Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum
Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334
|
Bashkangjitje: ndotja.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 91 herė.
Sëmundjet profesionale shkaktojnë rritje të personave të prekur me pasoja të rënda
2005-09-19 16:09:29
Photograph Source: Kombinati Metarlugjik, Elbasan
19 Shtator 2005 Sëmundjet profesionale për shkak të nivelit të lartë të ndotjes dhe ekspozimit nën kimikate dhe lëndë të tjera të rrezikshme, kanë sjellë një shtim në përmasa shqetësuese të punonjësve të prekur.
Një fakt të tillë, e pohojnë për agjensinë e lajmeve Albtoday, burime nga Pavioni i Sëmundjeve Profesionale, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Vetëm gjatë tetë muajve të parë të vitit në vazhdim, ne kemi evidentuar një numër prej 80 personash të prekur nga sëmundjet profesionale, të cilët vijnë nga Elbasani, ku janë të angazhuar me punë në repartet e ish Kombinatit Metalurgjik.
Sipas burimeve të mësipërme informative, evidentohen persona të prekur nga sëmundjet profesionale, edhe nga zona e Porto Romanos në Durrës, nga Ballshi, Burreli, si dhe nga disa sektorë të subjekteve shtetërore.
Në Pavionin e Sëmundjeve Profesionale kanë mbërritur për mjekime të shkallëve të ndryshme edhe një numër i konsiderueshëm punonjësish policie të sektorit të disiplinimit të trafikut rrugor në Tiranë, thonë burimet në pavionin në fjalë.
Ata sqarojnë se problemet që shkakton ndotja e mjedisit tek shëndeti i njeriut janë me pasoja jo të menjëhershme, duke u pasqyruar konkretisht në ecurinë shëndetësore të pacientëve, pas një ose më shumë vitesh.
Për mjekët e specializuara kundër sëmundjeve profesionale, është e këshillueshme që personat të cilët janë të angazhuar me punë në sektorët që preken nga kimikatet apo ku dihet se ka ndotje të mjedisit, duhet të shkojnë në klinikat shtetërore përkatëse për të bërë paraprakisht evidentimin e shkallës së prekjes nga këto kimikate apo pluhura ndotës.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik, (ISHP), ka kryer një varg analizash gjatë javëve të fundit duke grumbulluar të dhëna të detajuara në disa sektorë ku ndotja është relativisht më e madhe.
Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, u shprehën për agjensinë Albtoday, se në Uzinën e Ferrokromit Darfo, ndotja e ajrit me oksid karboni dhe pluhur nga furrat e shkrirjes së saj, është në masën 243 mg/m3. Norma e lejuar për këtë rast, është jo më shumë se 20 mg / m3, sqaruan specialistët e ISHP-së.
Sipas të dhënave rezulton se të 145 punëtorët kanë probleme shëndetësore. Nga këta punonjës, shtatë prej tyre, janë konstatuar të kenë bronkopneumoni kronike dhe ata janë të angazhuar me punë, në furrat e shkrirjes.
Ku.Ed / AT
__________________
-
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|