Rajhan
Rob i Allahut
Regjistruar: 03/09/2007
Vendbanimi: mbi toke
Mesazhe: 20
|
KRISTAL.DOC, e kuptoj qe postimin tim ndoshta nuk e pret. Mendoj se do te te vleje disi. Ndoshta do te jete dicka (dhurate e vogel) per gjendjen qe ke.
Vaj për ty shpirti im, nëse je e guximshme në bërje të mëkateve duke menduar se All-llahu nuk të sheh, sa kufër të madh je duke bërë, e nëse i bënë këto mëkate duke menduar se Ai të sheh, atëherë sa e paturpshme qëje. Nëse imani është me fjalë, atëherë vallë, pse munafikët të jenë në fund të xhehenemit. Vaj për ty, nefsi im. Nuk duhet të të mashtrojë jeta e kësaj bote e as ndonjë mashtrim tjetër, mos harxho kohën sepse frymëmarjet i ke të numëruara, nëse të shkon një frymërmarje dije se një pjesë e ytja të ka shkuar. Nefsi im, a nuk i shikon ata që kanë kaluar para teje, të cilët kishin ndërtuar, u lartësuan, mirëpo shkuan dhe u haruan?! Shpirti im, puno në ditët e shkurta që të kanë mbetur për ditët e gjata që të presin, në shtëpinë e mërzisë dhe lodhjes, për shtëpinë e të mirave dhe përhershmërisë.
Mëkatet e lëndojnë zemrën, e errësojnë shpirtin, e dobësojnë trupin, dërgojnë në humbje, udhëzojnë në zjar, nëse të gëzon momentalisht të dëmton më vonë, mëkatet shkaktojnë mossuksesin, mosarritjen e diturisë, privimin e rizkut, ngushtësinë e gjoksit, vështirësinë gjërave, dobësinë e trupit, pakësimin e jetës, vdekjen e befasishme, çoroditjen e mendjes, ikjen e turpit, xhelozisë, sjelljes dhe moralit nga zemra. Prej denimeve më të mëdha është se shkakton largim mes robit dhe Zotit të vet, e nëse ndodh ky largim, atëhere largohen shkaqet e çdo të mire dhe arrijnë shkaqet e çdo të keqe. Pra poqëse mëkatari i di dëmet e mëkateve do të largohej prej mëkateve, do të përmirësohej dhe do të përqëndronte në vepra të mira, mirëpo syri i mëkatit është i verbër!
Cka i shkatërroi popujt e mëparshëm, a nuk ishin mëkatet?
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë. (El-Ankebut: 40).
Para se të bësh mëkat kujtohu se All-llahu të sheh dhe e di të fshehtën edhe ate që e publikon.
A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet. (El-Muxhadele: 7).
Një njeri kërkoi prej një beduine që të kenë marëdhënie të paligjshme duke i thënë: asgjë sna sheh përveç yjeve. I tha kjo grua: po ku ka shkuar Ai që i ka krijuar këto yje?
- Para se të bësh mëkat kujtohu se melekët ti regjistrojnë të gjitha veprat dhe fjalët e tuaja, i regjistrojnë në fletoren tënde, nuk lënë pa regjistruar asgjë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm. (Kaf: 18).
E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. (El-Zelzele: 7-8).
- Para se të bësh mëkat përkujto fjalët e kriminelëve:
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë? dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt. (El-Kehf: 49).
- Para se të bësh mëkat përkujto ditën kur do të thotë kafiri:
e jobesimtari thotë: Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe. (En-Nebe: 40).
- Para se të bësh mëkat kujto melekun e vdekjes, i cili punon në marjen e shpirtit tënd, i cili e tërheq vrazhdë shpirtin tënd, të këputen mbarë gjymtyrët nga ashpërsia e tërheqjes. Në këtë moment do të shpresosh ta bësh një tesbih, mirëpo nuk do të mundesh, do të shpresosh ta thuash një tekbit, mirëpo nuk do të mundesh, ose të thuash një tehlil, ose ti falish dy rekate, ose të japish sadaka një dinar, ose të lexosh vetëm një ajet, mirëpo nuk do të mundesh. Në këtë moment do të mbyllet goja, do të ngurten sytë, do të thahen duartë dhe këmbët, kurse truri do të habitet nga ajo që do të sheh.
- Para se të bësh mëkat përkujto varrin dhe denimin e tij, ngushtësirën dhe errësirën e sajë, krimbat dhe insektet e ndryshme të saja. Përkujto varrin i cili do të jetë ose një kopsh i xhennetit ose një gropë e xhehenemit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
Po mos ta lenit varrimin, do tju lutesha All-llahut që tu mundëson të dëgjoni denimin e varrit. (Muslimi).
- Para se të bësh mëkat përkujto qëndrimin tënd para All-llahut Ditën e Kijametit, mes teje dhe All-llahut nuk do të ketë ndërmjetësues e as perde, kujdesu që mos të kesh llogari precize, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
Kujt i polemizohet llogaria, le ta dijë se është denuar. (Buhariu dhe Muslimi).
- Para se të bësh mëkat përkujto se sado që të jetë kënaqësia e mëkatit, ajo do të kalon, kurse pas sajë sjell dhimbje, keqardhje, jetë të rëndë dhe eksponim zjarrit të xhehenemit, në ditën e Kijametit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshprimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë. (Junus: 54).
- Para se të bësh mëkat përkujto se mëkatet janë errësirë njëra mbi tjetrën, kurse zemra sëmuret dhe dobësohet nga shkaku i mëkateve dhe gabimeve, ndodh që edhe vdes tërësisht, e kur të vdes zemra, shkatërrimi është i domosdoshëm, kurse humbja e patjetërsueshme.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
Sprovat i paraqiten zemrës sikur çerga e cila është e ndërtuar nga fijet e kashtës. Ajo zemër e cila i thithë soprovat, në zemrën e tij bëhet një pikë e zezë, e nëse i mohon, në këtë zemër bëhet një pikë e bardhë, derisa zemrat të bëhen dy lloje: i bardhë sikurse sikur qielli i i kulluar. Këtë zemër nuk e dëmtojnë sprovat gjersa ekzistojnë qiejtë dhe toka. Zemra e dytë është zemra e zezë dhe e përmbysur, nuk e njeh të mirën as të keqën, përveç asaj që e ka thithur prej epsheve. (Muslimi). All-llahun e lusim që të na bëjë nga robërit që e respektojnë, të cilët as që frikohen e as që mërziten.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|