shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha ksovari
Nuk e dija sa kaq pak informata keni per fene qe eshte shumice e komunitetit tone, por, nejse, ju e edini qe njeriu eshte i lire te zgjedh profesionin, shoqerine, partnerin e ejetes, por, gjithastu edhe fene. Ndersa nuk munde te zgjedh kombin, gjinin, prinderit, ngjyren, etj. Ne fe ka dhene liri zgjedhjeje: "nuk ka dhune ne fe, Eshte qartesuar e verteta nga e paverteta". Nuk habitem fare me kete injorance besimi ne mesin e popullit tone, sepse ashtu isha dhe une dikur. Une nuk i jap te drejten te ofendoj nje ateist i cili beson ne fene e tij, t'ia ofendoj ate besim edhe pse ne esenc argumentet jame te qarta nder te gjitha civilizimet. Ose nje te besimit te krishter qe beson ne trinitet, kur vet ata bien ne kundershtim me besueshmerin e llojeve te biblave dhe trinitetit pa u kyqyr ne komente. Njoh dhe te atille dhe te ketille, por, njoh dhe musliman qe ose ka keqkuptuar fene dhe punon keq, ose ben dyftyresi. Te tille jane njerezit ne te gjitha civilizimet, vetem se tek ne toleranca eshte me e madhe.
Per kete falenderoj Zotin qe jam shqiptar dhe flas kete gjuhe dhe luftove per lirin e ketij vendi. Per te atill qe nuk me kuptojne ose nuk duan te me kuptojne i pranoj ashtu si jane. Por kur kalojne ne ate qe ka kufi, aty leshoj qik alarmin.
Qdo fakultet ka rregullat e veta te testimit te studenteve, ashtu edhe sportet. Shume lojtar i dine rregullat dhe i thejne ato. Shume shofer kane patentet e vozitjes dhe marrin gjoba per t'u rritur siguria ne trafik.
Besimi eshte qeshtje private e secilit, ju nuk kundershtoni per asnje arsye tjeter per vetem ose nuk keni njohuri ose nuk keni besim.
Nje dite do te behet e qart gjithqka dhe per secilin. Perderisa ekzistoka lindja, ekziston dhe vdekja. Per derisa ekstoka kjjo bote do jete dhe bota tjeter. Perderisa ekziton faza, eksiston edhe zero ne proceset elektrike. Ahtu me magneteket,etj, etj...
Por megjithate me pelqeni te gjithe ju ne kete forum sepse jeni vetevetja.
Atyre qe argjeruar urime Fiter Bajrami.
Te them te drejten me pelqen kosovari per menyren e bute dhe tolerante se si flet.
Vecse kete menyre e degjon edhe ne fe te tjera.
Po keshtu deshmitaret e Jehovait thone: ke te drejte miku im. Ti flet keshtu se nuk e di fene e vertete.
Keshtu thone edhe protestantet, te krishteret anglikanet etj. Ne jemi e verteta.
Ajo qe di une mire eshte qe te gjitha keto fe kane nje zot. Njeri i thote Allah, tjetri i thote Dio, tjetri God, tjetri Theo, tjetri Bozhe. E
Eshte i njejti. Nje zot, prandaj edhe quhen fe monoteiste.
Te krishteret pranojne Krishtin si te birin e Perendise.
Myslimanet thone:Jo Krishti eshte nje profet por jo i fundit.
Profeti Muhamet ashte ai qe solli fjalen e Zotit.
I shkreti njeri qe nuk di nga t'ja mbaje.
Lexon njeren fe dhe shikon qe mendimet e tij shkencore nuk perputhen me te.
Lexon tjetren fe, po ashtu njesoj.
Ajo qe mendoj une eshte qe. Ti kosovar je mysliman sepse arrite qe linde ne nje familje myslimane. Kjo familja jote, ndoshta edhe imja, me pare kane qene te krishtera. Kete fe na e futen pushtuesit romake. Me ardhjen e Otomanise, u perhap edhe feja islamike ne trojet tona. Perpara se ne te ishim te krishter, ishim politeiste, pra familjet tona para 2000 vjetesh besonin shume Zota. Nuk kishin faj ata. Ashtu besonin te gjithe ne keto troje.
Nje miku im tani beson sajentologjine. Ko fe kerkon te pajtoje zotin me shkencen. Eshte shume i kenaqur, por mua sikur nuk me bind dot me keto kafe jeshile.
Si te bejme o kosovar? Ku eshte e verteta?
Po sikur te vije nje pushtues kinez pas nje 200 vjetesh, mos do behemi budiste?
Ku i dihet.
Atyre qe agjeruan edhe une ju uroj shendet e shpirt te bardhe.
Selam ose shalom dmth paqe apo jo.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|