Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > 100 vjet pavarėsi apo 100 vjet vetmi?
Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

pune muti- thuaj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2012 15:01
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI


Festimi duke dhene nje dreke falas per te gjithe nuk ka ndonje gje te keqe ,
problemi eshte qe nuk duhet te theksonte faktin se do therren kaq qengja apo dele etj budalleqe me thes , se i tregon primitive

Por mjaftonte te thuhej se do shtrohet nje dreke , apo darke e madhe falas per gjithe qytetaret e Tiranes , dhe kaq mjaftonte


Festat kombetare kane 1 protokoll te caktuar dhe te shkruar ne ate cike kushtetute qe kemi.Asnje feste nuk parashikon dreka darka masive ne popull.
Nqse Sala do te behet si sulejmani i madh qe mbas cdo fitore ne lufte shperndante ushqim dhe flori per popullin eshte tjeter gje lol

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2012 18:03
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Edhe ketu ka raste ku jepet ushqim falas ne raste festash, nuk besoj se keta kane pare Sulejmanin .....

Kjo festa jone eshte nje rast ne 100 vjet , dhe duke qene se edhe gjendja ekonomike aty eshte e dobet , nuk ka gje te keqe te behet nje si tip feste e madhe ne ruge me nje dreke ......falas

Do jete shume e bukur -, se do gezojne edhe ata qe kane te ardhura te uleta
dhe qe e kalojne festen me nje kafe......
Ne festa duhet te geozjne te gjithe, dhe kjo drekte ju jep mundesine te gjitheve te gezojne.....

Kjo dreke eshte shume e mire falas, por nuk eshte nevoja te permenden kurbanet...
se ato lloj kurbanesh behen kudo , ne cdo lloj dreke darke per dite --keshtu qe nuk ka neovje ti zesh ne goje , se nenkuptohen

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2012 18:42
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Festat kombetare kane 1 protokoll te caktuar dhe te shkruar ne ate cike kushtetute qe kemi.Asnje feste nuk parashikon dreka darka masive ne popull.
Nqse Sala do te behet si sulejmani i madh qe mbas cdo fitore ne lufte shperndante ushqim dhe flori per popullin eshte tjeter gje lol

Shyqyr qe nuk je as kryeministre as kryeprokurore apo kryetare parlamenti ti se do futshe gjith dynjane ne burg.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2012 19:16
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Pse vetmi?

Ne na rane fatkeqesi njera pas tjetres, pro une mendoj qe Zogu ishte ajo me e madhja.

Nga lufta vec ai largohet
qe eshte lindur tradhetar.

Keto jane vargje prej Orakulli. I ra Zogut ne hise qe te zbatoje te parathenen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2012 00:42
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

100 vjet marshim nė vend

Në 100 vjet, bota ka ndryshuar, ka ecur me hapa të tilla sa nuk gjen dot një pikë krahasimi. Ndërkohë, edhe ne shqiptarët kemi ecur. Por ecja jonë ka qenë e ngjashme me një lëvizje në vend. Ne kemi krijuar mendimin se kemi ecur, sepse kemi lëvizur. Ka qenë kjo një lëvizje pa zhvendosje, pa drejtim, një lëvizje që sapo ka bërë hapin e parë, është rikthyer për të bërë 20 hapa të tjerë në vend.

Në këtë mënyrë, sot në 100-vjetorin e shtetit, ne gjendemi jo shumë larg fillimit. Madje në disa aspekte, ndoshta jemi edhe më keq, për faktin se kemi një perceptim të “ëmbëlsuar” për kohën ku jetojmë. Në 100 vjet ne kemi hapur vit pas viti, kohë pas kohe historinë tonë të gropës, sepse kemi mbuluar me dhe atë çka kemi hapur më parë, duke e rihapur sërish me marshimin tonë në vend. Pse e them këtë:

- Në 100 vjet shtet të pavarur, nuk kemi ende një histori të historianëve, pa ideologjizma dhe pasione politike. Askush nuk guxon të flasë për 45 vjet shtet të Enver Hoxhës. Duket sikur kjo kohë nuk ka ekzistuar. Politika, e djathtë dhe e majtë, e ka fshirë nga historia, sepse ka frikën e akuzave që mund t’i bëjnë njëra-tjetrës. Kush ka frikë nga historia e zhbën atë, duke e filluar nga vetvetja. Kështu bëri Zogu, kështu bëri Enveri, kështu kemi bërë në 22 vitet e demokracisë. Në 100 vjet, ne sot realisht llogarisim vitet e Zogut dhe këto të “demokracisë” shumë pak për 100 vjet! Sepse në 100 vjet ne:

- Nuk kemi fituar ende qytetarinë e të sjellurit me tolerancë ndaj kundërshtarit politik. Në 100 vjet, krahët e politikës kanë qenë në antagonizëm të thellë politik mes tyre dhe mirëkuptimi në emër të vendit, ka mbetur një slogan që në rastin më të mirë, është përdorur për nacionalizma. Në 22 vjet demokraci, ne nuk kemi bërë asnjë hap nga 1913. Është e njëjta situatë sikundër e përshkruan harvardisti Konica: “Njeriu për njeriun është ujk, shqiptari për shqiptarin akoma më ujk”. Politika shqiptare e “demokracisë në këtë 100-vjetor i jep botës po atë imazh që i ka dhënë 100 vite më parë: e përçarë dhe pa modele qeverisje. Konfliktuale dhe pa perspektivë. Ky është çmimi që i kemi vënë vetes dhe të huajt nuk mund të na i rrisin atë! Përgjegjësia është e të gjithëve, por jo e asnjërit!

- Në 100 vjet shtet, ne kemi për liderin po të njëjtin perceptim: Ai është, di dhe vepron! Kush është me të, fiton, kush është kundër, është armik! Nën këtë efekt psikologjik, Ahmet Zogu vrau kundërshtarët e tij politikë dhe pati mbështetësit e tij deri sa i tradhtoi të gjithë. Po të njëjtin vizion ideologjik patëm në kohën e Enverit. Në 22 vite demokraci, kemi sërish këtë perceptim popullor, të cilën e manifestojmë në sjelljen tonë politike. Guxo e kritiko qeverinë dhe do shikosh si do etiketohesh nga pala “mbrojtëse”! Njerëzit përpiqen t’u qëndrojnë “besnikë” liderëve të tyre partiakë dhe jo interesave publike. Duan ta kenë mirë me liderin, pa për të tjerët nuk pyesin. Sepse në 100 vjet ne:

-Nuk kemi mësuar se Ligji është ai që ruan shtetin dhe jo individi. Ligjet për ne janë konsideruar si arma që i gëzon jo sovrani, por lideri. Sepse ne asnjëherë nuk e kemi ndjerë veten SOVRAN. Në 22 vite demokraci nuk kemi bërë asnjë hap përpara. Përkundrazi ligji tek ne është barazuar me “të fortin” dhe ky i fortë është ai që bërtet më shumë, që mashtron më shumë e që çuditërisht “fiton” me votën tonë. Sot, Kryeministri i Shqipërisë njëqindvjeçare, as që do t’ia dijë për ligjet, as për shtetin. Ai ka zgjedhur të bëjë “të fortin” e politikës duke gllabëruar çdo pushtet e duke mos pyetur për askënd! Primitiviteti politik sot është më i dukshëm se kurrë në kundërshtim me ligjin. Tragjikomedia që po luhet me CEZ-in është as më shumë e as më pak tragjikomedia e shoqërisë shqiptare në këtë 100-vjetor; Berisha që nuk pyet për ligjin, e ka mësuar edhe popullin të mos pyesë për të. i ka falur toka kur ai i ka zaptuar, i ka falur pagesat kur ai nuk i ka kryer, i ka falur burgjet, kur ka qenë për t’u dënuar. Dhe tani kërkon zbatimin e ligjit nga CEZ-i!!! Kërkon zbatimin e ligjit nga ajo kompani e cila ka kohë që e ka shkelur me të dyja këmbët atë. Dhe më e bukura është se i kërkon zbatimin e ligjit, duke e shkelur vetë atë!

-Në këtë 100-vjetor, shoqëria shqiptare është bërë e pandjeshme ndaj skandaleve. Dikur skandali dhe zhurma e tij zgjaste tri ditë, sot as tri minuta! Nuk ka më skandal që skandalizon shqiptarët! Ministër që akuzohet për afera të dukshme në dritën e diellit, ministër që akuzohet për vjedhje të pronës publike në sy të të gjithë shqiptarëve, kryeministër që akuzohet për vrasje, kryebashkiak që akuzohet për vrasje, ministër që shet kombin, duke u llangosur drekave me neofashistët grekë, në kurriz të shqiptarëve … po t’i numëronim do na duhej një dimër i tërë…Por shqiptarët ndihen të imunizuar nga reagimi ndaj skandaleve, sepse Ligji nuk funksionon!

Dhe së fundmi, në këtë 100-vjetor shpresa se mund të kemi ditë më të mira e se Shqipëria mund të bëhet, është ndoshta më e vakët se kurrë. Kur rilindësit tanë shkruanin “Lum kush të rrojë, ta shohë Zonjë” duket e kanë parashikuar se, Shqipëria Zonjë, do duhej kohë të bëhej.

Për të debatuar me lexuesin “kritik”, i cili do më pyeste se ç’duhet bërë, do t’i përgjigjesha: le të eliminojmë të keqen kryesore të këtyre 22 viteve; le të largojmë ata që në 22 vjet vetëm na kanë lënë si në vitin 1 të shtetit tonë. Le të fillojmë me ata, më tej të tjerët që do të vinë, duhet të mësohen se NUK JANË ZOTËR, e për rrjedhojë janë të zëvendësueshëm!

Zamira Cavo

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Nëntor 2012 16:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Pse vetmi?

Ne na rane fatkeqesi njera pas tjetres, pro une mendoj qe Zogu ishte ajo me e madhja.

Nga lufta vec ai largohet
qe eshte lindur tradhetar.

Keto jane vargje prej Orakulli. I ra Zogut ne hise qe te zbatoje te parathenen.

mendimi yt se ky, te tjere mendojne se ka pasur edhe keq, biles gojet e liga thone se mund te kete edhe me keq ne te ardhmen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Nëntor 2012 20:42
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
mendimi yt se ky, te tjere mendojne se ka pasur edhe keq, biles gojet e liga thone se mund te kete edhe me keq ne te ardhmen.

I imi eshte nuk jam kondra

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2012 00:08
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Misha
Vogelushja Misha

Regjistruar: 08/09/2009
Vendbanimi: Everywhere
Mesazhe: 263

Fytyra e pistë e Pavarësisë


Do më pëlqente që sheshi i koncertit të Pavarësisë të mbetet bosh. Si vetë festa. Të mbesnin vetëm fytyrat e Pavarësisë mes 1000 deshëve të therur, paçka se 4 desh mund të mjaftonin në atë Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojë tundimit për një dozë xhamadani patriotik falas.

Nga Koloreto Cukali

Vendi ku gjej emocionin më të madh atdhetar së fundmi janë lokalet me muzikë live (pub-e a club-e, rrallë janë të identifikueshme qartë se 璓zhanri” i përkasin). Njerëz të djersitur nga avujt e alkolit dhe të tollovisë bërtasin me zërat e ngjirur “xhamadanin vija-vija”. Në momentin e duhur, kur eksitimi ka arritur në tavan, del edhe një flamur i madh që tundet. Brohorima e xhamadan, aq sa të tërë i kap një përlotje patriotike.

Pyes veten, pse këndojnë? Pse bërtasin e përloten për Shqipërinë në lokal? Kur të dalin nga ajo sallë të tërë do shkojnë në shtëpitë e tyre, për të vazhduar jetët e tyre të mbushura me zgjedhje (jetësore) të korruptuara. Nesër, do t’i kthehen rutinës së tyre duke u bërë pjesë e ingranazhit që e ka shqyer Shqipërinë si një rreckë vija-vija. Nesër do ngrihen herët t’u bien pas masterave të rremë a CV-ve të rreme; të kapin miqtë për të rregulluar “ato gjërat” që i dinë vetë ata; të shohin mos bëjnë ndonjë lek; të shohin a ka mbetur ndonjë vrimë e sistemit pa ngulur pipën për të thithur padrejtësisht përfitime. Ajo që e kujtojnë ‘pipë’ dhe ajo që u duket si ‘sistem’ lehtësisht i abuzueshëm, në fakt është trupi i Shqipërisë. S’po ju them se çfarë thithin ato pipa. Shoh njerëzit që tërbohen me patriotizëm në lokale (pub-e a club-e, rrallë janë të identifikueshme se 璓zhanri” i përkasin) dhe shoh pastaj fytyrat me të cilat po shkojmë drejt 100 vjetorit të Pavarësisë.

Emblema e pushtetit

Unë nuk preferoj të merrem me individë, sepse e keqja e këtij vendi shkon përtej individit. Ama, të paktën 1 herë në 100 vjet mund të bëjmë një rezyme njerëzore, e të merremi pak dhe me figurat. 1 herë në 100 vjet, mund ta shohim veten në sy e të pranojmë se e liga në këtë vend përfaqësohet nga disa njerëz, më saktë në mënyrën sesi e përdorin pushtetin ata njerëz. Nuk më harrohet një mik që më thoshte që Berisha është tip interesant të rrish të bësh bisedë të lirë (që nuk e di nëse bën më, ja se nuk i kanë mbetur më bashkëbisedues që t’i rrinë afër për të shijuar biseda të lira, ja se vetë termi “i lirë” duhet t’i japë tension). Unë e besoj këtë. Por, përtej njeriut interesant e inteligjent Berishë (më inteligjenti nga të gjithë, thoshte një plak në autobus – dhe po, unë eci dhe me autobus) është mënyra sesi ai përdor pushtetin.

Dhe në këtë kuadër, fytyrat e Pavarësisë tonë janë të pista

1 herë në 100 vjet, është mirë të mos merremi me sistemin por me njerëzit, me mënyrën si ata përdorin pushtetin. Në këtë moment qartësie, meqenëse unë nuk këndoj xhamadan e nuk përlotem në lokal për Shqipërinë, mund ta shoh qartë si po shkojmë drejt pavarësisë. Ne po shkojmë me Sali Berishën, me Ilir Metën, me Edi Ramën, me Fahri Balliun, me Lulzim Bashën, dhe nuk e keni vështirë për ta vazhduar vetë listën nën secilin. Çfarëdo përpunimi t’i bëhet “xhamadanit” këta mbeten realisht fytyra e Pavarësisë. Për të ditur se çfarë përfaqësojnë, një analizë të thjeshtë për këto 100 vjet mund ta bëjë kushdo.

Fytyra e kartëmonedhës 100-she

Pas 100 viteve, ne kemi bjerrur. Me përjashtim të televizorëve dhe elektrifikimit, gjithçka duket më keq. Pas 100 viteve, Shqipëria nuk është e jona. Shqipëria u përket një grushti njerëzish. Malet, lumenjtë e lisat nuk janë më ato të Naimit; pas 100 vitesh, janë rrethuar, mbuluar e masakruar me përbindësha prej betoni. Para 100 vitesh, një burrë ishte i barabartë me një burrë. Sot, edhe 1 fëmijë mund të jetë i pabarabartë me 100 mijë burra, varet se fëmija i kujt është. Deri dhe gjakmarrja tani pas 100 vjetësh është më keq, më paburrërore, më e ligë. Ajo është kthyer në një mjet dhune e shantazhi në vend se një peshore kanunore e së drejtës. Edhe pas 100 vjetësh, feja e shqiptarit nuk është shqiptaria.

Pas 100 vitesh, jemi ende anës sofrës së pangrënë, anës lumit të palarë, anës dijes… madje më keq, i kemi mbushur mendjen vetes se jemi të ngopur, të pastër e të ditur. Para ndonja 100 vitesh kishte një grup idealistësh që ëndërronte, shpresonte dhe punonte duke falur veten për Shqipërinë. Tani, “Punëtorëve të Rilindjes” ua kemi hequr dhe emrin te rruga, për t’ia vënë dikujt që ka interes Partia. U deshën 100 vjet për të vrarë idealizmin. Vrasësit janë fytyrat me të cilat po shkojmë drejt 100 vjetorit të Pavarësisë.

Fytyra qesharake e Pavarësisë

Standarti i ri shoqëror i sheh idealistët si budallenj. Në rastin më të mirë si naivë. Ata që korruptohen, dhe janë shumë, tallen herë me të keq e herë me dashamirësi me ata që nuk duan të përlyhen. Dhe po flas për korrupsion të shpirtit, jo thjesht për videon me bllok shënimesh. Kalamajtë që pinë cigare përpiqen me çdo mënyrë t’ua mësojnë dhe shokëve të tyre që nuk e shkelin rregullin, thjesht se i bezdis prania e dikujt që është moralisht më superior (tek cigarja, të paktën), me të njëjtin entuziazëm 3 milionë të korruptuarit e këtij vendi përbuzin ata pak që nuk konformohen në korrupsion. Fytyra e tyre, fytyra e idealistëve, e atyre që besojnë tek një Shqipëri e mirë, janë fytyra qesharake e Pavarësisë.

Më praktikët e shohin se çfarë po ndodh. Nesër, kur pushteti të bëjë rotacionin e vet, gjithçka e bërë deri më sot do të konsiderohet si “janë bërë ca gabime”. Të tjerët që do vijnë, do vijnë për të bërë dhe ata “gabimet” e tyre. Pas rotacionit, dëshira për “vendetta” do bjerë, vjedhjet e abuzimet do të parashkruhen, ata që morën copat e xhamadanit do të vazhdojnë t’i gëzojnë. Pragmatistët dhe inteligjentët e parashohin që kështu do ndodhë. Në një spirale që nuk mbaron kurrë, për poshtë.

Entuziazmi patriotik me flamuj, me kombëtare e me xhamadanin vija-vija, është një show perfekt i asaj që jemi. Na pëlqen që të marrim një dozë të lehtë e të padëmshme dashurie për Shqipërinë në pub a club (rrallë janë të identifikueshme qartë se ç’ “zhanri” i përkasin) si puna e atyre që firmosin një peticion kundër dhunës në Internet, për të menduar se e bënë pjesën e tyre. Prandaj habiten kur i shohin që ngjiren në lokalet live. Ne nuk kemi asgjë për të gëzuar në këtë Pavarësi. Asgjë për të kënduar. Asgjë për të festuar. Ne, jemi ende në pikën 0.

Zeitgeist

Unë mendoj se ka vetëm një rrugë për të rifilluar nga zero. Nëse është e vërtetë ajo që thotë Konica që këtë vend e ndërtuan idealistët… unë nuk shoh rrugë tjetër përveç kësaj. Nuk mund të ketë asnjë rilindje nëse nuk ka brenda idealizëm të pastër (budalla e naiv, siç e konsiderojnë shumica). Kjo kohë ndoshta nuk ka ardhur akoma. Me sa shoh, askush nuk e konsideron idealizmin si armë për të bindur votuesit e për të ndërtuar pushtetin. Por, ky vend nuk mund të rilindë nëse nuk vendoset një frymë e re, e bazuar mbi idealizmin e sado pak vetëve, edhe përkundrejt një shumice të korruptuar. Shqipëria nuk bëhet me kompromise. Çdo justifikim është vetëm dredhë për të mos i shkuar deri në fund.

Koncerti i “Bulevardit”

Do më pëlqente që sheshi i koncertit të Pavarësisë të mbetet bosh. Si vetë festa. Të mbesnin vetëm fytyrat e Pavarësisë mes 1000 deshëve të therur (4 desh mund të mjaftonin në atë Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojë tundimit për të marrë një dozë xhamadani patriotik falas. Prandaj, mirupafshim në Shqipërinë e lirë, siç thotë një miku im aktor: “e lirë”, në kuptimin “cheap”.

__________________
No one thinks to change himself, everyone thinks of changing the WORLD........Tolstoi my love

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2012 10:52
Misha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Misha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Misha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Misha Shto Misha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Misha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bruni22
W la mussa

Regjistruar: 30/04/2008
Vendbanimi: mu ke guri, qe bon xixa
Mesazhe: 1800

po' ate kercimin masiv te atij japonezit e kan gje ne program per festen?? di gje njeri??

__________________
"tie ciu' in pe de mussa che in carru de bo"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2012 18:42
bruni22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bruni22 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bruni22 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bruni22 Shto bruni22 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bruni22 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > 100 vjet pavarėsi apo 100 vjet vetmi?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.