SmArTs_WAY
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 17/06/2006
Vendbanimi: Maqedoni
Mesazhe: 50
|
Zoti nuk tundohet nga e keqja.
Bibla thotë: Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. (Jakobi 1:13)
Jezusin e ka tunduar djalli.
Bibla thotë: Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. (Mateu 4:1) dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. (Marku 1:13)
Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23)
por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. (Gjoni 14:31) Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.
Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?
Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:
a) Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë. (Gjoni 5:30,31)
b) Ati është më i madh se unë. (Gjoni 14:28)
c) Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar. (Gjoni 13:16)
d) Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)
e) Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë. (1 Korintasve 15:28)
f) Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini. (Veprat e apostujve 2:22)
g) Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë. (Zbulesa 19:10)
h) Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar. (Gjoni 17:3)
__________________
Islami, alternative e diteve te sotme
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|