IQVLORA
me pushime
Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Fajtori dhe ju te tjeret,mbase nuk jam i njeniveli teorikisht me ju,por mendoj se e njoh shume me mire mentalitetin e elektoratit shqiptar.Duke qene idealist,besova se vertet demokracia do te nxirrte ne krye idealistet,pavaresisht se me ide e kendveshtrime te ndryshme.
Une jam marre me aktivitete partiake dhe i kam njohur edhe personalisht disa prej figurave te PD.Edhe me doktorin kam shtrenguar dy tri here duart.
Duke u marre me keto pune une njoha mire se kush ishin e si mendonin shumica e antarve dhe simpatizanteve te partise ku militoja,pak kohe kam qene edhe drejtues i seksionit te lagjes time,bile ne kohet me te veshtira 97-98 kur te tjeret u fshehen duke lene edhe shtepite e tyre,te cilat banda i perdori per baza te saja.Sot keta zoterinj jane biznesmene e jane kthyer kunder asaj partie qe i beri te pasur.Gjithsesi eshte e drejte e tyre.Sigurisht si qytetar vlonjat kam shume miq edhe nga krahu i kundert.Njeri prej tyre me ka ftuar edhe ne nje mbledhje te nje seksioni te PS,por jo ne lagjen time.Vura re te njejtin mentalitet e vulgaritet diskutimesh,tamam si ne pjesen tjeter ku beja pjese.Kish edhe nga ata qe ishin idealist.Kryetari i Bashkise se Vlores,fqinji im ish anetar i seksionit tim.E kishim lajmeruar per mbledhje shume dite para por nuk na erdhi dhe nuk ish e para here.Nje nga keta idealist,nje burre i vjeter sa une sot dhe une se bashku me te e kryqezuan keqas ate ne nje mbledhje te radhes.Ai i tha biles qe ti ke qene spiun dhe nuk e ke merituar perkrahjen tone.Sa ishte pa u zgjedhur ne ate post ai na lepihej e nuk mungonte kurre,por sa mori pushtetin as qe na llogariti me.Si ky bejne te gjithe pra,sepse ne me sjelljen tone kemi treguar se jemi tribu apo fise injorantesh.Ne vitin 2005 takova ne aeroportin e Budapestit zotin Ylli Vejsiu.Ai udhetonte nga Suedia per ne Shqiperi dhe une po per Shqiperi per here te pare mbas 6 vjetesh largimi.Ai u fut ne bisede me djalin tim 11 vjecar i cili po lexonte nje prej volumeve te Harri Poter,nderkohe qe une kisha shkuar per te blere ndonje pije freskuese.U takuam dhe ai me tha se diku jemi pare.Po i thashe jam nga Vlora dhe jemi pare ne votimet per Projektkushtetuten.Ne ate kohe ai ishte larguar nga politika.E pyeta se pse nuk e kisha pare te aktivizohej.Jam larguar nga politika,sepse nuk mund ta shtyje dot me nje njeri si doktori me pohoi.Ai nuk ja vlene as per opozite jo me te jete ne pozite.E shoqja nje grua zonje tha se kemi rene ne qetesi e nuk kemi me andralla.Berisha eshte i padurueshem vazhdoi ajo.Biseden e vazhduam gjer ne Tirane,sepse kishim bileta biznes klas e ndodheshim perballe njeri tjetrit.Ai me dha edhe nje porosi lexo vetem Gazeten Shqiptare e jo te tjera.E zgjata pak per t'ju treguar disa ndodhi te verteta personale.Te them te drejten ne ate kohe nga njeri vesh me hyne e nga tjetri me dolen ato qe me pohoi burri i mire e i urte Y Vejsiu,sepse e shikoja situaten nga larg si ju.Kete e ekni pare ne qendrimet e mia gjersa Berisha ishte ne pushtet e ishte krijuar miti i te pakorruptuarit.Me ardhjen e tij ne pushtet e duke pare politiken e ndjekur nga ai qe bene ligjin si bajraktar u thyen shume mendime nga ato te mepareshmet.Mendimet e mia konvergojne me shumicen prej jush duke thene se Sali Berisha duhet te largohet nga pushteti dhe udheheqja e PD me 28 Qershor.Drejtesia dhe opozita duhet te hedhin drite mbi aferat e tij dhe te qeverive paraardhesve.Po nuk u pastruan pislleqet,asgje e mire nuk na pret.Saliu ka bere plot marrezira e ndoshta krime karshi shqiptarve,por edhe pune te mira ka bere.Keto merita duhet t'i njihen,por nga pushteti duhet larguar.Keta qe pretendojne te vijne patjeter do ta cojne vendin perpara,por ne 2013 duhet te largohen edhe keta po qe se perceptimi popullor eshte se ata jane te korruptuar.Nje miku im anglez me tha,se Toni Blair eshte ******hate dhe duhet larguar nga pushteti,sepse na ka ngritur taksat.Te shikoni ne zgjedhjet e reja shanset jane per fitoren e konservativeve.Po zgjedhsit shqiptare a mendojne keshtu?JO!Ata jane nje turme me dy koke,nje majtas e nje djathtas e pa tru ne koke.
-Ne fund po shtroj pyetjen :''A eshte marre dikush nga ju me pune partie ne terren?
-A i keni degjuar budallalleqet qe ata thone kur takohesh apo bisedon me pjestar te tribuve?
-A e keni vene re se shumica jane per nje medalje e cila nga njera ane eshte e bardhe e nga ana tjeter e zeze.
Nqse dikush e njeh situaten ne stere degjon shprehje te tilla si c'kam degjuar une me tribute e PD-s dhe ato qe degjova me tribute e PS-s.Po ju permend nje prej shprehjeve te dy lloj tribuve.
a)Te gjitha atyre te PS do t'ju bejme g..te e motrat.Edhe nga ata te PD-s e njejta shprehje e fjalorit vulgar te qytetit tim.Por te me besoni nuk jane adoleshente,por burra me femije.ka edhe me.Ky eshte mentaliteti i shumices.Njera pjese jane komunistet dhe pjesa tjeter jane ballistet,monarkistet diversantet.Keshtu politika e ka shume te lehte t'i instrumentalizoje keta mjerane.Une per vete kam dale nga ata tribu te me besoni.Bile jane habitur edhe familjaret e te afermit.Ardhja ne pushtet ne vendim tim dhe tuajin eshte qellim ne vetvete,sepse te jepet mundesia te vesh miliona pa derdhur djerse.Jam i palekundur ne mendimet e mia,per ndrrimin e pushtetit,por edhe E Rama eshte njeri shume i perfolur per korrupsion.Edhe Erion qe me dergon emaile cdo jave, i jam pergjigjur se mund te te votoja ty,por kur te shoh perkrah E Rames, S Qenushit e G Rucit nuk munden.Mendoj se edhe ketij djali te ri i eshte mbushur mendja se me politike behesh i pasur.E them kete,sepse ai ka futur ne politike edhe girlfrienden e tij, te mbesen e shkrimtarit te Lumit te Vdekur,Jakov Xoxa.Tamam si Iliri i maleve te Skraparit me Moniken nga fshati Nexhmijes.Po djalin e filozofit xhelatit Xhelil Gjoni e keni pare ne radhet e drejtuesve te PS?
Te me falni qe shkrova disa gjera ashtu sic di dhe sic i ndjeje,por me sinqeritetin me te madh.Fajtori nuk e mbajta ''fjalen'',sepse jam i semure,por besoj se nuk ju kam nderhyre ne spiegimet filozofike qe beni,por pa dale ne nje zgjidhje qe do ta shpetonte ate vend.Po ju ndjek me kenaqesi dhe ju komplimentoje per mendimet tuaja.
Po deshe mund ta beshe delete,postimin tim.Nuk te merzitem.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Modifikuar nga IQVLORA datė 14/05/2009 ora 12:19
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|