Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj.
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Citim:
Po citoj ato që tha erious


shqiptareve u mungojne njerezit me tru, e kjo eshte fatkeqesia me e madhe.



Pek kte dua te kthehem atje....do vish

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2009 22:51
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

s'me dukesh dhe aq i qut ti... megjithate, e provojm

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2009 22:56
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Lezhiani legjendat dhe historite e ndryshme tregojne se ''te mencur'' jane vetem qeroset.
Ne ne jug kemi plot te tilla,por besoj se edhe andej nga jo duhet te kete.

PS: Neser kemi Nanon tek Klani me Fevziun.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2009 10:36
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Maqedonia e sotme Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut janë tri krahinat e mëdha gjeografike që përbëjnë Maqedoninë antike të fisit pellazgo-ilir të maqedonëve, të cilët në historinë e lashtë identifikohen me mbretin e tyre Filipin II dhe birin e tij, Lekën e Madh, apo Aleksandrin e Maqedonisë.

Sot, këto tri treva, regjione apo krahina të Maqedonisë antike pellazgo-ilire: Maqedonia Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut formojnë atë që nacionalistët sllavomaqedonas e quajnë herë Maqedonia e Madhe, e herë Maqedonia Etnike.

Pas dyndjeve, djegëjeve e shkatërrimeve të mëdha të hunëve, mongolëve, gotëve, vikingëve, sllavëve etj., në Siujdhesën Ilirike dhe në Maqedoninë antike ilire (para erës sonë dhe në fillim të erës sonë), maqedonët ilirë u larguan me dhunë nga vendi i tyre, shumë u vranë në luftë mbrojtëse që zhvilluan, kurse një pjesë e tyre u asimiluan në sllavë dhe grekë. Nga ata fise sllave që depërtuan dhe u ngulitën në Ilirik janë edhe sllavët e sotëm që banojnë në trevat e Maqedonisë së dikurshme antike, të cilët më vonë e quajtën veten maqedonas, sipas emrit të vendit ku banojnë. Prandaj, që këta maqedonas të sotëm, për t’i dalluar nga maqedonët antikë pellazgo-ilirë, në terminologjinë e sotme politike, në të shumtën e rasteve, emërtohen si sllavomaqedonas.

Treva e sotme gjeografike që sot quhet Maqedonia Veri-Perëndimore, e banuar kryesisht nga pasardhësit e Ilirëve – Shqiptarët, në kohën antike ishte pjesë integrale e shtetit ilir të Dardanëve – Dardanisë, ishte si të thuash Dardania Jugore. Dardania antike fillonte nga Tregu i Ri e Nishi në veri dhe mbaronte në Ohër e Manastir në jug dhe kryeqendër kishte Shkupin. Prandaj, edhe sot, kufiri në mes të Maqedonisë Etnike dhe Shqipërisë Etnike gjarpëron përmes fushash e brigjesh nga Kumanova, nëpër Veles e deri në Manastir, për të vazhduar pastaj në drejtim të Florinës, Janinës e Artës në Greqi. Kjo vijë gjeografike antike, është njëkohësisht edhe vija kufitare ndërmjet Maqedonisë Lindore sllavomaqedonase dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore shqiptare.

Tanimë janë të njohura botërisht aspiratat kombëtare e shtetërore të lëvizjeve e partive politike sllavomaqedone dhe shqiptare për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve të tyre etnike, të pushtuara dhe të kolonizuara nga popujt fqinjë: serbët, bullgarët dhe grekët, e cila arrihet vetëm me formimin e Shqipërisë Etnike dhe të Maqedonisë Etnike.

Gjysma e territorit dhe e popullsisë së Republikës aktuale të Maqedonisë, që njihet juridikisht në OKB me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), apo anglisht FYROM, Maqedonia Veri-Perëndimore, apo Ilirida, siç i thonë sot shqiptarët, është tokë shqiptare, pjesë e shkëputur me dhunë nga Shqipëria Etnike. Dhe dihet që, shteti kombëtar nuk krijohet e nuk mund të mbahet me toka e me popuj të huaj, sepse nuk ka ardhmëri dhe jetë të gjatë.

Republika e sotme e Maqedonisë është një shtet gjysmak, jo funksional, i rrethuar në të katër anët me kufinj shtetërorë tokësorë, pa dalje në det dhe pa perspektivë të zhvillimit ekonomik, si dhe i varur përjetësisht politikisht dhe ekonomikisht nga shtetet rretherrotull, sepse, shteti pa det, është sikurse shtëpia pa dritare.

Shqipëria ishte shteti i parë në botë që njohu Maqedoninë si shtet të pavarur e sovran, pas daljes së saj nga ish-Jugosllavia. Janë serbët, edhe sot, ata që po hiqen si ”aleatët” e ”miqtë” e popullit sllavomaqedonas e të Maqedonisë, duke e frikësuar atë me ”gogolin” e shtetit të Kosovës, duke u përpjekur që të shtijnë pyka helmuese midis shqiptarëve e sllavomaqedonëve dhe me politikën e tyre të hapur antishqiptare dhe të fshehtë antisllavomaqedone tentojnë që t’i fusin në luftë të armatosur e të përgjakshme dy popujt tanë, me synimin përfundimtar që të fitojnë ata, që ta shtrijnë përsëri sundimin e tyre në Maqedoni.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2009 11:03
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Arbën Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes

•

Alma Mile

“Duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është e hidhur”. Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri. Një nga njerëzit që ka luftuar më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Xhaferri, e quan botimin e Enciklopedisë Maqedonase, si përpjekje për të ndërtuar diçka që nuk ka ekzistuar kurrë. Ai e krahason këtë politikë me qyqen, e cila kurrë nuk ngre folenë e vet, por shfrytëzon foletë e të tjerëve.
Z. Xhaferri, cili do të ishte komenti juaj në lidhje me Enciklopedinë e botuar këto ditë nga Akademia e Shkencave maqedonase, ku qartazi shtrembërohet historia e shqiptarëve?
Ata që e dinë domethënien e togfjalëshit “foleja e qyqes”, jo vetëm gjuhësisht, por edhe figurativisht do ta kuptojnë aluzionin për natyrën e provokimeve, që tashmë në vazhdimësi vijnë nga institucionet maqedonase lidhur me historinë e popullit shqiptar. Siç dihet qyqja nuk di të thurë fole për zogjtë e saj, prandaj vezët i vendos në foletë e shpezëve të tjerë. Kështu veprojnë edhe parazitët. Do të doja të shkruaja një tekst pozitiv për këtë popull dhe shtet të brishtë, por intensiteti i provokimeve që vijnë varg e vister, pa dilema dhe skrupula morale, sërish më kthejnë në dimensionin e konfliktualitetit. Këto tekste, të shkruara nga elita intelektuale maqedonase, pa marrë parasysh qëllimin, intencën politike si dhe mediumin ku botohet, në revista, u thënçim shkencore, apo në kolumna gazetareske, kanë një emërues të përbashkët: relativizimin e gjithçkasë që u mungon atyre, etnogjenezës, historisë, gjuhës, personazheve historike, vazhdimësisë etno-kulturore të popujve të tjerë.
Projekti “Maqedoni dhe maqedonas”, që ndërtohet me fragmente të historisë së popujve të tjerë vetvetiu prodhon fërkime të vazhdueshme, ngaqë mëton ta realizojë të pamundshmen, të përurojë ekzistimin e diçkaje që s’ka ekzistuar më parë, të paktën jo në trajtën që imponohet. Ky projekt nuk buron vetëm nga kokat e rrjedhura të disa anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë, por është një botëkuptim tashmë dogmatik, pa të cilin humbet rrëfimi megaloman, pretencioz, herë-herë i padurueshëm për një popull shumë “të lashtë”, që falë gjenialitetit të tij, paska mbijetuar në rrethana jashtëzakonisht të rrezikshme dhe ka arritur të lërë dorëshkrimin, fijen e artë që dëshmuaka vazhdimësinë e qenies së tyre që nga kohët më të lashta. Nëse tolerohet kjo marrëzi, ky pretendim posesiv, përvetësues, maqedonasit do të pajisen me një licencë historike, me një tapi me të cilën do të përvetësojnë një pjesë të madhe të zulmit të popujve të Ballkanit. Që tani këta mitomanë kanë hedhur grepin Skënderbeut, Nënës Terezë, Pjetër Bogdanit, por jo vetëm kaq. Krahas përvetësimit të artefakteve të popujve të tjerë, këta pseudo-projektues të vlerave inekzistente i lejojnë vetes që ta karikaturojnë historinë dhe personalitetet historike të shqiptarëve, për ta glorifikuar veten në gërmadhat e sajuara në mendjet e tyre, të etura për famë dhe relevancë gjithëkohore.
Kjo arrogancë e tyre buron nga qëndrimi ynë tolerant ndaj provokacioneve të vazhdueshme, tashmë të institucionalizuar.
Reagimi ynë duhet të jetë adekuat: nëse ata nuk turpërohen nga shtrembërimi i fakteve, atëherë pse u dashka që ne t’i fshehim të vërtetat për ta?!
Pse pikërisht tani po botohet kjo enciklopedi?
Për shkak se nacionalizmi maqedonas është shndërruar në “default” të sistemit, për shkak se shfaqet lirisht, për shkak se shkrime të këtij niveli janë botuar vazhdimisht, për shkak se në kohën e Jugosllavisë nacionalizmi maqedonas ishte i stimuluar, për shkak se maqedonasit tashmë nuk arrijnë të dallojnë nacionalizmin prej patriotizmit dhe veçmas për shkak të nevojës që vëmendja e qytetarëve duhet të bartet nga fusha e problemeve me Greqinë, Bullgarinë, NATO-n, BE-në në atë të acarimit të marrëdhënieve ndër-etnike.
Termini i papërshtatshëm për botim të kësaj enciklopedie të varfër, gjuha e egër, shtrembërimet e paturpshme të fakteve historike flasin për paaftësinë e maqedonasve për dallim të gënjeshtrës, të iluzionit nga e vërteta dhe realiteti. Prezenca e faktorit shqiptar në këto shoqëri, tashmë të nacifikuara ndikon që të shfaqen, të zbulohen nacionalizmat që kamuflohen me një retorikë të dalë boje.
Me sa kemi mësuar në përgatitjen e kësaj enciklopedie kanë marrë pjesë edhe disa shqiptare, si do ta vlerësonit ju këtë fakt?
Mendoj se problemi është pak më kompleks sesa duket. Prezenca formale, pa ndikim e shqiptarëve, jo vetëm në këtë institucion, flet për një krizë shumë më të thellë në ndërtimin e shtetit multietnik. Pas botimit të kësaj enciklopedie dhe pas nxjerrjes së një vargu të ligjeve segreguese (për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, për stimulimin financiar të ngritjes së natalitetit te maqedonasit, ligjit për risocializim dhe dëmshpërblim të ish- pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë, mosrespektimi i ligjit për amnisti etj), shtrohet pyetja dhe dilema për arsyeshmërinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucionet e ndryshme të sistemit ku ata, siç shihet, s’kanë peshë dhe funksion për t’i parandaluar këto padrejtësi. Politika e shqiptarëve të Maqedonisë vetvetiu do të detyrohet ta ndryshojë mënyrën e veprimit, qëllimet, prioritetet dhe të fillojë të demonstrojë kapacitetin real politik dhe demokratik. Tash është momenti për verifikim të arritjeve në të gjitha fushat, duke krahasuar me marrëveshjet paraprake dhe me arritjet e popujve të tjerë. Kjo enciklopedi dëshmon se institucionet e sistemit janë bërë bastione të nacionalizmit maqedonas dhe se të gjitha shpresat e faktorit ndërkombëtar se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto institucione të nacifikuara do të mjaftojë që kontesti ndëretnik në Maqedoni të zgjidhet në mënyrë qytetëruese ishin iluzion i radhës. Nacionalizmi anakronik maqedonas nuk arriti, në asnjë mënyrë, ta zgjidhë problemin real me shqiptarët, as me mjete demokratike, as me represion. Kjo dëshmon se politika e ndjekur vjen ndesh me realitetet, prandaj duhet të ndërrohet politika dhe jo realitetet.
Cila do të ishte përgjigjja më e mirë që shqiptarët, qofshin në Maqedoni, apo në Shqipëri mund t’i jepnin akademikëve maqedonas?
Duke pasur parasysh se politika shqiptare nuk shkakton krizë, se kërkesat janë të arsyeshme dhe të realizueshme, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është hidhur.
Hëpërhë në Ballkan ekzistojnë disa rrëfime historike që kontestojnë njëra-tjetrën, por në dallim nga të tjerët vetëm rrëfimi maqedonas ndërtohet mbi gabime metodologjike dhe materiale. Historianët maqedonas nuk bëjnë dallim ndërmjet botëkuptimeve të sotme me ato të lashta, prandaj, dëshirat dhe interesat e sotme i projektojnë në të kaluarën. Po ashtu historianët maqedonas nuk bëjnë dallim në mes të historisë së një territori dhe historisë së një kombi. Ata e përvetësojnë origjinën e Nënë Terezës, duke e trajtuar si maqedonase ngaqë ajo paska lindur në Shkup, duke harruar një fakt esencial historik: kur ka lindur ajo, nuk ka ekzistuar ndonjë shtet a provincë administrative me emrin Maqedoni. Nocioni enciklopedi me automatizëm krijon asociacion me dijen. Kjo e Maqedonisë jo vetëm që nuk ngërthen dije në vete, por një urrejtje tinëzare që kushedi ku e ka burimin.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2009 12:22
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

sigurisht akademia e shkencave maqedonse do jene bazuar nga kta "AKADEMIKET" tane gjenij shqiptar qe quajn gjithe veriun malok! si shqiptar dhe si verior geg qe jam, per nje minut me behet qejfi...thjesht nga ato qe kam mesuar per kulturen tone brenda shqipresie ktu ne forum, meqe mepare nuk kisha ide qe ky fenomen , kjo urrejtje, kjo krize identiteti egzistonte brenda nesh, ne shqiperi!! 
nejse, kte po e them ktu ne shqip dhe te mbesin midis nesh

te njejtin pershkrim qe i bejn maqedonsit shqiptarve e kam lexuar njeqind here ktu ne ket forum, nga disa "akademiket" e forumit tone, qe quajn cdo verior geg, malok, apo jerz mali qe jane rritur vetem me kafshe...
kur une qe jetoj aq larg shqipreise e kuptoj ket percarje dhe urrejtje qe egziston mes shqiptarve atje, po maqedonsit qe jane next door?!!!!!

urgumenti i maqedonasve qe te na e mbyllin gojen lehte do ishte ky:

te shkojn ne tirane dhe ne jug te shqipresie dhe te pyesin te gjithe popullsine toske se cfar mendojn per popullin geg...
t'i filmojn te gjithe njerzit qe marrin ne pyetje, dhe mbyllet argumenti... geget jane njerz mali, geget jane kafshe, geget jane te ardhur nga chechenia, mongolia, and bla bla bla... 
shqiptaret maqedonas jane geg, pak rendesi ka se si kane ardhur apo nese kane qene gjithmone ne maqedoni...
argumentin e kane te fituar me mbeshtetjen  e 90% te popullit toske. tani nuk i vihet shume faj disave qe kane ket opinion duke u bazuar nga ezperjencat e tyre personale ndoshta, se kam degjuar berisha ka sjedhur shume cuba neper tirane apo jug qe kane kryer krime apo budallalleqe, por edhe ne si verior mund te pergjithesojm, se jugoret jane te pabese, nga experjencat personale, por do ishte budallalek horizont i ngushte te pergjithsojm dhe ti fusim te gjithe ne nje thes duke ulur njeri tjetrin dhe duke rrahur gjoksin qe jemi me te mire se tjetri, se kto jane komplekse tipike ballkanse, qe me duken shume komike..

ne shqiptaret jemi bere si kta zezaket ktu, qe therrasin njeri-tjetrin niggers, po kur nje i bardhe i quan nigger, fillojn e bejn namin me akuza rracizmi neper tv gazeta e pardhikali!! perfundimisht edhe pse nenheshtje, me zera qe s'degjoehn, niggers mbesin te gjithe ne mendjen e te bardheve!!  
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2009 13:15
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Koli_tr
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/11/2008
Vendbanimi: nuk e di
Mesazhe: 109

hahahaaaaaaaaaaaaaaaa...
cuna filloi shkatarrimi i maqedonis
e hongri maqedonia

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2009 16:48
Koli_tr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Koli_tr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Koli_tr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Koli_tr Shto Koli_tr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Koli_tr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

shiko: malesor apo malok ''krenar''

problemi eshte qe njerezit nuk jane njelloj... zezaket pershembull qe per mendimin tim jane majmuna te rrujt, ndryshojne me njeri tjetrin.

as majmunat nuk jane njelloj (orangutangu eshte me i zgjut se gorilla, dhe kete shkenca e pranon hapur) as lopet nuk jane njelloj, per te njejten sasi bari te ngrene, lopa hollandeze (ajo me lara) jep nje sasi me te madhe qumeshti se ajo shqiptare ose indiane.
prandaj edhe shqiptaret jane te detyruar te marrin lope te tilla ne fermat e tyre, kur duan te kene me shume qumesht.

etj, etj, shembuj te tille mund te jap pa fund.

tani, mire e the... rrime shtrembur e flasim drejte, do te mjaftonte te shikosh si jetojne shqiptaret (maloket) ne maqedoni ose me mire ne shkup (per te mos permendur tiranen ketu) dhe arrin ne konkluzion qe keta ''njerez zbritur nga malet'' as civilizimi nuk i ben derman.

vjet ne vere takova nje petagog nga tetova ne shqiperi, dhe po diskutoja kete ''hata''

ne malsort e kemi ne DNA kete jetes, a vallaj smunem pa majt bagti n'shpi... me tha

pra bejne te pamunduren te jetojne ne cepin e tyre ne menyre primitive.

p.s. lagjet shqiptare ne shkup jane nga me te varferat ne ballkan... e kjo jo per faje te investimit te komunes shkupit, por thjeshte s'kane dashur kurre investime (i kane refuzuar ato, siç ndodh dhe sot e kesaje dite ne rrethanat e tiranes apo te durresit ku as shkolla per femijet e tyre nuk pranojne ne lagjet qe kan zabtuar ) apo te flasim per shkodren (maloket qe e kane dendur, dhe ne administraten e qytetit) ku ne 7 vjet te qeverise socialiste refuzuan 4 here ''fondet exstra te kryeministrise'' per sistemimin e rrugeve, trotuare, prishjet pa leje, dritave e parqe natyrale.    

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2009 13:22
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po ta krahasosh Shqiperine e viteve 60 me ate te viteve 80 ndryshimi ishte i madh,per mos te bere krahasimet me sot kur vendi u hap.Regimet fashiste ne Beograd ose me mire ne gjithe ish FJ i kane mbajtur qellimisht shqiptar nen nje shtypje te eger e izolim.Ata ju kishin mohur cdo te drejte ketyre qenieve humane.Persekutime te tilla mund te bejne vetem klikat fashisto-komuniste.Si rezultat i kesaj politike denigruese e asimiluese shqiptaret ne Maqedoni e Kosove jane jo fort te civilizuar.Regjimeve fashiste sallve ju interesonte mbajtja ne padije e mjerim e izolim e shqiptarve ngatrrestar.Ne vitet 70 ne FYROM ra nje termet i cili shkaktoi shume deme materiale,sidomos ne ndertesa.Qeveria e Beogradit hodhi goxha pare te madhe dhe Shkupi nga nje fshat i madh dikur, mori pamjen e nje qyteti modern.Keto investime u hodhen vetem ne lagjet ku jetonin sllavet,ndersa shqiptaret nuk u ndihmuan fare.Ata i ringriten me shpenzimet e tyre shtepite e shkaterruara nga termeti,te cilat ishin shtepi private kryesisht.Duke qene te diskriminuar ne cdo fushe te jetes ata filluan emigrimin ne perendim.Shtepite qe kane ndertuar shqiptaret si ne Shkup apo neper fshatra jane vila,por shteti i athershem dhe ky i pjerdhuri tani nuk kane investuar asnje dyshke per infrastrukturen e lagjeve shqiptare si Chairi etj.Zona shqiptare i ngjan tani nje fshati te stermadh brenda Shkupit.Nga ana jugore e Ures mbi Vardar duket qe ka qyteterim,ndersa ne veri fshat e papasterti.Te shohesh ku behet pazari cdo dite,te kujton gabelet ne Tirane.Pra eshte pushteti i shumices ai qe vazhdon shtypjen e shqiptarve sot e kesaj dite.Sivjet ne gusht kam debatuar me nje pushues maqedonas po per keto probleme.Per keto te paverteta te qellimeshme qe shqiptaret me te drejte i kontestuan jane te ngulura ne koken e cdo maqedonasi.Ai me tha se ju ketu ne Shqiperi jeni me te civilizuar se shqiptaret qe kemi ne ne Maqedoni etj.Iu pergjigja se fajtore per gjendjen e keqe sociale te shqiptarve kane qene dhe jane regjimet kriminale ne Beograd e Shkup e kudo.A di gje prejardhjen nga e ke i thashe?A e di se shteti juaj u krijua artificialisht nga fuqite e medha me 1920?Shtet Maqedoni nuk ka patur asnjehere.Greqia ka te drejte qe nuk ju lejon te quheni Maqedoni.Ajo do t'jua pamundesoje hyrjen ne NATO dhe BE pa u ulur ne gjunje para saj.Greqia do t'jua thyej hundet ju popullit pa identitet.Ju nuk keni histori,sepse jemni ardhacake.Ne do te triumfojne me tha me nje buzqeshje cinike.Do ta shohim i thashe!
Partite politike shqiptare ne FYROM jane fajtore.Ato jane te percara. Ato qe ju lene shkas ketyre pisave antishqiptare qe ata te sillen kaq harbuterisht.
Ka ardhur koha qe FYROM te marre nje pergjigje te forte,ne menyre qe mos ta marre veten me.Ai mikro shtet i pjerdhur eshte ne krize dhe krizen kerkon ta shkarkoje mbi shqiptaret.Ky eshte momenti me i volitshem per shqiptaret qe ta hedhin upsidown regjimin sllavomaqedonas.Ata nuk duhet te behen ortak e te perkrahin hyrjen ne BE te Fyrom pa plotesuar Marrveshjen e Ohrit.Ajo realizon nje pjese te te drejtave te popullit te dyte per nga numri ne FYROM.Po nuk e bene tani shqiptaret jane te humbur.Maqedonia mund te jete rrezik edhe per ne ne antaresimin tone ne BE ne te ardhmen.Mendoj se ne rastin e Enciklopedise,sigurisht eshte edhe dora e qarqeve serbomedha ne Beograd.Eshte guxim i madh te akuzosh USA dhe UK si terrorist!Pra dora serbe vepron ne FYROM.vetem pehlivanet ne Beograd dijne te bejne provokime te tilla politike,por do te deshtojne.Ne rajonin e Ballkanit Perendimor jane jo nje por dy shtete shqiptare.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2009 16:00
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

[QUOTE]Po citoj ato që tha AngelDevil
Maqedonia e sotme Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut janë tri krahinat e mëdha gjeografike që përbëjnë Maqedoninë antike të fisit pellazgo-ilir të maqedonëve, të cilët në historinë e lashtë identifikohen me mbretin e tyre Filipin II dhe birin e tij, Lekën e Madh, apo Aleksandrin e Maqedonisë.. [QUOTE]

Pra sipas teje Aleksandri i maqedonise paska qene shqiptar?

Para Filipit II, ka qene nje Aleksander tjeter, pra gjyshi i Aleksandrit te Madh. Ky Aleksander ka marre pjese ne lojrat Olimpike te Greqise dhe ka fituar Cmimin e Madh. Dihet mire qe Greket nuk pranonin pjesemarres te huaj ne Lojrat Olimpike, pra duhet te ishe pjesetar i fiseve te ndryshme greke qe te merrje pjese atje.

Po te ishte Aleksandri dardano-ilir si shpjegohet kjo pjesemarrje ne Olimpiade?

Eshte shume qe te kerkosh identitetin e Aleksandrit, megjithse e jema e tij Olimbia ishte princese mollose (ilire). Pra e shumta Aleksandrit i takon qe te jete ilir nga e jema, por absolutisht jo nga ana e Filipit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2009 16:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.