robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Pas këtyre fjalëve pasoi një heshtje e gjatë. Më kujtohet që unë rrija pa lëvizur, duke mbajtur manjetofonin në prehër, për të mos lënë asnjë fjalë të më shpëtonte. Asaj kohe unë nuk kisha kuptuar gjë, por tani po kuptoja diçka. Biseda e dëgjuar për së dyti po më dukej interesante. Pas pak u dëgjua zëri i dobët i atij më të vjetrit.
-Llogjika juaj duket interesante,
ndoshta keni të drejtë në atë që thoni,
por,
por, për sa i përket evolucionit të gjymtyrëve, pra krijimit të specieve të ndryshme, ju nuk
nuk e di ku i kini argumentet! Përsëri pasoi një heshtje, por jo gjatë. Më i riu nisi të flasë me ngadalë.
-Po të pranoni shkak-pasojën, nuk do të mbyllni sytë përpara fakteve që biologët e antropologët kanë sjellë mbi evolucionin e llojeve! Dhe po nuk pranuat faktet, është e kotë të flasim!
-Nuk e kuptoj, përse duhet të humbte Zoti kaq shumë kohë me evolucionin e llojeve, me gjith këtë zinxhir të gjatë gjallorësh, për të ardhur deri tek njeriu?!.
Burri i ri qeshi pakëz. Ai lëvizi pak nga vendi, ndërsa unë bëra sikur nuk e kisha mëndjen tek ata. Me duar kisha mbuluar tastaturën e shtypur të inçizimit. Edhe po të hidhnin sytë nga manjetofoni im shumë-ngjyrësh, shpresoja mos tu binte në sy inçizimi i që po u bëja.
-Interesant me pyetjen tuaj! Në fakt, përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta kërkonit në pozicionin tuaj!... Pas një lëvizje tjetër të trupit, ai më i riu vazhdoi: -Sidoqoftë, unë do tju përgjigjem me kënaqësi për këtë gjë! Ai kapi hundën e tij me dorë, (çudi si nuk e kisha harruar këtë veprim të tij!), dhe duke ngrejtur sytë nga parku, vazhdoi: -Unë e konceptoj atë Krijues apo Zot, siç i thoni ju, në një tjetër formë dhe shfaqje nga ajo që e konceptoni dhe përshkruani ju. Mendoj se koha ka vlerë për ne gjallorët e vdekshëm. Mendoni për një moment, që disa lloj insektesh jetojnë vetëm për pak minuta apo për pak orë. Dhe mendoni se jeta jonë njerëzore ësht po ashtu shumë e shkurtër në krahasim me atë të planeteve dhe diejve, të cilët nuk i dallojmë si qënie gjallore, por përderisa ato kanë një energji lidhëse midis tyre, në ndryshim të përhershëm derisa të vdesin, i konsiderojmë për një moment si qënie të caktuara gjallese. Tani, po të besoni, apo të supozoni, apo pse jo, edhe të zbuloni, që kjo energji lidhëse është jeta e tyre, pas të cilës shohim ose nuk shohim një Zot, pranojmë ose jo një Zot, a nuk mund ta kuptoni se kjo kohë evolucioni e deri-tanishme nuk është veçse një pikë uji në oqean në krahasim me atë që ky Univers ka përpara dhe pas këtij momenti që ne po flasim?!. A e kuptoni që këto ide ku ka arritur deri tani njeriu nuk mund të jenë idetë e fundit të tij!?.
Më i vjetri pshehrëtiu njëherë thellë. Manjetofini im i kish inçizuar të gjitha qartë.
-E çmund të ketë pas idesë mbi Krijuesin? Njeriu ka mijra vjet në këtë ide!
-Duhet ta kuptoni që ideja mbi Krijuesin ka ndryshuar deri në kohën e sotme. Të paktën në skemën biblike të krijimit të Gjithësisë dhe Globit tonë besojnë vetëm pak njerëz sot
-Duhet ta kuptosh se ajo skemë krijuese e Biblës është thjesht formë e përshtatur ideve dhe koncepteve të atëhershme të njeriut, kur është shkruajtur ai kapitull. Por ne pranojmë sot pa diskutim një tjetër formë krijimi.
-Në rregull, sepse kundër fakteve shkencore nuk mund të dilni, siç the. Por nuk flasim vetëm për formën e krijimit, të cilën më së shumti e lidhin me kohë-zgjatjen dhe masën e kësaj materie, një formë e pranuar bie fjala është Big-Bengu i Lemetrit.
Burri më i ri pushoi pak sekonda dhe vazhdoi përsëri. -Për mendimin tim, thelbi i çështjes nuk qëndron tek pranimi apo jo i kësaj teorie,
në fund të fundit unë kam shumë rezerva për të, me një fjalë më duket një pesë me hiç, më duket mëse jo-reale, mëse naive dhe jo-llogjike. Problemi qëndron në atë, se ne njerzit kemi pretenduar gjithnjë të kemi zbuluar gjithshka, si ju fetarët shabllonistë, nëse më lejon tju quaj për një moment kështu, ashtu edhe ateistët e thatë, nëse e pranojmë për një moment këtë cilësim për ta. Mirpo, ajo mistikë e fshehur pas krijimit, shtytjes dhe rishtytjes së materies, vdekjes së qënieve të gjalla dhe shumë trupave të tjerë matërialë, kjo mistikë e konfonduar para dy shekujsh nën termin perpendum mobile, është shumë më e thellë më duket mua nga konceptet e deritanishme. Ne mund ta quajmë Zot, mund ta quajmë Big-Beng, mund ta quajmë Jetë dhe si të duam, por kjo për aq sa na ndihmon të studjojmë më tej dhe, kështu, ti afrohemi këtij misteri, me një fjalë të zbulojmë përherë e më shumë si lëviz dhe jeton ky Univers me trupat e tij, cila është rruga e tij dhe cili është shkaku i kësaj lëvizje, nëse vërtet ka një shkak, nëse vërtet rastësia ka një ligjësi!
-Po pikërisht këtë përpiqet ta shpjegojë teollogjia jonë
-Pikërisht teollogjia juaj bazohet në përvojën e deri-atëhershme kur është shkruajtur. Ndërsa kërkimi i njeriut ka ecur më tej. Mësimet e deritanishme teollogjike janë si ai kapaku i një tenxhereje që është rritur e është rritur, ndërsa ai kapak ka ndenjur në atë madhësi të dikurshme, ndaj edhe nuk i përshtatet më tenxheres së rritur.
-Më duket se ne nuk jemi krejt kundër shkencës! Apo i pëlqen shkencës të kryejë tani rolin e një teologu mesjetar, për shkakun e vetëm se nuk po bën më tej në gjetjen e atij shkaku pa shkak të lëvizjes së materies?!.
-Hëm, -qeshi pakëz me sarkazëm burri më i ri, -në këtë të jap të drejtë, dhe jo vetëm sepse shkarazi bët një autokritikë për të kaluarën tuaj, por sepse kuptimi i asaj të kaluare duhet tju bëjë të kuptoni edhe raportin e të tashmes tuaj me të ardhmen. Edhe burri më i vjetër nënqeshi pak, ndërsa ai më i riu vazhdoi. -Shkencëtarët e sotëm janë bërë vërtet si teologët e dikurshëm, dhe kjo falë atij priftit shkencëtar, Lemetrit me Big-Bengun e tij, dhe ndoshta edhe Ajnshtajnit që bëri sikur e anashkaloi shkakun e lëvizjes, në një kohë që nuk mundi ti ndahej pikërisht këtij shkaku, duke pretenduar ta shpërndante atë tek pikat e ndryshme të referimit, në fakt e absolutoi në mistiken e papërmendur.
-Ndonëse nuk ju kuptova tërësisht, diçka e kuptova nga ju. Ju jeni dakort për këtë ngecje të shkencës sot! Dhe nëse jeni dakort për këtë ngecje, duhet të ktheheni mbrapsh të shikoni ku keni bërë gabimin, apo jo? -fliste zëri i ngadaltë i më të vjetrit.
-Kjo është mëse normale
-Atëhere, pse nuk e kërkoni gabimin edhe tek evolucioni i juaj i llojeve?
-Sepse evolucioni është mëse i provuar. Është diçka që ndodh çdo ditë, dhe ne e shohim atë me sytë tanë
-Atëhere pse nuk po ndryshon njeriu sot? E kam fjalën për këto mijra vitet e fundit?
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|