Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Vlora
Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Vlora

Sot ne gazeten Telegraf

Fate Velaj|

Vlora është në cdo hap të jetës sime

Piktori i mirënjohur Fate Velaj (banues në Austri), ), flet me nostalgji për qytetin e tij të lindjes, Vlorën historike, Vlorën e kaltërsisë dhe të trimërisë. E pyes natyrshëm si në një bisedë mes miqsh, për të ndarë impresionet e cdo shkuarje në Shqiperi që pa diskutim, arrin ngjyrat e gjalla të dashurisë njërëzore tek qyteti i tij Vlora. Emër që ai e përcjell me gjithë bukurinë e zërit dhe fuqinë e shpirtit por që e ka përjetësuar me ndjesinë e përgjegjshme të penelit në dhjetra piktura të tij për këtë qytet, piktura që tashmë zbukurojnë dhjetra kancelari apo shtëpi artistokratësh nga Autria, Greqia, Anglia dhe deri në Lindjen e Mesme. Në bisedë për ti hequr paksa lodhjen e udhëtimit e pyes për Vlorën, emri i të cilit e zgjon dhe si me magji i jep gjallërinë karakteristike të labit.

Z Fate, diçka të veçantë nga kujtimet e tua mbi jetën fëminore në Vlorë, mbi kujtimet tuaja mbi sportistët, futbollistët , shkrimtarët, piktorët që ende i kujton me nostalgji dhe që jeta juaj e athershme ka qenë e lidhur me ta dhe që jeni krenuar dikur që sot i mbani si idhuj?



Kur isha parvjet në Barcelonë në Muzeun “Of Modern Art”, kisha një leksion për të dhënë …. Rrija e rrija dhe shikoja njerëzit…! Edhe ata më shikonin me kureshtje pas prezantimit që u thashë se jam nga Shqipëria. Disa minuta heshtje. Ishte një dialog i heshtur mes meje dhe barcelonasve…I kam dërguar mikut tim Kiço Skramit një sms. Kam përshtypjen sikur po më shikojnë të gjithë me inat, sepse ju kujtoj Vasil Rusin që i bëri golin atëherë Barcelonës. Sigurisht që Flamurtari i viteve ’80 ishte krenaria jonë e atëhershme. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të ekipeve shqiptare të të gjitha kohrave…Emocionet e asaj dite më kanë ndjekur pas në vite. Në Barcelonë atë ditë e përcillja në mend atë ndeshje sikur po e shihja në televizor,



Dhe më tej ku dallgëzojnë kujtimet e tua mbi Vlorën?

Vlora ka patur atëherë emra të lartë të artit figurativ shqiptar, flasim për Kamberin, Jonuzin, Xhaferrin apo mikun tim të madh Agron Dinën. Ka patur pastaj atë trion e famshme vlonjate të këngës tradicionale popullore, Miliha Doda, Kostandin Thana dhe Reshat Osmani. etj. Dhe pastaj janë edhe humoristët vlonjatë. Ka patur një traditë Vlora shumë të bukur.

Po nga volejbolli, basketbolli kë kujtoni?

Vajzat e Vlorës. Si Hirushet në përralla. Për vajzat e basketbollit, Ato që zgjonin qytetin dhe ngacmonin zemrat e meshkujve kuriozë, Përveç atyre vajzave mbushur me temperament, nuk mund të flas për gjë tjetër në sportin femëror të Vlorës. të Vlorës që kanë patur një emër të mirë në basketboll , sepse patën dalë kampion atëherë, nuk kujtoj ndonjë tjetër.

Si i keni lidhjet me detin?

Pasqyrohen që në mars lidhjet e mia me detin. Dhe pse nuk ka lindur ende Pranvera, unë kam qënë i lidhur me detin, Me blunë e tijë. Zhytem që në Mars kur jam. Ashtu ka qënë gjithmonë qysh në vegjëli, Edhe në dimër bëhesha ziliqar, Duket sikur ai më ftonte... Mezi e përmbaja tundimin, ,,Ndërsa në Mars, Ai bëhej pjesë e jetës time.

Diçka nga jeta jote detare?

Unë në fakt nuk kam qenë notar i mirë asnjëherë, madje kujtoj që me shokët e mi ndonjehere iknim, të laheshim dhe bënim gara dhe donim të kapnim ndonjë gjë të hedhur në detë apo shishe të tretur. Athere të gjeje një shishe Coca Cola apo të ndonjë pije tjetër të jashtme të hedhur nga vaporët ishte festë, I tundnim para syve të shokëve me mburrje. Tregonte dhe aftësinë për të notuar larg dhe pa frikë. Shokët e mi ishin më të zotët se unë në not. Ato shkonin shumë larg, ndërsa mua s’ma mbante të shkoja aq larg, pra s’kam qenë një notar i mirë. Jam i dashuruar marrëzisht pas detit, por asnjëherë nuk kam qënë një notar i mirë. Paradoks ?

Vitore Stefa

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2008 16:05
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Njerzit ziliqare nga qytetet e tjera ne Shqiperi,Vloren duan ta identifikojne me rreptesine e banoreve te saj.Por ata harrojne se labet kane qene edhe te pushkes edhe te penes.Dikur edhe sot cdo bari lab i Lumit te Vlores apo i bregdetit eshte nje kengetar i shkelqyer dhe nje poet i mirfillte.Shpirti i labit eshte shkrire ne kenget e bukura te thurura nga bijte e Vlores artiste.Bukuria e maleve dhe e detit fisnikeria dhe trimeria e banoreve te Laberise, te frymezojne te behesh poet e kengetar edhe pa qene i till.Ne vlonjateve nuk na behet shume vone per gojet e liga e ziliqare qe nxjerrin vrer.Ne na ka pare perendia me te dy syte dhe nuk kemi nevoje te na shohin ziliqaret.E thote mire edhe piktori vlonjat qe Vlora eshte ne cdo hap te jetes sone,ndersa une do te shtoja se ne cdo qelize te vlonjateve po ta shohesh ne mikroskop,lexon me germa kapitale VLORE .Vlora qyteti jone i bukur.te ciles i kane kenduar me aq dashuri e pasion trioja e fameshme Kostandin Thana,Reshat Osmani dhe prizrenasja e bukur Meliha Doda eshte e pranishme ne cdo moment ne zemrat e cdo vlonjati,sidomos ne zemrat e gjithe atyre qe e kane larg per momentin.Edhe sot e kesaj dite me kujtohen kenget e trios se famshme.
Ja disa vargje te tyre:
Vlora jone qytet i bukur
rreth e qark o me stoli
portokalle dhe limona
rrush te bardhe e rrush te zi
edhe kodrat plot ulli-e shtuar nga une

Ose tjetra:
Bijte e Vlores plake
si lule me ere
nuk ju dridhet dore
trima kurdohere.

tjeter:

ne qerpik te syrit tend
do te ulem te pushoj
ne nje dege trendafili etj,etj

Por armata e artisteve,shkrimtareve vlonjate eshte e madhe e une nuk po ndalem t'i permend ata.
Sportistet e viteve 80 do te mbahen mend nga gjithe shqiptaret,si djemte e Bejkush Birces,Taho,Cipi,Rucet(Vasil &Petro),Gjondeda,Zijai e Ferko.Bubeqi e Kushta.Qe te gjithe yje.Po bukuroshet e basketbollit,Leta,Didi,Muina,Ruci,Pjereta etj.Vajza me trupin si selvi,por edhe shume te bukura.Luanin shume bukur dhe ishin te pamposhtura.Edhe ne sport ziliqaret nga kryeqyteti me ane te arbitrave qe nuk ishin te till,por vegla ne duart e diktatoreve tifoze i kane penalizuar e denigruar sportistet e talentuar te qytetit tim.Nje nga arsyet midis disave, qe ne vlonjatet nuk e kemi dashur kryeqytetin ,bile e kemi urryer eshte edhe denigrimi ne sport.Ishte i vetmi aktivitet ne ate shkretetire argetimi qe ekzistonte ne Shqiperine komuniste.

Ja se si i kendon Vlores sone te bukur nje poet lab:
Vloren edhe Vloren thelp e kam ne zemer
diten e kam drite,naten e kam enderr....
cdo or' e minute ty te kam ne goje,
mbase te ze lemza,kur un' te kujtoje!
Vlora im' e bukur,Vlora im' e lire
vetem ty te dua dhe nje gune te dhire!
....................................

Vlora im' e bukur,Vlora im' e lire
vetem ty te dua dhe nje gune te dhire!
E kudo qe isha e kudo qe jamte
keng' ne buze te kishja,lot ne sy te kamte!

Jam vlonjat e jam vlonjat'
e kam shkaben mem' e ate.
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka ne VLORE!

PS Faleminderit kotka qe e ke sjelle kete shkrim per qytetin tim,kujtimet dhe malli per te cilin m'i mbushin syte me lote edhe pse ne nje moshe madhore.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 06/05/2008 ora 15:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2008 15:20
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Me sa kuptova une ai robi po fliste per qytetin e Vlores, jo per rrethinat. Dhe qytetaret e Vlores nuk jane Leber (me sa di une) . Per sa i perket qytetit, eshte nga ata per te cilin kam gjithmone mall, nuk mund te them te njejten gje per njerezit (me perjashtim te miqve te mi kuptohet). Nuk e kuptoj pse vazhdojne te jene te vrazhde, perse nuk i pershtaten natyres se vendit.
Ekip volejbolli ........ hemm, ka patur vlora???? nuk mbaj mend....
Per sa i perket basketbollit ....... of course. Eleni, Violeta ....... dy me te mirat e ekipit. Sa here jena ngjirur ne ndeshjet ndaj Tiranes ..... . Kam patur edhe nje shoqe, qe gjate gjimnazit u bashkua me ekipin e pare ...... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2008 16:00
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Keni 5% te drejte kur thoni se gjithe qytetaret e Vlores nuk jane leber,por 95% jo.Ne Vlore ka plot te ardhur nga te gjitha skajet e Shqiperise,ka edhe pak myzeqare.''Minoritetet'' nuk ngrejne peshe i dashur,por ata duke ndenjur mesin tone kane marre tabijatet.(veset) Gjer ne vitin 1944 popullsia e Vlores ishte rreth 3000 banore.Ajo u popullua me se shumti nga rrethinat i dashur,ashtu si gjithe qytetet e tjera te vendit.Origjinen e kemi te gjithe nga rrethinat,pavaresisht se kemi mbi 60 e ca vjet qe jetojme neper qytetet e Shqiperise.Vlora ka pasur rreth 7 emra familjesh te vjetra dhe pasardhesit e tyre kane ngelur shume pak.Regjimi komunist i shfarosi ata.
Po Vlora ka patur edhe nje ekip te mire volejbolli per femra qe renditej ne vend te trete te katert.Edhe ekipi i meshkujve ka patur talente si mjeshtri i sportit Todi Driza, icili ka qene antar i ekipit tone kombetar.Edhe basketbolli i meshkujve me Viktor Papavangjelin(edhe ky lojtar i ekipit kombetar) nuk ka qene i keq.
Duket se ke qene femije ne ato vite dhe nuk e di edhe se ku zhvilloheshin ndeshjet e volejbollit e basketbollit vlonjat.Nga ato qe thua merret vesh se je banor ose ke jetuar ne Vlore he patjeter je ose ke qene pjestar i ''pakicave''.
Ne kemi disa karakteristika ndryshe nga te tjeret.
1-Nuk e durojme asnjehere padrejtesine dhe shtypjen.
2-Jemi te dashur me miqte dhe te rrepte me armiqte e kundershtaret.
3-Nuk e njohim friken asnjehere.Armiku nuk na i ka pare shpinen kurre.
4-Bujaria ,besa,trimeria,krenaria jane virtyte qe i kemi te ngjizura ne DNA tone.
5-Kur thua se Vlora eshte vend i bute e ke gabim.Vlora ka male shume dhe det pa kufi e pak fushe ku shtrihet Myzeqeja e Vlores.
Nje kenge labe nga Himara thote:


Te penes e te dyfekut,
ata trima kapedane

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2008 22:27
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Normalisht qe nuk jam 50-60 vjec qe te mbaj mend qe ndonje vit Vlora mund te kete patur ekip volejbolli apo basketbolli meshkujsh. Viktori ka luajtur me Partizanin ne s'gaboj ne kulmet e veta. Dhe vertet ka qene shume i mire. Per sport ...... Vlora mbahet me basketbollin e femrave ne kohen e Elenit, futbollin ne nderthurjen e brezit te Rrapos e Latos, me Sokolin, Landin, Kreshnikun. Ka patur gjithashtu ekipe shume te mira zinxhir futbolli. Flasim per ekipe jo per individe te vecante. Edhe gjimnastiken e femrave ne mos gaboj e ka patur te suksesshme.
Per sa i perket virtyteve qe ke renditur ............. Vlonjatet nuk jane mikeprites...... . Gjithmone te ardhurit (jabanxhinjte i quani ju?) kane vuajtur ne Vlore. (dhe ketu nuk flas ne aspektin e pritjes se mikut per vizite ne shtepi). Nuk e di nese kjo vjen nga fakti qe ke cituar se shumica e popullesise ka qene fshatare????!!!!!
Ka pat qene shume e veshtire per femijet e te ardhurve te merrnin bursa te mira ne vlore, te rregulloheshin me pune etj.
Per sa i perket pikave 1 dhe 3 ............. si gjithe shqiptaret e tjere, as me shume as me pak.
Vlora ka vertet male, po keto nuk e bejne natyren e eger, perkundrazi eshte shume me e bute se ne Durres. Dhe eshte bukuri e embel jo e eger....... .
p.s. vete kam qene kalimtar ne Vlore, kam kaluar nje periudhe shume te bukur, aq sa akoma pas 20 vjetesh i mbaj akoma lidhjet me shoqerine e mbetur aty.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2008 23:19
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Se harrova ........ Vlora ka patur dhe "Ali Demin" (me Xhelo Bratin ne krye )me nam fare .......... si shkolle dhe si pozicion strategjik .......... Nuk behen dy ne shqiperi .... (vendin e dyte e ze Gjergji ne Durres )

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 02:56
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

turli, si e njef ti profesorin e nderuar te kimise,z Xh Brati?.Gabon qe thua se ne nuk jemi mikprites.Ne jemi nga ata qe te mirpresim,te mbrojme dhe te marrim edhe hakun po te jete nevoja.Nuk eshte e vertete qe jabanxhinjte kane vuajtur ne qytetin tone.Popullata vlonjate i ka trajtuar ata si gjithe njerzit e tjere,si shqiptar. Nomenklaturen komuniste te Kom partise dhe Kom ekzekutiv mos i ngaterro me qytetaret vlonjate miku im!Sigurisht qe spiunet i kane urryer qytetaret vlonjate.Kete kisha harruar ta shkruaja.
Sigurisht klima eshte me ngrohte dhe me e mire se ne Durres,por fjala nuk eshte per egersine e klimes ne kete rast.Une e kam te deklaruar qe jam vlonjat,por ju e mbani te fshehte se nga jeni,keshtu qe nuk mund te debatojme ne menyre te barabarte ne keto kushte.Megjithate ju keni mendimin tuaj,por qe dini kaq shume per Vloren nuk ma mbush mendjen qe ke qene kalimtar. Se mos jemi gjitone ere turli?Persa i perket futbollit,Vlora ka qene fabrike qe furnizonte Dinamon e Partizanin me talente.Ekipet zinxhire nuk kane qene vetem si ekipe te mira,ato kane pasur edhe individ te spikatur i dashur,te cilet kane bere histori ne vitet '80.Ndersa tani dihet se ku eshte furbolli i qytetit tim dhe i gjithe Shqiperise.disa nga fqinjet tane luajne ne kategorite e ulta,apo jo turli?
respekte

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 12:49
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Xhelo, Besimi, Eli, e te tjere te gjimnazit kane qene figura te njohura... . Jo me kot ka qene nje nga gjimnazet me te mira te shqiperise.
Une nuk kam thene kurre qe jam Vlonjat. Jam lab (me origjine), po jo nga Vlora. Dhe kjo nuk ndikon ne pozicionin tone ne diskutim. Po flasim per nje qytet te cilin si shume qytete te shqiperise kam patur rastin ta njoh. Dhe duke qene se me ka pelqyer qe kur kam shkelur aty, e kam futur tek preferencat e mia, kam krijuar lidhjet e mia.
Kuptohet qe opinioni i shprehur eshte plotesisht personal, dhe nuk mund te pretendoj qe eshte kapital. Eshte thjesht nje konkluzion i nxjerre nga pervoja.
Kur thashe per mikepritjen e theksova nuk behet fjale per pritjen e mikut ne shtepi. Po per nje fare "rracizmi" nese mund ta perdorja kete fjale, ndaj te ardhurve. Megjithate thashe, eshte thjesht nje konkluzion personal.
Per sa i perket futbollit, Kushta, Memushi, Ferko, vertet dolen nga bankat e Fatmirit apo Mexhitit, po ama pjekurine dhe formimin e arriten tek Partizani, dhe kete e bene plotesish me deshiren e tyre, se nuk i mori njeri me zor. U pelqente Tirana prandaj.
Talente kishte edhe brezi qe doli ne 90-ten, Iliadhi i vogel, Sadedini (do ishte bere nje nga mesfushoret me te mire te shqiperise po t'i ishte dedikuar futbollit), Geri Cipi, Mehilli etj..... . Gjynah qe u dogjen .... .
Nejse, eshte fakt qe sa here shkoj ne shqiperi, po nuk ndalova ne vlore ...... nuk kthehem mbrapsht ....... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 13:12
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po qe se i thua vetes lab,qe nga Mallakastra e Eger,Tepelena,Kurveleshi(ku permblidhen zona nga Vlora,Saranda,Delvina,Gjirokastar e Tepelena) etj mikpritja dhe sajdisja per te huajt eshte virtyt i lashte.Midis shume te mireve ka edhe individe negativ,por per ''racizem'' nuk mund t'i akuzosh labet.Une e kam deklaruar se ne nuk kemi pelqyer tironsat pordhace qe na shisnin mendje me perdorimin e disa shprehjeve,si psh me jahu etj,plus padrejtesive qe na beheshin duke na konsideruar si provinciale.Po qe se ke banuar ne Tirane dhe je paraqitur si tirons ke te drejte,por po qe se eshte e kunderta nuk ke aspak te drejte.
Nje shokun tim nga Tirana me origjine nga Laberia e Tepelenes e bene sa gjersa me gjeti mua nuk shkoi as ne plazh se e ngacmonin duke i thene:te ***sha blu xhinset etj.Ata futbollist te talentuar qe permend ti mund ta arrinin pjekurine si lojtar e talente te spikatura aty ku e fituan kete pjekuri e talent Vasil e Petro Ruci,L Gjondeda,Bubeqi e K Cipi. Pano Xhaho,Iljadhi i madh e i vogel etj.Nuk ka diskutim per kete.Ata u shrytezuan ne kulmin e moshes se tyre nga dy ekipet e privilegjuara padrejtesisht nga diktatoret e ushtrise dhe te MPB.Ata na kane bere shume deme duke na i marre ne kulmin e moshes se tyre e duke i shfrytezuar.Ishte shkolla e Bejkush Birces ajo qe seliti keta djem te talentuar e jo Fatmir Gjebrea qe ishte nje dallkauk.Keta djem kane perfituar nga pervoja dhe talenti i M Haxhiut kete e them me plot bindje. Petritit Canit dhe Fatmirit ne ju thoshim ne kore :''O Petrit.O Fatmir futu vete,sepse ishin trainer te dobet.Ah po mund te thuhen fjale te mira per Leonidha Currin, kur ata djem me nje trajtim te mjeruar qe ju benin ne ate kohe,ja dolen ta perfaqesonin futbollin e qytetit te tyre denjesisht edhe ne bote.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 14:25
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Megjithate (me pelqen te flas me shume per sportin se per te tjerat pasi jane eksperienca te ndryshme personale, keshtu qe per te arritur ne konsensus eshte pak me e veshtire, secili ka mendimin e vet ) edhe ne bote njihet si fenomen, ekipet e mira gjithmone marrin per vete lojtaret e mire. Nuk e mori njeri me zor Sokolin, apo Qeremin apo Ferkon ne Tirane. Dhe fakti qe luajten ne ato ekipe, sterviteshin nga Birce apo Bajko ...... i beri lojtare qe fituan kombetaren. Vasili pse ngeli ne Vlore mezi e pa kombetaren njehere ne ndeshje miqesore ......... . Kuptohet qe edhe politika kishte ndikimet e veta, po edhe jo...... . Sepse nuk e mori njeri me zor Kreshnik Cipin ne tirane, dhe nuk i mohuan kombetaren ...... .Apo Petro Rucin qe ishte mbrojtes fix. Kush lojtar i Vlores ka merituar kombetaren dhe nuk e kane marre????
Shiko sot, lojtaret me te mire jane perqendruar tek Dinamo e Tirana. Pse? Se paguajne. Keshtu edhe atehere, Partizani psh, kishte krijuar nje tradite, ishte nje nga ekipet me te mira ne vend, domosdo qe ishte edhe enderra e lojtareve te rretheve, (qe kur u vinte koha e ushtris, oburra te shkojme tek Partizani.
Ashtu sikurse erdhi koha e Flamurtarit ne fundin e viteve 80. I terhoqi Ferkot, Memushet, Kushtat te linin Partizan e Dinamo, jo se ndiheshin me mire ne Vlore, po sepse shikonin nje karriere me te mire.
p.s. Mond Lici ka qene mesfushor i mire, po dembel i madh .........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 14:43
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Vlora

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.