Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nisja

-këngë me refren-

Dhe ftohtë dhe shi,
Ku shkon o njeri,
Me çadër të lashtë të grisur?...

Ah' ç'thua zotëri,
Ti ende s'e di?
Drejt tokës së lumtur jam nisur...

Ku shkon o njeri,
Me ngut në vetmi,
Me çadër me vrima mbi kokë?...

Ah, ç'thua zotëri,
Ti ende s'e di?
Jam nisur të futem në Evropë...

1992

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 13:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nė shpellėn time

Ti ishe e bukur, unë shumë i shëmtuar,
Të desha me vete si llambën në duar.

Të ndrisje në shpellën time të zymtë,
T'i zboje prej saj lakuriqët e ndytë.

Të mbaja në guvën e shpirtit të heshtur,
Të ngjallje sërishmi thesarët e fjetur.

1989

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 18:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shpresa e poetėve

Do të vdesin gjithë shenjtorët,
Do të treten gjithë profetët,
Do të humbin oratorët,
Do të mbeten vetëm poetët! -
Kështu shpresojnë të shkretët...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 18:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Peisazh me brisqe valėsh

Brisqet e valëve ndritën në det,
Gati për thirrje.
Thashë me vete në breg:
Të hidhem,
Të bëhet gjakderdhje...!

1991

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 18:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

DO TE ME KUJTOSH

Unë do shkruaj një libër me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relikë
Dhe duke qëruar patate të ardhura nga vjeshta
Gishtin do presësh me thikë

Duke e vënë gishtin në gojë
Mua do më kujtosh në kuzhinë
Dhe do të thuash para dollapit të lyer me bojë
"Per pak e harrova ditëzinë!"





PS: Fajtor ka dy arsye pse ri-shkruhen dy-tre poezi te njejta:

1- duhet te kesh memorje te fort, te mbash mend te gjitha poezite qe jane hudhur ne teme.
2- nqs nje poezi eshte vene mbi dy-tre here do te thote qe eshte e pelqyer nga publiku. :p

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 21:20
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

"Mė Mirė Tė Kujtosh Tė Bukurėn"

Të mori malli për mua një ditë në paqe?
Ah, lëre mallin e varfër të qetë!
Të vjen në mënd në qytet ajo kafe
Ku hynin artistë e poetë.

Ti kishe këmbë të bukura shumë
Nga këmbët e tua poetët lajthitnin
S'do mënd që lajthita dhe unë
Si gjithë ata që të pritnin.

Vërtet të mori malli për mua
Mos eja!....Lëre mallin të fjetur
Tani unë u plaka dhe kafet e vjetra s''i dua më
Pastaj as e di se nga këmbët e tua ç'ka mbetur...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 21:32
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Re: I Pėrndjekuri i Dashurisė

Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.




Ps: Per shembull kjo poezi eshte vene dy here, doja t'a vendosja edhe une sepse me pelqen shume do te thote qe eshte e pelqyer :p

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 21:36
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mire e ke ti. Po nje gje eshte te citosh nje poezi per ta sjelle para publikut prape. Tjeter gje eshte te copy-paste pa marre mundimin as te shfletohen faqet e meparshme, ku mund te jene te njejtat poezi madje dhe me germa shqiptare. Eshte sikur njerezit s'duan te lexojne, apo te servirin nje poezi per publikun. Mjafton te shkruajne çastin/momentin/tanishmerine. Dhe poezite qe mund te citohen me germat shqip (qe jane ne kete teme) perfundojne te jene chit-chate te tipit "s'kam kohe, gjejeni vete nqs eshte postuar, une po e hedh si bajge"... Eshte konsumizem teper banal. Edhe kenget qe marr nga Youtube kerkoj versionin me te mire, me te paster, me te qarte, qe t'ia servir publikut. Jo me te marr 4 rrjeshta e te pertoj ti ve dy germa shqip para se t'ia hedh njerezve ne surrat.

Nejse mendimi im.

Ja dhe nja dy poezi te tjera...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 22:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shfajėsimi i vetes

Kur shirat më ngjallin mendime,
Vapa mendimet mi flak.
Ka shira pakëz Tiranëza ime,
Ndaj unë mendime kam pak.

Sikur të kishte shira më shumë,
Mendimet e mia do bëheshin det.
Po mirë që s'ka, se lajthitja dhe unë,
Lathitnit nga unë dhe ju përreth...

Dihet një gjë, sa më tepër mendime,
Aq më tepër lajthitje do kesh.
Mos u çudit nga përçartja ime
Dhe fare mos qesh!...

1992

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 22:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ndėrlikimi

Lumturinë e pret me mall e s'vjen,
Dhe merr shpresa pamje lumturie,
Shpresa larg të josh e të gënjen,
Nëpër shtigje lajkash e habie.

Ndaj kur vatra hesht në varfëri,
Pret me ankth diçka nga dorë e shpresës,
Ah, po shpresa s'është lumturi,
Është ngushëllim i ekzistencës!

1993


Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2010 23:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.