robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
I nderuar bari, (e megjithate, serish pa kope), blasfemia qe fetaret bejne nuk vjen nga deshira e tyre, jo, kjo vjen nga padituria e tyre. Afersisht dicka te tille, (blasfemuesit me te medhenj jane fetaret), nuk e thote vetem Marksi, (me duket referim nga dikush tjeter, Lasali apo kush?), por edhe shume studjues te tjere.
Jo vetem kaq, por edhe krimet me te medha kunder besimtarve i kane bere fetaret. Meqe je i krishtere vet, po te kujtoj se po katoliket e sotem i kane rehabilituar njerzit qe kane denuar shekujt e kaluar; ka mbetur akoma pa rehabilituar Xh. Bruno, rasti i te cilit shkon po aq per bukuri si krahasim i sotem midis midis njerzve qe e pranojne evolucionin, (panvarsisht nese jane besimtare apo ateiste), dhe njerzve qe nuk e pranojne evolucionin, (panvarsisht nese jane besimtare apo dhe fetare). Hedhja poshte e sistemit te vjeter Ptolejan me qender Token dhe pranimi i sistemit te ri me qender Diellin, si dhe pranimi i mijra yjeve te tjere dhe boteve te tjera, pranimi i asaj (thuajse) pafundesie qiellore qe pranoi nje fetar-besimtar si Xhordano Bruno, duke i dhene Zotit nje vend shume me te madh e te larte nga ai biblik (sic edhe ai thosh), i perngjan pikerisht pranimit sot te evolucionit, cfare e ben ate Zot qe ti beson akoma me te larte e me te pakapshem nga mendja njerezore. Ata qe nuk shikojne evolucionin jane pikerisht si ata prifterinjte mesjetare qe denuan G. Galilein, Xh. Brunon dhe mijra te tjere, pasuesit e te cilve i pranuan pastaj zbulimet e shkences, zbulimet e atyre qe denuan.
Ndaj i nderuar bari, ti qendro sa te duash pas Bibles, sic dhe te tjeret pas Kuranit, por eshte vetem kerkimi shkencor ai qe e afron njeriun me shume dhe me shpejt pas atij misteri te Universit, te cilin disa e quajne Zot, disa Energji e pashtershme, disa Ide Absolute, etj. emra. Pse? Sepse kerkon te verteten. Sepse shkenca nuk ka frike nga Zoti, sic keni ju fetaret. Sepse kontradiktat e Bibles dhe Kuranit jane provuar katerciperisht, cfar tregojne doren dhe mendjen e njeriut.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|