasë nevojë për krahun e pathyeshëm
të Skënderbeut, vrapoi me firmue nji
aleancë me të.

Aleanca me Mbretin e Napolit

Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dërgoi mot
për mot kundër Skënderbeut nji ushtëri
turke ndën komandën e njanit apo tjetrit
prej gjeneralve të tij ma të mirë. Te gjith u
mundën me nji rregullsi të pagabueshme
para se me mërrijtë deri në Krujë. Ma në
fund, më 1450 Murati i II vendosi me u
nisë vet në krye të ushtëris për me i hangër
kryet këtij kapiteni të nji populli malcorësh
që guxonte me i ba luftë sundimtarit ma të
fuqishëm t'asaj kohe. Kështu u ba rrethimi
i parë i Krujës ndën komandën e vet
Sulltanit të perandoris Otomane. Ai kishte
prue me vehte metalin për të shkrie topa në
vënd. Gjylet treqind kilshe ranë si breshër
kundër mureve të kështjellës, mbasi
komandanti, kont Urani, refuzoi me
përbuzje nji ultimatum* me u dorzue.
Bombardimi i furishëm bani efektin dhe
muri i kalas u çpue në nji vend. Yryshi i
ushtëris turke me u futë mbrenda u ndal
përpara murit të krahnorve shqiptare.

Gjergj Kastrioti
Skenderbeu

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani


Muej me radhë Sulltan Murati nxiti
ushtarët e tij me zaptue reduktin e fundit të
rezistencës shqiptare, por më kot. Turqët
duhej të mbronin vehten nga sulmet e
trimave të Skënderbeut që kishin zanë
pozitë në malet përmbi kështjellën dhe nuk
e linin anmikun të merrte frymë, të
gruponte fuqit, të sillte ushtëri dhe mate-
rial dhe të pregatiste mësymjen.
Nërkaq, Venedikasit banin pare tue iu
shitë Turqve ushqim dhe municjon. Në
dëshpërim e sipër, Skënderbeu ofroi me iu
dhanë Krujën po të vinin me i ndihmue atij
në vend që me ndihmue anmikun. Por ata
thanë se tregtija me Turqët iu leverdiste ma
tepër. Prapseprap ndihma e venedikasve
nuk e shpëtoi Sulltanin nga disfata. Mbas
pes muej orvatjesh të pafrytëshme Sulltan
Murati ngriti rrethimin e Krujës dhe u
kthye në kryeqytetin e tij. "Kështu mbaroi, -
shkruen Falmrayer, - akti i parë i tragjedis
shqiptare".

Tue ndjekë gjurma-gjurmës Turqët që
po tërhiqeshin, Skënderbeu u kthye
triumfalisht në Krujë. Ishte e para herë
qysh prej kohës së Sulltan Osmanit, që nji
ushtëri turke thyhej në luftë tue pasë në
krye vet shefin e Perandoris. Skënderbeu
muer famë si gjenerah ma i madh i botës
kristiane. Ai kishte dalë fitues kundër nji
ushtërije dhjet herë ma të madhe dhe që ishte
pajosë me artilerin ma të mirë t'asaj kohe.
Triumfi i Shqiptarve kishte kunorëzue
gjashtë vjet luftime të parreshtuna, por
humbjet në njerëz ishin shum të mëdha.
Me mija Shqiptarë ishin vra në luftë ose
masakrue, shum krahina ishin shkretue
nga anmiku që tërhiqej. Skënderbeu kishte
nevojë të ngutëshme për ndihma, për me iu
ba ballë sulmeve të tjerë që nuk kishin për
të vonue. Pikërisht n'at kohë të kritikëshme
disa nga pjestarët ma të fuqishëm të
Lidhjes Shqiptare e lanë në baltë fatosin
kombëtar, tue dezertue kush në Turqët,
Faqe 123

kush me Venedikasit. Vetëm pjestarët ma të
ngushtë të familjes i qëndruen besnik
Skënderbeut.
Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugë tjetër
veçse me gjetë aleatë të tjerë jashtë
Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit të Napolit,
Alfonsit të V, i cili ishte anmik i
Osmanllive dhe i Venedikut. Kësisoj, Italija
e Jugut u përzie edhe nji herë në historin e
Shqipnis. Në nji kapitull të maparshëm
kallzova se si Papa Urban i IV ftoi të vëllan
e mbretit të Francës, Karlin Anjou (Anzhu),
me i shkue në ndihmë kundër mbretit të
Siçiljes dhe Napolit, Manfred, që ishte prej
shtëpis mbretnore gjermane Hohenstaufen.
Në Kallnuer 1266, Papa Klement i IV,
pasardhësi i Urbanit të IV, kunorzoi në
Bazilikën* e Shën-Pjetrit Karlin Anjou si
mbret të Siçiljes. Ai kishte ardhë n'Itali në
krye të nji ushtërije franceze, e cila mundi
forcat mercenare të Manfredit në betejën e
Beneventos. Karli hyni triumfalisht në
Napoli dhe u suell si nji zaptues pa
shkrupulla kundrejt popullatës vendase.

Anmiqsija kundër tij shkoi tue u shtue.
Në Siçilje, që ishte qendra e rezistencës, u
organizue nji komplot për të prue në fuqi
nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte
mbreti i Aragonës*, Don Pedro, i cili ishte
martue me të bijën e trashëgimtaren e
mbretit Manfred dhe ishte afrue me
Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun,
kundër Karlit Anjou, i cili kishte dalë si
eksponenti i dinanstis latine të Stambollit.
Sikur e pamë ma nalt, Karli kishte marrë
titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej
me debarkue në Shqipni. Pikërisht në at
kohë Don Pedro, me ndihmën financjare të
Paleologut, kurdisi planin e nji spedite
ushtarake kundër Siçiljes, mirpo para se
flota aragonase të nisej prej Barçelonës,
populli i Palermos bani vet nji kryengritje
që njifet në histori si "Vesprat Siçiljane",
mbasi ndodhi më 31 Mars 1282. Turma e

Palermos u çue peshë tue pa nji grup
francezësh që mundoheshin me rrëmbye
nji nuse që shkonte në Kishën e Santo-
Spirito, jashtë mureve të qytetit. Kupa e
vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushë
deri në buzë. Ata që panë sqenën e
keqpërdorimit të nji vajze të rë me duvak të
bardhë bërtitën "vdekje Francezve". I gjith
qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun,
kështjella u zaptue dhe para mbarimit të
ditës 2000 francezët e Palermos ishin
masakrue. Kryengritja u përhap në
krahina dhe, me pushtimin e Messinës më
28 Prill, e gjith Siçilja ishte librue nga
sundimi i huej. Tue pasë frikën e nji
kundërsulmi hakmarrës të Karlit Anjou,
Siçiljanët ftuen Don Pedron me marrë
kunorën si trashëgimtar i Manfredit. N'at
mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi
në fronin e Aragonës, dhe ai dërgoi të
vëllan Frederikun të mbretnonte në Siçilje.
Dinastija Aragoneze mbajti vetëm kunorën
e Siçiljes gjatë tanë nji shekulli, ndërsa
dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me
sundue mbretnin e Napolit.
Më 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna
e II, e cila nuk kishte fëmijë, adoptoi si
trashëgimtar rnbretin Alfons t'Aragonës
dhe Siçiljes. Por ndën presjonin e Papës
dhe të princave t'Italis, ajo ndërroi
mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-të të
dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq
para Joannës, ajo emnoi si trashëgimtar të
fronit vllan e tij, Renë de Provence. Por
mbreti Alfons i Aragonës vazhdoi me e
quejtë vehten trashëgimtar të mbretnis së
Napolit dhe, mbas vdekjes së Joannes, u
nisë për me e shtie në dorë. Halli asht se,
tue dashtë me prue në vënd ambicjen e tij,
Alfonsi ra në luftë me Genovezët, të cilët e
zunë rob dhe e prunë në Milano.
Filipi, Duka i Milanos, u bind nga
argumentat e Alfonsit se ishte marrëzi për
të me lidhë aleancë me Francezët për të

Faqe 124

prue dinastin Angjevine në krye të
mbretnis së Napolit. Kështu që Filipi e la
Alfonsin të lirë dhe e ndihmoi me vazhdue
luftën. Kaluen gjashtë vjet lufte dhe
përpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi
përsëri mbretnit e Napolit dhe të Siçiljes
ndën shpatën e tij. Ky ishte Alfons
Shpirtmadhi, të cilit Skënderbeu iu drejtue
për ndihmë mbas fitores së tij të
kushtueshme kundër Sulltan Muratit. Nji
traktat aleance u nënshkrue në Gaeta më
26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj
kohe, Skënderbeu u proklamue sa për
formë vasali i Alfonsit të V dhe u
angazhue t'i paguente nji shumë të
hollash vit për vit. Mbreti i Naplit, nga ana
e tij, muer përsipër t'i dërgonte Lidhjes
Shqiptare nji fuqi ushtarake të caktueme
dhe ndihmë financjare për të vazhdue
luftën kundër Osmanllive. Në krye të
trupave aragoneze u emnue nji gjeneral
luftëtar, i cili u vendos në Krujë. Traktatin e
nënshkruen edhe princat shqiptar të tjerë
dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me
Skënderbeun si kryekomandant i kunorës
së Aragonës, me nji pensjon prej 1500
dukatë në vit. Nji fuqi simbolike prej 100
ushtarësh katalanë zuni vend në
kështjellën e Krujës dhe qëndroi atje deri
mbas vdekjes së Skënderbeut. Mbas çdo
fitoreje që korrte kundër Turqve,
Skënderbeu i dërgonte Alfonsit nji pjesë të
plaçkës që mbetej në duert e Shqiptarve,
por asnji haraç në të holla. Traktati i
Gaetas ishte sajue si guri themeltar i
kryqëzatës kundër Sulltanit, tue ndjekë
gjurmat e prijësit norman Robert Guiscard.
Por kjo ndërmarrje dështoi dhe ushtërija
aragoneze nuk debarkoi në Durrës.
Skënderbeu vazhdoi të jet zot në tokën e
vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si
aleat me të drejta të barabarta. Mjerisht,
disa nga bashkëpuntorët ma të ngushtë të
Skënderbeut e interpretuen traktatin e

Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej.
Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te
Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale
pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue
nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne
shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me
nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit
Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa
Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te
Shqiptarve.

Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te
hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut.
Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika
ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj
Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines.
Kjo mertese prum me vehte pajtimin e
Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe
kishte marre anen e Venedikut mbas krizes
se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te
çmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe
nuk japin hollesina. Martesa politike e
Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne
mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te
kater djemt' e Arianitit, nipin e
Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte
rtite ne fë muhamedane, dhe parin e
Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku
mundohej me i nxite me nji menyre ose me
nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj
Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit
Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per
vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi
Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne
vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e
Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans
shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me
sukses kur Dukagjinet provuen se nuk
kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete
te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat
e tyne nuk u shpallen botmsht.
E vetemja disfate serjoze qe pesoi
Skenderbeu gjate karrjeres se tij
ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit
te okupuem nga nji garnizon i ushteris
Faqe 125

turke. NJI kontigjent napoletan prej 200
vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e
Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati u
rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm
aparatet e atehershem per te rrafe muret e
kalas dhe ma ne fund u çel nji vend per
kalimin e ushteris. Komandanti i
garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda
11 ditve po te mos i vinte den atehere
ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes
vendosi me e pranue ket dorzim me
kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris
shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter.
Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim
çthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve
te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue,
40.000 kalores Turq nden komanden e Isa
Bej Evrenozit plakosen ushterin shqiptare
dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane
gjalle as komandantin, Muzake Topija.

Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen
dezertimet ne anen e armikut. Ai qe
shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me
thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i
Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj
Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me
Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy
Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me
Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto
dezertime tue thane se Skenderbeu kishte
fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue
aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze
te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e
detyruen rrethanat historike me ndjeke at
politike, mbasi ishte e vetemja menyre per
me iu ba balle sulmeve turke. Densa
Shqipnija ishte e ndame ne principata te
vogla autonome, Skenderbeu ishte ne
rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te
keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone
te pavdekshem u provue aty per aty kur
Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne
krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue
para se te shkelte ne token arbnore. Moisiu

u kthye në Krujë i penduem dhe i kërkoi
ndjesë prijësit të kombit. Skënderbe
zemërluani u tregue burrë shteti i vërtetë
dhe e fali dezertuesin që i kishte ra ndër
kambë. Prej asaj kohe Moisiu luftoi
trimnisht për kauzën kombtare deri ditën
që pësoi vdekjen e martirit nga dora e
anmikut.

Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatës
së Beratit më 1457, kur Sulltani dërgoi nji
ushtëri prej 80.000 vetësh për me i dhanë
grushtin e vdekjes. Skënderbeu manevroi
në mënyrë që t'u linte Turqve përshtypjen
se nuk guxonte me iu dalë përpara dhe u
vërsul përmbi ta si shqiponja kur nuk e
prisnin. Humbjet e anmikut besohet të ken
arrijtë 15.000 deri 30.000 të vramë. Hamzë
Kastrioti kishte ardhë me ushtërin turke
për me u ba sundimtar i Shqipnis ndën
hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll
në kështjellën e Krujës. Skënderbeu tregoi
edhe nji herë shpirtmadhësin e tij tue falë
tradhëtin e të nipit, të cilin e kishte dashtë
aq shumë. Mbas kësaj fitorje të rë që habiti
botën, aq ma tepër sepse ishte e papritun,
Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si
kryekapedan të Selis së Shenjtë. Në nji letër
drejtue Perandorit të Gjermanis, Frederikut
të III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson
Skënderbeun si luftëtar të palodhun dhe si
Ushtar të Krishtit me krahun e
pathyeshëm. Në nji rast tjetër, Papa Kalikst
i III flet për "birin tonë të shtrenjtë
Skënderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis".
Më 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me i
shpërblye trashëgimtarit të Alfonsit të V,
mbretit Ferdinand të Napolit, ndihmën
bujare që i kishte dhanë i ati. Alfons
Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanë si
trashëgimtar Ferdinandin, birin e tij pa
kunorë. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej
origjine spanjolle, e kishte marrë mbretin e
Napolit në gazep për shkak se ai nuk
deshi me marrë pjesë në Kryqzatën kundër
Faqe 126

Turqve dhe dërgoi flotën kundër
Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e
Alfonsit e kishte nxitë Republikën detare të
Gjenovës me u afrue me dinastin
angjevine. Në vitin e vdekjes së Alfonsit,
Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor*
i Gjenovës. Nji mot ma vonë ai organizoi
speditën ushtarake për të zaptue Napolin.
Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra në
duert e Gjonit. Megjithatë Ferdinandi nuk e
ndjente vehten të sigurtë mbi fron, mbasi
ishte i kërcënuem nga baronët feodal
t'Italis së Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte
zanë vendin e Kaliksit të III, duel
përkrahës i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj
Kastriotin me i ardhë në ndihmë. Para se
me u nisë për n'Itali, Skënderbeu stabilizoi
marrëdhanjet me Venedikun, tue
nënshkrue nji traktat aleance të vërtetë. Me
porosin e Shenjtëris të tij Piu i n,
Kryepeshkopi i Durrësit Imzot Pal Engjëlli
bani pajtimin me Dukagjinët. Ma në fund,
u nënshkrue edhe nji armëpushim dy
vjetësh me Sulltan Muratin.

Kur u bindë se Shqipnija ishte sigurue
kundër anmiqve të jashtëm dhe
ngatërresave të mbrendshme, Skënderbeu
bani pregatitjet për speditën e Italis. Princi
i Tarantos, i cili ishte në krye të lidhjes së
Baronve t'Italis, u mundue ta bante
Skënderbeun me heqë dorë nga kjo punë,
tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte të
gjata si Mbret i Napolit. Skënderbeu e
kishte kuptue pozitën e tij të pashpresë,
por nuk donte me lanë në baltë në ditën e
rrezikut trashëgimtarin e aleatit të tij ma të
nderuem. 1 shkroi princit të Tarantos për të
hudhë poshtë propozimet e tij dhe mbaroi
tue thanë: "Jam mik i virtytit dhe nuk
lakmoj begatin".
Në verën e vitit 1461 Skënderbeu u nis
me det në krye të speditës shqiptare për në
Raguzë ku banonte nji koloni e fortë
shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje



madhështore. Mbasi pushoi disa dit,
Skënderbeu u nis për në Barletta, ku
debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorësh dhe
ushtarë të zgjedhun. Nënkomandant i
kësaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit,
Gjon Ballsha.
Pozita e Ferdinandit ishte gadi e
pashpresë. Pa bjerrun asnji minutë,
Skëndebeu filloi veprimin për të shpëtue
Barletlën që kishin rrethue anmiqt e
Ferdinandit me Princin e Tarantos në krye.
Me sulmin e vrullshëm të fuqive shqiptare
rrethimi i Barlettës u thye dhe Skënderbeu
bani kërdin në mes të ushtëris anmike,
ndërsa ajo po tërhiqej e demoralizueme.
Shpejtësia e rrufeshme e manevrimit dhe
dora e sigurtë në drejtimin e sulmeve i
fituen Skënderbeut admirimin e mahnitun
të gjith atyne që e vëzhguen.
"Emni dhe lajmi i ardhjes së tij, -
shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetëm
që shkatërroi gjith planet e anmikut, por
mbushi tanë Italin me famën dhe
ngadhnjimin e tij". Mirënjoftja e mbretit
Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti
Skënderbeun "Babë" dhe i dha në posedim
të përhershëm Tranin dhe San Giovanni
Rotondon n'Italin e Jugut.
Fitoret e Gjergj Kastriotit në Barletta dhe
mandej në Trani e kthyen fatin e luftës në
favor të mbretit lë Napolit. Ushtërija e
Ferdinandit kaloi në ofensivë dhe, ma në
fund, rezistenca e Baronëve t'Italis u
dërrmue. N'at kohë Skënderbeu vrapoi me
u kthye në Shqipni, mbasi ishte dukë në
horizont rreziku i nji ofensive të re turke.

Karakteri i Skënderbeut dhe cilsit e tij
si prijës luftarak

Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeç kur u
ba prijësi i kombit shqiptar në luftën
kundër invaduesit otoman. Fuqija e tij
fizike dhe shkathtësija mendore ishin në
Faqe 127

kulm. I gjatë, i hijshëm, me shtat të
derdhun si nji statujë, me tipare të
skalituna dhe nji pamjf- madhështore,
Skënderbeut i kishte dhanë Zoti nji fuqi
vigani dhe shpejtësin e nji atleti te
përsosun në lëvizje. Ishte nji gjeni i lindun
përsa i përket artit të luftës dhe nji luftëtar i
pashoq për trimnin dhe aftësin e tij më iu
prie të tjerve.
Asnji armë lufte e atij shekulli nuk
kishte sekrete për Skënderbeun, por ai
çquhej sidomos në përdorimin e shpatës së
tij të gjatë dhe të përkulun, nji shpatë që
çdo njeri tjetër memzi e ngrinte me të dy
duert. Mbasi ishte aq i fortë dhe i
shëndoshë, i pëlqente me hangër dhe me pi
boll, por kënaqej me pak orë gjumë, tue
mos e pasë për gja me fjetë atje ku të
qëllonte. Dëfrimet e zakonshëm të jetës nuk
i interesonin fort dhe ai gjente prehje në
sportin e njeriut të aksjonit si gjueti,
vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake që i
ndihmonin me mbajtë trupin në formë të
mirë dhe me ushqye burimet e energjis të tij
të pashterueshme. Guximi i tij në sheshin e
luftës mund të dukej krejt i çmendun sikur
të mos ishte shoqnue nga gjakftotësija dhe
gjykinu i mprefet që e vinin gjithmonë në
gjendje me e dominue situatën dhe me
sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij të
bardhë dhe me shpatën gadi për të prë
kryet e anmikut, Skënderbeu u printe
trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji në
vendin e rrezikut ma të madh, tue përbuzë
vdekjen me nji qetësi shpirtnore që nuk
mund të përfytyrohej. Kishte shpëtue gjallë
gadi për nji fije kaq shpesh saqë njerzija
kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije të
Zotit. Skënderbeu muer vetëm nji herë nji
varrë në shpatull, tue u rrëzue prej kalit
ndërsa e rrethuen trimat shqiptar.
Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten
dhe vazhdoi luftën.


Gjergj Kastrioti ishte i pamëshirshëm
me anmiqtë por gjithmonë i gatshëm me
falë ata që i kishin ba keq dhe që i kërkonin
ndjesë. Besa shqiptare ishte parimi i kodit
tonë moral që ai çmonte ma tepër, dhe nuk
ishte punë që t'i shmangej edhe sikur të
rrezikonte me bjerrë gjithçka. Në përgjigjen
që i dërgoi Princit të Tarantos, i cili e ftonte
me braktisë mbretin e Napolit në fatin e tij,
Skënderbeu thoshte: "Na që kemi pa kaq të
mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret
Alfons, do të baheshim me turp dhe do të
na nxihej faqja si njerëz të pabesë dhe pa
mirënjoftje sikur të mos i shtrinim dorën të
birit në ditën që ka nevojë".
Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten
liris dhe mirëqenjes së popullit me nji
vetmohim të plotë. Qëllimi i tij ishte jo
vetëm t'i mbronte nga sulmet e anmikut të
huej por edhe t'i bashkonte si nji komb të
pamvarun. Tue dashtë me veprue si nji
prijës kombëtar dhe jo si nji shef feodal
Skënderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga
krenët ma të fuqishëm të Shqipnis, të cilët
donin të ushtronin nji pushtet absolut në
krahinat e tyne dhe nuk ngurruen të
dezertonin në fazën ma të kritikëshme të
luftës kundër Turqve. Gjergj Kastrioti ishte
nji Katolik i divotshëm dhe i frymëzuem
nga forca morale që ngriti valën e
Kryqzatave në shekujt e maparshëm. Në
çdo rast të jetës së tij ai u mundue të
vepronte simbas urdhnave të fes kristiane.
Dëshiri i tij ma i flakët ishte me fitue
zemrat e njerzve me mirësin, drejtësin dhe
bujarin e tij, se me i dominue me anë të
frikës dhe të interesit material.
Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar
Skënderbeu u tha (simbas tekstit të Barletit
përkthye nga Fan Noli):
"Kapedanë dhe ushtarë trima".
S'është as e re, as e papritun pamja që
kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një
race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë

Faqe 128

të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj.
Edhe jam i lumtur tani që mund t'ju hap
zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa
kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall
për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë.
Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i
Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që
kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga
mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe
nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të
helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa
ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe
shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë
mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj
dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë
dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më
tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua
fsheha planet e mia dhe s'jua çfaqa
dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s'u
kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po
se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u
futtë në këtë valle; po se puna duhej
mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se
duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të
derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do
t'ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe
ahere çdo shpresë për të nesërmen
fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e
mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe
mjetet për ta nisur ikin e s'kthehen kurrë
prapë. Prandaj s'ja tregonja planin tim as
vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste
gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për
dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur
këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me
ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e
vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse
rronim e hanim bashkë dhe kishim një
zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë
nga këta s'më kish dëgjuar kurrë të zë
n'gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin,
gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë
mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj
Gjergj Kastrioti
Skenderbeu

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani


nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta
prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se
kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se
është me të vërtetë çudi që trima kryelartë
si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë
robërin e barbarve, duke pritur të më
shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e
meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që
kini mirësinë të më jipni? Lirinë s'jua solla
unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa
shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin,
renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush
e kush më shpejtë, sikur t'ishin ngritur nga
varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të
kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia. Më
prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë
aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më
bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë
ju. Këtë mbretëri, këtë qytet nuk jua dhashë
unë, po ju gjeta t'armatosur, lirinë e kishit
kudo, në krahërore, në ballë, në shpata e në
ushtat; si gardjan besnikë t'emëruar prej
tim eti, ja ma vutë mbi krye këtë kunorë, ju
ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë
zot të kësaj mbretërije, të cilën ma ruajtët
me aq besë, me aqë kujdes, me aq
mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e
perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë.
Pjesën më të madhe, pothuaj tërë
punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e
saj u fitua; Dibra dhe Malësitë u bashkuan
me ne; anmikut s'i mbeti as emëri, as
shënjat në fushat tona; qëndrojnë vetëm
fortesat. Kam shpresë t'i marrim edhe këto
me hir a me pahir, me dhelpëri a me
trimëri, ndonëse garnizonet turke janë më
të forta dhe kështjellat janë vendosur si
shkëmbenj të ashpër dhe të paafruarshëm.
Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe
s'i kanë mbetur veçse muret e fortesave. Po
për këto do të këshillohemi e do të
përfundojmë më nurë kur të vemi në vënt e
kur të kemi armët në dorë dhe anmikun
përpara, sesa tani për së largu dhe pa ditur

Faqe 129

se ç'kemi përballë. Do të nisim nga Petrela
më parë, jo se kjo është më e lehtë për t'u
fituar - përkundër është një fortesë prej
natyre dhe ka një garnizon të fortë - po se
ndodhet më afër kryeqytetit, dhe jam i
sigurt që lajma e mirë e ngjarjeve në Krujë
ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar
nga trimërija e juaj dhe nga çkatërrimi i
garnizonit të Krujës, ndofta do të na
lëshojnë fortesën më të mirë; në mos, po do
t'i shtrëngojmë të na e japin me të keq. Një
gjë vetëm duhet të keni nër mënt: në mos e
marrshim Petrellën, asnjë nga ne s' duhet të
kthehet prapë i gjallë.
Ngrehni pra flamurin përpara, dhe
rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si
gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na
ndilnmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë.

0 Burrani!"

*****
Kujdesja për ushtërin ishte kasaveti ma
i madh i Skënderbeut. Ai dijti me përfitue
nga eksperjenca e vet pranë Sulltanit, tue
krijue nji ushtëri të zgjedhun dhe të
përhershme mbas modelit të Jeniçerve. Por
ai nuk kishte nevojë me përdorë metodën
barbare të grabitjes së djemve të mitun nga
gjiu i familjes për me i mbyllë në kazermat,
mbasi çdo Shqiptar lakmonte me shërbye
si ushtar i përhershëm i prijësit
t'adhuruem të kombit. Kjo ushtëri
kombtare, që ishte rekrutue mbas listave të
hartueme nga Skënderbeu vet, nuk
kapërcente të dhjetmijët. N'at kohë nuk
kishte as kazerma dhe ushtarët banonin
nëpër shtëpijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji
ushtëri turke po i afrohej kufinit epej
kushtrimi nga kështjella e Krujës dhe
trimat e Kastriotit vraponin nëpër vendet
që iu ishin caktue. Kryetarët e familjeve
sunduese shqiptare, që kishin aderue në
kombëtare në krye të forcave armate të
tyne. Por faktori vendimtar në fitoret e
Skënderbeut ishte garda e tij personale, e
cila përbahej nga dy a tre mijë kalorës. Kjo
ishte e vetëmja armë që mund t'iu bante
ballë Turqve, të cilët ishin kalorës të
lindun. Tue përdorë taktikën e sulmeve të
befta me trimat e hypun në kuaj që shkonin
si vetëtima, Skënderbeu shkaktonte
rrëmujën dhe panikun në mes të kambsoris
anmike, qoftë në marshim e sipër, qoftë kur
kishte rrethue nji kështjellë. Në fushë të
hapët ai manevronte në mënyrë që me
drejtue ushtërin anmike në nji tokë të
përshtatun, ku mund t'i vërsulej me
kalorësit si shkaba dhe t'i grinte copë-copë.
Gjithmonë në ballë të ushtëris gjatë këtyne
betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte
fitoren vetëm me prezencën e tij, tue u futë
tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqët kishin
të drejtë me i pasë frikën, mbasi
Skënderbeu nuk njifte mëshirë kur ishte
tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se
anmiku ishte i tillë jo vetëm nga kombsija,
por edhe nga feja, dhe kodi moral i
Mesjetës nuk u vinte asnji kufizim
kristjanve që luftonin kundër
muhamedanve.
Tue mos lypë nga të tjerët ma shum
sesa ishte gadi të bante vet, Skënderbeu
adhurohej nga ushtarët e tij, të cilët i
bindeshin me nji vetmohim të plotë. Ai vet
kujdesej mbas çdo fitoreje që seicili të
merrte pjesën që i takonte nga plaçka e
zanun prej anmikut. Ai u epte shpërblimin
moral, që ishte ma i çmueshëm, atyne
oficerve dhe ushtarve që ishin dallue ma tepër
për guxim dhe trimni, tue i ftue në tryezën e
tij dhe tue pi për shëndetin e tyne.
Rrallë iu desht të përdorte autoritetin e
tij si kryetar kundrejt misave të paris
shqiptare, që luftonin ndën komandën e tij
për kauzën kombtare. Ai imponohej gadi
gjithnji me forcën e karakterit të tij, me

Faqe 130

gjykimin e pagabueshëm, me aftësin e tij si
mjeshtër në artin e luftës dhe me
shembullin që epte, t'ue dalë gjithmonë vet
përpara. Por Gjergj Kastrioti nuk përbuzte
kurr mendimin e prijësve të tjerë të luftës
kombëtare. Para çdo beteje me randësi ai
mblidhte këshillin e luftës që përbahej nga
gjeneralët e ushtëris dhe pjestarët e Lidhjes
Shqiptare dhe vendosnin së bashku planet
strategjike mbas nji bisedimi të hapët dhe
të imtë. Në rastin e rrethimit të Beratit më
1455, Skënderbeu iu përulë vendimit të
shumicës me pranue ofertën për
armëpushim të garnizonit turk megjithqë
vet ishte i bindun se po bahej nji gabim
fatal. Faktet e provuen se kishte pasë të
drejtë dhe Skënderbeu e pagoi tue pësue të
vetmen disfatë të karrjerës së tij.
Fama e Gjergj Kastriotit ishte përhapë
në tanë botën Kristiane. Ndërsa mbretën
dhe krenë feodal t'Evropës ishin zhytë në
grindje dhe rivalitete personale sa mos me
pa rrezikun që kërcënonte mbarë
Krishtenimin, shum 'njerëz të thjeshtë të
atyne viseve ishin enthuzjasmue nga
qindresa heroike e Shqiptarve ndën
udhëheqjen gjenjale të fatosit kombtar.
Shum qytetarë t'Evropës Kristiane, e tue
përfshie edhe Anglezë, kishin vrapue në
kështjellën e Krujës për të luftue si ushtarë
të Gjergj Kastriotit.
Nuk asht nji ekzagjerim me thanë se
Skënderbeu ishte nga klasa e heronjve
legjendar, të cilët penda e Plutarkut i ka ba
të pavdekshëm. Kësaj i duhet shtue se
Skënderbeu ishte pjestar i fundit i kësaj
falange që nuk dinte se ç'asht frika dhe që
jetonte për të luftue për idealin e liris dhe të
mirën e nji populli që e kishte zgjedhë si
prijës. Merita e tij ma e madhe asht se ai
jetoi në praku i shoqnis moderne dhe se u
frymzue nga feja kristiane. Gjatë nji çerek
shekull, ai luftoi për të mos lanë që
Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik të

çkëputeshin nga vathi i qytetnimit
perëndimor për disa shekuj.

Triumfi i fundit dhe vdekja e Skënderbeut

Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas
orvatjes së tij me zaptue Krujën dhe në
fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet i
11. Si nji djalosh njizet vjeçar Mehmeti i n
kishte shoqnue të jatin në speditën kundër
Shqipnis dhe kishte vuejtë në sedrën e tij
nga disfata. Kujtimin e ritiratës nga
Shqipnija Mehmeti i II e kishte në zemër si
plagë dhe nuk duronte që Gjergj Kastrioti
të nderohej si gjenerali ma i madh i botës
Kristiane, i cili kishte thye Turqët në luftë,
tue prishë kësisoj famën e tyne si nji popull
luftëtar që nuk dinte deri atëhere se
ç'domethanë me humbë nji betejë. Përveç
kësaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji
pengesë e padurueshme për ambicjen e tij
me zaptue Romën dhe me e proklamue
kryeqytet të Perandoris otomane.

Sulmin e parë Sulltan Mehmeti e drejtoi
kundër Stambollit, të cilin e zaptoi me
1453. Kur u përhap lajmi se kryeqyteti
lavdiplotë i Perandoris Bizantine u shkel
nga Turqët, nji valë tmerri dhe pikëllinu
shpërtheu nëpër Evropën. Bota Kristiane
priste me ankth në zemër se ku do të ndalej
hovi i këtij rrebeshi që kërcënonte me perla
qytetnimin perëndimuer. Skënderbeu me
nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si i
vetmi prijës Kristian i Evropës lindore që
nuk kishte lëshue armët. Prej vitit 1455 e
deri më 1462, Sulltan Mehmeti dërgoi
njimbasnji disa armata turke ndën
komandën e gjeneralëve të tij ma të mirë
për të zaptue Shqipnin. Skënderbeu nuk i
la as t'i afroheshin Krujës, por i shpartalloi
të gjttha në luginat dhe rrypinat në mes të
Dibrës dhe Ohrit.

Ndërsa presjoni i Turqve bahej gjithnji

Faqe 131

ma i randë me u përballue, Skënderbeu
kishte ra në hall edhe nga intrigat dhe
manevrat e Venedikut. Logjikisht,
Republika e Shën-Markut duhej të
formonte nji front të përbashkët me mbretin
e Shqiptarve, mbasi Turqët sigurisht do të
vërsuleshin kundër saj ditën që të kishin
shtië Krujën në dorë. Kurse Skënderbeu u
shtrëngue ta detyronte Venedikun me
lidhë nji aleancë me të, tue krijue
përshtypjen sikur kishte ba paqe me
Sulltanin.

Më 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji
fushatë kundër Bosnjës në krye të ushtëris
së tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanë
fund luftës kundër Turqve tue nënshkrue
më Sulltanin nji paqe fiktive me kushte që
nuk dihen. Por, njikohësisht Skënderbeu
lajmëroi Papën se ishte gadi me rifillue
luftën kurdoherë që ta shifte të nevojshme.
Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne
me Gjergj Kastriotin u nënshkrue po at vit.
Në bazë të këtij traktati Skënderbeu u
angazhue t'i shpallte luftë Turqis, ndërsa
Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmë të
përshtatun. Nji kontigjent venecjan i
përbamë nga 1300 ushtarë dhe kalorës u
dërgue në Shqipni bashkë me 2000 dukatë
për të mbulue shpenximet e luftës. Djali i
Skënderbeut, Gjon Kastrioti, muer
privilegjin e trashëguem të nji qytetari të
Venedikut dhe u ba antar i Këshillit të
Madh të paris venecjane.

Fill mbas nënshkrimit të marrëveshjes
në mes të Venedikut dhe Skënderbeut,
Papa Piu i II u bani nji thirrje të gjith
Kristianve me marrë kryqin kundër
Turqve. Mjerisht apeli i tij ra në veshë të
shurdhën. Dukej sikur asnjeri nuk ishte i
interesuem me mbrojtë Krishtenimin. Deri
edhe Ferdinandi i Napolit, për të cilin
Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk
muer pjesë në Kryqzatë. Piu i II, tue vue
gjith besimin e tij ne Skënderbeun dhe në

Gjergj Kastrioti
Skenderbeu

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani


mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis
për në Ragusë që ishte caktue si piknisja e
shefave kristian për të lançue Kryqzatën.
Fati i zi e deshi që ai të vdiste rrugës dhe,
bashkë me të, u varros shpresa e fundit e
nji fronti të përbashkët kundër anmikut
otoman. 1 goditun deri në thelbin e zemrës
nga kjo vdekje e papritun, Skënderbeu
ndaloi menjiherë pregatitjet për me shkue
në Raguzë. Por ai i kishte shpallë luftë
Sulltanit të nesërmen e ditës kur Papa bani
thirrje për Kryqzatën kundër Turqve.
Kështu që Shqipnija kishte ngelë vetëm
përballë sunduesit otoman të ndezun
pishë, tue pasë si aleatë Venedikun, që pak
mund t'i besohej. Pa bjerrun kohë, Sulltan
Mehmeti nisi Ballaban Pashën në krye të
ushtëris turke për të shembë reduktin e
fundit të rezistencës kristiane në kët anë të
Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji
renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktikën
luftarake të Skënderbeut dhe reflekset* e tij
në sheshin e betejës. Nji dyluftim për
vdekje në mes të këtyne dy prijësve
vazhdoi katër vjet pa nji fitore të plotë për
asnjanën palë.
Ishte pikërisht gjatë fushatës së parë
kundër Ballaban Pashës që Skënderbeu
muer varrën e parë dhe të vetme. Të dy
ushtërit ishin perleshë afër kështjellës së
Stefigradit. Skënderbeu si gjithmonë iu
printe trimave Shqiptarë atje ku lozej fati i
luftës. Kali i tij u plagos randë dhe heroj
kombëtar u përplas në tokë dhe vrau supin
tue u përpjekë mbas cungut të nji peme. Për
nji minutë i ra të fikët nga dhimbja e
madhe. Roja e tij e rrethoi nga çdo anë,
ndërsa Turqët sulmonin me rrëmbim. Me
nji përpjekje gadi mbinjerzore luani i
Arbnis u çue në kambë, hypi mbi nji kalë
tjetër dhe u vërsul kundër anmikut të
mahnitun dhe të tmerruem.
Në ndeshjen e dytë me Ballaban
Pashën, Turqët zunë rob disa nga

Faqe 132

gjeneralët ma të mirë të Skënderbeut, ndër
të cilët edhe vet Moisiun e Dibrës. Me
urdhën të Sulltanit ata pësuen nji vdekje të
llahtarshme tue iu rrjepë lëkura për së
gjalli. Mbarë kombi shqiptar i vajtoi si
martirë të atdheut. Në betejat e
mapastajme, Shqiptarët e xhindosun nga
zemrimi, nuk lanë ma gjallë asnji Turk që
ra në duert e tyne. Sulltan Mehmetin, që
kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma
vendi. Ai u nis vet në krye të nji ushtërije
prej 200.000 vetësh për me i dhanë nji
mësim të fundit këtij kombi të vogël që nuk
ndigjonte me iu përulë. Sa muer lajmin,
Gjergj Kastrioti vrapoi për me u kapë me
fuqin invaduese sa ma larg kah lindja.
Mbrojtja e kështjellës së Krujës i ishte besue
Tanush Topijës. Me gjith pengesat që i
vuni fuqija e lehtë shetitëse e Skënderbeut,
ushtërija turke mërrijti para mureve të
Krujës dhe topat filluen me vjellë gjylet e
tyne prej guri. Mbrojtësit e fortesës
simbolike nuk i tronditën topat dhe as që i
tërhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se
fitorja nuk ishte as për sot, as për nesër, u
largue nga Shqipnija tue lanë Ballaban
Pashën me vazhdue rrethimin e Krujës. Ai
kuptoi nji gja: me mundë Shqiptarët nuk
ishte punë aq e lehtë sa me zaptue
Stambollin, prandaj u kthye në kryqytetin e
tij për të pregatitë nji speditë në shkallë
edhe ma të gjanë.
Po në at kohë, Skënderbeut nuk i kishte
mbetë ma veçse trimnija dhe vullneti mos
me u përulë derisa kishte fuqi të luftonte. 1
dishpruem nga apathija dhe verbnimi që
mbretnonin në botën Kristiane, ai u vesh si
ushtar i thjeshtë dhe shkoi vetëm në Romë
për me kërkue ndihmë. Peshkopë dhe
Kardinalë duelën me e pritë dhe nji turmë e
madhe Romakësh e brohoriti me
enthuzjasmë. Në nji ceremoni të
shkëlqyeshme që u mbajtë në Bazilikën e
Shën-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dorë të

Gjergj Kastrioti
Skenderbeu

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani


vet nji shpatë nderi dhe nji qylahe të
bekueme. Por si ndihmë financjare për të
vazhdue luftën, u mblodhën vetëm 7000
dukatë. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi në
Napoli, ku mbreti i dha nji shumë të
hollash dhe, aq sa kishte, armë dhe pajime
lufte.
Ndërkaq, rrethimi i Krujës vazhdonte
dhe gjëndja e të rrethuemve ishte ba e
padurueshme. Skënderbeu porsa u kthye
në atdhe nxuer shpatën dhe u turr kundër
anmikut nga malet përmbi Krujën që
mbajnë sot emnin e tij. Ballaban Pasha u
zue në pritë dhe vdiq nga plagët që muer
n'atë ndeshje. Armata turke mbeti pa
udhëheqës dhe u shkatërrue. Shumica e
ushtarve të Sulltanit u vranë dhe fare pak
muejtën me dalë gjallë nga Shqipnija.
Shqiptarët nuk patën kohë me marrë
frymë, kur nji tjetër ushtëri turke u çfaq
përsëri para mureve të Krujës. Por edhe kët
herë fortesa legjendare nuk u dorzue.
Sulltani i tërbuem i dha urdhën ushtëris
me djegë e shkretue viset e Shqipnis ku
arrinte dora e saj. Por falangat e vetëtimta
të Gjergj Kastriotit e ndoqën anmikun
kamba-kambës tue ba kërdin në radhët e
tij. Mbas dy javë që kaluen me plaçkitje dhe
shfarime, Turqët me Sulltanin në krye u
kthyen në Stamboll të brengosun nga
pikëllimi i disfatës.
Ky ishte triumfi i fundit i Skënderbeut.
Nji mot ma vonë, me 17 Kallnuer 1468,
heroi i ynë kombëtar, që kishte dalë i
pacënuem nga gjith ato beteja, u mposhtë
nga nji ethe e mallkueme që nuk i gjindej
dermani. Ai kishte shkue në Llesh me
kryesue nji kuvënd të Lidhjes Shqiptare
për të shestue plane që të nxirrej anmiku
prej Shqipnis. Prijësi i pazëvëndësueshëm
la kët botë para se Kuvendi të merrte
ndonji vendim. Akti i tretë i tragjedisë
shqiptare u luejtë pa të, dhe epilogu ishte
ai që mund të pritej.
Faqe 133

Gjergj Kastrioti u varros në Kathedralen
e Shën Kollit në Llesh, të cilën e kishte
rindërtue pak vjet ma parë. Kombi shqiptar
derdhi lotët çurk, tue vajtue mbretin e
adhuruem që i kishte shërbye gjatë nji
çerek shekullin si mburojë e pathyeshme,
dhe që kishte fitue respekt dhe admirim në
çdo skaj t'Evropës me fitoret e tij të
habitëshme që dukeshin gadi si nji
mrekulli e Zotit. Nji gojdhanë thotë se
Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e
vdekjes së fatosit shqiptar bërtiti: "Mjer
Krishtënimi që ka bjerrë shpatën dhe
mburojën e tij. Tash, ma në fund, Evropëa
dhe Azija janë për mue. Ruejna Zot që të
kemi anmik nji tjetër luan si ai". Dhjetë vjet
mbas vdekjes së Skënderbeut, Turqët hynë
në Llesh, çelën varrin e tij dhe banë
hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue
se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta,
mbasi ishte përhapë kudo besimi se ai vet
nuk mund të vritej nga nji armë e dorës së
njeriut. Kjo asht aq e vërtetë saqë, pak kohë
mbas vdekjes së Skënderbeut, nji ushtëri
turke që ishte tue invadue krahinat e
Shkodrës, muer arratin në panik e sipër
kur u përhapë lajnu se Skënderbeu po iu
printe Shqiptarve.
Donika dhe Gjon kastrioti shkuen në
Napoli. Për dhjetë vjetë të tjerë flamuri me
shkabën dykrenore valoi mbi kështjellën e
Krujës. Mbrojtjen e siguronin trimat
Shqiptarë ndën Lek Dukagjinin dhe nji
kontigjent venecjan ndën komandën e
Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj
Kastriotit ra në duert e Turqve me 16
Qershuer 1478 mbas nji rrethimi të gjatë që
kërcënonte me shfarue banorët nga urija
dhe lëngatat, ndërsa Kontarini ishte vra
dhe Lek Dukagjini kishte zanë shtratin, i
pazoti me lëvizë. Me gjith premtinun
solemn të Sulltan Mehmetit me shpëtue
jetën e trimave shqiptarë, asnji burrë nuk
mbet gjallë dhe gratë dhe fëmijt u zvarrisen
Gjergj Kastrioti
Skenderbeu

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani


në skllavëri. Ky ishte fundi tragjik i luftës
epike që heroi legjendar i Shqiptarve bani
për nji çerek shekulli kundër invazionit
otoman.
Fjalën e fundit mbi vëndin e
Skënderbeut e kanë thanë dy Papë, Kalikst
i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka
konfirmue historija. Piu i II shkruen kështu
në Komentarët e tij: "Ai kaloi gadi gjith
jetën e tij tue luftue për kauzën Kristjane.
Asht zor me gjetë nji prijës Kryqzate që
mund të krahasohet me të". Papa Kalikst i
III ka përmbledhë me kët fjali të goditun
randësinë historike të luftës së
Skënderbeut: "Si nji pendë e patundëshme,
ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe i
pengoi të zaptonin Evropën Kristjane".
Mandej e tanë Evropa shprehu
admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetër
edhe për disa shekuj me radhë. Në librin e
lutjeve të Mbretneshës Elizabeth të Anglis
botue më 1559, dita e vdekjes së
Skënderbeut mban kët shënim: "17
Kallnuer. Si sot vdiq princi i mirë
Skënderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues i
Turqve".
Më 1597, fisniku francez Jacques de
Lavardin (Zhak dë Lavardin) shkroi
biografin e plotë të Skënderbeut. Vepra e tij,
bazue kryesisht në Barletin, asht frymëzue
nga dashurija dhe admirimi i kulluet për
heroin tonë kombëtar. Në Parathanjen e tij,
Lavardini i drejtohet aristokracis franceze
me kto fjalë: "Kjo asht jeta e Gjergj
Kastriotit, i quejtun Skënderbe nga Turqët,
Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshëm i
të cilit meriton pa fjalë të përmendet në
tempullin e Kujtimit".
Vepra e Lavardinit inspiroi poetin
francez Ronsard me shkruejtë nji vjershë
kushtue Skënderbeut. Mbasi kujton
ngadhnjimet e lashta të Epirit, poeti
vazhdon:
Faqe 134

"... Dhe Skmderbeu mundës i Skithve
Që prej gjith Azis, Ungjillin kanë dëbue
O ti, nder i këtij shekulli
Oshqipiar i shënuem prej Fatit
Dora jote mundi Turcjët njizet e dy herë
Shtine tmerrin në rradhët e tyne,
I bane me lanë eshtnat në muret e Kështjellës.
Por ti do të kishe vdekë, i harruem nga njerzimi,
Sikur përpjekja e devotëshme e të ditunit
Lavardin
Të mos kishte përjetësue betejat e tua..."

Sir William Temple, burrë shteti dhe
shkrimtar politik anglez i shekullit të XVII,
e ven Gjergj Kastriotin në rradhën e
prijësve luftarak dhe Perandorve luftëtar
ma të mëdhenj të historis. Në nji vepër mbi
Virtytet Heroike, ai shkruen: "Gjergj
Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun
zakonisht me emnin Skënderbe, si dhe
Hunjadi, nënmbret i Hungaris, janë dy
gjenerala ngadhnjimtarë dhe burra me
karakter të naltë që luftuen sa qenë gjallë si
çempjonë të Krishtenimit. Ata ishin ba
tmerri i Turqve dhe, tue pasë vetëm nji fuqi
të vogël ushtarake, u banë ballë me sukses
për kaq vjet sulmeve të përsëritun të gjith
ushtëris otomane".
Voltaire shkrojti më 1754: "Sikur
Perandorët e Bizantit të kishin qenë si
Skënderbeu, Perandorija Romake e Lindjes
nuk do t'ishte çdukë".
Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert
mbi historin e luftrave shkrojti me 1756:
"Skënderbeu ua kalon të gjith prijësve
ushtarakë të lashtë dhe modernë si
udhëheqës i nji armate të vogël defensive".
Historiani i famshëm Eduard Gibbon
që ka shkruejtë veprën klasike mbi
"Dekadencën dhe Çdukjen e Perandoris
Romake" dënon Skënderbeun pse dezertoi
Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe i
bani luftë bamirësit të tij. Ai e gjykon
Skënderbeun mbas parimeve morale të
Gjergj Kastrioti
Skenderbeu

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani


shekullit të XVIII, tue harrue se tre shekuj
ma parë bahej nji luftë për vdekje në mes të
dy koncepteve* të papajtueshëm moraliteti
dhe marrëdhaniesh njerzore. Me kto
mëndje ai duhet të kishte denue gjithashtu
edhe mbretin Vladislav të IV të Polonis dhe
Hungaris, i cili shkeli, ndën nxitjen e
Nuncit papal Kardinal Cesarini,
armëpushimin prej dhjetë vjetësh që kishte
nënshkrue me Sulltanin më 1444 në
qytetin Szegedin.
Në ditët tona, Peshkopi Fan Noli asht
mundue të çmojë rolin e Skënderbeut me
kriterin objektiv të historianit dhe herë-
herë, tue u çveshun krejt prej ngroftësis së
ndjenjës patriotike. Ai e përfundon kështu
librin e tij: "Skënderbeu bani për 25 vjet nji
luftë të mraparojes së Krishtënimit dhe
kësisoj ia prishi planet Muratit dhe
sidomos Mehmetit të II me organizue

Faqe 135

speditën kundër Romës. Dihet si fakt se më
1489, domethanë nji mot para se të vdiste,
Sulltan Mehmeti kishte lançue fushatën e
Italis, tue shkelë kambë në Otranto. Por
mbas vdekjes së tij erdhë në fuqi Sulltan
Bajazidi, i cili nuk çante kryet për zaptime
tokash. Suksesori* i tij Sulltan Selimi
drejtoi ushtërin kah lindja dhe Evropa
Perëndimore shpëtoi nga rreziku i
invazjonit otoman".1

Historianët modernë e çmojnë
Skënderbeun si nji nga shefat ushtarak ma
të mëdhenj të gjithë kohëve. Ata e njofin se
mbreti i Shqiptarve mbet vetëm për me
përballue fuqin kolosale të Sulltanit dhe se
bani të pavdekshëm emnin e Krujës, tue
detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye
mbrapa dy herë mbas disfatave që pësoi
nga dora e Skënderbeut.

1.Shif F. G. Noli -Scanderbeg

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2003 17:35
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

BETEJAT E SKËNDERBEUT NË VISET SHQIPTARE NË MAQEDONI (4)
Vdekja e Muratit të Dytë dhe betejat e Skënderbeut me Mehmedin e Dytë -Pushtuesin




Fejtoni ”Betejat e Skënderbeut në viset shqiptare në Maqedoni” është përpiluar nga libri në botim i Mr. Muzafer Bislimit me titull ”BETEJAT E SKËNDERBEUT ME OSMANLLINJTË, ME VËSHTRIM TË VEÇANTË NË MAQEDONI” dhe botohet në prag të 535 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, që shënohet më 17 janar 2003 dhe në prag të ngritjes së Përmendores së Skënderbeut në Dibër


Pas një rrrethimi të gjatë që i bëri Krujës, pas mossukseseve që zgjatën më shumë se 5 muaj dhe pas fillimit të shirave të vjeshtës, Murati i Dytë vendosi të ngrejë rrethimin dhe të kthehet në Edrene. Mbrojtja e Krujës, në krye me Vrana Kontin, tregoi heroizëm të paparë. Kronika e Oruxhit kështu e përshkruan fushatën e dështuar kundër Krujës:“... pastaj Sulltani ndërmori fushatë kundër tokave të Gjonit. Sulmoi Krujën, por nuk mundi ta pushtojë dhe u kthye në Edrene e aty mbeti.”. Kjo është datuar nga kroniku turk më 853 H. ose 1450.


Më 26 tetor 1450, Sulltan Murati II tërhoqi ushtrinë nga rrethimi i Krujës, dhe u kthye në Edrene, ku vdiq në janar të vitit 1451.


Në fillim të nëntorit të vitit 1450, Skënderbeu u kthye në Krujë si ngadhnjyes. Populli që dual ta pret, nuk mund t’u besonte syve se osmanët kishin ngritur rrethimin dhe ishin larguar të mundur. Tërë qyteti gjëmonte nga zhurma e topave, burive, këmbanave dhe nga ovacionet e popullit. Skënderbeu i dha mirënjohje Komandantit të Mbrojtjes së Krujës, Vrana Kontit, u përshëndet me radhë me të gjithë ushtarët e tij dhe i shpërbleu me dhurata.


Vrana Konti, për meritat e tij, u shpërblye me gradën Kapedan Mati. Si dhuratë iu ndanë shumë tokë dhe armë të stolisura me mjeshtri. Disa ditë me radhë Kruja festonte fitoren e saj dhe evitimin e rrezikut osman.


Lajmi për fushatën e pasuksesshme kundër Skënderbeut dhe Krujës, shpërtheu si bombë nëpër tërë Evropën. Të gjithë e quanin Skënderbeun “Gjeneral të shekullit “. Papa Nikola V, Mbreti Hungarez, Mbreti i Napolit, Duka i Burgonjës, Dubrovniku etj. dërguan ambasadorë të tyre, për t’i uruar Skënderbeut fitoren, me dhurata dhe premtime për përkrahje dhe ndihmë të mëtutjeshme. Gjergj Arianiti i dërgoi dhuratë, por njëkohësisht edhe e përkujtoi se ishte zotuar se do të martohet me të bijën e tij Donikën, pasi të kalonte rreziku nga osmanët.


Skënderbeu po arrinte kulminacionin e famës së tij. Kjo ishte një ngushëllim dhe shpërblim për vuajtjet që kishte kaluar dhe vuajtjet që do të pasonin për të dhe Shqipërinë, pasi osmanët me ngritjen e rrethimit të Krujës nuk e kishin thënë fjalën e fundit në Shqipëri.


Me largimin e Muratit II nga Kruja, kishte mbaruar vetëm faza e parë e vuajtjeve të popuulit dhe e tragjedisë shqiptare.


Pas vdekjes së Sulltanit Muratit II (1421-1451), në pushtet erdhi djali i tij , Mehmedi II Pushtuesi (1451-1481), i cili merrte pjesë në rrethimin e Sfetigradit më 1449 dhe në rrethimin e parë të Krujës më 1450. Ishte më se e sigurtë se ai, do të luftonte kundër Skënderbeut dhe Shqipërisë edhe më rreptësisht se i ati, posaçërisht kjo u bë e qartë pas marrjes nga ana e tij të Konstantinopolit (Stambollit), kryeqytetit Bizantin, më 29 maj 1453, pas një muaj rrethimi...

Beteja e Modriçës e vitit 1451


Në vitin 1451, Mehmedi II ishte i zënë në luftë me bejlerët e Karamanisë, kështu që e la të qetë Skënderbeun. Në ndërkohë Skënderbeu i rindërtoi dhe përforcoi muret e Krujës dhe të kështjellave tjera. Pas humbjes së bazës së fortë në kufirin lindor, Sfetigradit, Skënderbeu vendosi të ndërtojë një kështjellë tjetër aty afër, si mburojë nga sulmet turke. Vendosi që kjo kështjellë të ndërtohet në juglindje të Dibrës, në vendin që quhej Modriç.


Barleti kështu përshkruan pozitën e kësaj kështjelle: ”Është një mal që banorët e quajnë Modriç, me thepa të mprehtë dhe të egër, që prej naltësive të saja kishte shikim të qartë në tokat turke në një hapësire të gjerë. Aty ai vendosi të ndërtojë një kështjellë dhe të mbushë me luftëtarë, të cilët në rast të penetrimit të turqve në teritorin e tij , do të lajmëronin hyrjen e tyre...”.


Kjo kala ndodhej në fshatin e sotëm Modriç, në anën e majtë të Drinit të Zi. Barleti shumë mirë lokalizon edhe Modriçin edhe Sfetigradin. Në anën e majtë të Drinit të Zi e vendos Modriçin nja 30000 hapa larg Svetigradit (rreth 22 km), të cilin e vendos në anën e djathtë të Drinit. Kjo nuk mund të hudhet poshtë pasi korespondon me largësinë e vërtetë mes Koxhaxhikut (Sfetigradit) dhe Modriçit të sotëm. Në kalanë e posandërtuar Skënderbeu vendosi një garnizon me 400 ushtarë të zgjedhur, nën komandën e Gjergj Strez Balshës, detyra e të cilëve ishte të ruanin kufirin dhe të lajmëronin me anë të topave në rast të hyrjes eventuale të turqve. Në këtë kohë, para Betejës së Modriçit, Skënderbeu kishte marëdhënie të tendosura me Dukagjinët. Mes tyre për pak sa nuk plasi luftë, por gjëmuan topat e Modriçës, dhe lajmëruan se turqit po i afroheshin kufirit.


Kundër Skënderbeut, Mehmedi II kishte dërguar Dalip Pashën me 25.000 ushtarë. Plani i Dalip Pashës ishte të zen Skënderbeun në kurthë mes dy ushtrive të tij. Për këtë qëllim ai ndau ushtrinë e tij në dy pjesë. Njëra pjesë nën komandën e Hamza Pashës me 10.000 ushtarë, u dërgua përpara, ndërsa me pjesën tjetër prej 15.000 ushtarësh, marshonte vetë nëpër rrugë tjetër. Skënderbeu, i cili dinte për ardhjen e turqve, priti ushtrinë e Hamza Pashës, afër kalasë së Modriçës, dhe e shpartalloi. Hamza pasha me tërë shtabin e vet u zu rob.


Pas fitores kundër Hamza Pashës, Skënderbeu pas dy orëve, në Fushën e Meçadit, me Mojsi Golemin, e rrethuan ushtrinë e Dalip Pashës. Këtu u bë një betejë e përgjakshme, në të cilën humbi jetën vetë Dalip Pasha, ndërsa ushtria e tij pësoi humbje katastrofale. Kjo betejë u bë diku në fushën më të gjerë të Strugës, pasi kemi para sysh se në betejë morën pjesë ushtritë e njejta shqiptare që morën pjesë në betejën afër kalasë së Modriçës. Ato për rreth dy orë arritën në Fushën e Meçadit, që do të thotë se kjo betejë u bë në hapësirë rreth dy orë larg prej Modriçit. Pas vdekjes së komandantit të saj, Dalip Pashës, ushtria turke u shpartallua dhe u dha në ikje, ndërsa forcat e Skënderbeut, të rraskapitura në betejë, nuk ishin në gjendje t’i ndiqnin.


Në këto dy beteja, osmanët kishin 7000 të vdekur, shumë të plagosur dhe të zënë rob. Në duart e Skënderbeu ra edhe i tërë kampi turk me shumë shatore, flamuj dhe kuaj. Skënderbeu nga ana e tij kishte më shumë se 1.000 ushtarë të vdekur, dhe shumë të plagosur. Si dëmshpërblim për lirimin e Hamza Pashës, Skënderbeu nga Sulltani morri 13.000 dukatë.


Këto dy fitore të para kundër osmanëve, pas ardhjes në krye të shtetit të Sulltan Mehmedit II, kishin jehonë të madhe si në vend ashtu edhe jasht tij, posaçërisht në Napoli, Papat, Dubrovnik etj. Fitorja kundër turqve kontriboi për pajtimin mes Skënderbeut dhe Lekë Dukagjinit. Për pajtimin e tyre kishte ndërmjetsuar edhe Papa Nikolla V, i cili për këtë qëllim kishte dërguar Ipeshkun e Durrësit, Pal Engjëllin. Skënderbeu nga ana e tij dyshonte se Dukagjinët ishin organizatorë të tentimit për atentet ndaj tij në Krrabë. Në shtator të vitit të njejtë, në Durrës, para Skënderbeut dhe kapedanëve tjerë shqiptarë, Dukagjinët sqaruan se ata nuk ishin organizatorë të komplotit të Krrabës. Kjo ndikoi në pajtimin e Skënderbeut me Dukagjinët, dhe për rivendosjen e miqësisë së vjetër.


Dhe në të vërtetë, si ç’do të shohim më vonë, Dukagjinët nuk kishin lidhje me këtë ndodhi. Këtu ishin të përzier kapedanë tjerë si Mojsi Golemi, Hamzë Kastrioti, ose djemtë e Gjergj Arianitit, të cilët nuk ishin të kënaqur me sjelljen e t’atit ndaj tyre, dhe pasurinë e madhe që ai, ia dha të bijës, Donikës, kur ajo u martua me Skënderbeun. Më vonë do të shohim se të gjithë këta do të kalojnë në anën e turqve.


Beteja e Pollogut e vitit 1453


Në pranverën e vitit 1453, Mehmedi II dërgoi Ibrahim Beun me 14.000 ushtarë, të hakmerret për humbjen e Dalip dhe Hamza Pashës.


Kjo ushtri, në drejtim të teritoreve kryengritëse, u nis nga Shkupi dhe doli në Pollog, ku më 22 prill të vitit 1453, u bë Beteja me ushtrinë e Skënderbeut. Marin Barleti shumë mirë e përshkruan pozitën gjeografike të Pollogut dhe rrethinës së tij, duke pasur orientim të shkëlqyeshëm. Ja si e përshkruan ai Pollogun: Barbarët (turqit, v.a.) kampuan në Fushën e Pollogut dhe pritnin të agojë ditë e re.Kjo fushë nga njëra anë kufizohet me Malin tonë të Mokrës, kurse nga ana tjetër me qytetin e turqve që e quajnë Shkup. Kishte edhe dy male të cilat rrethonin fushën, me një lartësi të madhe, për të cilat kam dëgjuar se i thërrasin me një emër, Malet e Pollogut.”


Nëse sot shikojmë hartën gjeografike të këtij teritori dhe analizojmë pozitën gjeografike të Pollogut të sotëm, do të vijmë në përfundim se ajo është plotësisht identike me pozitën që u përshkrua më lartë nga Barleti. Pollogu edhe sot në njërën anë kufizohet me qytetin e Shkupit (Fushën e Shkupit) dhe nga ana tjetër me Malet e Bistrës. Dallimi është vetëm aty se Barleti, tërë masivin malor në verilindje dhe juglindje të Dibrës e quan male të Mokrës, duke e përshkruar atë gjithmonë si mal kufitar me osmanët. Sot në këtë pjesë gjenden Malet e Stogovës dhe Bistrës. Barleti, më tej thot se kishte edhe dy male që rrethonin Pollogun, për të cilat ai nuk jep emër, por thotë se banorët vendas i quanin Male të Pollogut. Këto dy male sigurisht janë masivi malor i Sharrit në perëndim dhe veriperëndim dhe Mali i Thatë, në jug dhe juglindje. Gjithë kjo na bën të mundshme të konstatojmë se kjo betejë, është bërë diku në Fushën e Pollogut, mes Tetovës dhe Gostivarit, sipas Nolit, afër Tetovës.


Në betejën të cilën turqit e humbën, humbi jetën edhe Ibrahim Beu, dhe ate nga duart e Skënderbeut. Turqit kishin edhe 3000 të vdekur dhe shumë të plagosur. Merita të mëdha për fitoren kishte edhe Mojsi Golemi. Pas fitores, Skënderbeu u kthye në Krujë dhe i dërgoi Alfonsit V dhurata me rastin e fitores.


Beteja e Oranikut e majit të vitit 1456


Mojsi Golemi, pas arratisjes së tij nga Skënderbeu, kërkoi nga Sulltan Mehmedi II, jo më shumë se 15.000 ushtarë, për të mposhtur Skënderbeun. Ai kishte premtuar se vetë do të dilte në dyluftim me Skënderbeun. Mehmedi II, u pajtua me këto kërkesa, dhe ia ofroi Kurorën Shqiptare, nëse arrin sukses. Pasi u bënë të gjitha pregaditjet, në shkurt të vitit 1456, Mojsi Golemi u nis drejt Shqipërisë. Për drejtimin e lëvizjes së tij ja si shkruan Barleti: “ Kështu, pasi u bënë të gjitha pregaditjet, më 26 shkurt 1456,u nis në drejtim të Dibtrës, përmes Thrakisë dhe Maqedonisë, më shpatën e tij të zezë e të kobshme, të godasë atdheun mu në zemër”....


Skënderbeu e priti Mojsi Golemin në afërsi të Dibrës, me 12.000 ushtarë. Më 18 maj, te vendi Oranik, dy ushtritë u rreshtuan njëra përkundër tjetrës në pozitë luftarake. Lufta filloi me dyluftime. Dyluftimi i parë ishte mes një Anadollaku me emër Ahmet dhe Zahari Gropës ( njëri nga komandantët e Skënderbeut). Fitimtar në këtë dyluftim, i cili zgjati një kohë të gjatë, ishte Zahari Gropa. Pastaj para ushtrisë së tij doli Mojsi Golemi dhe kërkoi dyluftim me Skënderbeun. Por, kur Skënderbeu pranoi dyluftimin dhe u paraqit para tij, ai u kthye te ushtria e tij dhe refuzoi të luftonte.


Kur mbaruan dyluftimet dhe ç’do gjë ishte gati për fillimin e betejës, një rrebesh shiu kaploi Dibrën dhe rrethinën e saj, kështu që beteja kryesore u shty. Beteja kryesore u bë më 20 maj 1456, në afërsi të Oranikut. M. Golemi luftonte me trimëri të madhe, kështu që Skënderbeu do të shprehet: “ Tradhtia e paska bërë më trim se besnikëria “. Por, edhe përkundër kësaj, ushtria turke pësoi humbje, duke lënë me dhjetra mijëra të vrarë.


Hakmarrja për humbjen te Berati ishte e hatashme. Ushtria e Skënderbeut mori urdhër që para fillimit të betejës, të mos zen robër, por t’i vret të gjithë ushtarët, të plagosurit dhe robërit. Edhe ushtria e Skënderbeut kishte humbje të konsiderueshme, por në krahasim me humbjet e turqve, ato ishin të vogla. Ajo kishte mbi 1.000 të vrarë, mes tyre 42 oficerë, dhe mbi 2000 të plagosur rëndë. Në këtë betejë posaçërisht treguan trimëri të rrallë Zahari Gropa dhe Pal Maneshi, për ç’ka fituan dhurata të mëdha nga Skënderbeu.


Më 18 tetor 1456 bie tradhëtisht Kështjella e Modriçës


Më 6 gusht të vitit 1456, Mehmedi II, përjetoi një humbje katastrofale te Beogradi, nga ushtria e Hunijadit, ku humbi gjithë artilerinë. Por gjashtë ditë pas betejës, më 11 gusht 1456, Hinijadi vdiq nga ethet. Vdekja e tij ishte humbje e madhe për botën krishtere. Skënderbeu deshi të shfrytëzojë këtë humbje të Mehmedit dhe u propozoi kapedanëve të sulmojnë Beratin dhe Sfetigradin, por kjo nuk u pranua nga këshilltarët dhe kapedanët e tij.


Më 18 tetor 1456, turqit me tradhëti shtinë në dorë kalanë strategjike të Modriçës. Komandanti i saj, Gjergj Strez Balsha, ishte marrë vesh me turqit që për 30.000 dukatë t’ua lëshon Kështjellën. Ishte bërë marrëveshje që pushtimi i Kështjellës të duket si rezultat i pakujdesisë së garnizonit të atjeshëm. Në ditën e caktuar, ai gati me gjithë garnizonin kishte dalur në gjueti, duke i lënë portat e qytetit të hapura dhe Kështjellën të pambrojtur. Kështu, turqit hynë dhe e morën qytetin pa asnjë pikë gjaku.


Menjëherë pas kësaj u përhapën zërat kinse Kështjella kishte rënë në duart e osamanëve nga pakujdesia e mbrojtjes së saj. Kështu, Skënderbeu filloi të kritikohet se asgjë nuk mësoi nga humbjet e Sfetigradit dhe Beratit dhe se kishte dhënë urdhëra të gabueshme. Mirëpo, ky komplot i Gjergj Strez Balshës, shumë shpejt u zbulua, ai u burgos si tradhëtar, dhe pranoi veprën e tij. E gjithë pasuria dhe tokat iu konfiskuan dhe iu dhanë në sundim vëllait të tij, Gjon Strez Balshës. Gjergj Strez Balsha u dënua për tradhëtinë e tij me burg të përjetshëm dhe u dërgua në Napoli për mbajtjen e dënimit. Më vonë ai do të lirohet nga burgu, por kurrë më nuk pati ndonjë funksion ushtarak apo shtetëror.


Mehmedi i Dytë dërgon Omer dhe Sinan Pashën për luftë kundër Skënderbeut


Në verën e vitit 1458, Sulltan Mehmedi II, kishte dërguar kundër Skënderbeut, Omer dhe Sinan Pashën, me detyrë të provokojnë Skënderbeun, dhe të ruajnë kufirin, por në asnjë rast mos të hynë në konflikt me të. Kjo ushtri turke u nda në dy pjesë, njëra nën komandën e Sinan Pashës, përmes Pollogut u ngjit maleve të Mokrës. Prej aty, ai i kishte dyert e hapura drejt Dibrës dhe Modriçit. Nga ana tjetër Omer Pasha me ushtrinë e tij u nis nga Ohri, dhe para tij kishte Modriçin, Dibrën dhe Sfetigradin, dhe kështu lehtë mund të manovronin dhe bashkëvepronin.


Dy pjesët e ushtrisë turke, tentonin të zenin Skënderbeun në ndonjë kurthë të papritur. Skënderbeu, pasi u vërtetua se ata nuk kanë ndërmend të hynë në Shqipëri, përforcoi kufirin dhe kthehet në Krujë. Këtu ai e mori lajmin për vdekjen e mbretit Alfonsit V, i cili vdiq më 28 qershor 1458. Pas një kohe vdiqën edhe Papa Kaliksti III dhe Komandanti i mirënjohur i Skënderbeut, Vrana Konti. Nga vdekja e këtyre tre personave, Skënderbeu ishte mjaft i prekur. Alfonsi V ishte aleati i tij më besnik. Gjithashtu edhe Papa Kaliksti III, ishte një aleat i tij dhe ndihmoi luftën e tij kundër osmanëve. Në Vrana Kontin, ai humbi njërin nga komandantët më të mëdhenj, mbrojtësin heroik të Krujës, nga rrethimi i saj i vitit 1451.


Betejat e vitit 1462 në Mokër, Pollog dhe Livadhi


Pas kthimit në Krujë, Skënderbeu u ndesh me rrezikun e vjetër turk, por edhe me Venedikun, i cili pas përforcimit të Ferdinandit në Itali, duke u frikësuar për interesat e veta, filloi me provokimet e vjetra në kufirin me Skënderbeun. Ata, dëshironin të vënë Skënderbeun para aktit të kryer, kur ai ishtë në luftë me turqit. Venediku bënte provokime me qëllim të përfitimit nga situata. Venediku asnjëherë nuk i dha Skënderbeut ndihmë të sinqertë në luftën kundër turqve. Venedikasit nuk dëshironin të konfrontoheshin me Perëndorinë Osmane dhe t’i humbin lidhjet e tyre tregtare me të. Por kur Venediku ishte në luftë me osmanët, atëherë tentonin që në çfardo mënyre të shtijnë jo vetëm Skënderbeun në luftë, por edhe feudalë tjerë të Ballkanit.


Në verën e vitit 1462, Mehmedi II dërgoi tri ushtri kundër Skënderbeut. Sinan Pasha u dërgua nga drejtimi i Pollogut, me 30.000 ushtarë, për të sulmuar Skënderbeun. Skënderbeu ishte i informuar për lëvizjen e kësaj armate, dhe me 8.000 kalorës i pregaditi kurthë në Malet e Mokrës. Ushtria turke, e cila nuk priste kurnjifarë sulmi, edhe kësaj here ra në kurthin e Skënderbeut. Ushtria osmane, e befasuar nga ky sulm i rrufeshëm i Skënderbeut, u zbraps, dhe filloi të tërhiqet. Ata kishin humbje të mëdha. Vetë Sinan Pasha mezi shpëtoi duke ikur nga fushëbeteja.


Pothuaj në të njëjtën kohë, nga Ohri, drejt Dibrës me 25.000 ushtarë u nis Hasan Beu, me qëllim që para Dibrës të bashkohet me ushtrinë e Sinan Pashës. Skënderbeu, papritur e sulmou Hasan Beun, afër Ohrit, dhe i shkaktoi humbje të mëdha. Hasan beu, vetë i plagosur, me pjesën më të madhe të ushtrisë u kthye në Ohër. Të njëjtin fat e pat edhe Jusuf Beu me ushtrinë e tij. Ai me 18.000 ushtarë, nga Shkupi u nis drejt Pollogut. Jusuf Beu nuk mendonte se Skënderbeu mundej të hynte aq thellë në territorin osman dhe të sulmojë, kështu që nuk i kushtonte vëmendje disciplinës dhe gaditshmërisë luftarake të ushtrisë. Por, u mashtrua. Skënderbeu posa ndëgjoi për këtë mision të Jusuf Beut, vendosi të sulmojë me ushtrinë e vet, aty ku pashai më pak priste, menjëherë në dalje prej Shkupit. Kështu, ushtritë e Jusuf Beut, të cilat ishin të papregaditura për luftë, u sulmuan mes Shkupit dhe Tetovës. Jusuf Beu humbi mbi 2.000 ushtarë, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë së tij u shpartallua.


Pas këtyre humbjeve, kundër Skënderbeut u dërgua Karaxha Beu. Ai me 40.000 ushtarë u nis nga Manastiri dhe përmes Ohrit dëshironte të hynte në tokat e Skënderbeut. Ai kaloi Ohrin dhe vendosi kampin në veriperëndim të qytetit, në vendin e quajtur, Livadhi, afër Strugës. Këtu erdhi deri te beteja vendimtare mes dy ushtrive. Osmanët ishin duke e humbur betejën, kur një shi i madh dhe mot i ligë kaploi këtë rajon. Kjo e pamundësoi Skënderbeun të shfrytëzonte fitoren. Turqit, shfrytëzuan këtë rast dhe me shpejtësi bënë evakuimin e kampit e u tërhoqën. Karaxha Beu pas kësaj beteje, me një humbje relativisht të vogël të ushtarëve, u kthye në Stamboll.


Paqeja e Shkupit e 27 prillit 1463 mes Skënderbeut dhe Mehmedit të Dytë


Verën e vitit 1463, Sulltan Mehmedi II, me një armatë të madhe, arriti në Shkup. Kjo ushtri ishte e planifikuar për një fushatë ushtarake në Bosnje. Skënderbeu frigohej se kjo ushtri mund të nisej kundër tij. Mehmedi II, nga Skënderbeu kërkoi paqe dhe për këtë i dërgoi disa oferta. Skënderbeu nuk dëshironte të nënshkruaj marrëveshje me turqit, por në mbledhjen e Ligës së Kapedanëve, u vendos që të pranohet oferta turke për paqeë, e ofruar nga Mehmedi II. Kështu, paqja u nënshkrua më 27 prill të vitit 1463 në Shkup.


Skënderbeu, para Papës arsyetohej se ishte i shtërnguar të nënshkruajë këtë Marrëveshje me Mehmedin, por edhe lajmëronte Papën, se ishte i gatshëm, t’i shpallte luftë Mehmedit, kur të kërkonte Papa. Në këtë kohë, turqit kishin sulmuar edhe zotimet venedikase në Peloponez, dhe tash edhe Venediku, mes të dërguarit Gabriel Triviziani, me të madhe kërkonte nga Skënderbeu, t’i shpall luftë Mehmedit. Ky i dërguar i Venedikut ishte shumë këmbëngulës, që Skënderbeu t’i shpallte luftë turqve, pasi ishin në situatë të vështirë. Bindja e Skënderbeut zgjati një kohë të gjatë, pasi ai çdo herë ishte i përmbajtur në lidhje me qëllimet e Venedikut. Pas shumë bindjeve, në Ligë zotëroi mendimi se më mirë është që t’i shpallet luftë Mehmedit. Kështu, më 20 gusht 1463, u shpall aleanca e Skënderbeut me Venedikun. Skënderbeu ishte i gatshëm të fillojë luftën me turqit sapo t’i arrinte ndihma finansiare dhe ushtarake nga Venediku. Më 25 shtator 1463, Skënderbeu u bë Qytetar nderi i Venedikut, ndërsa në tetor të vitit 1463, Venediku në Shqipëri dërgoi 1.300 ushtarë dhe para për ushtrinë e Skënderbeut. Ndërkohë, në nëntor të vitit 1463, Papa Piu II shpalli idenë për organizimin e një Kryqëzate kundër turqve, në krye me Skënderbeun dhe Venedikun. Venedikasit, të cilët ishin në luftë me osmanët, menjëherë e pranuan këtë ide. Skënderbeu hamendej, por edhe atë e bindi Arqipëshku i Durrësit, Pal Engjëlli. Më 27 nëntor të vitit 1463, Skënderbeu iu bashkangjit Kryqzatës dhe i shpalli luftë Mehmedit II.


Skënderbeu hyri në Pollog dhe sulmoi fermat private të Sulltanit rreth Tetovës, prej ku grabiti mijëra dhen lopë dhe kuaj. Akcioni i tillë i Skënderbeut ishte shenjë për Mehmedin që ai të ndërmarrë masa.


--------------------------------------------------------------
Marëveshja e Skënderbeut me Alfonsin V të Napolit më 26 mars 1451 në Gajetë


Humbja e numrit të madh të njerëzve, humbjet materiale, vendi dhe tokat e shkatërruara, qytetet e rrënuara, posaçërisht Kruja, rezultuan që pozita e Skënderbeut të keqsohet dukshëm. Skënderbeu, vërtetë hyri triumfalisht në Krujë, por ky triumf kishte çmim të lartë, rreth tij nuk kishte asgjë, veç gërmadhave. Muret e Krujës ishin të rrënuara gati tërësisht. Fusha prej Sfetigradi deri në Durrës ishte e shkatërruar dhe e djegur, si nga kryengritësit shtu edhe nga osmanët. Në luftërat e pandërprera, më shumë se gjashtëvjeçare, humbën jetën shumë njerëz. Duheshin shumë para dhe vullnet i madh për revitalizimin e kështjellave, riorganizimin e mbrojtjes, normalizimin e jetës etj. Këto mjete finansiare duhej ti jepte Liga e Kapedanëve, por edhe ajo ishte e shterrur,ndërsadisa anëtarë të saj të nxitur nga Venediku dhe Osmanët, shpesh eskivonin ndihmën, duke refuzuar të kontribuojnë për rindërtimin dhe konsolidimin e vendit. Besnik deri në fund, Skënderbeut i mbeti vetëm Gjergj Arianiti, i cili kishte besim te Skënderbeu, ndoshta edhe për atë se ai së shpejti do t’i bëhej dhëndërr i tij.


Në fronin osman, pas vdekjes së të j’atit Muratit II (1421-1451) u ngjit djali i tij, Mehmedi II Pushtuesi (1451-1481), njëri nga sulltanët më të mëdhenj dhe më të njohur osman. Sipas Fan Nolit, mes Skënderbeut dhe Muratit II, kishte një dozë optimizmi se mund të bëjnë paqe, por mes Mehmedit dhe Skënderbeut, nuk kishte kurnjifarë gjase për paqe, por parashihej luftë e rreptë për jetë a vdekje. Paqen, më së paku mund ta pranonte Mehmedi, i cili ëndërronte të pushtojë Konstantinopolin nga njëra anë dhe Romën në anën tjetër. Skënderbeu qëndronte në rrugën e tij. Përkundër kësaj, Mehmedi II pregaditej që ti hakmerret Skënderbeut për rrethimin e mosuksesshëm të Krujës, kur ai e shoqëronte të atin. Skënderbeu ishte i vetadijshëm se pasonin konflikte edhe më të mëdha me turqit, pas ardhjes së Mehmedit në pushtet.


Ai gjithashtu e dinte se pa ndihmë nga jashtë, si finansiare ashtu edhe materiale dhe ushtarake, nuk do të mund t’i kundërvihej armatës së madhe osmane. Pasi u vërtetua se Venediku nuk do t’i ndihmojë, vendosi të kërkojë ndihmë nga Mbreti i Napolit, Alfonsi V.


I nxitur nga rreziku i madh turk dhe ndihma më se e nevojshme nga jashtë, Skënderbeu me Alfonsin V, më 26 mars 1451 në Gajetë, nënshkruan Marrëveshje, me të cilën fitoi mbështetjen e Mbretërisë së Napolit dhe u bë vazal i saj.


Të autorizuar të Skënderbeut që nënshkruan këtë Traktat ishin: Ipeshku i Krujës, Shtjefni, dhe murgu dominikan Nikola de Berguci.


Marrëveshja e Gajetës, përmban këto kushte:


- Skënderbeu dhe vazalët e tij fituan mbështetjen e Mbretërisë së Napolit ( u bënë vazal të saj);
- haraçin vjetor që kërkonte Sulltani, t’i paguhet Napolit;
- të gjitha tokat e reja që do të merreshin nga turqit, do t’i jepeshin Napolit;
- nga ato toka, Alfonsi, do t’u jepte vazalëve të tij, ato toka që ai dëshironte;
- Skënderbeu, kur t’i kthejë territoret e tij nga turqit, personalisht para tij, të pranon Alfonsin si zotues suprem:
- Skënderbeu të blen kripë vetëm nga Napoli;
- Napoli i vërtetoi privilegjet e qyteteve dhe kapedanëve shqiptarë.


Përveç me Skënderbeun, Alfonsi nënshkruajti traktat të njejtë edhe me kapedanë tjerë shqiptarë -Gjergj Arianitin, Gjin Muzakën, Pjetër Spanin, Gjergj Strez Balshën, Pal Dukagjinin, Muzakë Topinë, Pjetrin prej Himare, Simon Zenebishtin dhe Karlo Tokon prej Narte. Me një sërë dokumentesh, Liga e Kapedanëve u riorganizua në krye me Skënderbeun, si Kryekomandant i saj.


Në një dokument napolitan, të datuar me datën 25 mars të viti 1451, mbreti Alfonsi V, lajmëron Papën dhe e informon se i ka dërguar Skënderbeut 200 këmbësorë dhe materiale tjera, ndërsa në një dokument tjetër, i dalur nga Papati në vitin e njejtë (muaji prill), Papa Nikolla V urdhëron Ipeshkun e Kotorit dhe Rektorin e Kishës Shën Pjetri në Raguzë (Dubrovnik) që paratë e mbledhura nga indulgjenca për këtë vit t’ia japin Skënderbeut. Por në letër të vitit të njejtë në verën e njejtë, Dubrovnikasit kërkojnë nga Papa që këtë vit, për shkak të kolerës dhe konflikteve me hercegun Stefan, të lirohen nga kjo pagesë për Skënderbeun.


Për aprovimin e pikave të marrëveshjes, një garnizon napolitan me 200 ushtarë katalonjas, nën komandën e Ramon d’Ortofit, e muar Komandën e mbrojtjes së qytetit të Krujës, në emër të Alfonsit V, dhe aty mbeti deri në vdekjen e Skënderbeut. Sipas kushteve të Marrëveshjes, Skënderbeu pas betejave, kuptohet fitoreve kundër turqve osmanë, duhej që në shenjë vazaliteti ndaj Alfonsit, t’i dërgonte atij robër osmanë, flamuj turk, kuaj dhe tributin vjetor. Por në arkivat e Napolit nuk ka asnjë dokument i cili do të vërtetonte se Skënderbeu i paguante tribut (haraç) vjetor Alfonsit. Por e kundërta, ai merrte nga Alfonsi pension vjetor prej 1.500 dukatësh dhe gjithashtu edhe pension nga Venediku prej 1.400 dukatësh. Trektati i Gajetës, siç duket kishte për detyrë të pregadiste terenin për ndonjë aksion më të madh perëndimor (kryqzatë) kundër turqve, ku udhëheqës i tij do të ishte Alfonsi V. Por kjo ide e Alfonsit nuk u realizua.


Me traktatin e Gajetës, Skënderbeu siguroi përkrahjen e Mbretërisë së Napolit, një prej shteteve të fortë perëndimore në atë kohë. Por, edhe përkundër kësaj, situata e përgjithshme në Shqipëri nuk u përmirësua. Venediku i alarmuar nga afrimi i Skënderbeut me Napolin, përsëri filloi politikën e vet të vjetër, me përzierje në punët e Ligës. Ajo suspendoi pagimin e pensionit vjetor prej 1.400 dukatëve, që ishte paraparë me marrëveshjen e vitit 1448. Venediku me qëllim të destabilizimit të kufirit, filloi të bëjë provokime në zonatë kufitare. Skënderbeu ishte i detyruatr që disa herë të intervenon me ushtrinë e vet, kundër qyteteve të Durrësit, Drishtit, Danjës, Lezhës, Shkodrës etj. që ishin në duart e Venedikut. Venediku në këtë mënyrë u detyrua të vazhdojë të paguajë pensionin vjetor, nga viti i ardhshëm 1452.


Me këtë, Skënderbeu siguroi njëfarë përkrahje nga shtetet krishtere evropiane, para së gjithash nga Napoli, në luftën kundër osmanlinjëve. Por, ndihma në të shumtën e rasteve ishte më shumë verbale. Skënderbeu, çdo herë kishte përkrahje të madhe verbale dhe morale, por kur bëhej fjalë për ndihmë konkrete (finansiare dhe ushtarake), siç pamë edhe më lart, ajo jepej në sasi të kufizuara, të cilat nuk ishin aspak të mjaftueshme për t’iu kundërvënë shtetit Osman, posaçërisht pushtuesit të Konstantinipolit (Stambollit), Mehmedit II Pushtuesit.


----------------------------------------------------------
Skënderbeu martohet me Donikën, të bijëne Gjergj Arianitit


Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Alfonsin V, Skënderbeu, vitin e njejtë duhej që të martohej me të bijën e Gjergj Arianitit, i cili ishte i zemëruar për prolongimin e dasmës nga ana e Skënderbeut. Skënderbeu para betejës së Svetigradit dhe rrethimit të Krujës i kishte premtuar Gjergj Arianitit, se sapo të kalojë rreziku turk për atdheun, ai, do të bënte dasmën me të bijën e tij, Donikën.
Barleti dhe Antivarino, theksojnë se ai nuk martohej nga më shumë shkaqe. Kishte 46 vjet, dhe kohën më të madhe e kalonte me ushtrinë dhe nëpër luftra, kështu që nuk kishte kohë për jetë familjare. Sipas Fan Nolit, ai frigohej që me këtë akt mos e shkatërron rehatinë familjare, pasi nipi i tij nga i vëllau Stanishi, Hamza Kastrioti, shihte veten si trashëgimtar të vetam të Skënderbeut.
Mirëpo, përkundër shtypjes së madhe nga Gjergj Arianiti, Skënderbeu lëshoi pe, darsma u bë më 26 prill të vitit 1451. E zgjedhura e tij ishte 23 vjeçarja, Donika Arianiti. Në dasëm nuk morrën pjesë Dukagjinët të cilët kishin keqësuar marëdhëniet me Skënderbeun dhe vëllezërit e Donikës, të cilët kundërshtuan babain e tyre për mirazin dhe pasurinë e shumtë që ia dha Donikës.
Pasi që bëri dasmën dhe shëtiti gjithë shtetin me gruan e tij, Skënderbeu përsëri filloi pregaditjet për luftë në dy fronte, kundër Venedikut i cili nuk ishte i kënaqur me Traktatin e Gajetës dhe turqve. Në provokimet ushtarake të Venedikut në kufi, Skënderbeu u përgjigj me sulme kundër zotërimeve venedikase në Shqipëri. Ai i sulmoi, Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Danjën, Drishtin etj. Kjo luftë e pashpallur zgjati deri në fillim të vitit 1452, kur Venediku, përsëri ripërtriu pagesën e pensionit vjetor të Skënderbeut, që kishte ndaluar nga fillimi i vitit 1451, pas Traktatit të Gajetës.


--------------------------
Tradhëtia e Mojsi Golemit


Mehmedi II kishte vendosur që ti jepte grushtin e fundit Perëndorisë së Bizantit. Kështu në fillim të majit, pas pregaditjeve të gjata, ai rrethoi Konstantinopolin nga të gjitha anët. Pas rrethimit njëmujor, qyteti u pushtua, më 29 maj 1453, pas rrethimit të pestë turk. Perëndori i fundit Bizantin, Konstantini XI Paleologu, u vra në betejën për qytetin.


Pas rënies së Konstantinopolit, Mehmedi II iu shpalli luftë të gjithë fqinjëve. Skënderbeu deshti të shfrytëzojë këtë situatë, duke qenë Mehmedi II, i zënë me Stambollin, të kthen Koxhaxhikun. Për realizimin e kësaj ideje ai kërkoi ndihmë nga Mbreti i Napolit, Alfonsi V, e cila kërkesë u pranua. Skënderbeu kishte nevojë për artileri të rëndë. Nga mbreti i Napolit mori 5 topa të mëdhenj dhe 13 më të vegjël dhe 1.000 këmbësorë, specijalistë për përdorimin e topave. Skënderbeu në Dibër u konsultua me Mojsi Golemin rreth mundësive për të marrë Koxhaxhikun (Sfetigradin). Por komandanti në të cilin Skënderbeu kishte besim të madh, kësaj rradhe e kishte tradhëtuar. Ai që para kësaj kishte rënë në kontakt me turqit, duke tradhëtuar Skënderbeun. Vetëm priste rast të volitshëm për t’u shmangur nga ai. Mojsi Golemi në çfardo mënyre, sigurisht në marëveshje me turqit, këshillonte Skënderbeun të mos sulmojë Sfetigradin, duke e drejtuar atë në Beratin.


Këshillat e tija, pa u dyshuar fare në të, Skënderbeu i pranoi dhe vendosi të pushton Beratin. Besohej se qyteti do të mund të merrej me humbje të vogla, pasi turqit, prisnin sulm në Sfetigrad. Mirëpo, edhe turqit morën këtë lajm nga Mojsi Golemi, kështu pritën sulmuesit të pregaditur. Skënderbeu kërkoi nga Mojsi Golemi të marrë pjesë në rrethimin e Beratit, por ai refuzoi duke e bindur Skënderbeun se ai duhej të rrinte dhe të ruante kufirin nga ndonjë sulm i papritur turk. Kështu Mojsi Golemi me 4.000 ushtarë mbeti në kufi. Me pjesën tjetër prej 14.000 ushtarësh, pas pregaditjeve të mëdha, Skënderbeu rrethoi Beratin, dhe filloi bombardimi i tij.


Rrethimi i qytetit ishte i përforcuar dukshëm me topat të cilat kishin arritur nga Napoli. Për një kohë të shkurtë njëra anë e mureve të Beratit u rrënua.


Skënderbeu po pregaditej që të jepte urdhër për sulmin e fundit mbi qytet, kur turqit kërkuan bisedime për dorëzimin e qytetit. Kjo në të vërtetë ishte mënyrë për blerjen e kohës, pasi turqit prisnin ndihmë në çdo moment. Ata kërkonin armëpushim prej një muaji, por Skënderbeu nuk donte t’u jepte asnjë afat, por pas konsultimit me shtabin e tij dhe posaçërisht me Napolitanët, u pranua armëpushimi. Skënderbeu u dha turqve afat prej 11 ditëve për të dorëzuar qytetin. Me një pjesë të ushtrisë, duke konsideruar Beratin si punë të mbaruar, sipas Barletit u nis për të rrethuar një kështjellë tjetër (nuk jepet emër). Pjesën tjetër të ushtrisë, nën komandën e Muzakë Topisë, e la të mbajë të rrethuar Beratin. Atëherë doli në shesh tradhëtia e madhe e Mojsi Golemit, i cili tash haptazi kaloi në anën e turqve. Ai kishte lëshuar të kalojë Isak bej Evrenozin, pa pengesa, me 40.000 ushtarë. Kjo ushtri më 25 qershor 1455, papritur, sulmoi ushtrinë që mbante të rrethuar Beratin dhe e shpartalluan, duke i shkaktuar humbje katastrofale. Muzakë Topia, i ri dhe pa përvojë, kishte lëshuar ushtrinë të argëtohej, pa komandë dhe disciplinë. Ajo bënte çka të donte. Një pjesë e ushtrisë flinin, një pjesë pushonin kurse pjesa tjetër argëtoheshin rreth mureve të Beratit.Sipas Nolit “bëhej dasëm dhe panair nga ushtarët e dehur, të cilët nuk ishin aspak në gjendje të luftojnë “.


Në këtë betejë Skënderbreu humbi më shumë se 6000 ushtarë, mes të cilëve edhe Komandantin Muzakë Topinë, dhëndrin e tij. Ishin kapur i gjithë kampi ushtarak dhe gjithë artileria. Pas kësaj humbjeje, Mbreti Alfonsi V do të refuzojë në të ardhmen të dërgojë ndihma të drejtpërdrejta në ushtarë. Situata u keqsua aq tepër, sa që, sipas Barletit, Isak Beu po të ishte drejtuar kah Kruja, do ta pushtonte pa vështirësi.


Fitorja e Beratit ishte e papritur edhe për osmanët. Isak Beu duke u friguar që të mos bjerë në ndonjë kurthë të Skënderbeut, nuk vazhdoi me pushtime tjera, i rindërtoi muret e Beratit, ripërtriu mbrojtjen e tij dhe pas disa ditëve u largua nga Shqipëria.


Skënderbeu ishte i tronditur thellë kur mori vesh se njeriu në të cilin ai kishte besimin më të madh, e kishte tradhëtuar, kishte dezertuar dhe kishte kaluar në anën e turqve. Skënderbeu mendonte se me atë kishin dezertuar gjithë dibranët, dhe tha: “Dhashtë zoti që kjo të jet tradhëtia e vetme “. Kur arriti në Dibër, u gëzua kur i pa dibranët të pregaditur për luftë si më parë. Mojsi Golemi kishte dezertuar vetëm me 15 ithtarë të tij dhe kishte shkuar para Sulltanit në Stamboll, prej të cilit kishte kërkuar vetëm 15.000 ushtarë, me të cilët, ai, kishte premtuar se do të përkulte tërë Shqipërinë. Nga Mehmedi II mori premtimin se nëse ia sjell kokën e Skënderbeut para tij, ai do t’ia jepte Mojsi Golemit Kurorën Shqiptare.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2003 17:40
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
*panter*
I GJITH'ANSHEM

Regjistruar: 26/02/2004
Vendbanimi: athin
Mesazhe: 26

pyetje

Me pelqen qe merresh dhe e njeh histoein e SHQIPERISE.
Kam deshir te shkruash dicka per KARL GEGEN
inxhinjerin dhe projektusin e pare ne EVROPE te rrugeve hekurudhore malore dhe te tunelit me te madh ne bote deri ne ate kohe (25km)
qe lidh ITALINE me FRANCEN.
Disa te dhena per arkitektin e madh SHQIPTAR qe projektoi xhamite
blu ne STAMBOLL. Nuk jam i sigurt a esht arkitekt Sinani apo Kasemi?

Dhe disa te dhena per KOLOKOTRONIN per te cilin flitet se eshte shqipetar, apo eshte e gabuar ajo qe kam degjuar?

__________________
TRUPI KNEJ DHE MENJA ANEJ

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2004 20:30
*panter* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė *panter* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me *panter* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: *panter* Shto *panter* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto *panter* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Kolokotroni eshte gjak i paster shqiptar,ashtu si edhe Pangallos ,Irene Papas,etj,etje,nuk eshte e lehte te gjesh dicka rreth ketyre sepse greket e kane pervetesuar historine mo kohe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2004 20:52
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

Shkelqyeshem Qershor-13 me kenaqe,por ta kishe shkruajtur me shkurt qe te ken nerva ta lexojne te gjithe.Une e lexova me endje,megjithse e kam lexuar nga Sabri godo,Marin Barleti,tre vellimet e nolit,perseri me terhoqi.

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2004 23:07
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Me shume informacione mbi Skenderbeun

Per me shume informacione dhe diskutime mbi jeten dhe vepren e Skenderbeut klikoni linkun e meposhtem.
http://www.forumihorizont.com/forum...?s=&forumid=386

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2008 21:52
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Jeta Dhe Betejat E Skėnderbeut

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.