Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Shpetoni Shkrimtarin Kapllan
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Shpetoni Shkrimtarin Kapllan

Nga Irhan Jubica
Mar 10, 2008, 10:16

Nga burgu i Burrelit me 6 thasë dorëshkrime Sot u zhburgua … Kapllani, komunisti Kapllan Resul Bejkoviç… E pashë nga dritarja, teksa nxorri nga jashtë telave të rrethimit të burgut nja gjashtë thasë të mëdhenj, në të cilët ka shkrimet…Nga Burreli, Fatos Lubonja i ka shkruar këto fjalë më 7 dhjetor 1990, ditën kur Kapllan Resuli u lirua pas 20 vjetësh burgim. Një ditë më parë, në “Bota e Re” të Prishtinës ishte kërkuar lirimi i shkrimtarit. Vështirë të besohet si rastësi që edhe intervista e parë e Resulit pas lirimit nga burgu u botua po në Kosovë, ku ishin shkruar në vijimësi artikuj në mbështetje të tij e ku iu premtua edhe botimi i librave, ndërkohë që në Shqipëri nuk heshtej më për të si më parë, por kishin nisur sulmet. Ata që e kujtojnë Shqipërinë e fillimit të viteve ’90 e dinë se diktatura brenda telave me gjemba ra, por jo për të gjithë. Megjithatë, vetëm pak kohë i mjafton Kapllan Resulit që t’u përgjigjet individualisht sulmeve që i ishin bërë, bllokadës së emrit, si dhe atyre që ai i quan atentate ndaj personit të tij. Ai kthehet në skenë kryesisht me ribotime të sukseseve “Bujana” e “Tradhtia”, krahas polemikave të ngeshme me “një nga shkaqet e arrestimit” të tij, Ismail Kadarenë, pa i hapur deri vonë thasët e burgut. Madje një pjesë e konsiderueshme e bibliografisë së tij përbëhet nga libra polemizues, kujtimesh apo kritikash të shkruara pas lirimit nga burgu. Të sakta, por të ashpra e me referenca të shumta, polemikat do t’i kenë marrë Resulit kohën, por ndoshta edhe frymën e letërsisë  së mirëfilltë, pasiqë veprat origjinale letrare të shkruara gjatë kësaj periudhe të lirisë, nuk i kanë tejkaluar botimet e tij të viteve ’60. E vërteta është se duke mos operuar me mjete të jashtëzakonshme stilistike, vepra letrare e Kapllan Resulit nuk përbën ndonjë habi artistike, por nuk mund të lihet mënjanë forca e ideve që mbështillen me tekst, sidomos ideja e lirisë dhe e dashurisë njerëzore, që janë në fakt, ide themelore të njerëzimit. Disa kundërshtarë të betuar të Resulit, pasardhës të atyre që ia zverdhën jetën birucave, kanë shkuar larg duke thënë se “Tradhtia” nuk ngjan në stil, gjuhë e realizim artistik me veprat e tjera të po asaj periudhe, ndërsa me të tashmet nuk kanë qasje fare. Mirëpo me gjasë qëllimisht harrohet se Kapllan Resuli e ndonjë tjetër u hoqën përdhunshëm nga gara për 20-30 vjet rresht, duke i shtyrë në kufijtë e ekzistencës, periudhë prej së cilës në planin artistik nuk priten mrekulli, dhe rikthimi i tyre në garën letrare shqiptare u prit me po aq urrejtje sa ç’ishte shoqëruar edhe ikja. Për të mos folur për breza lexuesish të cilët ishin shpëlarë mjaftueshëm nga trutë sa të mos shfaqnin interes për llojin e letërsisë së shkruar e të kyçur para 40 vjetësh. Në këtë prizëm, thasët e burgut të Kapllan Resulit kuptueshëm mund të mos kenë tjetër përveç ditareve, kujtimeve, studimeve e polemikave, për të cilat burgu është më imponues.
POLEMIKA NË DËM TË LETËRSISE

E fejuara e detarit”, “Fanola”, “Ushtima e Korabit”, “Tramuntana” e sidomos “Tradhtia”, por ndoshta edhe “Gjarpni” përshkohen prej frymës humaniste, janë shkruar me realizëm e ndonëse ndonjëra mund të vuajë prej asaj ideologjie që ka bërë të vdesin veprat e plota të sa e sa shkrimtarëve shqiptarë - këta tituj pra, përbëjnë atë çka nuk dihet për Kapllan Resulin. Kur bie fjala te Kapllan Resuli, mendimi i përgjithshëm i njohësve të tij është se këta vepra përbëjnë pjesën më të mirë të krijimtarisë së tij, por nuk kanë munguar edhe thirrjet për të ngritur në majë të krejt letërsisë shqipe vepra si “Tradhtia”. Mirëpo Resuli nuk është mjaftuar të njihet thjesht si shkrimtar, status të cilin, pavarsisht burgut, edhe ai vetë duhet të jetë i bindur se e ka gëzuar deri në fillim të viteve ’90. Në ndryshim nga disa kolegë bashkëvuajtës si Trebeshina etj. të cilët mund të thuhet se bashkohen në mjaft nga qëndrimet e tyre ndaj Kadaresë, Resuli i ka shtuar vetes, sipas atyre që e kanë linçuar, jo pak gjynahe të tjera, që kryesisht kanë të bëjnë me botimet e tij të natyrës studimore. Sa i takon kësaj interviste, ndonëse pa kurrfarë rëndësie politike a shtetërore, deklarimi si[/font] internacionalist për të mos u shprehur për pavarësinë e Kosovës, i pyetur si njeriu që më 1961 hodhi parrullën “Kosova Republikë” e që do të dënohej në Tiranë edhe për “Programin dhe Statutin e Frontit Nacional-Çlirimtar për çlirimin e Kosovës“, e bën Resulin o të pasinqertë ndaj kësaj pjese të vyer të së kaluarës së tij si shkrimtar, o të lidhur me nostalgjinë e një Republikë të shtatë të Kosovës brenda shumëkëmbëshit Jugosllavi, gjithsesi jashtë kohe. Edhe pse pa lëvruar doemos ndonjë teori të vetën antishqiptare, përqafimi dhe amplifikimi që ai u ka bërë tezave të disa studiuesve të huaj që bartin dyshime për prejardhjen e shqiptarëve, si dhe qëndrimet e tij ndaj disa ngjarjeve historike, kanë rezultuar fatale për Kapllan Resulin. E vërteta është se brenda këtyre librave ka mjaft fjalë të rënda që të vërteta ose jo, ngaqë nuk u pëlqejnë, disa shqiptarë ia kanë dalë t’i paraqesin si shprehje të antishqiptarizmit, mosseriozitetit shkencor e sharlatanizmit të Kapllan Resulit. Sharlatanizëm të cilit i janë përgjigjur me vandalizëm, duke fyer personalisht Resulin, por duke mos u marrë, si rëndom, me argumentet që ai shkruan. Me jo më shumë se një përjashtim, punimet e tij shkencore nuk janë marrë asnjëherë në konsideratë në Shqipëri, e dihet se në këtë aspekt, qëndrimi i “atyre në Shqipëri” ishte përcaktues për qëndrimet e të tjerëve. [size=2]Gjërat që s’duhet të ishin të lidhura u lidhën aq sa sot, jo vetëm nuk i njihet më këtij autori asnjë meritë letrare, jo vetëm që nuk është përfshirë në thuajse asnjë përmbledhje të çfarëdo niveli të hartuesve seriozë e amatorë, shqiptarë, gjermanë e kanadezë të antologjive letrare, jo vetëm që i mohohet autorësia e “Tradhtisë”, por urrjetja ndaj tij shkon deri në lëvdatën për atë që e burgosi “Mirë ia ka bërë Enver Hoxha Kapllan Resulit”. Vijon edhe më e rëndë kjo deklaratë antinjerëzore e bërë në një gazetë të Tiranës nga një diplomat shqiptar në prag të vitit 2000, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e shërbimit sekret për t’ia ndaluar ardhjen në Shqipëri. Kësisoj ndoshta nuk është e gabuar të thuhet se bashkë me “Fytyrën e vërtetë të Ismail Kadaresë”, të cilën ai aq fort është kujdesur ta shpërndajë edhe në frëngjisht e sërbo-kroatisht, këto lloj studimesh ia kanë rrënuar imazhin e shkrimtarit dhe të veprës së tij letrare. Paradoksi shqiptar qëndron në faktin se të njëjtit profesorë, shkrimtarë, gazetarë e të tjerë ë që përkthejnë, studiojnë, botojnë e lavdërojnë librat e një personazhi antishqiptar të çertifikuar si Ivo Andriq që nuk ka shkruar shqip, nuk lejojnë as të përmendet krijimtaria e një autori si Kapllan Resuli që i përket me detyrim letërsisë shqipe, më së paku sepse ka shkruar shqip. Këtu nuk kërkohet të hidhet poshtë vepra letrare e nobelistit, por të mos përdoret një standard tjetër kur trajtohen shkrimtarë të tjerë. Një profesor i letërsisë në Tiranë, poet i kalibrit që “verës nuk shkruan poezi / por vë mullarë të freskët” kërkon shkuljen nga letërsia shqipe të krijimtarisë së shkrimtarëve që kanë sharë shqiptarët në veprat e tyre letrare, qoftë edhe nëse këto sharje i kanë vënë në gojën e një pushtuesi turk si Mekami. Sipas kësaj logjike, Kapllan Resullin e pret ferri

ISMAILI KURRË NUK MA DHA DORËN…Kemi dalë edhe në fotografi bashkë, në faqen e parë të gazetës “Drita”, dhe Ismaili kurrë nuk ma dha dorën…Kush ka lexuar qindrat e faqeve të shkruara nga Kapllan Resuli kundër Ismail Kadaresë vështirë të mendojë se ky koment i tij për të vetmen foto, të botuar të dielën e largët të 24 prillit 1966, sidoqë në një kontekst tjetër, shpreh keqardhje. Megjithatë, e ngrirë në atë çast pushimi nga simpoziumi për prozën, buzëqeshja në fytyrat e katër shkrimtarëve, ngjan më e natyrshme se pozimi për faqen e parë të gazetës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Resuli vinte nga një vit i suksesshëm: romani ku prifti vritej duke mbrojtur në kishë një partizan kosovar ndërsa hoxha i bashkohej gjithashtu lëvizjes antifashiste në Jugosllavi, kishte bërë xhiron e një Shqipërie që ishte gati të fuste në burg edhe vetë Zotin, se kosovarët ishin se ishin burgjeve. Më vonë Kadare do ta quante “stalinist” e “dogmatik” librin e vlerësuar nga kritika si “shprehës i tragjizmit të shqiptarëve”, por ndoshta duhet kujtuar çka ka shkruar ai për Fishtën, për të kuptuar kahjen e vërtetë të vlerësimit për “Tradhtinë”. Rrallëherë shkrimtarët janë aq të sinqertë sa të pranojnë se do të kishin dashur ta shkruanin ata veprën e sukseshme të një kolegu. Kadare nuk është shprehur ndonjëherë se do të kishte dashur ta shkruante ai “Don Kishotin” a “Procesin”, ndaj duket e kuptueshme, që sipas Resulit, ai as e ka uruar për suksesin e romanit, madje, është ndjerë xheloz. Veç dualizmave, shkrimtarët janë njerëz me po aq kontradikta të vogla e meskinitete sa dhe një shtrëngim dore, prandaj nuk ka pse të jetë kaq e rëndësishme as kjo e as kritika për “Dasmën”, nëse vërtet janë shkaqet e një konflikti të vërtetë mes këtyre shkrimtarëve, që në fakt, ka pasur vetëm një viktim .

“Nuk jam ndjerë mirë me asnjërën familje”Kapllan Resuli dhe Ismail Kadare ne foton nga viti 1966 KAPLLAN RESULI: SIKUR EDHE NJË HERË TA SHKRUAJA “TRADHTIN˔

JAVA: Sot në vitin 2008, a do të kishit dashur që të gjitha ato emocione negative të mos i kishit hedhur ndër libra kundër Ismail Kadaresë? Çfarë do t’ju bënte të ndryshonit mendim ndaj tij?[/font][/B]
 
RESULI: Jo vetëm kundër Kadaresë, por edhe kundër Enver Hoxhës, Titos e Stalinit! Mendoj se do të kisha qenë njeriu ma i lumtun në botë, së paku shumë ma i lumtun se ç’jam, sikur të mos i kisha njohë fare, sikur të mos ua kisha përmendë as emnin. E si unë, edhe të gjithë të tjerët. E kam thanë dhe po e theksoj: Nuk jam marrë unë me politikë, por asht marrë politika me mue. Plaka ka dhanë 10 pare për me u futë në valle. Mbas kësaj ka dhanë 100 grosh për me dalë nga vallja, por nuk e kanë lejue. Si plaka, edhe unë! Megjithë këtë, tue luftue stalinizmin, titizmin dhe enverizmin, e në këtë kuadër edhe Ismail Kadarenë, mendoj se kam luejtë nji rol pozitiv në historinë e atdheut tim, të Ballkanit, Evropës e të botës. E për shkak se i kam luftue (dhe po i luftoj!) si askush tjetër, mendoj se kam edhe merita të veçanta, si askush tjetër. Tjetër gja që meritat e mija, anmiqtë e zhvillimit progresiv të botës, forcat e errta të shoqnisë, në krye me stalinistat, titistat dhe enveristat e deklaruem dhe me ata tash të konvertuem në “antistalinista”, “antititista” dhe “antienverista”, mue m’i kanë mohue dhe m’i mohojnë. Unë as nuk pres gja tjetër prej tyne. Lufta vazhdon. Këto dit do të nis për shtyp librin tim të ri “ATJE – NË KOSOVË!”, me të cilin demaskoj nji Kadare sërb, Petar Milatoviqin, që besoj se e njihni si redaktor të gazetës elektronike ISTINA, e cita botohet në Vijenë.

JAVA: Ju kanë akuzuar disa herë për deklarata e tuaja kombmohuese, por edhe për qëndrimet kundër shqiptarëve. Për ç’arsye e keni bërë gjithë këtë? Në këtë moshë që keni mbërritë sot, a do të kishit ndryshuar diçka në jetën tuaj?Kombësinë time kurrë nuk e kam mohue, se as nuk kam pse ta mohoj. Pse forcat e errta të shoqnisë shqiptare më mveshin nji kombësi tjetër, që mandej të më akuzojnë mue se mohokam kombësinë, unë nuk kam faj. Kurrë kundër shqiptarve nuk kam pasë dhe nuk kam asgja. Përkundrazi, unë i kam mbrojtë dhe prap i mbroj shqiptarët, si askush tjetër: ashtu siç nuk mbrohen as ata vetë. Forcat e errta të shoqnisë shqiptare konfondojnë qëllimisht veten e tyne me shqiptarët. Unë nuk e mohoj se shqiptarë janë edhe Enver Hoxha me mafien e tij ma kriminale, por ata as nuk kanë përfaqsue dhe as nuk përfaqsojnë popullin shqiptar. Në qoftë se unë jam kundra tyne, kjo nuk do të thotë se jam edhe kundra popullit shqiptar. Unë jam edhe kundra Titos dhe mafies së tij ma kriminale, por jo edhe kundra asnjenit nga popujt e ish-Jugosllavisë. Unë jam edhe kundra fundamentalizmit ortodoks sërb, por jo edhe kundra ortodoksve sërbë! Që ta kuptoni Kapllanin, duhet t’i kuptoni para së gjithash këto gjana.

Në jetën time unë kam ndryshue dhe, sa të jem gjallë, do të ndryshoj në mënyrë permanente, se ky asht ligj i jetës, dialektika e jetës, që nuk pyet per ne dhe dëshirat tona. Para së gjithash do të ndryshojsha moshën. Jo vetëm që të martohesha edhe nji here, por që edhe nji here ta shkruejsha poemën “BUJANA” dhe romanin “TRADHTIJA”.
 
JAVA: Kur thoni se do te kishit dashtë ta shkruanit sërish “Tradhtinë” çfarë do të ndryshonit në të?
 
RESULI:  Nuk kam thanë KUR dhe as që kisha me dashtë ME E RISHKRUE romanin TRADHTIJA e poemën BUJANA. Këto vepra i kam shkrue për atë kohë dhe mbesin si dokumenta të asaj kohe. Kam thanë dhe them se kisha me dashtë MENJIHERË me shkrue nji roman të ri si TRADHTIJA e nji poemë të re si BUJANA, për ngjarjet e reja në eks-Jugosllavinë, për tradhinat e reja e për Golgotën e re, që na e banë po ata kriminela që na e kanë ba edhe tradhtinë e vjetër e Golgotën e vjetër, por - ndërsa të vjetrën na e banë tue na rrahë gjoksin për komunizëm (dhe tue na akuzuar neve për antikomunizëm!), të renë po na e bajnë tue na rrahë gjoksin për antikomunizëm (dhe  tue na akuzue neve për komunizëm!). Kjo asht tragjedija e kohës sonë, që erdhi si rezultat të shkathtësisë prej pehlivani të kriminelave titista e enverista dhe të paaftësisë së kundërshtarëve të tyne për ta marrë pushtetin në duert e veta, për me u kërkue llogari kriminelave para gjyqit të popullit për të gjitha krimet, që kanë ba mbi kokat tona.
 
JAVA: Cila Akademi ju ka anëtaresuar, në ç'vit, në ç'rrethana e me ç'motivim shkencor? Edhe në këtë pikë është hedhur shumë baltë mbi ju…Akademija e Shkencave dhe e Arteve të Intelektualve Shqiptarë, në kye me shqiptarin nga Kosova, akademikun, prof. dr. Skender Rizaj. Bile, më ka shpallë edhe ANTAR NDERI, më ka emnue edhe në postin e sekretarit të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë Shqipe dhe, si i tillë, simbas Statutit, jam edhe nënkryetar i Asaj Akademije. Në revinë YLBERI unë e kam botue qysh me kohë njoftimin me shkrim personal të z. Skender Rizaj, gja që mund ta shihni edhe në revistën SHKENCAT DHE ARTET SHQIPTARE Nr. 1-4, Stamboll 1992, organ zyrtar ky i Asaj Akademije. Ata që më mohojnë si akademik, profesor dhe doktor, i dinë këto gjana shumë mirë. Prej tipusave që më mohojnë emnin, kombësin, luftën dhe veprat, nuk kemi çka të presim tjetër. Për motivacionet e shpalljes ANTAR NDERI, antar i Asaj Akademije, sekretar etj. mendoj që asht ma kompetent se unë z. Rizaj, prandej drejtojuni atij.
[B]
 
JAVA: Jeni shprehur mëse një herë për autorësinë e parullës “Kosova Republikë!”, për të cilën thoni se keni vuajtur edhe pasoja gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri. E keni bërë këtë ngase jeni ndjerë shqiptar, apo i shtyrë nga ndjenjat e internacionalizmit?
 
RESULI: Kam qenë dhe mbetem internacionalist. Ashtu siç kanë luftue shqiptarët në frontin jugosllav, kam luftue edhe unë në frontin shqiptar. Dhe vazhdoj të luftoj, krahas luftës që po vazhdoj me e ba edhe në frontin jugosllav (sërbo-cërnagoras e makedon!), bile edhe në frontin zviceran.
 
JAVA: Tani që realiteti po e çon Kosoven më përtej se aspirata e parulles se viteve ‘60 “Kosova Republike”, si ndjeheni?
 
RESULI: Kam pritë dhe pres prej shqiptarëve të Kosovës, para së gjithash prej qytetarve konstruktivë, si dhe prej shqiptarëve të Shqipnisë, të pushojnë persekutimin dhe satanizimin tim dhe të më njohin luftën e meritat, atë që më takon, që është e imja. Mosnjohja e luftës dhe të meritave të mija (sidomos satanizimi dhe persekutimi!), tregon se ata manipulohen nga forcat e errta të shoqnisë, nga enveristat, që mbrenda nate na u konvertuen në “antienverista” e “demokratë”dhe uzurpuen fitoren tonë mbi enverizmin e titizmin. Me tipusa të tillë unë nuk kam si të solidarizohem e si të bashkëpunoj. Ata janë stigmatizue edhe nga komuniteti ndërkombëtar, nga personalitete dhe nga institucionet e shqueme, siç asht konkretisht Association Française d’Etude sur les Balkans, që, tue më shpallë edhe për Mandelë të Shqipnisë, për grand homme, qui a sacrifié sa vie pour la recherche (njeri i madh, që ka sakrifikue jetën e vet për zbulime shkencore), i stigmatizon shqiptarët për trajtimin çnjerëzor e krimina që po më bajnë.
 
JAVA: A jeni pro pavaresise se Kosoves? Cili eshte mendimi juaj per gjendjen e shqiptareve ne Malin e Zi, sa i takon respektimit te te drejtave. Po ne Maqedoni?
 
RESULI: Pavarsija e Kosovës asht nji problem politik. Ju thashë se unë kurrë nuk jam marrë me politikë dhe as nuk merrem. Dallojeni shkencën nga politika. Me këte, me shkencë, jam marrë dhe merrem. Bile, më thonë se aktualisht jam afirmue si albanologu ma i shquem. Universiteti i Njujorkut, tue më njohë si albanolog dhe tue m’i botue anglisht (pas komentimit publik!) tezat e mija albanologjike, më ka shpallë edhe famous Albanian dissident and historian. Mund ta shihni këtë gja në sajtin e atij Universiteti, po dhe në sajtet e tjera, që e kanë ritransmetue. Sa për dijeni: para Atij Universiteti, mue më ka njohë për albanolog edhe Universiteti i Tiranës. Personalisht doc. Anastas Dode, zbulimet e mija albanologjike i ka futë në leksionet e tija qysh në vitin 1969. Por jo edhe universitetet e Beogradit, Shkupit dhe të Podgoricës, që vazhdojnë me më luftue sot e kësaj dite, se qeverinat e atjeshme vazhdojnë me më mbajtë në listat e zeza, gja që shqiptarët e dinë shum mir dhe po e pranojnë edhe përmes shtypit, tue më akuzue njikohsisht edhe për agjent të UDB-ës, që nuk e do as UDB-a! Të tillë janë ata që më satanizojnë: nuk e kontrollojnë veten se çka shkruejnë kundra meje. Po nuk më satanizojnë të gjithë shqiptarët. Ka edhe shqiptarë që më mbrojnë, bile edhe më përkrahin. Ka edhe shqiptarë që, në mes të Tiranës, përmes shtypit, i kanë pranue tezat e mija albanologjike.
Për sa i përket shqiptarëve në Cërna Gorë (Mali i Zi) mund t’jua dokumentoj se ata, aktualisht, gëzojnë të drejta ma shumë se vetë cërnagorasit, me përjashtim të fundamentalistëve ortodoks, që – patjetër – janë të favorizuem. E po kështu edhe në Makedoni! Klikat në pushtet gjitmonë kanë bashkëpunue dhe, në saje të këtij bashkëpunimi, edhe i kanë favorizue, sidomos fundrrinën, llumhanen e popullit shqiptar. Ata janë nxjerrë edhe nëpër sallat e gjyqeve, si dëshmitarë kundra nesh, të arrestuemve politikë. Sot ata po bajnë ligjin në Cërna Gorë e në Makedoni, tue bashkëpunue haptas me enveristat e Shqipnisë.
 
JAVA: Cili është pengu juaj ne jete?
 
RESULI: Që nuk u kufizova vetëm në luftë kundra Titos dhe mafijes jugosllave, por iu përgjegja provokimit dhe u angazhova edhe në luftë kundra Enver Hoxhës dhe mafijes shqiptare, çka më asht imponue me tradhtinë që më bani klika Enver Hoxha-Ramiz Alija dhe po e mbështet sot e kësaj dite populli shqiptar: Kurdoherë nderim për përjashtimet! Secili duhet të pastrojë plehnat në shtëpinë e tij, e jo të fusë hundët edhe në shtëpinë e fqinjit, se mund t’i ndodhë si mue, ta akuzojnë për agjent dhe ta satanizojnë si dashakeqës.
 
JAVA: Rrethanat ju kane bërë që të ndërtoni deri më tani tre familje. Me cilen prej ketyre jeni ndjerë më mirë, apo keni ndjerë më shume keqardhje per shperbërjen?
 
RESULI: Me asnjenën nuk jam ndi mir, aq ma pak ma mir. Të tri martesat e mija kanë dështue, para së gjithash pse asnjena nga këto gra nuk ka qenë e denjë për mue, mandej edhe pse në të tri këto martesa kanë futë hundët ata të UDB-ës jugosllave dhe të SIGURIMI-t shqiptar.
[font="Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif"]Keqardhjen ma të madhe e kam ndi dhe e ndjej për shpërbamjen e familjes së dytë, për shkak të fëmijve, që m’u persekutuen e masakruen shpirtnisht dhe fizikisht, në mënyrë ma kriminale, ma monstruoze, ma pa precedan në historinë e njerëzimit. Kanë ra në duert e Musolinit dhe të Hitlerit Antonio Gramshi dhe Gjergj Dimitrov, por as ata vetë nuk janë trajtue siç më ka trajtue mue Enver Hoxha, se jo ma edhe familjet e tyne, fëmijtë e tyne. Krimet e Enver Hoxhës janë krimet ma monstruoze që njeh historija e njerëzimit. Ambasadori i Sali Berishës, akademiku, prof. dr. Skënder Shkupi, jo vetëm me gojë, por edhe me shkrim, përmes gazetës së Tiranës ALBANIA, në emën të “antienverizmit” të tij, ulurin: “Mirë ia ka bërë Enver Hoxha Kapllan Resulit. Kapllani është ndër ata të arrestuar që e ka merituar burgun dhe masakrimet!” E kur ambasadorët e “demokratit” Sali Berisha mendojnë e shkruejnë kështu, ç’mund të presim nga enveristët e deklaruem të Fatos Nanos ?! Mosha e bën njeriun më te mire apo më te lig?Varet prej njeriut. Mosha asht si dhe burgu, që disa i forcon dhe i ban ma të mirë, kurse disa i then dhe i ban ma të kqinj.

Gazeta Java

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2008 14:31
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Shpetoni Shkrimtarin Kapllan

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.