Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > "Stela", letėr kėrcėnuese para vrasjes
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

"Stela", letėr kėrcėnuese para vrasjes

Joana Dudushi është gjetur e masakruar, rreth 60 metra larg kabinës ku banonte prej pak muajsh së bashku me gjyshen

"Stela", letër kërcënuese para vrasjes

Joana, e njohur si “Stela” denoncoi për shfrytëzim, agjentët e Antitrafikut. Shoqërohet ish- i dashuri

Ardian Dauti

VLORË-Masakrohet me thikë Joana Dudushi, pak muaj pas denoncimit publik që ajo u bëri disa oficerëve të antitrafikut të Vlorës. Trupi pa jetë i Joanës, ose siç njihet ndryshe “Stelës” është gjetur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një rrugicë të errët pranë kabinave të plazhit. 18-vjeçarja, nënë e një foshnjeje, është gjetur nga një fqinj i saj, i cili ka telefonuar menjëherë sallën operative të policisë së Vlorës. Brenda pak minutash, punonjës të shumtë të policisë, kanë mbërritur pranë kabinave, në njërën prej së cilës banonte prej pak javësh viktima dhe kanë këqyrur trupin e 18-vjeçares. “Vrasja e Joana Dudushit është bërë me anë të thikës. Ajo është goditur nga shtatë thika në gjysmën e trupit dhe me dy thika në zemër, plagë këto që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme”,-pohoi për “Shekullin” mjeku ligjor. Pasi kanë kryer veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, punonjësit e policisë e kanë dërguar trupin pa jetë në morg, ku i kanë kryer edhe ekspertiza të tjera mjeko-ligjore, për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj vrasjeje makabre.
Gjetja e trupit
“ Në rrugicën pranë kabinave të plazhit ndodhet trupi i masakruar i një vajze. Ju lutem ejani shpejt”. Kjo telefonatë anonime ka mbërritur në sallën operative të policisë së Vlorës në orën 5.00 të mëngjesit të djeshëm, duke alarmuar forcat e shumta të policisë. Oficerët e policisë kriminale dhe një grup hetimor, i ngritur brenda pak minutash, kanë zbarkuar në vendin ku telefonuesi lajmëroi se ndodhej kufoma. Trupi i masakruar i Joanës është gjetur rreth 60 metra larg kabinës ku ajo banonte javët e fundit, së bashku me foshnjen e saj. Vajza ndodhej përtokë, ndërkohë që në trupin e saj dalloheshin së largu plagët e shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se Joana Dudushi është goditur 7 herë me thikë në trup dhe dy herë në zemër, plagë këto që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Hetimi
Burime nga grupi hetimor pohojnë për “Shekullin” se ka prova të mjaftueshme për të zbuluar në kohë rekord autorin e këtij krimi. Gjatë ditës së djeshme, policia e Vlorës ka shoqëruar shumë persona të cilët dyshohej se kanë dijeni në lidhje me ngjarjen, 2 prej të cilëve janë mbajtur më gjatë në mjediset e komisariatit. Mësohet se njëri prej të shoqëruarve ka qenë i dashuri i pak kohëve më parë i Joana Dudushit, i cili është marrë në pyetje për disa orë me radhë, nga grupi hetimor. Në trupin e viktimës, punonjësit e policisë kanë gjetur dy telefona celularë, njëri prej të cilëve i përkiste Joanës dhe tjetri gjyshes së saj. Sipas burimeve të policisë, telefonat e gjetur në trupin e të masakruarës mendohet se janë një pikënisje e mirë për zbardhjen e ngjarjes, pasi do të verifikohen të gjitha thirrjet telefonike që 18-vjeçarja ka marrë. Ndërkaq, në trupin e Joanës janë gjetur edhe prova të tjera materiale, të cilat janë dërguar në Laboratorin Qendror Kriminalistik, për ekspertizë. Zyrtarët e policisë së Vlorës pohojnë se përgjigjja e këtyre ekspertimeve pritet të zbardhë misterin e masakrimit të Joana Dudushit.
Viktima
Joana Dudushi, e bija e Besnik dhe Rajmonda Dudushit ka lindur në Vlorë në vitin 1987. Ajo ishte e papunë dhe vetëm 3 muaj më parë ishte bërë me djalë. Burime nga policia e Vlorës pohojnë se katër vjet më parë, prindërit e saj janë divorcuar, ndërkohë që adoleshentja ka jetuar me gjyshen e saj. Mësohet se që prej asaj kohe, Dudushi është ndaluar disa herë nga policia, e akuzuar për ushtrim prostitucioni në mjediset publike. Rreth 3 muaj më parë, Joana lindi një djalë dhe pas daljes nga materniteti, e ka dorëzuar atë në shtëpinë e fëmijës. Një muaj më pas, Joana e ka marrë sërish foshnjen, me të cilin jetonte në kabinën e plazhit. “Më kanë marrë në telefon nga policia kriminale dhe më kanë thënë se nëse nuk e merr fëmijën nga jetimorja, do ta gjesh të vdekur”, -pretendoi Joana, gjatë kohës që mori djalin e saj 3-muajsh. Prej pak ditësh, 18-vjeçarja banonte e vetme në kabinën e plazhit, ndërkohë që djalin ia kishte lënë gjyshes, me pretendimin se kishte probleme dhe se e kërcënonin vazhdimisht.


VIKTIMA

Joana Dudushi, vajza e masakruar ishte 18 vjeç. Prindërit e saj janë divorcuar katër vjet më parë, kohë në të cilën vajza mbeti pa përkrahje. Për të kujdesej gjyshja e moshuar, por burimet e policisë pohojnë se ajo është ndaluar disa herë nga policia, me akuzën e ushtrimit të prostitucionit në mjediset publike.


FOSHNJA

Vetëm 3 muaj më parë, Joana Dudushi lindi fëmijën e saj të parë. Pas daljes nga materniteti ajo e dorëzoi foshnjen në shtëpinë e fëmijës, por pas një muaji u kthye atje e penduar, për ta marrë sërish. Joana u kishte thënë punonjëseve se e kishin kërcënuar, që nëse nuk e merrte djalin e saj, do ta gjente të vdekur

MASAKRIMI

18-vjeçarja është gjetur e masakruar, rreth orës 5.00 të mëngjesit të djeshëm. Trupi i saj ishte braktisur rreth 60 metra larg kabinës ku banonte, ndërkohë që në trup kishte shumë plagë të shkaktuara nga një thikë. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, ajo kishte marrë 7 plagë në trup dhe 2 në zemër, të cilat i shkaktuan vdekjen


DENONCIMI

E masakruara, “Stela” që denoncoi agjentët e antitrafikut

VLORË- Joana Dudushi njihet nga opinioni publik me pseudonimin “Stela”, emër që sipas saj e mbante gjatë misionit që kishte, si e rekrutuar nga disa agjentë të antitrafikut. Ajo ka denoncuar agjentët në emisionin “Fiks Fare” të Top Chanel, ku ka pohuar se ata e kishin rekrutuar për të futur në kurth tutorët e femrave, që sipas saj liroheshin vetëm pasi paguanin shuma të majme parash. “Unë nuk jam paguar asnjëherë nga agjentët e antitrafikut për punën që kam bërë, ndërkohë që janë futur në burg persona të pafajshëm, të cilët nuk kanë kryer asnjë krim”,-mësohet të ketë thënë Joana në emisionin e mësipërm. Ajo ka denoncuar me emër 4 agjentë të antitrafikut, që sipas saj e mësonin të akuzonte persona të ndryshëm për shfrytëzim prostitucioni, të cilët liroheshin vetëm pasi paguanin shuma të majme parash. Pak javë më parë, 18-vjeçarja Dudushi ka qënë dëshmitare në një seancë gjyqësore, ku i pandehur ishte një djalë i akuzuar për shfrytëzim për qëllime prostitucioni të një vajze nga Elbasani. “ I akuzuari nuk ka faj. Isha unë ajo që e implikova atë, pasi më thanë agjentët e antitrafikut ta bëja një gjë të tillë”,-ka thënë ajo para trupit gjykues, duke shtuar se ka thënë gjithçka që i kanë mësuar punonjësit e policisë. “Unë kërkoj falje për fjalët që kam thënë për të pandehurin, por edhe për shumë persona të tjerë, që janë futur në burg për fajin tim”,-ka thënë “Stela” në këtë seancë gjyqësore. Thëniet e saj nuk janë marrë seriozisht nga trupi gjykues, pasi ajo deklaroi të kundërtën e atyre që kishte deklaruar me shkrim në polici dhe në prokurori. Madje, gjykata e deklaroi atë të papërgjegjshme, duke u bazuar edhe në raportin e bërë nga mjekët, pas ekspertizës së 18-vjeçares.

Shekulli

02/08/2005
KATEGORIA: Kronike nga rrethet

----

Sa gjynah!!! Kjo ishte ajo neqoftese keni ndjekur emision fiks fare kishte dal ne kamera duke denoncuara keta krimenele.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2005 23:17
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Ne te vertete me erdhi keq per kete gocen vetem se ishte ne moshe te re ...por me sjelljen e saj aq sa lexova ne gazeten Iliria ketu te NY e kishte gjetur vone vdekjen. Sja vlente as ta lexoje ate artikull .

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2005 23:30
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
METAXA
Inspektor

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 414

Parafolesen e mesiperme nuk ja vlen qe ta komentosh.

Sa per ngjarjen, kjo tregon qe shteti te ne nuk egziston. Te dalesh te besh publike shume fakte kompromentuese per agjentet e antitrafikut te vlores, me emra, me kode radiosh, me telefonata te pergjuara dhe pastaj prokuroria del e thote qe nuk kane nje piste te sigurte hetimesh se si ka ndodhur vrasja kesaj nuk di car ti thuash.

Sidoqofte ishte nje veprim per tu vleresuar intervista qe beri Filip Cakulli- Drejtor i Fiks Fare duke thene se Fiks Fare do i paraqese publikut te gjitha faktet, rregjistrimet e fshehta te patransmetuara me para ne lidhje me kete ceshtje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Gusht 2005 07:29
METAXA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė METAXA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me METAXA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė METAXA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: METAXA Shto METAXA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto METAXA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

“Stela”, gjenden gjurmėt e vrasėsve

Mbahen në polici ish- i dashuri dhe një tjetër. SHKB verifikon numrat e agjentëve të denoncuar


PISTA I

Vetëm 4 ditë para vrasjes, Joana Dudushi i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar një letër kërcënuese. “Brenda kësaj jave, ti do të vdesësh”,-shkruhej me gërma kapitale në letër, ku kishte dhe shumë sharje për viktimën. Policia dyshon se kjo letër është shkruar nga një mikeshë e Joanës e si shkak është rivaliteti për një mashkull.

PISTA II

Gjyshja e Joanës ka dëshmuar në polici se e mbesa ishte kërcënuar edhe nga ish-i dashuri, babai i fëmijës së saj. Sipas gjyshes, Joana ishte grindur disa herë nëpërmjet telefonit me këtë të fundit, duke i thënë se ai ishte babai i fëmijës së saj dhe se do ta denonconte. Familjarët e viktimës dyshojnë se është pikërisht ky njeri, autori i krimit

PISTA III
Megjithëse më e vakët, prokurorët nuk kanë përjashtuar as pistën e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, pas denoncimeve që vajza e prezantuar me pseudonimin “Stela” u ka bërë katër agjentëve të policisë së Vlorës. Kjo e fundit ka denoncuar agjentët se e përdornin për të futur në kurth djem të ndryshëm, të cilët pasi arrestoheshin, liheshin të lirë vetëm në këmbim të rryshfeteve

Shekulli
03/08/05

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Gusht 2005 16:08
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Ish i dashuri vrau Joanën i kërkonte atësinë e foshnjes


--------------------------------------------------------------------------------



VLORE

Vrasësi i 18-vjeçares Joana Dudushi është ish i dashuri i saj, Delin Dervishi, me të cilin ajo pretendonte se kishte një fëmijë 3 muajsh. Pas më shumë se dy ditë hetimesh policia e Vlorës ka deklaruar dje në mesditë se "është e faktuar me prova të patjetërsueshme se ekzekutori i Joana Dudushit, është 20-vjeçari Delin Dervishi, i lindur në fshatin Kotë dhe banues në lagjen "10 korriku" të qytetit të Vlorës". Dervishi ka qënë i dyshuari kryesor qysh nga fillimi i hetimeve dhe për këtë shkak është ndaluar vetëm disa orë pas vrasjes së "Stelës". Por mungesa e provave ka bërë që policia të jetë e rezervuar në publikimin e identitetit të tij duke e mbajtur Dervishin të izoluar në dhomat e komisariatit me statusin e personit të shoqëruar që ka dijeni mbi rrethana të ngjarjes. Sipas deklarimeve të djeshme të policisë së Vlorës, rezulton se personi i dyshuar si autor i krimit e ka pranuar fajësinë, madje ka treguar dhe vendin ku kishte fshehur armën me të cilën bëri vrasjen.

Provat
Një prej provave kyçe që çoi në zbulimin e kësaj ngjarjeje aq të bujshme është identifikimi i celularit të Dervishit si dhe zbardhja e telefonatave të fundit të viktimës. Pasi u gjetën dy celularët e perdorur nga Joana u bë verifikimi i telefonatave të kryera prej saj para se të vritej. Telefonuesi i fundit rezultoi të kishte përdorur një celular me kartë të kompanisë Vodafone dhe nga verifikimi i bërë u zbulua se ishte pikërisht Delin Dervishi. Ky detaj ka bërë që Dervishi të ndalohej nga efektivët e policisë me urdhër të prokurorëve të çështjes. Një ditë pas shoqërimit në dhomat e paraburgimit Dervishi ka pranuar para prokurorëve se ishte ai autori i krimit. Gjatë marrjes në pyetje ai ka treguar dhe vendin ku kishte fshehur thikën, e cila u gjet e mbuluar me rërë afro 50 metra larg vendit ku u gjet e vdekur 18-vjeçarja. Duke u bazuar mbi deklarimet e Dervishit dhe provat materiale, të martën në mbrëmje u lëshua urdhërarresti për 20-vjeçarin Dervishi.

Dëshmia
Nga burime të grupit hetimor "Gazeta" siguroi dëshminë e bërë nga Delin Dervishi para oficerëve gjyqësor të Vlorës.

Pyetje: A keni patur konflikt me Joanën para vrasjes?
Përgjigje: Joana më kërcënonte vazhdimisht duke më thënë që të mos lidhesha me asnjë tjetër dhe të pranoja që fëmija ishte i imi. Foshnja 3 muajsh nuk është fëmija im, sepse nuk është provuar një gjë e tillë. Joana ka kryer marrdhënie me shumë të tjerë, kështu që nuk mund ta besoj se është fëmija im. Ajo më kërcënonte vazhdimisht duke më marrë në telefon dhe më niste mesazhe ku thoshte se nëse nuk ndahesha nga e dashura ime do të ma nxinte jetën. Ajo ka bërë denoncime të rreme në komisariat, duke u dhënë policave letra që sipas saj ishin të shkruajtura nga mua. Mora vesh që një ditë kur kishte shkuar në komisariat theu dhe xhamin e zyrës së Informacionit të Komisariatit.

Çndodhi atë ditë? E kishe menduar ta vrisje?
Mbrëmjen e të dielës Joana më bën përsëri një telefonatë duke më kërcënuar me të njëjtat fjalë se do të më denonconte dhe do të më shkatërronte jetën, etj. Por nuk i vura rëndësi dhe e mbylla telefonin. Më pas më vijnë disa mesazhe me të njëjtat kërcënime ku më thoshte se duhet të pranoja që isha babai i fëmijës përndryshe do të bënte të pamundurën për të ma shkatërruar jetën. Rreth orës 2.56 më bie përsëri telefoni ku Joana më tha të njëjtat gjëra dhe midis të tjerash përdori fjalë ofenduese për vajzën që unë jam i lidhur aktualisht. Nuk u përmbajta dot më dhe i kërkova që të takoheshim pranë shtëpisë së saj.

Përse e qëllove?
Pasi shkova atje pashë që po më priste. Kur më pa filloi përsëri me kërcënimet e saj dhe më tregoi dhe letrën që kishte shkruajtur në emrin tim. Atë do ta çonte në polici ku do të denonconte se unë e kërcënoja me vdekje. Në mes të tjerash në letër shkruhej që unë do ta vrisja atë bashkë me fëmijën dhe gjëra të tjera të shpikura prej saj. Unë u revoltova dhe i thashë të më linte të qetë, por ajo më qëlloi me pëllëmbë. Në këtë moment nuk durova dot më, nxora një thikë që kisha me vete dhe e qëllova. Kur e pashë që kishte vdekur u largova menjëherë duke e lënë të shtrirë në shesh. Thikën që bëra vrasjen e fsheha disa metra larg trupit të saj duke e mbuluar me rërë. Më pas shkova në shtëpinë time, ku pas disa orësh erdhi policia dhe më shoqëroi sëbashku me vëllanë në komisariat.


Moisiu mbledh për situatën krerët e institucioneve të sigurisë

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka mbledhur dje në mbrëmje në vilën Presidenticale pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku, Kryetarin e SHISH-it Bahri Shaqiri, Drejtorin e Policisë së Shtetit, drejtues Bajram Ibraj, Nënkryetarin e KLD-së Ilir Panda si dhe me drejtues të strukturave të rendit, policisë dhe gjykatave të Vlorës. Kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të veprave kriminale gjatë ditëve të fundit, që sipas tij, rezultojnë të rënda dhe dëmtojnë imazhin në publik të situatës së qetë paszgjedhore. Presidenti Moisiu u ka kërkuar drejtuesve të organeve përkatëse të marrin masat dhe të veprojnë me vendosmëri për të parandaluar çdo akt kriminal, si dhe të bëjnë maksimumin për vënien para drejtësisë të autorëve. Gjithashtu, Presidenti ka kërkuar koordinim të punës së institucioneve të sigurisë.


Shoqja e klasës: Stelën e përdhunuan në klasën e 8

Joana Dudushi ka hyrë në rrugë tyë gabuar, qëkur ishte në klasën e tetë, kur e përdhunuan një grup djemsh që rrinin gjithmonë pranë shkollës". Kështu ka thënë për Gazetën, ish-shoqja e Stelës në 8-vjeçare M.D., e cila ka thënë se që në atë moment, ndryshoi tërësisht. "Ishte e urtë dhe gjithë klasa e donte. Por, disa çuna që rrinin afër shkollës, pasi e mashtruan në kohën që doli nga shkolla, e futën në një makinë dhe më pas e përdhunuan. Të nësërmen vetëm qante dhe kujtonte nënën e saj që e kishte braktisur. Pas kësaj ngjarje, Joana filloi të ndryshonte pak nga pak dhe nisi të vishej ekstravagante. Pasi mbaroi shkolla, shumë kohë më pas, e pashë vetëm një herë, kishte njërin sy të nxirë dhe me tha se kishte rënë nga shkallët", ka thënë M.D. e.m

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2005 02:52
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Citim:
Po citoj ato që tha METAXA
Parafolesen e mesiperme nuk ja vlen qe ta komentosh.




S'ke cfare komenton prandaj.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2005 03:01
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
quku
Anetar i ri

Regjistruar: 28/05/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 1

Citim:
Po citoj ato që tha METAXA
Parafolesen e mesiperme nuk ja vlen qe ta komentosh.

Sa per ngjarjen, kjo tregon qe shteti te ne nuk egziston. Te dalesh te besh publike shume fakte kompromentuese per agjentet e antitrafikut te vlores, me emra, me kode radiosh, me telefonata te pergjuara dhe pastaj prokuroria del e thote qe nuk kane nje piste te sigurte hetimesh se si ka ndodhur vrasja kesaj nuk di car ti thuash.

Sidoqofte ishte nje veprim per tu vleresuar intervista qe beri Filip Cakulli- Drejtor i Fiks Fare duke thene se Fiks Fare do i paraqese publikut te gjitha faktet, rregjistrimet e fshehta te patransmetuara me para ne lidhje me kete ceshtje.



Nuk besoj ne vrasjen nga i dashuri, por e vrane ata qe ajo ka denoncuar

__________________
Zhvillimi i nje shoqerie
percaktohet nga shkalla e pjesmarrjes se femres ne qeverisjen e saj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2005 10:21
quku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė quku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me quku (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: quku Shto quku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto quku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Tymnaje per vrasjen e JD

Miqte e mij ju shkruaj nga nje internet kafe ne qytetin tim te lindjes Vlore.Asnje njeri nuk e beson vrasjen e adoleshentes nga i dashuri,por te kunderten.Njerzit qe i kane marre jeten Joanes jane njerzit e krimit policxet dhe prokuroret e implikuar ne kete krim.Qeveria e te papergjegjeshmeve,e krimineleve ,e kontrabandisteve,e mafiozeve e ka lene vendin me qellime te caktuara nen pushtetin e krimineleve bashkpunetore te tyre.Keta prokuror dhe police te lidhur me krimin kane lene shume deshmitare pambrojtjen e duhur ligjore dhe ata ne keto dite te nxehta gushti kane gjetur vdekjen,jo nje por 6_7 te tille.Shteti ne4n udheheqjen e ketyre mafiozeve nuk ka funksionuar asnjehere,por tani me te vertete po behet kwerdia.Shteti nuk funksionon fare.Po ju jap nje shembull te vogelo udhetoja me autobuze urban nga Uji i Ftohte ne drejtim te qendres se qytetit ne momentin qe u futa ne autobuz mu drejtua nje fatorino duke me thene parate;i them bileten por ai me thote Ska bileta dhe me nje sjellje prej rrugaci me thote se tani qe e mori pushtetin Berisha do tju japim bileta.Rrugaci mbushte duart me pare sikur autobusin e shtetit ja kishte lene e jema trashegim.Mendoj se Z.Berisha i duhet ti qeroje qe nga pastruesja e deri tek drejtoret e Pesave.Nqse edhe qeveria e PD nuk sjell ate ndryshim qe presin shqipetaret ky vend nuk ka per tu bere kurre.Ky eshte shansi i fundit.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Gusht 2005 19:49
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
geranium
ku te gjej pune

Regjistruar: 12/01/2005
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 195

fjalet e tua me preken IQVLORA.Mendoj se eshte me te vertet ashtu sic thua ti.Stelene ehoqen qafe mafiozet se jua prishi deri diku folene.Per mendimin tim, ata kerkojne te fshihen pas nje ex-te dashuri te steles .por me e keqja eshte se kurre nuk kane per ta treguar te verteten edhe pse e dine shume mire se kete vrasje e kane bere vete ata te poshtrit.intervistat se japin ata te policise, per mua jane vetem fjale boshe, vetem se na ngrene nervat me "zbardhjen e krimit".Nuk e merrni me mend se cfare revolte kam brenda meje.Vrasin ne mes te plazhit, ne mes te njerezve , ne mes te dites,dhe gjithmone thonene televizor se " vrasesi nuk eshte kapur akoma "etj.Me falni por ne shqiperi nuk ka shtet juridik,nuk ka polici, nuk ka asgje.Edhe ne xhungel e gjen nje si kryeplak qe drejton fiset,kurse ne shqiperi , ke frike te shkosh edhe per pushime se kushedi , ndoshta dhe gjen vdekjen !

__________________
Rira bien qui rira le dernier

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 13:15
geranium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė geranium Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me geranium (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: geranium Shto geranium nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto geranium nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

po atehere perse e pranoi ta kete kryer krimin ai ish i dashuri, perderisa paska qene i pafajshem? Kush eshte ai qe do merrte mbi vete fajin e nje vrasjeje keshtu kot?!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2005 09:41
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:02 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > "Stela", letėr kėrcėnuese para vrasjes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.