Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Llogaria Bankare ne martese!
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ESHI
Veteran ne forum

Regjistruar: 26/11/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 840

Nuk ma merr menja qe llogaria bankare mund te ndikoje ne jeten e ciftit .Car rendesie ka llogaria e perbashket apo ajo me vete nqse te dy mundohen per te njejten gje???
Ne kemi dy llogari , bashkeshorti te veten dhe une timen. Une jam responsible per leket qe fitoj vete sikurse dhe ai per te tijat. As qe me vete mendja te kontrolloj nga vene leket e bashkshortit ( se mos ka pire ndonje birre me shume kete muaj apo jo) sikurse as ai, nuk do t'ja dije nese kam blere nje pale kepuce me shume kete muaj apo jo. Kur vjen puna per te bere shpenzime te medha , le te themi do shpenzojme $ 5,000.00 kete muaj per dicka te re atehere shohim se ku qendrojme ekonomikisht te dy.
Mendoj qe domosdoshmeria per te pasur nje llogari te perbashket ose domosdoshmeria e "kontrollit financiar" vjen vetem atehere kur kemi te bejme me njerez irresponsible.

__________________
Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 01:06
ESHI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ESHI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ESHI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ESHI Shto ESHI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ESHI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Zgjidhjet se si do te organizohen parate ne nje familje jane shume. Me kete teme kam kuptuar 3 metoda dhe do t’ja u them me poshte. Ama cdo zgjidhje funksionon me mire sipas ciftit. Ajo qe funksionon ne mua mund te mos funksionoje ne ty. Por ajo qe pak a shume po kuptojme eshte cilat jane avantazhet e nje menyre dhe cilat jane disavantazhet.

Juve qe ti pergjigjem pyetjes tende...po mund te komandoje gruaja  ose le te shpreh me terma te tjera se tingellon si ashper mund te grindet gruaja :p atehere?

Tani me sa kam kuptuar nje metode eshte ajo e perbashket qofte ne shpenzime qofte ne kursime. Me fjale te tjera ashtu sic tha dhe juve cfare eshte timja eshte tendja. Tjetra menyre eshte me vete shpenzimet, me vete kursimet. Kjo me cfare kuptova nga Eshi shpreh se sa te pavarur jane ata.  Dhe e treta qe shpreva une dhe Lela  ishte nje llogari e perbashket (shpenzime ose kursime) dhe gjithashtu llogari te ndara (qofte checking apo savings), ku tregom se cifti i lejon njeri tjetrit pak hapesire.

Tani se cfare do zgjedhe secili dhe i duket e drejte ajo eshte dicka personale.

Llogaria e perbashket sigurisht qe eshte nje organizim i thjeshte. Por ama mund te kete nje mosbarazim potencial dhe partneri qe mer me shume mund te ndjehet i "denuar". Plus ke me pak privacitet dhe pavarsi. Sigurisht qe klicheja e marteses ajo qe cfare eshte timja tende dhe cdo gje eshte nje qendron por ja qe kur tek ajo llogaria shikon cmimin e kepuceve te Prades mgjs thua qe ishin ne ulje cmimi nuk te vjen mire.

E gjithe kjo tema nisi kur lexova se nje expertize tregonte se 40% nga burrat dhe 60 % nga grate pranuan se kane genjyer bashkeshorten apo bashkeshortin sa kane shpenzuar ne nje gje.

Metoda me llogari te ndara. Ashtu sic e shprehu dhe eshi ke autonomi, veteqeverisje, s'ka nevoje te rish mbi koke partenerit apo partneres keshtu qe s’ke pse te dersish se sa  shtrejnte je shpenzuar ne ndresat  llafi qe vjen.

Ndersa rruga e mesme te jep pak liri ne zinxhiri. Por nqs pasioni tend jane robat nuk ke pse te mendohesh dy here dale se do merzitet bashkeshorti. Apo dhe anasjelltas. Keto llogari te specifikuara te ndara te lene te besh ato gjera qe te perfaqesojne ty.

Uff sa shkrojta.

O myzo dale ore dale mos ja fut vrapit, ulu dhe na fol shtruar :p si newlywed qe je. C'jane keto hesape ajde na thuaj ndonje keshille ketu per ne beqaret. Dhe mqs kam kohe pa te pare si e kemi engjellushken eshte ritur?

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 02:13
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

po eshi moj xhan eshte hesap me vete.. ate qe eshi e quan martes.. un e quaj bashkejetese..

per sa i perket shkrimit.. ne te kish dhe shaka.. dhe nga jeta reale...

ti po thua te kthehemi mbrapa apo ku e di une.. seshte aspak ashtu..
lela ja futi cik me top po nejse.. ashtu e mendon per hajer i qofte ..

juve ju duket sikur nq seehste nje llogari e perbashket cdo gje e drejton mashkulli.. dhe ju duket vetja te varura.. ju dh eme llogari menjane moj xhan.. e me gjitha gjerat te tjera menjane.. prap se prap jeni te varura ne mynyre figurative... tashi po te jesh si eshi.. me aq sa tha eshi e, te kuptohemi.. se mos thuash prap qe jam me paragjykime.. dmth eshi me bashkeshotin qekan secili nhesap te vet... ene se me ke behen kalamojt.. prap se prap grat sipas mendimit tuaj sduhen te jen te varura.. duhet ta bejne me mashkullin qe mendojne ato dhe mos te jen te varura ta bejne me ate qe jan martuar...

me fal po mund te me shpjegosh cfare do me then familje? burre-grua??

ramet paste se me ka vdek gjyshja.. nga ana e plakes.. me sa mbaj mend un... gjyshi ishte veqili.. po leket ajo i mbante e u bente llogarine.. kaq lek do blihen kshu kaq ashu kaq kshu.. ne dark kuvendonte dhe nje her me gjyshin ( ka pas dhe gallat me ta.. se e kam gjyshin ti nxjeresh syte.. si le kunjat ) po qe femra si femra..ja mbushte mendjen naten :p

nejse sic i thash dhe leles per hajer u qofte te gjithave qe mendojne ashtu...

mendim i mire ishte ai qe tha Juve.. dhe mendoj se jeta shkon mire... edhe pse ska dal ndonje familje deri me sot te shkoj vaj kur i thone.. po qe ehste me e bashkuar familja ashtu.


ciao all

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 05:23
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Une jam me te vjetren ne kete prizem,familja formon nje unitet dhe ne fushen financiare.Ne momentin qe njeriu vendose te bashkejetoje/martohet atehere do thote qe ky njeri ka zgjedhur per nje jete te perbashket,ndryshe nese s'eshte gati te sakrifikoje pak pavaresi atehere thjeshte s'eshte gati per martese.Duke ecur me moton "njeri kalit,tjetri patkoit"si mund te punohet drejt objektivave te perbashketa familjare?Martesa eshte te jetosh me dhe jo perkrah njeri-tjetrit duke bere jeten e nje beqari.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 09:46
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Une jam me te vjetren ne kete prizem,


Une nuk do e quaja te vjetren, madje as tradicionalen. . Mua me duket me shume ceshtje principi. Tregon se si eshte harmonia, marredheniet e ciftit. Per shembull, konkretisht, vete vishem casual kur shkoj ne pune. Po ama gruja e ka te domosdoshme formal. Dhe dua apo nuk dua une ajo do shpenzoje per veshje me teper se une, dhe ne veshje expensive. Dhe kjo gje do ndodhe si me llogari te perbashket ashtu edhe me llogari me vete. Nuk ka pse te kete konflikte per nje gje te tille. Ashtu sikurse nuk ka konflikte kur une dal me shoket per nje birre, apo shkoj ne ndonje koncert (se biletat e sportit i kam falas ). Kjo eshte rrjedha normale e jetes. Nuk kam pse ta fsheh sa harxhova me shoket, nuk ka pse te me fshehi sa kushtuan rrobat. Ne qofte se do isha tipi i kurrnacit, me llogari te vecanta te merrja vesh qe kishte blere nje dicka te shtrenjte (dhe s'ka nevoje te shohesh card statement per te ) do behesha keq njesoj. Do lindte sherri, jo eshte imja jo eshte jotja, do lindte mosbesimi, do thuhej shprehja "e mora me leket e mia" qe do i vinte kapakun shume gjerave (e urrej kete shprehje).
Mendo pastaj kur ke dhe kalamaj. Te keqen babi shiko ca te kam blere me leket e mia. Eshte me e mire se ajo dhurata cheap qe te bleu mami e anasjelltas.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 12:29
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Citim:
Po citoj ato që tha KOTA_97

juve ju duket sikur nq seehste nje llogari e perbashket cdo gje e drejton mashkulli.. dhe ju duket vetja te varura.. ju dh eme llogari menjane moj xhan.. e me gjitha gjerat te tjera menjane.. prap se prap jeni te varura ne mynyre figurative... tashi po te jesh si eshi.. me aq sa tha eshi e, te kuptohemi.. se mos thuash prap qe jam me paragjykime.. dmth eshi me bashkeshotin qekan secili nhesap te vet... ene se me ke behen kalamojt.. prap se prap grat sipas mendimit tuaj sduhen te jen te varura.. duhet ta bejne me mashkullin qe mendojne ato dhe mos te jen te varura ta bejne me ate qe jan martuar...

me fal po mund te me shpjegosh cfare do me then familje? burre-grua?? 



Tani kjo teme nxjer diskutime te tjera ...
Ti pergjigjem shkurt apo gjate ?
Kurorezimi i 2 njerezeve ku hapesira e individualit nuk duhet te humbe te cilet e kane mundesine te jetojne bashke ne nje menyre te shendetshme. Dhe ne nje familje te forte jane pikerisht keta 2 persona qe krijojne tonin. Behen modele per femijet. Kohesioni, te qenit reciproke, lakshmeria apo perkuleshmeria dhe komunikimi jane shume te rendesishme. Cfare dua te them me kohesion eshte ndjena qe i perket dikujt, qe dikush te do.
Tani, ne nje lidhje burre-grua pra martesa e cila mer formen e nje familje, mgjs te jesh shume i lidhur eshte dicka shume e mire, nga ana tjeter jam besimtare e idese qe duhet te kete nje balance te te qenit bashke dhe te qenit me vete. Ky eshte celsi kryesor mendoj qe nuk duhet te abuzohet (si ne shembulli i mesiper qe te citova).  Keshtu qe te mos i ngaterojme gjerat kur flas per kete hapesira ekonomike duke e krahasuar se femra kerkon dike vetem ta kete perkrah dhe nga ana tjeter ta tradhtoje duke krijuar femije me dike tjeter. Keto jane ekstreme kota dhe une nuk po flas per dicka te tille.
Nje person duhet te zhvilloje individualitetin duke qene i mbeshtetur nga familja. Dhe struktura e familjes duhet te jete e perkuleshme se perndryshe fillon behet e ashper, e ngurte dhe personat nuk durohen dot me. Nuk besoj ne idene qe femra ka nevoje ekonomikisht per burre prandaj dhe martohet. Aq sa kini ju nevoje per grua aq edhe ne per burra. Dhe ne nje familje te forte rolet shkembehen per sa i perket drejtuesit (qevilit :p ) dhe vendimet jane gjithmone te perbashketa. Keshtu qe duhet te ndjehet lirria per tu shprehur. Po humbi ky komunikim ka mbarruar gjithcka. E prandaj dhe une isha e interesuar te dija se si jane arsyetimet mbrapa cdo metode qe cdo kush perdor per organizimin e parave .

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 19:55
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

...nje histori e vertet...
Ishin fillimet e viteve 90' dhe shum vet kalun detin drejt italise. Fati beri qe dy te rinj te njejtit qytet u takun qe ne skaf keshtu qe perfunduan ne te njejtin qytet te italise. Vajza ishte me familjen kurse djali jo. U dashuruan dhe u martuan. Mund te thojshe me plot gojen se ishin çifti ma i bukur i vendit .Mbas nji viti qe fryt i dashurise nji vajz . U lumturun pa mas dhe u zbukurun edhe ma shum. Por... Por nje dit kur vajza po rritej e po behesh per shkoll (kopesht) dhe vajza qe tashme duhej te ishte bere grua sepse ishte bere nene i thote burrit qe secili duhet te kete llogarin e vet. Dakort i thot ai por te pakten te kemi nje vend te perbashket kursimi. Jo thot ajo un kursej per veti ti kurse per veti. (kurse mor "gomar" i pakursyer e mbajte si zonje tere keta vite punove e lodhe per familjen i dhe patent dhe i bleve makinen i bleve barcaleta kamsh e dursh ia drejtove dhamt tek dentisti specialisti, e çove tek abronxaturat qe te merrte rreze etj se nuk i mbaj mend te tana). Kurse o kursimtar e mos u kurse per vajzen qe po rritet se edhe ajo don "fior di cococlo" kepuce te Winx e ku di ma rroba per kalamaj qe bajn pak ma shtrejt se per te medhejt. Doni muhabetn: Pse ja bleve kaq te shtrejta un s'ja blej. (dikush i thoshte vajzes thuji babit; Baaaaabiiii un dua ciciobelo.) perfundimi u ndan keshtu qe secili kursen per veti.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 20:23
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Teme shume interesante

Mendoj qe kjo eshte pyetje me shume rendesi per te rinjte e pamartuar tani, sidomos ata qe jetojne jashte dhe kane me teper asete, por edhe per ata qe jetojne ne Shqiperi dhe fusin nje sasi te konsiderueshme te mirash materiale ne martese.

Gjithe ideja e ndarjes se llogarise ne martese ka per qellim lehtesimin e ndarjes se aseteve ne rast divorci. Dhe duke pare statistikat e divorcit keto vite, eshte shume e zgjuar qe te mendohet paraprakisht se cfare do marre secili me vete nga martesa ne rast se ajo prishet. Jo per gje po i kursen shume leke vetes qe do te t'i merrnin avoketerit e divorcit qe mezi i presin keto raste.

Por nuk do ishte martese ne kuptimin e plote te fjales nese te dyja palet nuk do i mbanin librat e llogarise hapur me njeri tjetrin, dhe nuk do i bashkonin asetet e tyre te cilat se bashku, do ju jepnin mundesi me te medha financiare per te arritur qellime te perbashketa te marteses si krijimi dhe mbajtja e familjes, blerja e nje shtepie me te shtrenjte, ne nje zone me te mire (qe mbase rrogat e shkeputura vec e vec nuk do e perballonin dot), blerja e nje makine me te mire, kalimi i pushimeve te perbashketa etj etj.


Mendoj qe ka nje zgjidhje te mesme. Te mbahet llogari e perbashket. Dhe para marteses te nenshkruhet nje kontrate e perpiluar mire ku te dyja palet te bien dakord per ndarjen e aseteve ne rast se martesa prishet.

Perjashtim do beja ne rastin kur njeri nga bashkeshortet ka addictions, si gambling apo droga, ne kete rast nje femer me mend nuk i jep mundesi atij qe te vere dore ne te ardhurat e saj, apo ne portofolin e perbashket te familjes.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 21:20
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Megjithate Enigme, une nuk e di se si mund te jene kushtet ne rroga 150 mije dollareshe, ndoshta ia vlen te mbash dy llogari, tre (nje te perbashket).

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 23:52
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ESHI
Veteran ne forum

Regjistruar: 26/11/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 840

[QUOTE]Po citoj ato që tha KOTA_97
[B]po eshi moj xhan eshte hesap me vete.. ate qe eshi e quan martes.. un e quaj bashkejetese..

per sa i perket shkrimit.. ne te kish dhe shaka.. dhe nga jeta reale...

ti po thua te kthehemi mbrapa apo ku e di une.. seshte aspak ashtu..
lela ja futi cik me top po nejse.. ashtu e mendon per hajer i qofte ..

juve ju duket sikur nq seehste nje llogari e perbashket cdo gje e drejton mashkulli.. dhe ju duket vetja te varura.. ju dh eme llogari menjane moj xhan.. e me gjitha gjerat te tjera menjane.. prap se prap jeni te varura ne mynyre figurative... tashi po te jesh si eshi.. me aq sa tha eshi e, te kuptohemi.. se mos thuash prap qe jam me paragjykime.. dmth eshi me bashkeshotin qekan secili nhesap te vet... ene se me ke behen kalamojt.. prap se prap grat sipas mendimit tuaj sduhen te jen te varura.. duhet ta bejne me mashkullin qe mendojne ato dhe mos te jen te varura ta bejne me ate qe jan martuar...


Yeah Kota ate hall qaj ti. Ja qe te gjithe nuk jane nga ato lajkataret e shtreterve qe para qefit.... hapin tefteret e shpenzimeve....dhe ne fund do behet si them une ose ndryshe perfundove ke komshia
Car rendesie ka llogaria e perbashket apo ajo e ndare ne jeten e ciftit, ma shpjego pak ,por aman mos me trego me bashkjetesa ,, martesa .. kalamajt me ke behen e te tilla..... Ma mbush mendjen nga ana financiare car favori apo disfavori ka.
E kam shprehur dhe me siper une kam detyrimet e mia sikurse dhe bashkshorti te tiat ,po ashtu kam shprehur qe kur duhet bere shpenzime te konsiderueshme (jo birrat apo kepuce...) gjithnje diskutohet dhe vendoset midis nesh. Nuk jemi asnjeri nga ato qe le te themi, lem shtepine pa paguar sepse mu mbush mendja te blej nje makine te re, ose do vete te blej kepuce te reja Prada mgjese nuk ngel gje per darke. Jo i dashur, kemi dhe ne ato detyrimet dhe prioritetet tona financiare. Ta them me sinqeritetin me te madh se ,gjer me sot as qe me ka rastisur te vihem ne siklet ose te genjej bashkeshortin per dicka qe kam blere. As qe e kam konsideruar ndonje here veten te shfrytezuar sikurse as qe me ka vajt mendja ndonje here te shfrytezoj bashkshortin.
Nuk e di per te tjeret por per ne kjo menyre funksionon me se miri.

__________________
Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2007 03:30
ESHI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ESHI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ESHI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ESHI Shto ESHI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ESHI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Llogaria Bankare ne martese!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.