Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Ky dreq Gjergji eshte bere gjithmone e me i pakapshem. Shoh temen heronjte, e hap, lexoj poezi me gjak-vaditje. Ore mos eshte teme per 28 Nentorin kjo mendova. Shikoj poshte shkruan 12 Shkurt. Hajde Gjergj hajde. Deshmoret e kombit....
Meqe jemi tek heronjte po ju jap nje poezi qe me pelqen. Nuk eshte me gjak, gjoks dhe kasaphane, por eshte reflektim i mendjes se Dritero Agollit qe me pelqen:
S'ka heronj, heronjte i perzume,
Me lavdi perdite i nanuritem
Dhe me lajka dalengade i vume
Nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.
S'ka heronj, heronjte u merziten,
Prisnin endrra, endrrat u vonuan
Duke pritur heshten dhe dremiten
Dhe ne nina-nana u kenduam.
C'digjeni nga malli per heronjte?
Kushedi kur kthehen nga kjo ane!
C'i kerkoni? Pritja eshte e kote,
S'ka heronj, tani ka pehlivane.
1991
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|