Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Vjehrra apo Nusja ?
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Cool

Vjehrra apo Nusja ?

Një ditë të bukur vere, vjerra i thotë nuses së te birit se do të ikte për disa ditë tek njerëzit e saj në qytetin tjatër, mbasi kishte pasë nënën e saj sëmurë.

E porositi të bënte kujdes me shtëpinë, fëmijët dhe bagëtinë deri sa të kthehej ajo., djali i asaj nëne dhe burri i nuses së re ndodhej në emigracion.

Pa merak nënë pa merak i tha ajo e qeshur dhe buzagaze, por nuk më thatë sa ditë do të rini aty tek njerëzit tuaj...? po ja moj bijë brënda javës do të vij domosdo !

Mirë nënë, udhë e mbarë të të jetë dhe jepu të fala e qofshin të shkuara.

Faleminderit bijë e nënës.

Nënës, kishte vite që i kishte vdekur buri të cilën e kishte lenë vetem me djalin që sot ishte bërë baba me femijë.

Ja po pregatitem dhe pas pak do të dal të pres autobuzin e linjës.

Nëna, kishte kohë që kish nuhatur qëndrimin e dobët moral të së resë së saj, fill sa ishte larguar i biri, por përpiqej të mbulonte gjithcka dhe nuk i interesonte ta ekspozonte nusen e djalit, pastaj prova të sakta nuk kishte dhe aqë më keq nuk mund të vërtetonte dot hilenë që nusja çdo ditë e mashtronte dhe shkonte tek jarani...një bashkëfshatar “mik’ i familjes që shërbente dhe si dyqanxhiu i fshatit !

Veç pleqve s’kishte ngelur njeri, ishte i vetmi mashkull dyqanxhiu se të gjithë kishin emigruar jashtë.

Durimi i kishte humbur nënës aqë sa mund të plaste nuk duronte dot më, i vinte keq për të birin që ropatej në emigracion e kjo këtu e kishte mëndjen vetëm për seks.

Edhe fshati pëshpëriste për ndodhinë, këtë e dinte mirë nëna po kishte mbyllur sytë dhe bënte sikur nuk kuptonte, do ti vijë fundi ndonjëherë thoshte me vete të saj, po pse të bëhem unë sehirxheshë në këtë mesele më mirë t’ja them tim biri dyshimin që kam për të dhe pastaj të bëhet ç’të bëhet me të !

Ai, le ta gjykojë si të kuptojë, por kështu nuk vazhdohet për çdo ditë në vakt dreke ajo do shkojë tek dyqanxhiu kur i gjithë fshati mer një sy gjumë në atë kohë e sidomos në këtë vapë koriku... ç’dreqin mund të bëjë me të veç dashuri ! Ai, beqar është vajti 45 vjeç dhe akoma nuk ka krijuar familje, po kjo qyqja që ka burrin edhe dy fëmijë ku e shpie mushka!

Perëndia i ka mbyllur sytë, është e ngrënë e pirë e veshur të gjitha të mirat i ka, detyrimisht do kërkojë atë që i dëshëron shpirti....eh ç’na bëri ky kurbeti i shkretë...! Ai, teloporitet e kjo...mëndjen fyçkë...nga njëra anë mirë bën ja dëshëron shpirti...!

Gjithsesi u nis nëna që në atë kohë s’ishte as pesedhjete e dy vjeçe një grua e bukur dhe e mbajtur mirë veshur e tëra pikë në të zeza !

Hypi në autobuz serioze e veshur mirë e bukur,me një çantë të vogël në dorë, me syza dielli të modës dhe zuri vënd në sedilen mbrapa, mbas shoferit.

U duhej gati tre orë udhë që “zonja me të zeza’ të mbrinte ne qytet...!

Shoferi një djalë i ri reth te tridhjetë e pesave nuk e kishte parë më kurrën e kurrës këtë grua megjithse kishte disa vjet që bente këtë rrugë, as “nëna” nuk e kishte parë, ndoshta nuk kanë udhëtuar ndonjëherë tjatër bashkë se shoferat ndëroheshin një ditë po dhe një ditë jo.

Gjithsesi, “zonja” si një grua e ve që ishte mundohej që të shpëtonte syve të bukur të shoferit që shpesh në mënyrë tinzare dhe të etur kryqëzoheshin tek pasqyra në xham, nëna mendonte shumë gjëra dhe mosha e saj e frenonte dhe e bente më të kujdesshme, kurrë nuk ishte dëgjuar dhe do ti vinte keq ti hapej ndonjë nam...tani në moshën e tretë..

Kishte vite që burri i kishte vdekur dhe ajo,qëndroi per gjthe kohën me moral të lartë, asnjëherë nuk i shkonte ndër mënd të gjunjëzohej e të turpërohej në këtë moshë e aqë më tepër që ajo luftonte në heshtje “nusen” e djalit të vetëm që dridhte me kohë “bishtin’ sa i biri ishte larguar në kurbet.

Sytë e shoferit nëpërmjet pasqyres e bezdisnin, ata sy e lodhën dhe e bënë të pa durushme qëndrimin në atë sedile. Në ndalesën e parë ju lut atij, të ndëronte vëndin se nuk ndjehesh mirë aty...shoferi me një sjellje model i thotë po zonjë me kënaqësi mund të uleni ku të doni, unë do flas me pasagjerin tjatër dhe ju të gjeni rehat tek vëndi tjatër !

Dhe ashtu bëri me të vërtetë, në atë kënd shoferi nuk mund ta shikonte më epshëm gruan zonjë dhe të bukur.

Zonja në anën tjatër kishte kthyer kokën nga dritarja dhe bluante me vete lloj lloj mendimesh...!

Nuk dinte se si dhe në çfarë mënyre ti paraqiste vetë të birit historinë e të shoqes së tij për qëndrimin moral të saj, por nga ana tjatër kurrë nuk donte që i biri të shkatërronte familjen e porsa ngritur me mundime...ishte vënë në dileme dhe po ndjente dicka përbrënda.

Ecte dhe nëpër tru përpiqej të shikonte sërish sytë e shoferit të cilët e ngacmuan shpirtërisht dhe e kthyen mbrapa në kohë...për çudi nga hutimi i çastit ajo nuk ishte më në gjëndje të përcaktonte as ngjyrën e syve të tij...dhe habitej pse e mundonte ky mendim ?

Priste instiktivisht momentin që të ndalonte makina ta shikonte sërish...shoferin dhe sytë e tij të bukur,kot vetëm për një kuriozitet se i vinte inat që nuk mbajti mënd se ç’ngjyrë ishin ata, nga ana tjatër i vinte keq me veten e saj që mendonte të tilla budallallëqe që i krijoi kjo rrugë dhe ky çast.

U çorientua komplet, u shpërqëndrua dhe ndjeu një si zeval të brëndshëm, aqë sa e ndjeu veten që po i skuqeshin faqet dhe se një zjarrm i brënda gjoksit ja mundonte shpirtin...ndërkohë kuptoi se po i mereshin mentë.

Autobuzi vërrshëllente dhe ecte me shpejtësi, zogjte nëpër shtyllat e telefonit i dukeshin si të ngrirë, shtyllat ne vet-vete, i fluturonin si të mara, sfondi i gjelbërt anës rrugës po e vinte në gjumë, sytë po i mbylleshin ndërkohë që luftonte e përgjumur të zgjidhte enigmën se ç’farë ngjyre kishin sytë e shoferit bukurosh... pyetje kjo që e frikoi thellë në shpirt !

Përpiqej ti jepte forca vetes dhe të largonte mendimin ndjellakeq, ç‘i duhej një nëne të helmuar dhe një gruaje të nderuar dhe vejushë sytë e burrit të botës...kuptoi menjëherë se po sëmurej dhe po i rringjalleshin epshet e dikurshme dashurie...!

Se kuptonte se ç’ndodhte me të!

E pamundur, nuk do t’ja lejonte kurrën e kurrë vetes, më mirë të mbytej se sa të ndodhte qoftë larg një gjë e tillë. E pa mundur !

Përpiqej të largonte nga mëndja të keqen e madhe që po e zinte, por ishte e pa mundur...diçka e brëndshme si thellë në shpirt i thoshte të kundërtën.

Lutej zotit në heshtje ta shpëtonte nga kjo e keqe...kujtonte djalin...që pabesisht nusja ja punonte mbas krahësh keqas, o zot sa e trazuar është kjo jetë ç’ bie sahati s’bie viti.

E trubulluar dhe e pa përqëndruar komplet me lloj lloj mendimesh që i shfaqeshin te trazuara dhe e mundonin kërkonte të gjente rrugzgjidhje...!

Së fundi, zbritën në qytet. “Nëna” në të zeza ishte mjaft e trubulluar, shoferi si një “djall” i stërvitur në kësi punësh e psikologjisi “prenë” e tij që pat rënë në çark qysh kur ajo, kërkoi me këmbëngulje ndërimin e vëndeve, mbasi shoferi e “besdiste”dhe e mundonte me kryqëzimin e syve të tij.

Zonjë, a mos jeni larg që nga stacioni, do kisha dëshirë t’ju shërbeja dhe t’u çoja ku dëshëroni të veni ?

JO ! JO ! JO !

Ju Faleminderit, do ta bëj më këmbë këtë copë rrugë nuk është larg as njëzet minuta shtëpia...si të doni, do më pëlqente t’ju shërbeja, jeni një zonjë e bukur dhe mbi të gjitha e embël, së paku do isha i lumtur të pija një kafe me Ju.

Ike biri i “nënës” unë jam një grua e ve dhe besoj në moshën e nënës suaj, unë kam djalin sa Ty. Largoju Ju lutem pse më mundoni !

Dakort zonjë e nderuar, kurrë nuk kam qëllime djallëzore, ma thotë shpirti brënda që të jem afër jush...po deshe ma plotësoni dëshirën...pimë një kafe dhe më pas ose me taksi ose me autobuzin tim unë ju shpie ne destinacion...!

Më trubullove fare, të lutem, më more mëndte nuk e di se ç’dreqin kam me Ju, më besdise shumë me ata sytë e Tu të bukur, besomë kam nevojë të qetësohem .

Çishte ajo orë që u nisa...mallëkuar qoftë o zot ndjemë tha gruaja e trullosur.

Po, hajde ta pimë një kafe dhe do ju lutem shumë të më haroni...unë jam nëna juaj.


Faleminderit shumë, jeni me të vërtetë një zonjë e nderuar, një grua kapedane plot hijeshi dhe e fisme....!

Vetëm një kafe....po pa tjatër vetëm një kafe tha shoferi.


Eh “nëna” e shkretë ra në çark...mbas kafes një drekë e pasur duke rrëkëllyer edhe vere te kuqe “Permeti”më pas e pa veten në hotel...!


Shoferi e mori pushim te gjithë javën...ndërsa nusja më anë tjatër “priste” ditën kur do kthehej e vjehrra.


Nga Petraq J. Pali

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 11:35
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Si vjehrra e nusja , femer hesapi !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 11:57
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Histori me te trashe s'kisha lexuar ndonjehere!
Kjo nena sa vjec ishte njehere, 52?
Kishte vene syze moderne ? Cfare firme? Pa ofendime per nenat , por nuk kam pare ndonje nene vejushe ne fshat(po flasim per fshatrat ne Shqiperi meqe aty zhvillohen ngjarjet besoj) qe te jete e mbajtur, e bukur e te ndjeki moden sic shkruan autori. E c'mode ndiqte gruaja e shkrete me rroba zie?! E me e bukura t'ja marri mendjen nje 35 vjecari.

Si perfundim e vertetoi plaka nese nusja ja dridhte te birit apo jo?

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Modifikuar nga Deb* datė 27/01/2011 ora 14:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 14:46
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Histori me te trashe s'kisha lexuar ndonjehere!
Kjo nena sa vjec ishte njehere, 52?
Kishte vene syze moderne ? Cfare firme? Pa ofendime per nenat , por nuk kam pare ndonje nene vejushe ne fshat(po flasim per fshatrat ne Shqiperi meqe aty zhvillohen ngjarjet besoj) qe te jete e mbajtur, e bukur e te ndjeki moden sic shkruan autori. E c'mode ndiqte gruaja e shkrete me rroba zie?! E me e bukura t'ja marri mendjen nje 35 vjecari.

Si perfundim e vertetoi plaka nese nusja ja dridhte te birit apo jo?




Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 15:14
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Deb*
Histori me te trashe s'kisha lexuar ndonjehere!



Deb shpresoj t'ket zen syri burimin...

..dhe kujdes moj, se je mami vet e neser pasneser do behesh dhe ti vjehrre

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 15:29
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Cfare po thoshe?
Shkruajta histori me te trashe nuk kam lexuar, dhe jo qe ti ke shkruar histori te trashe. E pashe shume mire kush e ka shkruar. Po ta kishe shkruar ti s'do komentoja fare per te mos ofenduar.
Nuk ke pse ndihesh ne faj. Ti solle nje shkrim per tu komentuar apo jo?
Cfare duhet te themi sipas teje kur nuk na pelqen shkrimi? Shkrimi ishte shume i dobet, pa pike niveli.

Dhe njehere, po gjykohet shkrimi dhe jo ti. Besoj se je aq e mencur sa te arrish ta kuptosh kete gje.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 15:38
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Nje here ky shoku autori, vetem per kshu historiash nuk ja thoka , atje nga fundi mu duk si ndonje histori qe lexon neper gazeta erotike ......

Ate zonjen e ve na e sjell si nje te nderume deri sa hipi ne autobuz ....pastaj nuk diti te zbes me !!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 15:42
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Histori me te trashe s'kisha lexuar ndonjehere!
Kjo nena sa vjec ishte njehere, 52?
Kishte vene syze moderne ? Cfare firme? Pa ofendime per nenat , por nuk kam pare ndonje nene vejushe ne fshat(po flasim per fshatrat ne Shqiperi meqe aty zhvillohen ngjarjet besoj) qe te jete e mbajtur, e bukur e te ndjeki moden sic shkruan autori. E c'mode ndiqte gruaja e shkrete me rroba zie?! E me e bukura t'ja marri mendjen nje 35 vjecari.

Si perfundim e vertetoi plaka nese nusja ja dridhte te birit apo jo?



Paske pas nerva me i shku deri ne fund ti

Mendoj qe tema duhet te shvendoset te letersia dhe pse eshte pacavure se per psikologji sben e sben.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 15:43
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Angel.. Nese kjo pjese s'ka lidhje me psikologjine, imagjino pak me letersine!

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 15:51
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
Angel.. Nese kjo pjese s'ka lidhje me psikologjine, imagjino pak me letersine!



Ke vjehrre ti Hey, kushedi sa te do ty.

Pa shaka

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 15:53
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Vjehrra apo Nusja ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.