Muhejminu
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193
|
pergjigje per versetet e bariut Gjoni 20;28
1. Jezusi kurrë nuk iu referua vetes së tij si një Zot, po kush e shtyu atëherë Thomain që ta qaunte atë Zoti im? në greqishte ishte Zot apo zot. Në gjuhën greke dhe në kulturën e saj, ZOT (të gjithë manuskriptet e para të Biblës janë shkruar me gërma kapitale) ishte një titull përshkrues që i vendosej shumë personazheve të rangjeve të ndryshme duke përfshirë edhe vetë guvernatorët Romak (Aktet 12.22) madje dhe vetë Djallit (2 Korinthasve 4.4). kjo fjalë përdorej për persona që kishin një autoritet hyjnor. Dhe nuk iishte një fjalë që limitohej në një nivel personal sikurse përdoret sot.
2. nëse i bahskangjisim mënyrën se si kuptohej dhe përdorej ajo shprehje në atë kohë, dhe duke ditur se Jezusi kishte ardhur si përfaqësues i Zotit në tokë duke shprehur vullnetin e Tij në tokë, shprehja e Thomait nuk ka arsye se pse të keqkuptohet. Nga ana tjetër të detyroish Thomain të thotë që Jezusi është 1/3 e një zoti trinitar është me të vërtetë e pasaktë. Le të shikojmë disa teologë trinitarë se çthonë Michaelis:
Nuk besoj se Thomai kaloi nga një mosbesim ekstrem në një besim të menjëhershëm që të çon në nivelelet më të larta të fesë, dhe të njohjes së vërtetë. Unë nuk besoj se dishepujt kishin aq shumë njohuri përderisa ne e dimë mjaft mirë se ata e kuptuan Jezusin pasi u frymëzuan nga shpirti i shenjtë. Unë besoj se kjo shprehje ka dalë nga një habi totale e tij dhe se ka pasur një kuptim shumë figurativ. Kjo sepse një person që ringjallet ka një fuqi hyjnore dhe duke patur parasysh se kjo shprehje nuk kishte të bëntre gjithnjë për Zotin si person [Michaelis is quoted by Dana, 1].
Mos harrojmë se në atë periudhë përfaqësuesit e Zotit shpesh thirreshin Zot dhe vetë testamenti i vjetër ka disa shembuj të këtillë. Kur Jakobi u ndesh me Zotin vallë u ndesh me të? (Hosea 12:4-Genesis 16:7-13).
3. ka shumë teologë që pohojnë se nuk ka pasur në periudhën e Thomait ndonjë njohuri trinitare. Nëse vërtet ata do të besonin se Jezusi ishte Zot në atë mënyrë që besojnë sot të krishterët, nuk do tia kishin mbathur atë ditë kur ai u kryqëzua. Mos harrojmë edhe për bisedën që patën disa dishepuj të tij ndërsa tregonin se Jezusi ka qenë një profet në këtë botë dhe një shërbyes i Zotit shiko për më tepër (Luka 24;19-21). Bibla na tregon mjaft mirë se këta dishepuj besonin se Jezusi nuk ishte Zot. Sepse krishti (Mesiah) sipas testamentit të vjetër duhejt të ishte njeri dhe këtë e vërejtën dhe disa dishepuj. Nuk ka asnjë evidenvë në ungjijtë që ne disponojmë që dishepujt e Jezusit të besojn se ai është Zot, dhe Thomai që foli ndërsa po shihte atë tëringjallur nuk besoj se po krijonte një doktrinë të paqenë.
4. konteksti i fjalëve na tregon se qëllimi i tij ka qenë tregueshmëria se Jezusi ishte gjallë. Sespe vetëm tre versete më parë Thomai kishte mohuar dëshmitë e disa dishepujve të tjerë. Sepse ringjallja e Jezusit ishte një doktrinë shumë e diskutuar dhe mes vetë dishepujve dhe prandaj Thomai nuk e besonte(sikurse edhe të tjerët). Thomai besonte se Jezusi kishte vdekur dhe kjo që sapo pa e shokoi jashtëzakonisht shumë. Thomai, pasi e pa Jezusin ai menjëherë besoi në ringjalljen e tij dhe tregoi se Zoti e ka ringjallur atë duke përdorur atë shprehje që në kulturën e asaj epoke dontë të tregonte se ishte fuqia dhe vullneti i Zotit që e ringjalli, Zotëria im dhe Zoti im. Këtu nuk shoh asnjë përmendje trinitare as në kontekst dhe as në arsyen e besimit të tij. Thomai foli atë që pa, që njeriu Jezus pasi e pa të vdiste u ringjall nga autoriteti hyjnor.
Buzzard, pp. 39-41,61 and 62,136 and 137
Dana, pp. 23-25
Farley, pp. 62-64
Morgridge, pp. 109 and 110 Norton, pp. 299-304
Snedeker, pp. 271 and 272, 426-430
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|