Muhejminu
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193
|
Pėrgjigje fakteve unike rrreth Biblės
Ky shkrim është një përgjigje për artikullin që është postuar këtu. Nga gjithë ajo që ju keni shënuar ato që ishin më të rëndësishme, apo që të tilla paraqiteshin për syrin tim dhe të muslimanëve, besoj, në përgjithësi është çështja e zbulimeve arkeologjike që kemi në Bibël. Jo se për të tjerat nuk kemi fakte por se tashmë ato dihen. Po ju përsëris dhe njëherë se në zbulimet arkeologjike, ka mjaft gabime madje gabime të bëra me qëllim nga vet ata që shkuan në expedita duke qenë se ata nuk kishin për qëllim zbulimin e së vërtetës por pohimin me cdo kush që Bibla ka të drejtë. Por do të shohim me vëmendje gjithcka në këtë artikull.
Unë vazhdoj ti qëndroj besnike idesë sime se ti këto të fhëna, sikurse është shumë normale, I ke marrë nga një prej shkrimtarëve dhe studiuesve apologjetik më të njohur të botës së krishterë dhe ky është Josh Mc Doëell I cili është një personazh që mund të vendoset në rangun e Billy Graham, Pat Robertson, Tim LaHaye dhe Jerry Falëell. Josh McDoëell në ndryshim nga këta të tjerë është bërë më i njohur duke qenë se ai ka shkruar shumë libra të tillë si Më shumë se sa një zdrukthtar, Prova që kërkojnë verdikte etj,. Përmes të cilave ai është shprehur pro qënies së tij i krishterë madje duke pohuar se krishtërimi është një e vërtetë globale që shpesh është keqkuptuar.
Për të parë nëse një provë është e besueshme apo jo, ajo duhet të vërtetohet si e tillë, pra e besueshme. Dhe për këtë fakt është dakord dhe vetë McDoëell (More Than a Carpenter , p. 39).
Në vazhdim tek postimet e tua dhe të personave të tjerë shikoj se shumë prej jush pohoni pagabueshmërin e Biblës dhe se Bibla është një vitrinë ku jo vetëm shikoni historinë e botës deri në vdekjen e Shpëtimatarit por ajo është dhe një vitrinë profecish. Për të thënë të vërtetën ndër profecitë biblike kemi dhe ato të dështuarat, mjafton të përmendim atë të Ezekielit që premtoi shkatërimin e Tirit që nuk ndodhi kurr. Për më tepër shikoni ëebsiten www.erasmusi.org.
Në shkrimin tënd ti pohon se Bibla është shkrimi më I përkthyer, që është shtypur më shumë, dhe që I ka shpëtuar më shumë kritikë edhe pse të egër kundrejt saj; për këtë arsye bibla është një libër prej Zotit. Çdo person e ka të qartë se në llogjikën e thjeshtë asnjë nga këto fakte nuk ka të bëjë dhe nuk I jep Biblës këtë lumturi askush nuk të mohon që bibla është përkthyer për një arsye të thjeshtë, sepse ka pasur njereëz që kanë dashur ta lexojnë, por jo se ajo është patjetër një libër hyjnor, të jetë e atillë dhe Iliada e Homerit është përkthyer në shumë gjuhë, çdo të thotë që është hyjnore?
Përsa I përket kritikës dhe rezistencës që bibla na I paska bërë, kjo është një gjë për të qeshur. Të gjithë e dimë, sespe kemi bërër histori, që kritika ndaj Biblës ka nisur shumë kohë më vonë, duke qenë se kasha ndiqte një politikë ikuzicioniste dhe çkishëruese për këdo që tentonte jo vetëm të shikonte Biblën ndryshe por edhe vetë mësimet e kishës. Kritika e Biblës u bë shumë e njohur vetëm nga shekujt 18 apo dic më parë. Mos harrojmë se në shekullin e 19 Reverendori Robert Taylor, u dënua me burg vetëm se I bëri kritikë biblës. Me pak fjalë Bibla nuk ishte aq shumë e kritikuar sa pohon ti.
Një tejtër fakt shumë interesant për Bilën është dhe kanonizimi I saj. Shpesh dëgjkojmë të themi se ka shumë Bibla apo shumë unjgij dhe se vetëm prej këtyre janë kanonizuar, dhe dikush mund të pyesë se pse këto të katër? Ose Pse vetëm katër? Përgjgija që vjen është se ka qenë një kanonizim hyjnor që I është bërë vërtetë Librave hyjnor. Nëse unë e besoj këtë tezë, ju betohem se sërishmi nuk arrij të gjej një përgjigje të saktë se kush janë kanonikët e vërtetë. Kisha Romake Katolike ka 15 libra më shumë në kanionin e saj se sa ajo protestante. Tradita hebreje përmban sigurisht vetëm testamentin e Vjetër, pra ajo ka vetëm 39 Libra. Ndërsa kisha siriane përmban më pak libra në kanonin e saj, ndërsa ajo etiopiane përmban akoma më pak libra në kanonin e saj. Nuk duhet harruar se mospasja e këtyre librave, psh nga protestatët është shpjeguar se këto janë libra heretik dhe jo prej frymëzimit hyjnor. Psh. Protestantët mohojnë të qënurit si libar hyjnor të Librit të Barukut, Librit të Tobias, Letra e Judës, Kënga e Solomonit, Predikuesi, Libri i parë dhe i dytë i Makabjeve. Tashmë mua më duhet të pyes se kush nga këto kisha përmban dhe ka kanonin e saj origjinal?
Po nuk duhet harruar pa përmendur, dhe këtu do ta cekim shumë pak, se vetë për ndërtimin e Dhajtës së Vjetër është dashur një kanonizim. Dhe nëse do ti hedhim një sy më poshtë do të kemi librat apokrifë që përfshihen në RSV e 1957
1 Esdra
2 Esdra
Tobit
Judith
Shtesat e Estherit
Dituria e Solomonit
Ecclesiasticus, or the Ëisdom of Jesus the son of Sirach, or Sira
Baruk
Letra e Jeremias
The Prayer of Azariah and the Song of the Three Young Men (addition to Daniel)
Susanna (Daniel)
Bel and the Dragon (Daniel)
The Prayer of Manasseh
1 Makabej
2 Makabej
(shih Metzger, Apocrypha, pp. 3-4.)
Për të qeshur është dhe vetë fakti që në një provë që juve keni përdorur për të treguar se bibla ka mbetur e pandryshuar është edhe ajo e kodikëve të vjetër. Në Codic Vatiacnus kemi këto lista të Librave për Dhajtën e Re. Genesis, Exodus, Leviticus, Numbers, Deuteronomy, Joshua, Judges, Ruth, 1-4 Kingdoms (1 and 2 Samuel, 1 and 2 Kings), 1 and 2 Chronicles, 1 Esdras, 2 Esdras (Ezra-Nehemiah), Psalms, Proverbs, Ecclesiastes, the Song of Songs, Job, the Ëisdom of Solomon, Ecclesiasticus, Esther, Judith, Tobit, Hosea, Amos, Micah, Joel, Obadiah, Jonah, Nahum, Habakkuk, Zephaniah, Haggai, Zechariah, Malachi, Isaiah, Jeremiah, Baruch, Lamentations, The Epistle of Jeremy, Ezekiel, Daniel.(Abderson CHB.V.1.FQ.162) Sikurse e shikojmë shumë mirë, dhe me sytë tanë ne shohim se në këtë kodeks janë përfshirë dhe disa pjesë që në Biblat tona nuk janë cuditërisht. Dhe unë pyes veten tani, sikurse juve, përse nuk e zbatojmë Codexin por vetëm mundohemi ta mbajmë për reklamë???
Aryset më të shumta që këto libra apokrifë nuk janë në bibla është sepse sipas disa apologjetëve, ata nuk përbajnë fakte historike të sakta dhe të vërteta. Por të shikojmë a janë të tillë librat kanonik??? Tek Zanafilla 26 na thuhet se Ahimelech i Gerar është një Filisteas, por koha në të cilën na përmendet ky personazh është ajo e Abrahamit pra qindra vjet para Filisteasve
Zanafilla 14:14, reference is made to an exploit of Abraham to the northern city of Dan. This city, named after Abraham's great grandson, ëas not conquered and renamed by Israelites until hundreds of years later (Judges 18:29).
Deuteronomi, supozohet se është shkruar nga Moisiu por përmban sekuenca nga vdekja e tij, pra tregon Moisiu vet se si ka vdekur. Po kështu ai tregon se si gjenerata kaloi lumin e Jordanit ndërkhë që ai kurrë se kaloi atë.[ Deut. 3:14; 10:8; 34.] gjithsesi ky libër mund të jetë krijuar në Palestinë [Deut. 1:1-15; 3:8; 4:46. The Holy Scriptures According to the Massoretic Text (Philadelphia: Jeëish Publication Society, 1955), "beyond the Jordan." Cited by Larue, op. cit., ch. 19.]
Kronikat na paraqet Mbretin David që mblidhte disa monedha të quajtura dariks për të ndërtuar tempullin e Jeruzalemit (1 Kron. 29:7). Ky është një gabim sepse monedha darik ka ardhur pas ardhjes së Darit të Persisë në pushtet, që ka jetuar 500 vjet pas Davidit [Michael D. Coogan, "Money," art. in Oxford Companion to the Bible (Oxford: University Press, 1993; H. Hamburger, art. "Daric," The Interpreter's Dictionary of the Bible: An Illustrated Encyclopedia (Neë York: Abingdon Press).]
Po kështu Tek Luka 2:1-3, census i Quirinius është vendosur gjatë regjiit të Herodit, duke e zhvendosur për dhjetë vjet.
Po kështu ungjilli sipas Markut ka probleme esenciale edhe me vendndodhjet ku mund të përmendim atë të 7:31 [H. Anderson,The Gospel of Mark, NCB (London, 1976). Also cited by Wells, The Historical Evidence for Jesus, p. 230. The journey described is like "travelling from Cornwall to London by way of Manchester" (A.E.J. Rawlinson, Westminster Commentary); as cited in D.E. Nineham, The Gospel of Saint Mark (Penguin Neë Testament Commentaries, 1963), p. 203. An American example might be to go from Los Angeles to San Diego by ëay of Santa Barbara; or, Neë York to Philadelphia by ëay of Baltimore.]
Apo kundërthëniet mes Mark 6:21 dhe atij 6:27 [Jesus and the Gospel: Tradition, Scripture, and Canon, by Ë. R. Farmer (Philadelphia: Fortress Press, 1982).]
Po kështu kundërthëniet mes Markut 5:1 dhe Mateut 8:28 [H. C. Kee, Community of the New Age: Studies in Mark's Gospel (London,1977), pp. 102-3, as cited by Wells, Historical Evidence for Jesus, (Buffalo: Prometheus, 1988) p. 230. There are textual variants here, but, "Gerasenes: This is probably what Mark wrote, the other names being guesses by copyists ..." Nineham, Saint Mark, p. 153; also, p. 40, Mark is someone "not directly acquainted with Palestine." ]
Po për ti dhënë fund të gjithë kësaj mesele unë po jap disa thënie të etërve të kishës përsa I përket liobrave të Dhajtës së Re dhe kanonizimit të saj.
Ignatius, c. 125 CE. Nuk I quante si shkrime të shenjta 1 Corinthians, Ephesians, Romans, Galatians, Philippians, Colossians, 1 (-2?) Thessalonians, dhe 1 Peter; Grant, Formation, p. 89f.
Polycarp, c. 130 njihte Romakët, 1Korinthasit, galatianët, efeisnasit, Filipinasit, Alludes to Romans, 1 Corinthians, Galatians, Ephesians, PhilippiansSelanikasve, 1 timoteut, 1Pjetri, 1Klementi 1 ose 2 gjoni por nuk I njihte si shkrime të shenjta Grant, Formation, p. 102f.
Hermas i Romës, mes 90-120 e.s. duket se e paraqet Apokalipsin në bazë të 2 Ezdras (Vis. 2.3.4). Allusions to Mattheë and Ephesians. Grant, Formation, p. 72f.
1 Clement, c. 100 CE. Ka përdorur një larmitet versetesh nga shumë shkrime hebreje dhe shumë pak nga ungjijtë. Grant, Formation, p. 77f.
Papias, ka përmendur pjesë nga 2 baruku për të përshkruar mësime nga Jezusi.[119] po kështu ai nuk I njihte letrat e Palit.
Sërishmi për tu përmendur është se në Codex Sinaiticus janë përfshirë dhe Letrat e barnabait dhe Bariu I Hemresit që më vonë u vërtetua se ishte një shkrim I Ireneusit. Po e njëjta procedurë, pra pasja e më shumë librave kanonik se sa kemi ne tani është dhe tek Codex Claromontus. Ja librat psh në të cilat është bazuar Klementi I Aleksandrisë
Baruch
Sirach
The Ëisdom of Solomon
Tobit
Judith
1-2 Maccabees
Additions to Daniel
1 Enoch
2 Esdras
Assumption of Moses
Gospel According to the Egyptians
Gospel According to the Hebreës
Traditions of Matthias
The Didache
1 Clement
Barnabas
Hermas
The Preaching of Peter
The Apocalypse of Peter
Some books regarded as inspired by Clement of Alexandria, c. 200 CE.161
Additions to Daniel
1 Baruch
3 Baruch
Judith
1-2 Maccabees
Tobit
Ëisdom of Solomon
Assumption of Moses
The Apocalypse of Elijah
The Ascension of Isaiah
Jannes and Jambres
Prayer of Joseph
Testaments of the Tëelve Patriarchs[Metzger, Canon, p. 130-135]
Me pak fjalë ne nuk kemi evidence të qarta se si ka ndodhur I ashtuquajturi kanonizim, madje pamë që edhe librat e kanonizuar kishin shumë gabime në vetvete. Mos të harrojmë dhe një fakt kryesor që vetë Codikët na treguan që ne nuk kemi një pjesë që për to ishin të kanonizuara. Atëherë përgjigjen e mendoni vetë apo jo?!
Tanimë të vijmë tek një pikë tjetër tek ajo arkeologjike. Më sipër na janë paraqitur një pjesë e atyre që quhen zbulime arkeologjike që lidhen me Biblën. Nga viti 1920-70 u formua shoqëria e Ëlliam F. Albright dhe e studentëve të tij me emrin American School. Kjo shkollë do të mbahet mend për gafat e saj të tmerrshme në fushën e arkeologjisë dhe historisë për një fakt shumë domethënës, që do ti shikojmë më pas. Këto fakte ngrihen në ajët nga shkrimet e mësipërme.
Tell es-Sultan (Jericho)
John Garstung do të shkonte në Jerichon më 1930-36 dhe do të rivërtetnote se ai kishte gjetur prova se Bibla kishte të drejtë përsa I përket Jerichos dhe pushtiit të Kaananit nga ana e Joshuas. Por më 1955 Kathleen Kenyon do të dëshmonte se gragstun ishte gabim dhe se ajo nuk ishte Jericho ai kishe gërmuar gabimisht duke menduar se ai ishte një mur I epokës së bronxit por në fakt nuk qe I tillë. Qyteti në fjalë ishte shumë kohë përpara Joshuas dhe në kohën kur ai ka kaluar ai ka qenë I abandanuar. Arkeologët e tillë biblikë, pra që kërkonin me do e most ë tregonin se Bibla kishte të drejtë dhe aty ku nuk kishte, ngriheshin dhe shiknin disa fakte majde shpesh edhe duke I keqpërdorur aop duke I shtrembëruar ato. E njëjta gjë ndodhi dhe me Eblën dhe tabletat e saj. Dhe së fundi nuk duhet harruar shprehja e një Albrighti që deklaron se faktet edhe duhen të keqpërodren dhe duhet të gënjehet vetëm e vetëm që Bibla të dalë që ka të drejtë për këtë shih Bunimovitz, p. 62.
Duke qenë se faktet janë mëse evidente dhe duke qenë se janë kokforte do ju floja të vinit juve përgjgijen tuaj dhe të pohoni se kush ka të drejtë apo jo. Do dëshiroja që ato që Kano ndërmend të diskutojnë le ta bëjnë në këtë mënyrë dhe jo me anashkalime.
Del qartë që Bibla nuk është unike dhe se nuk është fjala e Zotit
Gjithë të mirat.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|