Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme?
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme?

Mendoni se sjelljet gjinore influencohen nga mjedisi apo jane te lindura? A do kishim te njetat preferenca nese prinderit nuk do ndikonin me zgjedhjet e ndryshme qe bejne per ne qe ne vogeli? A do preferonim te luanim me kukulla apo djemte me makina nese do kishim liri te plote zgjedhje?
Mendoni se orientimi sexual eshte i lindur apo i influencuar nga rrethant e jetes dhe ambjenti ku jetojme?

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2012 23:26
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

Rotter dhe Bandura , teoria e tyre lidhur me " social learning and gender roles"

1)Shoqerimi I gjinise eshte process I gjithe jetes. Ne moshen 5 vjecare roli I gjinise eshte I -qarte.

2) Ne mesojme gjinine e pershtatshme ne sjelljen tone nepermjet modeling( imitimit ne shqip).

3) Duke folur dhe lozur me djemte e vajzat ndryshe qe ne femijerine tone.

4) sic thame me lart, ne moshen 5 vjecare femijet Jane ne dijeni te rolit te tyre gjinor!

5) Shumica e prinderve blejne lodra te posacme dhe rroba te posacme qe heret ( from an early age) per te ndihmuar femijet e tyre ne zgjedhjen gjinore.

P.S. Mbase nuk e ke vene re, por nese ke mundesine te obzervosh per 15 minuta dy femije te gjinive te kunderta, dhe tu ofrosh lodra si makine, kukull, kamion, top, tenxhere, etc...
Do vesh re qe instiktivisht gjinia mashkullore do marre makinat te loze me to; ndersa gjinia femerore do marre kukullat te loze me to.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2012 03:09
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana1 Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana1 Shto Ana1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Social Learning theory eshte nje nga te preferuarat e mia Ana. Ne fakt une kam punuar dhe punoje me femije, dhe ajo qe kam vene re eshte qe vajzat dhe djemte ne moshe te vogel luajne me cdo lloj lodre. Kam pare djem qe duan kukullat, dhe vajza qe luajne me makina, por
pasi jane orientuar se cilat lodra jane te pershtatshme per gjinine e tyre fillojne te kene preferenca te vecanta. Psh ngjyra e preferuar e vajzes sime ka qene e verdha, ndersa tani preferon rozen, apo lejlan, sepse e di qe keto ngjyra jane specifikisht per vajzat. Normal nese ke djale dhe ja mbush dhomen me lodra djemsh, apo rroba me ngjyra jo pink, lejla, femija do kete preference vetem per ato. Tani ne kopshte e shkolla po i eliminojne diferencimet gjinore ne zgjedhje , sjelljet tipike gjinore. Une mendoj qe shoqeria, familja influencojne sjelljen gjinore.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Modifikuar nga Deb* datė 16/03/2012 ora 16:07

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2012 15:55
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

me pak fjale o debra fmijet neper shkolla duan ti bejne gay me pahir e mos te ket diferenca gjinore eh...



u prish dynjaja o beqo

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2012 16:35
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Mund te ndodhe edhe qe gjuha me te cilen u drejtohemi femijeve te jape efektin e kundert nga ai i deshiruari.. Flitet shume per prinder teper te pranishem e mbrojtes apo prinder te padukshem e te larget. Eshte e lehte te gjykosh nje femije-adoleshent devijues, tek i cili/e cila ve re sjellje jashte normave shoqerore, por jo gjithmone kihet parasysh qe gjithe kjo mund te buroje pikerisht nga prinderit, qe per sa mund t'i duan femijet e te kene bere te pamunduren, pa e kuptuar mund ta kene bere kete ne menyren me te gabuar.. Si rezultat kemi femije qe rebelohen, femije qe duan te terheqin vemendjen (edhe me gjeste ekstreme), femije qe duan te kundershtojne me cdo kusht shembullin prinderor qe u eshte imponuar ne rritje e siper, e keshtu me radhe.
Gjuha qe perdoret me te miturit eshte teper domethenese ne zhvillimin psiqik. Duhet treguar shume kujdes, me shume nga c'mendohet. Edhe fjalet qe zgjedh per te shpjeguar nje perralle apo fabul, fjalet qe zgjedh per t'u dhene pergjigje "perse-ve" te para, fjalet qe zgjedh per te shpjeguar nje fenomen qe mund te trondise femijen aty per aty.. Nuk eshte thjesht nje ceshtje komunikimi, gjuha eshte percjellese traditash e mentalitetesh te trasheguara, ndikon jashtezakonisht ne menyren se si do konceptohet realiteti e ne zgjedhjet qe do behen ne jete.
Teoria kjo, praktika pastaj eshte hesap me vete.

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2012 17:22
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

E ke gabim o deb. Je duke mesuar teorine e "politically correct" dhe jo realitetin.

- Ja per shembull fakti i thjeshte biologjik qe nje mashkull me nje ejakulim teorikishit mund te lere shtatezene te gjitha femrat e kontinentit, ndersa femra prodhon nje veze ne muaj, dhe vetem per nje periudhe te shkurter; - ky fakt nuk mund te kete ndikim ne sjellje te ndryshme gjinore sipas teje?
- Po fakti qe nje femije mashkull do te jete 30% me i forte se nje femije femer, nuk mendon ti se evolucioni i ka paracaktuar nje rol mashkullit te ndryshem nga femra, rrjedhimisht edhe sjelljen?
- Po ndryshimi gjinor tek gjitaret e tjere, ku s'ka lidhje shoqeria, si shpjegohet sipas teje? Apo do te thuash ti, s'ka lidhje njeriu me kafshet, se na krijuar zoti. Po te jete keshtu lere shkollen fare dhe hyja ndonje medreseje.

Eshte permendur edhe here tjeter diku me duket. Keto shkolla kane per baze teorine e tabula rasa, sipas se ciles truri eshte i bardhe dhe mund te modifikohet si te duash. Eshte teori e gabuar, por fatkeqsisht meret shpesh si baze per teori te ndryshme ultra-liberale.

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2012 18:51
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

Mua ajo qe me ka bere gjithmone pershtypje tek te gjithe teoristet, apo psikologet e sotem, eshte qe "Femija nuk mban asgje mend para moshes 3 vjecare", dhe gjithcka ky femije mund te pretendoje qe mban mend eshte thjeshte nje fantazi e tij( saj).
Nejse se dhe pak do dalim te Zigmund Freud dhe enderrat, ha ha ha

Sa me pelqen kjo teme te diskutoj. Ama me duhet kohe e lire te sjell dicka me vlere ketu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2012 19:11
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana1 Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana1 Shto Ana1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha raid
E ke gabim o deb. Je duke mesuar teorine e "politically correct" dhe jo realitetin.

- Ja per shembull fakti i thjeshte biologjik qe nje mashkull me nje ejakulim teorikishit mund te lere shtatezene te gjitha femrat e kontinentit, ndersa femra prodhon nje veze ne muaj, dhe vetem per nje periudhe te shkurter; - ky fakt nuk mund te kete ndikim ne sjellje te ndryshme gjinore sipas teje?
- Po fakti qe nje femije mashkull do te jete 30% me i forte se nje femije femer, nuk mendon ti se evolucioni i ka paracaktuar nje rol mashkullit te ndryshem nga femra, rrjedhimisht edhe sjelljen?
- Po ndryshimi gjinor tek gjitaret e tjere, ku s'ka lidhje shoqeria, si shpjegohet sipas teje? Apo do te thuash ti, s'ka lidhje njeriu me kafshet, se na krijuar zoti. Po te jete keshtu lere shkollen fare dhe hyja ndonje medreseje.

Eshte permendur edhe here tjeter diku me duket. Keto shkolla kane per baze teorine e tabula rasa, sipas se ciles truri eshte i bardhe dhe mund te modifikohet si te duash. Eshte teori e gabuar, por fatkeqsisht meret shpesh si baze per teori te ndryshme ultra-liberale.


Nuk po them qe jemi vetem produkt te ambjentit ku jetojme, por qe influencon tek ne influencon goxha. Normal qe ekzistojne ndryshime midis mashkullit dhe femres duke filluar qe nga anatomia e trupit, zhvillimi mendor e fizik. Ajo qe mu duk interesante ishte fakti qe nga studimet e bera kane nxjerr ne dukje qe mashkulli nuk eshte me i mencur se femra, ose diferenca eshte shume e paperfillshme.. Dhe pse truri i mashkullit eshte me i madh, nuk verteton qe eshte me i zgjuar. Thjesht femra dhe mashkulli kane interesa te ndryshme ne jete, qe fare mire mund te jene dhe si rrjedhoje e ndikimit te shoqerise.


Po dhe si Frojdi qe thote se femra ndjehet inferiore ndaj mashkullit se nuk ka penis me duket qesharake. Pse mos ndjehet inferior mashkulli meqe femra ka mundesi te riprodhoje?

Ti mendon se femra lind inferiore apo behet e tille?

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2012 23:10
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Deb, kjo pyetja ne fund, nuk ka vend ne nje shoqeri te qyteteruar. Femra as lind e as behet inferiore.
Pastaj truri i mashkullit mund te jete me i madh ne volum, por ajo qe ka rendesi eshte qe numri u neuroneve, dhe sinapsave eshte i njellojte.

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 01:35
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kjo teme eshte interesante per tu lexuar e diskutuar. Ne fakt eshte interesante sepse eshte nga te paktat tema ku njerezit nuk zihen e shahen. Por kam frike se rezultati eshte i dukshem qe tani. Pra se nuk ekziston as tabla rasa dhe as influenca e plote gjenetike. Eshte perzjerja e dy faktoreve qe perben njeriun. Ky eshte perfundimi qe arrihet kollaj ne kete lloj diskutimi.

Po ju kujtoj nje detaj te publikuar vitet e fundit. Nga studimet shkencore te aftesise se njerezve per orientim (ku gjithmone shkelqejne meshkujt) u zbulua se vertet meshkujt jane me te afte ne orientim hapesinor (psh ne parkimin e makines), por kjo influencohet shume edhe nga pritshmerite e eksperimentit. Nese tjetrit i thuhet se studimi merret me aftesite e meshkujve dhe femrave per X faktor, atehere njerezit futen ne rolin e tyre si mashkull a femer dhe femrat behen akoma me deficente ne orientim. Kjo sa per te treguar se edhe kesaj rradhe diatriba nature vs nurture eshte ne fakt nje martese nature & nurture.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 05:30
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.