Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Pavarsia e Kosoves Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 4.67.
Kur do ta marri pavarsine Kosova
Ne keto 2 vjet
Pas 5 vjetesh
Pas 10 vjetesh
Asnjehere
Nuk e di
Do vazhdoje te udhehiqet me rezoluten e UN
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Mbahu nano mos ki frikë, se e ke Thaçin e Surroin n’Amerikë
Nga Migjen Kelmendi
Nov 24, 2006, 16:56


Email'o
 Print'o

Kjo formë e diplomacisë, e cila demek nënkupton vizitën n’Washington e New York të ndonji politikani, i cili mandej kthehet e keshe po na kallxon se çka tha ‘shefi’, çka tha ‘pasha’, kjo diplomaci që kisha me e quejt – “diplomaci e furraxhive” – kam pasë shpresë se me vdekjen e presidentit Rugova ka mbarue dhe ka përfundue.
Ishte Rugova i cili shkonte në këso vizitash, tue u takue me nivele të dyshimta qeveritare e joqeveritare, e tue ardhë e tue na kallxue se – Pamvarësia u ba. U krye. Me na thanë se, fola me “pashën”.
Dy milionë njerëz ulen e presin, e njani prej tyne, ma i madhi, Padre Padrone, shkon e folë.
Sot nuk e kemi ma vetëm nji reprezentues, i kemi ba dy. Edhe Thaçi edhe Surroi, të kapluem me komplekse rugoviane, e dizajnuen vizitën e fundit n’Amerikë, mbas debaklit politik që psuen me shtyemje të statusit, njisoj si Rugova dikur: ‘fola me pashën e pasha më tha…’
Nëse deri diku mundet me u arsyetue Thaçi për komplekse rugoviane, si me e arsyetue Surroin i cili ishte kritiku ma i pamë i kësaj ‘diplomacie të furraxhive’?
 
E para, forma e komunikimit në këtë mënyrë asht përçmuese për qytetarin e Kosovës. Nëse Zyra Amerikane në Prishtinë, ndonji nivel i State Departamentit ose Kongresit amerikan, ndonji personalitet publik amerikan ka nevojë me na çue naj mesazh – asht mirë me na shkrue letër publike ose me e përdorë emalin ose SMS’in. Asht mirë këte punë me e ba përmes institucioneve kosovare dhe formave ma dinjitoze të komunikimit me qytetarin. Komunikimi përmes SMS-politikanëve, që keshe po shkojnë e po flasin me ‘pashën’, në të shumtën e rasteve po përdoret si nji metodë e lirë e marketingut politik nga këta politikanë.
“Nuk guxojmë me gabue”, tha Thaçi, në nji rol të dikurshëm Rugove, i knaqun se e priti ditën me qenë, shkurt, Rugovë në vend të Rugovës. Se gabuen tanë ata bashkë, në Ekipin Negociator, tue u kapë për nji datë e tue u sjell me komoditet, kjo s’ishte pjesë e këtij mizanskenimi rugovian. Ata mujn me gabue, por na qytetarët, na s’guxojmë n’asnji mënyrë me gabue, sepse…kështu i ka thanë ‘pasha’ Thaçit e Surroit – n’vesh. A ka thanë najsen ‘pasha’ (n’vesh) për gabimet e tyne, nuk u tha.
 
Po them, kjo ‘vesh-dipomaci’ asht formë përçmimi e komunikimit me qytetarin e Kosovës. Vetë fakti se mesazhe me randësi të madhe komunikohen përmes vesh-diplomacisë e jo institucioneve të Kosovës, flet se çashtja e Kosovës ende mbetet në nivel të – veshit. Të thash-e-themeve të SMS politikanëve të kapluem me komplekse rugoviane.
A me u besue Thaçit e Surroit? Sepse, nji çashtje e madhe ka mbet në nivel bese a jobese. Në nivel fjalë-veshi. A mujm me flejtë të qetë se mbas shtyemjes qëndrimi amerikan nuk ka ndrrue? Nuk kemi ndonji garanci tjetër pos fjalëve n’vesh të Surroit e Thaçit (sic!).
A vlen ende, ajo: Mbahu nano mos ki frikë, se ke Thaçin e Surroin n’Amerikë? Po e la që ju vetë me e gjykue.
Deshta vetëm me e spjegue, pse e quejta diku nalt ‘diplomaci e furraxhive’.
Krejt ky akt i shkuemjes e mandej ardhjes keshe me mesazh, me SMS, po m’i ngjan rreshtit te furra e Bacës Sylë, kur dikush shkojke mbrenda se e njifke Sylë Furraxhinë, e dilke tue na thanë: po pjeken, po pjeken…qitash dalin…vetë Syla m’tha.
Bukë të nxehta si Pamvarësia.
 
 
© by Gazetajava.com

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2006 18:36
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

SHANSI I FUNDIT I KOSOVËS

 

Komuniteti Ndërkombëtar është buzë krijimit të një rrëmuje të frikshme që nuk do të rregullohet kurrë. Fjalët pavarësi e “kontrolluar” apo pavarësi “e kushtëzuar” janë të padëgjuara. Ekziston vetëm pavarësia e plotë dhe Kosova e meriton atë, e meriton këtë pavarësi dhe atë e meriton që tani. Krijimi i Kosovës si shtet sovran është rruga e vetme për progresin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës dhe për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën juglindore. Ka ardhur koha që lidershipi i Kosovës të ngul këmbë për këtë çështje si kurrë deri më tani, sepse ky është shansi i fundit i Kosovës.

 Nga: Shirley Cloyes DioGuardi  

Ossining, Nju-Jork - Vendimi i Kombeve të Bashkuara për shtyrjen e vendimit për statusin final të Kosovës deri pas zgjedhjeve të Serbisë më 21 janar nuk duhet ta ketë befasuar asnjë shqiptar.

Ky veprim nuk ishte veçse përpjekja e fundit nga ana e Perëndimit për ta qetësuar Serbinë. Qetësimi i Serbisë ka qenë qëllimi kryesor i qasjes së gabuar të politikës së jashtme të komunitetit ndërkombëtar në konfliktin e Ballkanit që pas fushatës bombarduese të NATO-s, që i dha fund marshimit gjenocidal të Millosheviqit në Evropën juglindore, këtu e shtatë vjet më parë.

Kombet e Bashkuara, Grupi i Kontaktit dhe Bashkimi Evropian e patën shansin ta shfrytëzonin rastin në fund të tetorit, kur Beogradi imponoi një referendum kushtetues për ta bërë Kosovën “pjesë integrale dhe të patjetërsueshme” të Serbisë, për të insistuar që Beogradi të ndahej përfundimisht nga e kaluara e tij e tmerrshme.

Perëndimi kishte mundësinë të ngulte këmbë që Serbia ta çmontonte sistemin e Milosheviqit, të ekstradonte kriminelët serbë të luftës Ratko Mladiq dhe Karaxhiq në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës dhe të njihte realitetin e ri në Kosovë. Në vend që t’i bënte këto veprime, Perëndimi, menjëherë pas referendumit u gjunjëzua para koalicionit pushtetor të Serbisë të udhëhequr nga Vojisllav Koshtunica dhe Boris Tadiqi.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord që ta shtynin zgjidhjen e statusit final të Kosovës me arsyetimin se kjo do të mund t’i sillte në pushtet radikalët dhe socialistët, kur ajo çfarë në të vërtetë do të bëjë kjo shtyrje është minimi i forcave reale demokratike në Serbi. Kështu dy milionë shqiptarëve të Kosovës që po presin lirinë që nga viti 1989 kur Sllobodan Millosheviqi invadoi Kosovën, iu kërkua të prisnin edhe një herë.

Në mars të vitit 2005 kur Ramush Haradinaj u akuzua nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe kur u detyrua të hiqte dorë nga posti i kryeministrit, shqiptarët duhet ta kenë vënë re se balanca e pasluftës kishte shkuar në dobi të Beogradit. Çfarëdo dyshimi që mund të ketë ekzistuar për këtë pohim u bë i qartë në nëntor të vitit 2006.

Kur premieri Agim Çeku javën e kaluar theksoi me të drejtë se Kosova mbase do të detyrohet ta shpallë pavarësinë e saj, atij iu tërhoq vërejtja nga zyrtarët perëndimorë, prej të cilëve edhe u kritikua se po merrte dhe shprehte qëndrim që “do ta diskreditojë Kosovën” në sytë e komunitetit ndërkombëtar.

Sinqeritetit të fakteve në terrenin e Ballkanit i ka skaduar vlera që prej kohësh. Po që se komuniteti ndërkombëtar nuk i sqaron planet për Kosovën në vitin 2007, atëherë kosovarët duhet ta bëjnë e ta thonë të vërtetën në mënyrë të fuqishme dhe para syve të të gjithë botës.



Mestitull/CILAT JANË TË VËRTETAT PËR KOSOVËN?



Disa prej këtyre të vërtetave janë:



1. Me vendimin e komunitetit ndërkombëtar për të mos e mbajtur fjalën dhe premtimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës deri në fund të vitit 2006, Serbia ka fituar një terren të rëndësishëm në kuadër të fushatës së saj për shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës në pafundësi dhe me këtë ajo është shpërblyer majm për mosbashkëpunimin dhe intansigjencën e saj. Spektri i fitores së zgjedhjeve nga partitë ultrnacionaliste është hile e pastër dhe një e vërtetë që realisht e ka përçarë Grupin e Kontaktit.



2 Pavarësisht kohës kur statusi final do të vihet në rendin e ditës apo hidhet mbi tryezë, pakoja për zgjidhjen e çështjes që i dërguari Marti Ahtisari planifikon të paraqesë para Prishtinës dhe Beogradit është një recetë e saktë për vazhdimin e jostabilitetit dhe ringjalljen e konfliktit. Pavarësia e Kosovës nuk do të njihet. Kosova nuk do të ketë ministri të jashtme dhe ushtri dhe “Zyra Ndërkombëtare Civile” do ta kontrollojë pjesën më të madhe të jetës politike.



3. Mbi të gjitha, plani i Ahtisarit do t’i mundësojë Beogradit të marrë atë që në të vërtetë e ka dashur dhe kërkuar që par fillimit të negociatave: “Një Kosovë me më shumë se autonomi e më pak se pavarësi” nëpërmjet planit për decentralizim që do t’i mundësojë Beogradit ta ruajë kontrollin mbi shumicën serbe në veri. Komuniteti Ndërkombëtar nuk do ta bëjë as lëvizjen më të vogël për t’i mundësuar Prishtinës të krijojë çfarëdo lloj qeverisje të mirëfilltë në Mitrovicë. Megjithëse nuk do të ketë ndarje formale, ndarja “de facto” aktuale e Mitrovicës me strukturat paralele të financuara nga Beogradi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.



4. Për pavarësinë e saj dhe për anëtarësinë në institucionet e ndryshme ndërkombëtare, Kosova do të detyrohet të lobojë nga njëri në vendin tjetër, nga njëra në organizatën tjetër, siç janë edhe vetë Kombet e Bashkuara. Dhe sa herë që do të qajë apo thërrasë qoftë edhe një serb i vetëm në kërkim të të drejtave të tij, Kosova do të akuzohet për mosveprim në përputhje me standardet evropiane dhe mbështetja për pavarësinë e saj do të zbehet.



5. Po që se Bashkimi Evropian dhe administrata e presidentit Bush nuk e ndërrojnë kursin e tyre aktual, Kosova do të shndërrohet në një Bosnje të Dytë, do të shndërrohet në një shtet të dështuar, të varur nga ndihmat dhe me një prani të pafund ndërkombëtare.



Komuniteti Ndërkombëtar është buzë krijimit të një rrëmuje të frikshme që nuk do të rregullohet kurrë. Fjalët pavarësi e “kontrolluar” apo pavarësi “e kushtëzuar” janë të padëgjuara. Ekziston vetëm pavarësia e plotë dhe Kosova e meriton atë, e meriton këtë pavarësi dhe atë e meriton që tani. Krijimi i Kosovës si shtet sovran është rruga e vetme për progresin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës dhe për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën juglindore. Ka ardhur koha që lidershipi i Kosovës të ngul këmbë për këtë çështje si kurrë deri më tani, sepse ky është shansi i fundit i Kosovës. (Përktheu: Musli Bazhdaraj Përg.për botim Elida BUÇPAPAJ)

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2006 05:54
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Shkruar nga Administrator   


Këshilli i Evropës miraton rezolutën për Kosovën me 149 vota pro dhe 99 kundër

Serbët dhe rusët kundërshtojnë paragrafin e pavarësisë
Këshilli i Europës ka miratuar dje pasdite në Strasgurg me 149 vota pro dhe 99 vota kundër rezolutën për Kosovën. Në rezolutën e hartuar është hequr paragrafi numër katër i cili përmbante njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kanë qenë deputetët serbë dhe rusë, të cilët e kanë kundërshtuar paragrafin.

Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari ka raportuar dje para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të zgjidhjes së statusit, por nuk ka thënë asgjë rreth propozimit të tij për statusin, njofton reporteri i RTK-së.

Ahtisari paralajmëroi se planin do t’ua paraqes palëve negociuese më 2 shkurt, në Prishtinë dhe në Beograd.  Ahtisaari falënderoi Këshillin e Evropës për ndihmën e dhënë në procesin negociator- sidomos në dokumentin për decentralizimin, për trashëgëminë kulturore dhe respektimin e të drejatve të njeriut. Ai kërkoi nga Këshilli i Evropës që të vazhdojë ndihmën për Kosovën, edhe pas definimit të statusit. 
Implementimi
Institucionet e Kosovës, të cilat do të jenë implementuese të pakos së Ahtisarit pas zgjidhjes së statusit, nuk duhet të tregojnë vetëm vullnet të mirë që ta bëjnë këtë, mirëpo duhet edhe të tregojnë angazhim të madh në këtë drejtim, ka thënë kryenegociatori Marti Ahtisari në deklaratën e tij drejtuar Këshillit të Evropës. Ai ka shtuar se pas zgjidhjes së statusit në Kosovë, do të ketë një prani të fortë ndërkombëtare të udhëhequr nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i cili do të mbikëqyrë implementimin e statusit.

Pakoja e Ahtisarit
Propozimi bazohet në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, nëpërmes një Kosove demokratike dhe shumetnike, ku të gjithë qytetarët janë të garantuar dhe të mbrojtur me ligj, ka shtuar Ahtisari. Pakoja e statusit bazohet në kompromisin që është arritur gjatë bisedimeve, ndërsa për pjesën ku nuk kishte pajtueshmëri unë kam propozuar zgjidhje, të cilat besoj se janë fer dhe të drejta, tha Ahtisaari.

Ahtisari ka shtuar se ndërtimi i një shoqërie shumetnike nuk mund të arrihen pa bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Krijimi i institucioneve politike dhe një bazë ekonomike e sociale nëpërmes të cilave të gjitha komunitetet do të mund të jetojnë në paqe është një ndër qëllimet kryesore të Ahtisarit.

Ai ka kërkuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të gjithë deputetët, që të vazhdojnë të japin kontributin për të zbatuar me sukses vendimin për statusin.
Ahtisari: Jo më negociata
I dërguari i posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dje, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pohoi se nuk do të kthehet më një raundi të ri të negociatave në lidhje më çështjet të cilat veçse janë diskutuar, pa arritur një marrëveshje.
“Ndoshta ka ndonjë aspekt të ri, të cilin palët dëshirojnë të ma paraqesin dhe pas kësaj kam ndërmend ta finalizoj raportin tim dhe ta paraqes para Këshillit të Sigurimit, dhe atëherë do të fillojë procesi i vërtet,” tha Ahtisari.

Hiqet paragrafi numër katër
Rezoluta fillimisht parashikonte pavarësinë e Kosovës me disa kushte. Ajo ishte përgatitur nga lordi Russell Johnston, kryetari i Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës.
Lordi Johnston iu tha deputetëve evropianë se pavarësia për Kosovën, duke llogaritur në disa kushte, është zgjidhja që siguron kushte për paqe afatgjate në rajon.
Edhe pse Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës e ka kundërshtuar rezolutën në momentin e fundit, lordi Johnston u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë atë. Një pjesë e deputetëve e përkrahën rezolutën, por ka edhe të atillë që thonë se miratimi i kësaj rezolute është "i parakohshëm", pasi që statusi është kompetencë e Kombeve të Bashkuara.
Më të zëshmit në kundërshtimin e rezolutës, ishin deputetët nga Serbia. Deputetët rus në asamblenë parlamentare ndërkohë kërkuan që pika 4 e rezolutës të hiqet nga rezoluta dhe më pas ajo të votohet.
RTK njoftoi se pika e 4-të e rezolutës e njeh interesin serb për ruajtjen e integritetit territorial, por, po ashtu, në atë pikë shprehet besimi se pavarësia e Kosovës, me disa kushte, është zgjidhje që siguron paqe afatgjate dhe stabilitet për Kosovën dhe gjithë rajonin; në këtë pikë po ashtu kërkohet nga Serbia që të ketë qasje më fleksibile dhe pragmatike ndaj negociatave për status. 
E Enjte 25 janar 2007
Koha Jone

  
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2007 04:17
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

SHBA dhe aleatët evropianë pajtohen për shkëputje të Kosovës nga Serbia




href="http://www.gazetastart.com/printversionflash.php?lajmid=8493" target=_blank>  href="http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=friendform&lajmid=8493&url=shfaqflash">

SHBA dhe aleatët evropianë pajtohen për shkëputje të Kosovës nga Serbia. Kështu mban titullin një artikull mbi Kosovën në numrin e sotëm të së përditshmes amerikane, The Washington Post, e cila citon zyrtarë të lartë të paemëruar amerikanë dhe evropianë. Ky vendim do të çojë mbase që kësaj vere në krijimin formal edhe të një shteti në Evropën Juglindore, i cili do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, e më vonë do të ketë edhe ushtrinë e vet, thuhet në shkrim.

NATO do të vazhdojë praninë deri në anëtarësimin e Kosovës në vetë aleancën dhe në Bashkimin Evropian, ndërkaq pavarësia e plotë e Kosovës synon të përfundojë një kapitull të historisë më të re të Ballkanit.

Gazeta amerikane shkruan se Serbia tani shikon kah Moska që të mbrojë interesat e saj, mirëpo rusët kanë dhënë shenja privatisht se do të mbështesin planin po qe se Amerika dhe Evropa mbështesin në mënyrë pasive shkëputjen e krahinave proruse të Gjeorgjisë.

Martti Ahtisaari do të rekomandojë heqjen e mandatit të Kombeve të Bashkuara, që do të pasohet me deklarimin e pavarësisë nga kosovarët. Pavarësinë me një kontroll ndërkombëtar shpejt do ta njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Shqipëria.

Lidhur me praninë e vazhdueshme ndërkombëtare, Washington Post thekson se Ahtisaari do të propozojë si udhëheqës të misionit të ri ndërkombëtar mikun e tij, diplomatin holandez, Peter Feith, i cili do të ketë pothuajse të njëjtat autorizime, ashtu si përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Bosnjë.

Zëvendësi i tij do të jetë një amerikan. E gjithë prania civile ndërkombëtare nuk do të numërojë më shumë se një mijë veta, dhe pushteti i saj do të fokusohet më tepër në polici dhe gjyqësi.

Sipas të gjitha gjasave Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen dhe do të zëvendësohen me një forcë civile mbrojtëse, të trajnuar nga NATO-ja, që do të përbëj bërthamën e një ushtrie të Kosovës - aleate me perëndimin, thekson ndër të tjera në numrin e sotëm e përditshmja amerikane The Washington Post.



26/01/2007 10:56







-----------------------------------

O Zot sa me shpejt ..

Peshendetje Sarandaebukur

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2007 13:58
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Firmosni peticionin

http://www.thepetitionsite.com/take...?ltl=1170194048

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 22:01
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Prishtinė, tre tė vdekur pas protestės.

Tubimi i "Vetëvendosjes" kthehet në tragjedi. Të lënduarit nga policia nuk mbijetuan dot. Ekipi i Unitetit fajëson Albin Kurtin


Ndërhyrja brutale e policisë së UNMIK-ut ndaj protestës së "Vetëvendosjes" ka shkaktuar edhe viktimat e para. Të paktën dy persona nuk arritën t‘u mbijetojnë plagëve të rënda të plumbave plastikë. Arben Xheladini, i ditëlindjes 1972, nga Tërnoci i Bujanovcit, i cili jetonte në Prishtinë dhe Man Balaj, i lindur në vitin 1976 në Besianë (Podujevë) janë personat që tashmë nuk jetojnë më. Ndërkohë, flitet edhe për një person të tretë se ka humbur jetën. Të paktën 5 prej të plagosurve kanë qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në rrezik serioz për jetën, thanë autoritetet spitalore. Trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e spitalit të Prishtinës dhe priten ekzaminimet mjeko-ligjore. Edhe pse helikopterët e KFOR-it i morën të plagosurit dhe i çuan në bazën e KFOR-it gjerman në Prizren, ata nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Dorëheqje për komisarin e UNMIK-ut

Policia ka konfirmuar vdekjen e dy personave nëpërmjet një komunikate për shtyp, ndërsa emrat e tyre nuk i ka bërë të ditur. Komisari i policisë se UNMIK-ut, Stephan Kurtis, nëpërmjet një komunikate për shtyp, tha se "demonstruesit pranë ndërtesës së qeverisë i shtrënguan policët të ndërmerrnin metoda mbrojtëse për të vendosur rendin. Çdo vdekje është dëshpëruese dhe na pikëllon edhe ne". Por në orën 18:00 disa organizata civile ndezën qirinj para ndërtesës kryesore të policisë, ku dhe kërkuan dorëheqjen e komisarit të policisë. Sipas Glauk Konjufcës, aktivist i lëvizjes "Vetëvendosje", protestuesit nuk kanë pasur asnjë qëllim që të hynin në ndërtesat qeveritare, por vetëm të protestonin përqark tyre, ashtu siç kanë bërë më 28 nëntor. SHPK-ja pati deklaruar pikërisht të kundërtën, duke e justifikuar kështu dhunën e ushtruar.

Qytetarët, të irrituar

Ngjarja ka irrituar në mënyrë të jashtëzakonshme qytetarët e Prishtinës. Askush nuk arrin të kuptojë se pse policia e UNMIK-ut reagoi në mënyrë kaq të dhunshme ndaj protestuesve të paarmatosur. Policët rumunë, polakë dhe ukrainas kanë zbrazur mbi turmën qindra fishekë plastikë dhe disa tonë gaz lotsjellës pa asnjë pikë mëshire. "Nëse dikush vdes nuk do ta kenë të lehtë", tha një 50-vjeçar në mëngjes, ku lajmi për të vdekurit ende nuk ishte konfirmuar. Të tjerëve u ka sjellë në mendje kohën e Millosheviçit. "As serbët nuk janë sjellë kështu", thotë Daut Thaçi, një qytetar nga Prishtina. Rreziku i kalimit të dhunës në ditët e ardhshme po ndihet dhe kjo është frika më e madhe për procesin e negociatave.

Ekipi Negociator fajëson Albin Kurtin

"Ekipi i Unitetit u mblodh urgjentisht ‘për të analizuar gjendjen e krijuar me protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe lëvizja ‘Vetëvendosje‘, me ç‘rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, duke krijuar tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës". Kjo është deklarata e pesëshes kosovare, asnjëri prej të cilëve nuk pati kurajon të dalë para kamerave për të dhënë deklarata. Gazetarët u nxorën jashtë portës së presidencës. Ndërsa nëpërmjet një komunikate tha se "është distancuar fuqishëm nga nxitësit dhe urdhëruesit e dhunës që çuan deri në vdekje të qytetarëve".

Marre nga gazeta Shqip.


----- Me çudit fakti se nuk degjova asnji lajm te tille ne mediat evropjane(te pakten tek keto shtetet rrotull belgjikes),te gjitha heshtin,ndersa po te ishte vrare nji palestinez ose ushtar izraelit do e degjonim lajmin nja 10-15 here.
Siç duken bathet edhe kesaj here europa do i leje ne balte shqiptaret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2007 09:09
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Moni dhe Beni rane per lirine e Kosoves

Fatkeqesisht djelmuria kosovare duhet te derdh gjak edhe tani,kur eshte aq afer endrres shekullore.Dihet qe djemte kosovare u vrane nga disa katile qe vijne nga vende te tilla si India a ku ta di une.Ata jane njerez pa ndjenja humane.Nuk eshte hera e pare qe vriten e keqtrajtohen djemte e Kosoves.I huaji nuk te ka gje.Ata jane qelluar me plumba plastik te cilet jane ndaluar te perdoren qe nga viti 1975 nga OKB.Edhe nga Levizja Vetvendosja mendoj se duhet te ish bere me shume kujdes,ne menyre qe te mos rrezikoheshin jetet e anetareve.
Asnjehere nuk e deshiroj gjakun dhe vdekjen,por mendoj se edhe kjo i sherben lirise se Kosoves.
Edhe me qetesi nuk mund te pritet propozimi i Aftisarit,sepse ka plot gjera qe i shqetesojne kosovaret.
Bota duhet t'i vere gishtin kokes nqse ka ndermend te pengoje pavaresine e Kosoves.
Me kete rast ju shpreh ngushellimet e mia vellazerore familjeve te Mon Bales dhe te Arben Xheladinit.
Ju qofte i lehte dheu i Kosoves dy djemve qe e dhane jeten per lirine!
Per mua ata jane deshmor
Respekt e nderim per ta!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2007 22:53
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Kaq pak shqiptare nga Kosova te kete ky forum,sa mos t'ju interesoje fare kjo teme ,sidomos ngjarja e e fundit.
Tek feja ama si shkruajne me dhjetra veta,vetem per te mbrojtur fene e tyre .Kombin kombin shikoni ,boll u qurravitet tek tek temat fetare, fenë e ndrrojme si rrobet ne para çeshtjes kombtare.
Ishallah gjaku i tyre nuk shkoj kot.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2007 18:30
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
Kaq pak shqiptare nga Kosova te kete ky forum,sa mos t'ju interesoje fare kjo teme ,sidomos ngjarja e e fundit.
Tek feja ama si shkruajne me dhjetra veta,vetem per te mbrojtur fene e tyre .Kombin kombin shikoni ,boll u qurravitet tek tek temat fetare, fenë e ndrrojme si rrobet ne para çeshtjes kombtare.
Ishallah gjaku i tyre nuk shkoj kot.




Nuk mund t'u imponohet nejrezve ku te japin kontribuotin e tyre permes shkrimeve! Poashtu nje keshille ke nga une sa per "vetdijesimin tend"-; nese per ty feja nderrohet si corapet e kembes, kete opinion tejet te gabuar kurseje per veten se per tjeret mund mos t'jet keshtu!"


Sa i perket temes, mendoj se opinionet tona virtuale nuk cojne peshe te madhe megjithate kuptoj mllefin qe kane bahskekombasit e mi pasi qe gjithe jem duke e perjetuar shpirterisht situaten aktuale dhe trazirat e te Shtundes te dates 10.02...., I lehte ju qofte Dheu dy viktimave te fundit dhe shpresojme gjaku i tyre te jet penda e Pavarsise se Kosoves!

Ska dyshim se shqiptaret e Kosoves jane populli me i shtypur ne Evrope. Ne nje kohe kur jane krijuar mundesite per zgjidhje me marreveshje permes "grupit negociator" krereve tane politi-Kaj si duket serish ju mungon VETdijesimi, pasi shifet qarte qe pjesa me e madhe e tyre nuk ia duan Kosoves dhe popullit te tyre te miren porse luftojne per pushtetin vetjak dmth per emer dhe fame! Nje Turpesi e paskrupullte! Shqiptaret edhe pse jane populli i trete per nga madhesia ne ish - Jugosllavi dmth pas serbeve dhe kroateve prapeseprape i trajtone si pakice kombetare me te drejta shume me te pakta se sa popujt tjere. Kosova si Kosova kurre nuk eshte pare me dashamiresi pasi qe gjithmone interesat e tij jetike jane mohuar e shkelur gjithmone. Pyetja eshte; se nga kush kerkojme shtrirjen e dores te "ndihmetarit?" Nga fuqite e medha! Ku gjegjesisht keto fuqi te medha i ofruan thjeshte udheheqsise serbe te ruajne e te mbajne kontrollin mbi Kosoven..., keshtuqe te drejtat e shqiptareve u shkelen pameshirshem gjithmone, jo vetem nga okupatori ibrendshem por dhe nga faktor te (jashtem) ndryshem te fuqive te medha.

Kurse sa i perket pakos se Ahtisarit sa e bujshme dhe e vlefshme ishte, e deshmon me se miri fakti i protestave te se shtundes dhe jam e bindur se tani per tani RRUGA PAQESORE NE KOSOVE KA DESHTUAR! Mendoj se zbardhja e rruges paqesore ne Kosoven e pasluftes mund te vihet vetem permes drejtuesve qeveritar te Vetdijesuar cilet dueht qene ne harmoni me nejri tjetrin dhe te jen te bashkuar ne fjale,veprim e marshim,, perndryshe sa t'ken percarje mes vete dhe t'u nenshtrohen vullnetit te te "tjereve" Kosova gjithmone do ket gjakdredhje e lufte me arme! Keshtuqe si perfundim e vetmja zgjidhje e drejte eshte krijimi i nje tryeze per bisedime ku perfundimi dueht te jete njohja e te gjite popujve ne Ballkan me te drejta te njejta dhe nje here e pergjithmone t'i thuhet gjenocidit STOP.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2007 01:06
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Prishtinalie

Nje rilindas e patriot i madh shqiptar ka shkruar:

I lini kisha e xhamia
Feja e shqiptarit eshte Shqiperia
Prandaj e dashur kur diskutohet ceshtja e lirise dhe e pavaeresise cdo gje tjeter nuk ka vlere,bile as jeta.
Albini dhe shoket e tij besoj se nuk jane falur ne xhami para se te goditeshin nga plumbat e gomes te disa policeve te huaj.
Ata ne ato momente nuk u ka shkuar mendja tek hoxha dhe tek xhamia apo kishat,por tek liria aq e deshiruar e prej vellezerve tane.
Populli i Kosoves ka ndofta gati 1 shekull qe mbase i eshte lutur zotit neper kisha e xhamia,por asgje nuk ju solli.
U desh gjaku i qindra djemve te arrihej kaq sa eshte arritur gjer,me sot.
Vertet nuk eshte e mjaftueshme,por akoma ju duhette luftoni qe te arrini ate qe e deshirojme te gjithe ne si komb,pavaresine dhe me vone bashkimin.
Po u falem ne xhami do na duhet edhe 86 vite dhe do te ngelemi atje ku ishim,nen Sllobodanet e rinj.
Zonje/zonjushe misterioz ka shume te drejte,prandaj kij kujdes kur shprehesh,kij parasysh ato qe ka thene i madhi Vaso Pasha,qe dy vargje i kam cituar me lart.
Po ne jemi te shqetesuar, pse kjo indiference nga ana juaj(kosovareve).
Mbase ne nuk mund te zdgjidhim gje,por mund te sensibilizojme opinionin publik,ata njerez qe presin me syte nga qielli.Duke u falur ne objektet fetare,duke ngrene buke e fjetur gjume cfare na dallon qe jemi njerez.
Respekte per gjakun e djemve shqipetare,te cilet po e shkruajne fjalen PAVARESI me gjakun e derdhur e jo me falje ne kisha e xhamia.
Kam degjuar disa klerike shqiptare nga Kosova,qe perpara fjales pavaresi nuk kane vene fene.I pershendes ata.Jane patriote te vertete.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2007 14:20
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Pavarsia e Kosoves

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.