agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
c'fare eshte kolesteroli
Bashkangjitje: plaque2.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 541 herė.
Cod. A06032005
kolesteroli eshte substance lipidike (e yndyrshme) e domozdoshme
per organizmin,ai ndihmon ne fabrikimin e cdo qelize e gjithashtu ne fabrikimin e
hormoneve dhe shume substancave te tjera..
Por rritja e perqindjes se
kolesterolit ne gjak (hyperkolesterolemiese) mund te jete shume e
demshme per organizmin.
Nga vjen kolesteroli?
Kolesteroli fabrikohet ne melçi, por ne e marim dhe nga ushqime te
ndryshme si psh veza, dhjathi qumeshti, mishi te brenshmet e
kafsheve si melçite, zemra e te tjera.
Kush jane rrisqet te nje hyperkolesterolemije?
sikurse e ka permendur edhe parafolesi, rritja e perqindjes se
kolesterolit ne gjak perben faktorin kryesor te semundjeve te
artereve, kryesisht te zemres.
Kolesteroli eshte nje faktore
gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale. dhe i semundjeve
trombo-embolike.
Si formohet aterosklerosa?
Kur perqidja e kolesterolit ne gjak ngrihet, formohen disa grimça
yndyre, qe ngjiten ne faqet e artereve, keto grimca formojne nje
shtrese yndryre, qe vjen nga dita ne dite duke u zmadhuar, e qe sjell si rrjedhoje, zvogelimin e diametrit te artereve deri ne bllokimin total te tyre. Bllokimi i artereve nuk lejon me gjarkullimin e gjakut.
Kur gjaku nuk ka me mundesi te qarkulloj, qelizat e ketyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese.
Ne kete raste, mund te kemi sipas arteres te bllokuar, infarktus te myokard (infakt) kur bllokohen arteret e zemres, aksidente vaskulare cerebrale, qe mund te shoqerohen me hemoragji te brenshme, kur bllokohen arteret e trurit, ose afeksion te gjymtyreve inferjore..
Sa duhet te jete perqindja e kolesterolit?
Idealja eshte me pak se 2 g per 1 liter gjak
Limiti eshte 2 g deri ne 2.5 g per liter gjak
E larte kur kalohet 2.5 g per liter gjak
Si ta ulim perqindjen e larte te kolesterolit?
Mos pini cigare dhe nese pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtesish
Merruni me ushtrime fizike ne menyre te regullt.
Mbani nje peshe idele (pesha ideale eshte ajo qe keni pasur kur keni qene 25 vjeç)
Kujdes me alkoolin.
Mundohuni te mos konsumoni shume yndyrnat, Favorizoni zarzavatet, dhe frutat..
Favorizoni me teper konsumasjonin e peshkut se sa te mishit.
Perdorni me shume vajin e ullirit se sa gjalpin ne pergatitjen e vakteve..
Kujdes me embelsirat e ndryshme sepse behen gjithnje me shume veze..
Kujdes me gjalpin, djathin salamet e ndryshme..
se fundi.. nese keni deshire te beni nje feste asgje nuk ju ndalohet, por mundohuni te ekilibroni yndyrnat..
Mos harroni semundjet e zemres perbejne faktorin e pare te vdekjeve ne vendet e zhvilluara..
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Modifikuar nga NS-6 datė 09/04/2007 ora 22:27
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|