Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Islami (tradicional) autokton !
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Sabri
Anetar i ri

Regjistruar: 06/04/2009
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 6

Islami (tradicional) autokton !

Islami (tradicional) autokton!

Shkruan,Sabri Selmani

Unë gjithmonë kam deklaruar dhe kërkuar që në vendin tonë duhet një islam autokton, të shpjegohet nga shqiptarët dhe të mos jemi të influencuar nga të tjerët. Ta zhvillojmë një islam tradicional që e kemi zhvilluar që 500 vjet. Dhe, në të njëjtën kohë dëshiroi të bëj dallimin ndërmjet islamit dhe kulturës. Islami është diçka tjetër, e kultura diçka tjetër. Unë nuk dua një kulturë të huaj, e dua një islam dhe punoj për një islam autokton tonin, ashtu siç e kemi zhvilluar që 500 vjet

Unë kam një qëndrim të moderuar për islamin tonë autokton.

Islami i impertuar kupton Idetë e disave fikse siç thash edhe më herët, orvatja e tyre për të sjellë një kulturë e jo një islam, dhe jo vetëm arabe, por edhe të vendeve të tjera që nuk përputhen dhe nuk janë kompatibile me vendin(trojeve etnike shqiptare), mentalitetin dhe kulturën tonë.

Dikush është duke i shtyrë shqiptarët të pranojnë një islam të importuar, ata duhet të kenë një celulë. Unë mendoj se çdo fe pretendon paqen, por feja mund të keqpërdoret nga njerëzit dhe kur keqpërdoret, ajo kalon në anarki…

Për qëllime të caktuara të njerëzve. Për arritjen e qëllimeve të caktuara nga njerëzit. Dhe feja është keqpërdorur historikisht nga njerëzit edhe në të kaluarën. Edhe tash feja vazhdon të keqpërdoret jo vetëm nga ne, jo vetëm nga besimtarët islamë, por edhe të tjerët, por kjo që është e theksuar te ne(islam i impertuar), në këtë rast, është te besimtarët islamë.

Unë jamë për një islam që i përgjigjet kohës, ambientit, vendit, rrethanave të ngushta të vendit tonë, por edhe rajonit e më gjerë.

Unë jamë për një islam të zhveshur nga kulturat e huaja, pa përmendur vende të caktuara. Ne e kemi pasur islamin në trevat shqiptare për shekuj me radhë dhe asnjëherë nuk ka qenë element i përçarjes. Madje ka ndodhur që janë martuar i krishteri me myslimanin, apo anasjelltas.Në rrethinën e Shkodrës ka ndodhur që gruaja katolike është ngritur në syfyr dhe ka bërë syfyrin gati për burrin e saj mysliman dhe nuk ka pasur asnjë problem. Pra, ne e kemi një kulturë tjetër, kemi një ambient tjetër, një mentalitet tjetër. Me këtë kam pasur dhe kam një mendim dhe qëllim se përmes kësaj në këtë formë ruhet edhe islami dhe identiteti ynë kombëtar shqiptar.

Ne nuk kemi nevojë për tradita të huaja këtu, sepse kemi 500 vjet që jemi myslimanë’

Në librin e tij “Të rikonsiderosh traditën në mendimin bashkëkohor islamik” , Daniel Braun citon: “…është e qartë se tradita shihet vazhdimisht si një mënyrë që vetmbrohet nga çdo lloj risie, një formë që ruan vlerat e kërcënuara. Sëkëndejmi, manifestimet alternative të traditës, shndërrohen në një fushëbetejë të ashpër; për të kontrolluar procesin nëpërmjet të cilit përcaktohet përmbajtja e traditës, ekziston një konkurencë e rreptë dhe për muslimanët modernë, suneti është kthyer pika më e ashpër e konfliktit. Kësisoj, kjo çështje moderne e trajtimit të sunetit lind nga konflikti mes muslimanëve për përkufizimin dhe përmbajtjen e traditës autentike dhe për metodën me të cilën përkufizohet tradita.
E vetmja mënyrë efektive për t’u marrë me një çështje kaq të mprehtë, se ç’gjë përbën zbatim autentik të traditës, ka të bëjë më pranimin se imamët muxhtehidë dhe dijetarët që kanë ndjekur gjurmët e metodologjisë së tyre, janë gjykuesit përfundimtarë. Kjo gjen zbatim në fushen e fikut si dhe në të gjitha degët e tjera të shkencave të shenjta islame.
Prania e mendimeve dhe interpretimeve të ndryshme brenda traditës, nuk është shenjë dobësie, përkundrazi ata manifestojnë pasurinë dhe ndërlikueshmërinë e saj.

Nëse ne sot jetojmë sipas traditës profetike, në këtë mënyrë bëjmë të mundur ruajtjen e saj dhe sigurojmë vazhdimësinë dhe vlefshmërinë e saj në kohëra duke e transmetuar tek brezat e tjerë ashtu siç na u transmetua neve. Ajo që duhet theksuar është se ne veprojmë sipas traditës dhe, dhe nuk i imponojmë asaj sensibiletetin modern, me shpresë që bereqeti hyjnor të zbresë mes nesh.
Së fundmi, ne jemi të ndërgjegjshëm se tradita islame, që me breza ka kaluar gjer tek ne, është hallka që na lidh me bashkësinë profetike. Duke jetuar sipas saj, ne konfimojmë se mënyra e jetesës së Profetit tonë fisnik, paqja qoftë mbi të, është e vlefshme sot po aq sa ka qenë para 1400 vjetësh kur Allahu i Lartësuar e dërgoi atë si mëshirë për të gjitha botërat.
Pikërisht këtë nënkuptojmë ne me termin ‘traditë’ dhe kur punëve që bëjmë u referohemi si ‘tradicionale’, nuk kemi për qëllim të bëjmë etiketime, por të identifikojmë një fokus mjaftueshmërisht të gjerë për të përfshirë të gjithë muslimanët.

Sejid Husejn Naser, ne librin e tij “Islami tradicionl ne botën moderne” paraqet përkufizimin e mëposhtëm gjithëpërfshirës të traditës që për më tepër i shërben shumë mbylljes së këtij artikulli:

“Tradita është njëherësh ed-din në kuptimin më të gjerë të fjalës që përfshin çdo aspekt të fesë dhe të gjitha degëzimet e saj, es-sunneh, apo ajo e cila bazuar në modelet e shenjta, është kthyer në traditë ashtu siç kuptohet zakonisht kjo fjalë dhe es-silsileh, apo zinxhiri që lidh çdo periudhë, episod apo fazë të jetës dhe mendimit në botën tradicionale me Origjinën…Traditën, prandaj dhe mund ta krahasojmë me pemën rrënjët e së cilës nëpërmjet shpalljes janë të ngulitura thellë në Natyrën Hyjnore prej nga ku, me kalimin e viteve kanë dalë trungu dhe degët. Në zemër të kësaj peme qëndron feja ndërsa lëngthin e saj e përbëjnë madhështia dhe bereqiti, që buron nga shpallja dhe mundëson vazhdimësinë e jetës së pemës. Tradita përfaqëson të shejtën, të pafundmen dhe të Vërtetën e pandryshueshme; urtësinë e përjetshme si dhe zbatimin e vazhdueshëm të parimeve të qëndrueshme në rrethana të ndryshme në kohë dhe në hapësirë.”

Unë vazhdoi te perpiqem per nje Islam tradicional, por do haj dajak, edhe ate dajak apo vrasje tradicionale...ZOTI i madhërishëm më mbroftë e më shpëtoftë! Amin...


Kiel-Gjermani

__________________
Vetėm me ndihmėn e ZOTIT tė madhėrishėm arrihet qellimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Prill 2009 18:09
Sabri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sabri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sabri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sabri Shto Sabri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sabri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Islami (tradicional) autokton !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.