SmArTs_WAY
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 17/06/2006
Vendbanimi: Maqedoni
Mesazhe: 50
|
Përshëndetje i nderuar.
I nderuar ti, asnjë argument nuk solle që Jezusi është Zot.
Të të bëjë një pyetje. Jezusi kur lutej, pse i lutej Zotit, nëse ai qenka Zot, mirëpo i shkrirë në njeri?
Nëse ai është Zot, nuk ka pse të lutet...sepse ai është vetZot.
apo vet fjala jote: sepse Zoti e beri ate te jete gjithcka.... eshte argument se ai kishte nje Zot, dhe ai (jezusi) nuk ishte Zot.
Dhe dije se ska mundësi që një krijesë të jetë edhe bir i njeriut edhe bir i Zotit, këtë ta tregon edhe Bibla...
Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit, të birit të Abrahamit. Abrahamit i lindi Izaku...Izaku i lindi Jakobi... [Mateo. 1/1-2], pra si ka mundëi që një krijesë që edhe katragjyshin e pati njeri të jetë Zot?...
apo mund të shohim edhe kontradikta në Bibël si përshmebull, breznitë e Jezusit:
Në Mateun 1/1-17 vërejmë siç vijon:
1. Fragmenti vërteton se Jezusi është i lindur, atëherë Jezusi posedon ditëlindje, ai është i lindur, i lindur. Pyesim, si mundet që i linduri të jetë Zot (siç pretendojnë)?!!
2. Pretendojnë se Jezusi është Bir i Zotit, ndërsa fragmenti thotë se Jezusi është bir i Davidit. Si mundet që Jezusi të jetë bir i Davidit dhe njëkohësisht bir i Zotit?!!
3. Dihet se Davidi është bir i Jeseut [Mt. 1/6], pra si mundet që në të njejtën kohë të jetë edhe bir i Abrahamit?!!
4. Në fragment thuhet e prej shpënguljes në Babiloni deri tek Krishti katëdhjetë brezni.
Kjo është në kundëthëni me fjalët n[ Levitiku /3, i cili thekson kohën se janë tetëmbëdhjetë brezni, e jo katërmbëdhjetë brezni. Kjo është në kundëthënie mes Ungjillit dhe Torës!!
5. Në fragment thuhet Gjithse, pra, katërmbëdhjetë brezni prej Abrahamit deri te Davidi; prej Davidit deri në shpërngulje në Babiloni katërmbëdhjetë brezni; e prej shpërnguljes në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë brezni. [Mt. 1/17]
Kjo nëbkupton se të gjithë brezat nga Abrahami deri te Krishti janë gjithsej 42 brezni/ Me të vërtetë, po qe se e numërojmë gjnealogjinë e cekur në Mateu 1/1-17, do të vërejmë se janë 41 brezni. Fragmenti është në kundërthënës me vete!!
Gjenealogjia e përmendur në Ungjillin e Lukës ndryshon nga ajo që është regjistruar në Ingjillin e Mateut. Luka (3) përmend gjenealogjinë nga Adami deri te Jezusi, ndërsa Mateu përmend gjenealogjinë nga Abrahami deri te Jezusi. Mos vallë ndryshoi shpallja?! Apo, çka ndryshoi?!
6. Nga Abrahami deri te Jezusi (sipas Lukës) kanë kaluar 26 brezni, ndërsa sipas Mateut 41 brezni. Dallimi është 15 brezni!!
7. Jozefi, i fejuari i Marisë (nënës së Jezusit), është i biri i Jakobit sipas Mateut 1/16, mirëpo sipas Luka 3/23 ai ishte i biri i Helit. Mospërputhje e qartë mes dy ungjikve!!
8. Në Mateu 1/11 thuhet se Jozia (Joshijahu) ishte mbret i Judës gjatë shpërnguljes në Babiloni. Fakte historike flasin se Jozia qysh herët ishte i vdekur, para se të ndodhë shpërngulja në Babiloni (Levitiku Dita e Dytë, 35-36).
9. Faresi është njëri nga stërgjyshërit e Jezusit, sipas Mt. 1/3. Siç dihet është fëmijë jashtë kurore, sipas Juda, i biri i Jakobit bëri prostitucion me vejushën Tamaranë, nënën e Faresit. Si mund të jetë njëri nga stërgjyshërit e Jezusit (Bir i Zotit siç pretendojnë), fëmijë jahtë kurorës?!!.
Po pate dëshirë vazhdojmë prap...
Paqa qoftë mbi pasuesit e udhëzimit
smarts way
kumanovë
__________________
Islami, alternative e diteve te sotme
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|