Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

U ēmenda, po lidhmėni

U çmenda, po lidhmëni,
Tek mikesha shpimëni;
Ajo di e bën magji,
Me mollët në ka në gji.

Tek dy mollët zgjidhmëni,
Sipër mikes shtrimëni,
Të më kthejë me magji
Nga të çmendur në njeri...

1976

nga një këngë e vjetër

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2010 22:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Poeti i rebeluar

Veten time s'e kam dashur kurrë,
Të veçuar skutave mënjanë,
Si një kukuvajkë përmbi gurë,
Si një kambanore pa kambanë.

Ndaj në kamabanore kam kumbuar,
Nxitës i hareve dhe hatave,
Dhe me zhurmën time kam shurdhuar
Veshët delikatë të disave.

S'ke ç'i bën, të tilla punët janë:
Një shurdhohet dhe një tjetër zgjohet!
Jam kambanore me kembanë,
Ndryshe jeta ime nuk jetohet...

Nëntor, 1994

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2010 22:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Inflacion nė shpirt

Firosje ditësh brenda teje,
Si në inflacion, një pare shterpë:
Mëngjesit pije, mbrëmjes dehje,
Mbarim i kohës - varg pa qepë.

Pastaj në rrugë kot së koti,
Një përqafim, një zgjatim dore:
"Ah ç'bën, si vete, burrë i zoti,
Do kemi shi a mot dëbore?"...

A ke parą, a shkon me gratë
Dhe kalli flamën politikës!
E zbrazët jeta, kohë e ngratë,
Mjerim në shpirt dhe vdekje ditësh.

Po ku ta gjesh një shteg për dalje,
Dhe si t'i lutesh Jezu Krishtit?
Ky inflacion s'ka kryq për falje,
Është inflacioni i madh i shpirtit.

1994

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 11:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nė gjumė

Zbret nata nga qielli me pendë si galë,
Dhe unë shtrihem e fle në mishin e trupit tim,
Shpirti im më rrjedh në çarçaf me ngadalë,
Më rrjedh me rrëmbim.

Zbret nata dhe rrjedh shpirti i vakët,
Dhe mishin ma merr në çarçaf,
E shpie ne dete të largët,
Çarçafi si vela fryhet e zbardh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 12:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pela

Pela do mëz, po kali është i tredhur,
Dhe tjetër kalë nuk ka.
Pela me barrë nuk ka për të mbetur,
Plepin me dhëmbë e ha.

Pela do mëz, po kali është i tredhur,
Me jargë veç vithet ia lan.
Pela bishtin përpjetë ka hedhur,
Si shatërvan...

Shtator, 1994

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 12:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Thumbs up

Re: Inflacion nė shpirt

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Firosje ditësh brenda teje,
Si në inflacion, një pare shterpë:
Mëngjesit pije, mbrëmjes dehje,
Mbarim i kohës - varg pa qepë.

Po ku ta gjesh një shteg për dalje,
Dhe si t'i lutesh Jezu Krishtit?
Ky inflacion s'ka kryq për falje,
Është inflacioni i madh i shpirtit.

1994


.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 12:29
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Fshatarka e tradhėtuar

-këngë vaji-

Unë për ty jam çezmë e thatë,
Ti ke çezmë tjetër,
Ajo gurgullon përnatë,
Unë s'mbush një vedër.

Unë për ty jam grua njerkë,
Ti ke grua tjetër,
Ty ajo të ndjek si shqerkë,
Unë si pelë e vjetër.

1992

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 12:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nderim mollės

Çudira të ndodhnin në pemën e mollës,
Dhe pemës te rriteshin mollë e florinj,
Do zgjasja patjetër gishtërinjte e dorës,
T'i zbrisja veç mollët që lart me gishtërinj.

Florinjtë t'i merrte ai që s'ka dhëmbë,
Dhe gojën ta mbushte krejt me florinj,
Të bënte unaza në dorë e në këmbë,
Unë dhëmbët për mollë i kam mjaft te rinj.

1994

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Vėshtrim pas gjurmėve

Më lodhi mundimi në shpirt tërë jetën,
Të them lakuriq të vërtetën.

Po s'munda ta them ngaherë të plotë,
Se ishte zuske kjo botë.

Tani më vjen keq për sa gënjeva
Megjithëse gënjyen dhe Adami dhe Eva.

Të parët gënjeshtarë të mjerë,
Dhe kjo më jep ngushëllim herë-herë.


1991

Modifikuar nga Fajtori datė 13/03/2010 ora 14:24

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:03
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Nė luftė

Unë s'jam nga ata që ikin nga lufta,
kur marrin në trup një gërvishje.
As nga ata që heshtin të futur në tuta,
kur i pështyjnë me tallje e skëmitje.

Unë jam gjithmonë mes luftës mizore,
dhe them: sikur dhe luftë mos ketë,
për dhimbjen njerëzore.
Do ndizja luftë me retë.

Modifikuar nga Fajtori datė 13/03/2010 ora 14:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:04
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.