Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Re: Re: Re: Ju ftoj tė tė mė sqaroni kėtė fjalė
Citim: Po citoj ato që tha F_xhunior
Jo, unë po pyesja për fjalën e theksuar (me ngjyrë të trashë) "çrast" ose "ç'rast".
Gjithashtu, unë mendoj se duhet të jetë "ç'rast = çfarë rasti", por jo sigurt, pasur parasysh se has ne fjali si keto:
/.../...Gjatë hyrjes në orbitë pritet vetëm pjesërisht të djegë pjesën më të madhe të 26 elementeve të satelitit, me çrast copëzat do të biejnë në sipërfaqen e Tokës.../.../
/.../...Fule ka sjellë në vëmendje se me vendimet e Këshillit të BE në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, me çrast do të duhej të fuqizoheshin mëtutje synimet evropiane të Kosovës.../.../
Nuk arrij të kuptoj, sinqerisht e them. Mbase zhargon?
Megjithatë, ju faleminderit lezhjani-82 dhe Deb*.
Keto jane artikuj nga gazetare kosovare, sepse nuk gjehet gjuhe e tille ne artikuj shqiptare. Por ajo qe duan te thone kuptohet lehte. Ne te dyja rastet "çrast" nenkupton "si rrjedhoje", "si pasoje", "per kete shkak", "prandaj".
Gabime te tjera qe jane kosovarce ne vend te shqipes standarte:
thuhet "pritet te djege pjesen me te madhe vetem pjeserisht"
ne vend te "pritet vetëm pjesërisht të djegë pjesën më të madhe"
copat nuk "biejnë" por "bien"
fjala "paraparë" nuk kupohet cfare domethene. Parashikohet? Parashtrohet?
Fjala "mëtutje" eshte vec, "më tutje"
Jam i sigurte qe ti F_Xhunior e njeh mire shqipen se te pashe kur e shkrove me rregulla dhe nuk kishte asnje gabim.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|