Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Burri qe rreh cdo dite gruan e tij dhe sehirxhinjte

Me sy të nxirë, hundën e fashuar e shenja në trup, 23-vjeçarja nga Librazhdi ka jetuar tetë vjet nën dhunën dhe terrorin psikologjik të bashkëshortit. Gjithçka ka nisur kur vajza ishte 15-vjeç dhe sapo ishte martuar me Lavdërim Gjinin. Që nga ajo ditë vajza është rrahur e në disa raste edhe me hekur të nxehtë.

“Unë kam shkuar në policinë e Librazhdit dhe kam denoncuar rrahjet që më ka bërë burri, por asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka shumë miq në polici. Tani unë kërkoj ndihmë nga shteti dhe për këtë arsye kam ardhur këtu në Tiranë për të bërë denoncim në polici. Dua që ai njeri të marrë atë që meriton,- tha vajza 23-vjeçare duke treguar shenjat e shumta të dhunës. Fytyra e saj ishte e gjitha e fashuar ndërsa në krahë e trup dukeshin qartë shenjat e goditjeve të burrit.

“Unë kërkoj të ndahem nga ai dhe të marr vajzën tonë. Kam tetë vite që rrihem sistematikisht prej tij. Në sy dhe hundë më ka qëlluar me mashën e sobës, atë që përzien prushin. Më ra të fikët dhe kur u zgjova e gjeta duke më rrahur sërish. Më ka goditur në të gjithë trupin dhe kam shenja të shumta,- thotë ajo duke treguar mishin e nxirë.

Tani ka marrë guximin të denoncojë ngjarjen duke kërkuar edhe divorcin kjo grua e re. Ajo ka dalë publikisht dhe ka denoncuar të gjithë ngjarjen duke kërkuar ndihmë nga shteti pasi policia e Librazhdit nuk e ka ndihmuar asnjë herë. Ajo akuzon police e Librazhdit, e cila duhet te pergjigjet publikisht e te mbaje pergjegjesi per kete rast. Dhe ata jane pergjigjur duke thene se ishte e shoqja prandaj nuk nderhynim! Bashkefajtor me kriminelin eshte dhe policia ne kete rast.

Po ku ishin fqinjet, po prinderit e vajzes? Po prinderit e burrit? Po te afermit? Po fshati? Po policia? Po Librazhdi?
Hej njerez, a ka njeri qe e ka pare kete masaker ne ate vend barbar, ku te gjithe heshtin e bejne sikur nuk shohin?
Si mundet te jetoni, kur nje grua, nje fqinje, nje nene, nje e re, nje moter, nje NJERI vuan maskaraden e nje te cmenduri?

--------------------------------------
Marre nga Shekulli.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2009 09:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Tmerr e kafsheri dhe nje shtet syplasur!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2009 11:38
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tre vetevrasje ne 24 ore.

Tre vetëhelmime brenda 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, dy gra kanë humbur jetën dhe një i ri ndodhet në gjendje kritike, si pasojë e konsumimit të lëndëve helmuese. "Shtetasja Etleva H, 30-vjeç, nga ish Këneta i ka dhënë fund jetës pas zënkave të vazhdueshme që ka pasur me bashkëshortin"- thonë burimet policore, duke iu referuar rastit të parë të vetëflijimit me helm. Sipas tyre, bashkëshorti i viktimës, i shoqëruar në polici ka konfirmuar se para aktit ekstrem ai dhe gruaja kishin debatuar ashpër. Gruaja, nënë e dy fëmije në gjendje të rënduar psikike i ka dhënë fund jetës dhe është gjetur nga familjarët në gjendje kritike. Edhe ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk ka mundur të shpëtojë. Të njëjtin fat ka pasur një tjetër grua. Një 47-vjeçare, Nurie B, është vetëhelmuar me helm, fostoksinë. Gruaja është transportuar në spitalin e qytetit e më pas në atë Ushtarak të Tiranës, por pa mundur të mbijetonte. Shkak dyshohet të jetë bërë jeta e vështirë ekonomike e familjes. Pas tyre, një 19-vjeçar, në Thumanë të Krujës, ka tentuar vetëhelmimin, pas dëshpërimit të madh për masën e arrestit të shtëpisë, pasi akuzohej për një vjedhje. "Redion G, 19-vjeç, me banim në Thumanë Krujë ka konsumuar lëndë helmuese fostoksinë"- thonë burimet policore, duke shtuar se ai është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tirane ku ndodhet ende në gjendje kritike.

Marre nga Shekulli

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2009 13:43
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

50 mijë lekët e para për të shpëtuar të kuqtë

Reportazh nga gjimnazi “Ismaili Qemali”: Të rinj pasionantë për stemën e Partizanit

Me një kuti në dorë, një parrullë ku shkruhet “Shpëtoni Partizanin”, dhe sigurisht të veshur me bluzat e skuadrës së kuqe. Është një ditë ndryshe nga të tjerat për disa prej nxënësve maturantë të “Ismail Qemalit”. Janë tifozë të çmendur të “demave” dhe i dhemb në shpirt kjo gjendje që po kalon skuadra e tyre e zemrës. E kishin lajmëruar një ditë më parë fillimin e nismës për të mbledhur para në shkollën e tyre. Si zakonisht, disa minuta përpara orës 8, Andi Kasmi dhe Besart Doda që shoqërohen edhe nga disa shokë të tyre, hyjnë në shkollë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Nxënësit e tjerë fillojnë menjëherë të bëjnë komente dhe kurioziteti nuk i lë rehat. “Çfarë ka ndodhur kështu”, i pyesin çunat e veshur me fanellat e Partizanit. Ai që mban parrullën e shpalos duke u treguar të gjithëve se për çfarë bëhet fjalë. Ka të qeshura dhe shumë pasthirrma habie. Femrat e kanë paksa të vështirë ta kuptojnë, por ultrasit e kuq ua shpjegojnë menjëherë. Drejtoria nuk i lejon pasi nuk është një aktivitet që ka lidhje me shkollën, por janë të vendosur ta startojnë nismën me të gjitha mënyrat. U afrohen nxënësve duke u kërkuar që të kontribuojnë për Partizanin, por nuk e kanë të lehtë që të mbledhin para. “Doni të bëni party me paratë tona”, u thonë shumica e shokëve të tyre të shkollës dhe nuk pranojnë të derdhin asnjë lek në kutinë ku shkruhet “Shpëtoni Partizanin”. Nxënësve nismëtarë u duhet që tu tregojnë gazetat që kanë shkruar për fillimin e kësaj nisme që të gjithë ta besojnë. Efekti është i menjëhershëm. Shumë fillojnë të derdhin kontributet e tyre me aq mundësi sa kanë. “Bëjmë gjithçka për skuadrën tonë të zemrës. E filluam këtë nismë për të ndihmuar sadopak Partizanin. Te kjo shkollë ka shumë tifozë të kësaj skuadre. Madje, edhe femrat janë të shumta që po kontribuojnë. Do ta vazhdojmë gjatë të gjithë javës dhe gjithashtu i bëjmë thirrje edhe gjimnazeve të tjera që ta fillojnë këtë nismë. Më pas, do të grumbullohet e gjithë shuma që do të mblidhet dhe do ta derdhim në llogarinë bankare që pritet të hapet këto ditë për këtë çështje”, shprehet Andi Kasmi që është edhe organizatori kryesor i kësaj nisme. Kanë menduar gjithçka deri në detaje. Koha e pushimit mes orëve është e pakët dhe nuk mjafton. Bisedojnë me mësuesen e Anglishtes, Sadete Prifti, e cila është tifoze e kësaj skuadre. Ajo në çdo fillim ore në klasën ku ka mësim, i merr nxënësit?tifozë me vete, të cilët pasi shpalosin idenë e tyre kalojnë bankë më bankë për të mbledhur kontributet nga nxënësit që dëshirojnë të derdhin para. Mësuesja kontribuon edhe vet, në një kohë që nuk mbeten mbrapa edhe shumë mësues apo mësuese të tjera. Midis nxënësve të shumtë, ka edhe armiq” që janë tifozë të Tiranës. Sapo shohin nismëtarët me bluzat e Partizanit lëshojnë batutat e tyre: “Yyyy, nuk i duam “morrat”. Ne japim para, por vetëm për Tiranën”, flasin tifozët bardheblu. Gjatë pushimit të gjatë, ultrasit e kuq dalin në oborrin e shkollës dhe aty kanë mundësi ti gjejnë të gjithë nxënësit. Grumbullojnë jo pak dhe duken të gëzuar që gjithçka po ecën mirë. Kanë mundësi të ndihmojnë ekipin e tyre të zemrës. Rituali vazhdon edhe gjatë orëve të fundit të ditës. Lëvizin në çdo klasë dhe nuk lënë nxënës pa i afruar kutinë nga e cila shpresojnë të nisë shpëtimi i Partizanit. Për ta, mësimi kalon në plan të dytë. Ia vlen të paktën për disa ditë. Një prej dashurive të tyre që kanë në jetë ndodhet drejt shpërbërjes. Nuk duan që ta humbasin dhe për këtë bëjnë gjithçka për ta ndihmuar. Orët kalojnë dhe zilja sinjalizon se edhe për këtë ditë shkolla mbaroi. Të gjithë vërshojnë për të dalë dhe maturantët që kanë filluar nismën janë po aty. Qëndrojnë afër derës së jashtme të oborrit dhe mbajnë kutinë përpara. Ata që nuk kanë pasur mundësi e bëjnë tani dhe hedhin paratë e tyre në të çarën që ka kutia. Shkolla boshatiset dhe nxënësit?tifozë largohen të qeshur pas ditës së parë të nismës. Në fund të ditës, llogariten diçka më shumë se 50 mijë lekë të vjetra të grumbulluara. Si fillim nuk është keq. Gjithçka nis në një gjimnaz dhe nuk kanë të ardhura të tjera përveç parave që u japin prindërit. Sot do të jenë sërish aty me kutinë “Shpëtoni Partizanin”...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2009 14:14
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Ky rast me kujton ate te Barcelones kur presidenti i asaj kohe i tha tifozeve te blinin te pakten nga nje aksion per ta shpetuar, vec se rasti i Partizanit s'eshte kaq shpresedhenes. Nejse ajo qe me prek thellesisht "telat e zemres" eshte shpirti altruist qe kane tifozet ... sikur te kujtonim here pas here qe pervec se tifoze jemi dhe qytetare? Nejse shpresojme te shpetoje i shkreti Partizan.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2009 12:09
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Me behet qefi qe Partizoni perfundoi ne kete fare feje.Duhet te laje gjynahet e se kaluares,kur fitonte pa merite!I uroj suksese vetem Tirones,sepse cdo gje e ka arritur me mundin dhe djerset e vet kurdohere.Po ashtu edhe Vllaznia,Flamurtari e Elbasani.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2009 22:38
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Me behet qefi qe Partizoni perfundoi ne kete fare feje.Duhet te laje gjynahet e se kaluares,kur fitonte pa merite!I uroj suksese vetem Tirones,sepse cdo gje e ka arritur me mundin dhe djerset e vet kurdohere.Po ashtu edhe Vllaznia,Flamurtari e Elbasani.


Vlonjat qe ti behet qejfi per Partizanin dhe ti uroje me te mirat Tiranes???????? Mahhh ...... kesaj i thone per inat te vjehrres ................

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2009 03:52
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Lajme nga Lezha

Hyrje:
Para 10 vjetesh po te hapje televizorin tek TVSH do shihje "Pamje nga Lezha", nje grumbull pamjesh piktoreske ne oren 6 pasdite, pa koment dhe me nje muzike klasike ne sfond. E gjithe kjo me nje cilesi te keqe vizive, nderkohe qe televizionet e tjera trasnmetonin rubrika dhe emisione interesante per te rinjte (ishte pasdite). Qe atehere ka mbetur shprehje e disa shokeve te mi "PAMJE NGA LEZHA" per te treguar dicka pa pike vlere dhe interesi.
Sot mu kujtua kjo shprehje. Vetem se keto jane "lajme nga Lezha" dhe terheqin vemendjen pak me shume sesa pamjet e TVSH-se. Kane ndodhur te gjitha per 1 jave.


Lajme nga Lezha:
24/01/2009 - 16:37
Trupi i një foshnje të pajetë është gjetur mbasditen sotme, rreth orës 16, në breg të lumit Drin mbrapa maternitetit të qytetit të Lezhës. Foshnja e sapolindur, është gjetur nga banorët e zonës. Kohët e fundit kanë qenë të shumta rastet kur fëmijë të ardhur në jetë nga marrdhënie paramartesore kanë patur fatin e keq të braktisen sapo ata janë lindur. Rasti i fundit ishte në Porto Romano, ku një foshnje e seksit femër u gjet e braktisur.


01/02/2009 - 12:23
Peshkatarët e Lezhës që po peshkonin në ujrat e Shëngjinit janë alarmuar kur në rrjetat e tyre ka rënë një kafkë njeriu. Ekspertët e kriminalistikës kanë kqyrur kafkën dhe e kanë dërguar menjëherë në morgun e spitalit rajonal të Lezhës. Janë marrë në pyetje peshkatarët dhe banorët e zonës. Këta të fundit janë pyetur për të mësuar më shumë rreth ndonjë rasti të humbur në zonën përreth Shëngjinit. Nuk dihet nëse kafka i përket ndonjë trupi të mbytur apo ekzekutuar.

02/02/2009 - 10:38
Në Shëngjin gjendet lënde eksplozive e llojit tritol në një cantë. Efektivë nga Lezha dhe Tirana u bashkuan në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur c’aktivizimin e tritolit me telekomandë. U bllokua lëzivja e këmbësore dhe makinave në askin rrugor pranë lokalit ndërsa u shoqëruarn disa persona në komisariat, prej të cilëve policia arrestoi sot dy prej tyre me akuzën e vrasjes së paramenduar me lëndë ekspolozvi me telekomandë. Në pranga kanë përfunduar 33 vjecari nga Lezha Altin Noga dhe një 16 vjecar me iniciale E.G. Sipas policis së Lezhës, dy të arrestuarit kishin për qëllim të hidhnin në erë lokalin e Eduart Cinit. Sasia prej rreth 3 kg u gjet nga vetë pronari i lokalit, e vendosur ne nje cante prane rrethimit te godinës dhe pranë saj ndodhej edhe nje aparat cellular, që dëshmonte për telekomandim ne distance.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2009 13:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

, Fajtor un i kam lexuar kto lajme, porse ti e ke shkruar mesazhin se dy te fundit kishin ndodhur ne te njejtetn dite! Ndersa mua kur lexoj gazetat sme hiqen nga syt kronikat nga Tirana, Vlora dhe sidomos kto ditet e fundit Korca! Se ca problemesh ka atje qe mbyllen shkolla, nuk ka shitje shtepish dhe per te mos folur per kronikat e zeza!........Kesaj radhe i ka ren Lezhes edhe pse "pamjet nga Lezha" se fundmi duhet te jen me te pastra e realiste!

Hahaha...edhe nje fakt tjeter, se TV-Lezhen e merr me mire ne Shkoder e rrethinat e saj sesa Ne Lezhe....un per vete se kuptoj!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2009 21:45
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

8 Marsi: dite feste apo proteste? Me mire dite torturash...

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re milano2009.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 29 herė.

Grabitet, perdhunohet dhe rrihet per 24 ore rrjesht nga bashkekombasit shqiptare.

Kjo ka ndodhur vetem dje ne Milano , ku dy shqiptare (keta fytyrat lart) kane grabitur nje femer shqiptare. Pasi e kane mbyllur ne shtepine e tyre, e kane rrahur dhe perdhunuar per ore te tera. Kjo thjesht sepse femra nuk donte te bente prostituten. Ne fakt dy jave me pare ata e kane rrahur per te njejten aresye, kur, megjithese i kishin thene se duhet te behej prostitute ajo kerkoi ndihme nga klienti i pare dhe u largua nga trotuari. Dhe kjo megjithe kercenimin qe i bene Florenci dhe Nikolini se do i vrisnin femijet qe ka ne Shqiperi. "Kurva e mutit" me siguri se kuptoi drurin qe hengri dy jave me pare kur u arratis. Por tani e gjeten prape dhe e torturuan disa ore te mira qe mos i shkoje ne mend te beje "gek"!

Ne shtepine ku e kishin mbyllur vajza arriti te shkolovaret nga ballkoni kur u pa nga nje kalimtare qe e ndihmoi te shpetoje. Pas kallezimit ne polici dy kriminelet u priten derisa te ktheheshin ne shtepi, ku nuk gjeten me prene e tyre te trotuarit, por njesite e policise qe i vune prangat dhe i bene keto fotografite e mesiperme. Te dy ishin klandestine dhe me precedente te tjere penale.

Referenca:
http://tg24.sky.it/tg24/cronaca/200...nnazionali.html
http://www.ansa.it/opencms/export/s..._905423535.html

Nderkaq statistikat e fundit tregojne se perdhunimet nga njerez te panjohur kryhen me se shumti nga emigrantet. Ne kete klasifikim shqiptaret marrin medaljen e bronxit, pas rumeneve dhe marokeneve qe kane primatin e perdhunimeve ne rruget e Italise. Cudi se ne zakonisht jemi "njesha" ne te gjitha fushat e jetes...

Referenca:
http://latavolarotonda.blog.kataweb...2/16/lo-stupro/

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 08/03/2009 ora 16:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2009 15:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.