kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
He he....po kur erdhi Sykaltra me kerku doren time...nuk e dini ju jo.
Qe thoni ju edhe mu me erdhi rradha per t'u martu.
Vishin njerzit ke dera dhe me kerkonin doren. Nji nga keta ishte edhe Sykaltra. Domosdo do te ishte edhe Sykaltra se un me gjithe ket bukuri qe kom bie ne sy tek te gjithe.
Tak-tak-tak, ra dera.
- O cun, - me tha lala im- dil i here ke dera se po bi.
- Mir o lale- i thash un-po dal po jom duke i dhone dacit uje.
- Leje , leje se po dal un- tha ija ime.
Kur ija hapi deren...c'me pa mer jahu...nji bukuri e rralle qendronte tek dera....ishte Sykaltra. Ne dore kishte nji leter pra,kishte propozimin dhe sapo ija hapi deren Sykaltra filloi me e lexu ;
'' Zoti lale dhe zonja ije...eshte ne nderin tim te trokas deren tuaj te nderuar. Oxhaku juaj eshte nje nder oxhaqet me fisnike qe kam njohur,pra ju jeni nje dere oxhaku e larte.Qellimi i ardhjes time tek ju, te dashur e te nderuar Lale dhe Ije eshte djali juaj,per te cilin ushqej dashurine e vertete dhe te paster.
Une Sykaltra_Gangos kerkoj doren e djalit tuaj. ''
Ne te gjithe ngrime ne vend. Nga Sykaltra edhe daci filloi tu pa dhe nuk po pijte mo uje. E bukur ishte dreqi,po un thashe me vete...po Sykaltra per cfar dreqin e do doren,pse doren dhe jo mu? Po ija foli e para,pasi e rregulloi i cike kryqen qe kishte ne kaptine.
O goc, - tha ija, - kte gamorin tem do ti mi.
- Jo jo, ai nuk eshte gomar,-tha Sykaltra,- ai eshte pellumbi i shkruar.
- Goc ri, - tha lala im, - kot je lodh me pune qeverie mi, me letra te vulosme ne bashki, amon merre e na e hiq qafe ket kungull se vetem me dacin merret gjithe diten.
- Jo, jo, ai nuk eshte kungull, ai eshte zambaku im, - tha Sykaltra
Une rrija me koken te ulur dhe isha skuq flake, me vete ja bojsha, amon o ije ne ti o lale , thuni na nji fjale te mire dreqi ta haje se ne fejese gjithmone rrehet.
Po pse a rrejte ija, thoni ju? Drejte e drejte ajo..
- Nigjo ktu o goc, - tha ija,- zamak si ky mos pac ne lagje e jo ta keshe ne shpi, ne te japim qera mujore vetem po na e more ket patok qorr e na e hiq qafe.
- Jo, perse thoni ashtu,- tha Sykaltra, - ai eshte princi im i kalter, sepse edhe une vete jam Sykaltra dhe kam ardhur ta zgjoj nga gjumi 100 vjecar princim tim te kalter.
- Ouu...- tha lala im. - ene ti e dike qe ai fle 20 ore ne dite mi.Pranej e do dacin ai se gjume bojn bashke aty ke votra.
Mire , mire po ket muhabet na e nigjoi edhe gjyshja se...sepse bertiti.
- Kush dreqin osht ne dere?
-Bobooo....- thash me vete, se e dija qe gjyshja kishte pi nja dy gota rakie, amanet prej gjyshit kjo gjo.
-Kane ardhe me kerku doren e ktij budallait - tha ija.
Doli gjyshja, tape fare,,,thum ishte bo. Mbasi i leshoi nja dy nga ato kur po ecte, se plake osht ,nuk ke se ca t'i bosh iu drejtu Sykaltres.
- Nigjo ktu o goc....- kjo shpi ka dy veta beqare, jam une oshte edhe cuni. Cdo gjo simbas rradhes.Ne e kena zakon qe ne fillim martojme me te medhejte. Pa me kerku doren mu te pares...ne nuk e martojme cunin tone jo. Pra te keqen ik anej nga ke ardhe se nuk kemi burre per ty ne.
- Une edhe ne zjarr do te digjem...o marr princin tim te kalter o vdes - tha Sykaltra.
- Vdis ene t'u bofte vorrri mihone pra. - tha gjyshja, - se vij ene un atje dhe rrekllej na nji gote.
Dhe gjyshja e mylli deren me force.
Keshtu ma prishem mu Sykaltren ato.Nuk me njeli gjo tjeter vetem ta shifsha i here veten ke pasqyra, se qe jom princ...kte e di, po pse nuk jom boj kaf po jom i kalter kte nuk e di.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|