Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Kosova,

E PARA PROJEKT-REZOLUTE AMERIKANE PER SKENDERBEUN



Ilir Ikonomi "VOA)

SHBA - Dy anetare te Kongresit Amerikan, demokrati Tom Lantosh dhe republikani Dana Rohrbaker i paraqiten diten e premte Dhomes se Perfaqesuesve nje rezolute per nder te 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Eshte hera e pare qe ne Kongresin amerikan paraqitet nje dokument i tille, i cili perkujton Skenderbeun si burre shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak si dhe rolin e tij ne shpetimin e Evropes Perendimore nga pushtimi osman.

Projektrezoluta, e paraqitur ne Kongres me ndihmen e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pershkruan me hollesi rolin e Skenderbeut ne mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve te Evropes, duke e shpetuar kontinentin nga pushtimi. Meqenese ne Shtetet e Bashkuara nuk degjohet te flitet shume per Skenderbeun, kjo projektrezolute eshte nje perpjekje per t'i njohur amerikanet me rolin e tij 6 shekuj me pare.

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rohrbaker, nje nga kongresmenet qe paraqiten rezoluten, tha:

"Skenderbeu, kjo figure historike, ndali perparimin turk drejt Evropes Perendimore, duke ndryshuar historine dhe menyren tone te jeteses. Une kam propozuar qe Kongresi amerikan te perkujtoje 600 vjetorin e lindjes se Skenderbeut ne menyre qe ne te njohim rolin e rendesishem qe ai luajti jo vetem ne historine shqiptare por edhe ne historine e krejt qyteterimit perendimor.

Skenderbeu udhehoqi popullin shqiptar kunder pushtimit osman te Evropes duke shpetuar Perendimin prandaj ne duhet t'i shperblejme shqiptaret per kete, te ndihmojme Shqiperine te perparoje ne familjen e kombeve si dhe qe populli i Kosoves te gezoje te drejten per te vendosur per fatin e vet me ane te kutise se votimit."

Zoti Rohrbaker komentoi me kete rast per ceshtjen e statusit te Kosoves. Ai tha se negociatat per te ardhmen e Kosoves zhvillohen me vonese sepse ato duhet te kishin filluar shume kohe me pare. Fakti qe ato do te fillojne eshte dicka per t'u pershendetur por ne duhet te nisim punen per keto bisedime, tha Rohrbaker. Shume te rinj ne Kosove, tha ai, nuk kane pune sepse te huajt nuk investojne ne nje vend i cili nuk ka nje status te percaktuar qarte.

"Keta te rinj po sakrifikojne mireqenien e tyre por ata nuk kane pse sakrifikojne thjesht per faktin se disa njerez kane frike se mos inatosen serbet. Ketu nuk hyjne serbet, ata kane te drejte mbi vendin e tyre. Populli ne Kosove ka te drejten per te qene i lire dhe i pavarur, ashtu si amerikanet qe kane te drejten per te qene te lire dhe te pavarur nese kjo eshte menyra qe ata kane zgjedhur vete. Pikerisht kjo eshte demokracia.

Pra, keto negociata do ta lejojne popullin e Kosoves te jete demokratik dhe te kete te drejtat e tij. Per te ardhmen e Kosoves duhet te mbahe nje referendum dhe duhet mbajtur menjehere," tha republikani Rohrbaker.

Kongresmeni Rohrbaker tha se kur ishte ne Kruje per vizite, i kishte lene pershtypje te thelle lufta e gjate per liri qe kishte bere Skenderbeu. Pa kete lufte, e gjithe bota perendimore do te kishte qene ndryshe dhe Shtetet e Bashkuara do te kishin qene nje vend i ndryshem po te mos kishte qene guximi qe tregoi qindra vjet me pare Skenderbeu, tha Rohrbaker.

Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e shpjegon keshtu rendesine e kesaj rezolute:

"Kjo eshte nje dite e shenuar per te gjithe shqiptaret sepse Gjergj Kastrioti eshte nje nga figurat kryesore mes shume heronjve historike. Shqiptaret mund te jene krenare per historine e tyre te lavdishme dhe trashegimine e cila ka filluar me Gjergj Kastrioti Skenderbeun dhe ka vazhduar ne shekullin e 20-te me Nene Terezen. Populli shqiptar nuk eshte ende i lire. Ne Kosove ata nuk kane ende pavaresi dhe Shqiperia nuk eshte ende anetare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Prandaj ne duam t'u kujtojme atyre se Gjergj Kastrioti ka bere shume per Evropen Perendimore, dhe ne ne Shtetet e Bashkuara duhet ta mbajme mend nje gje te tille per te bere ate qe eshte e drejte per popullin shqiptar, pra te integrojme sa me shpejt ne Evrope Shqiperine dhe Kosoven si dy vende demokratike."

Ne rezolute citohet Gjeneral Majori Xhejms Ulf, komandant i ushtrise britanike ne Kebek, sipas te cilit "Skenderbeu ua kalon te gjithe oficereve, te lashte dhe moderne, ne udheheqjen e nje ushtrie te vogel mbrojtese."

Aty citohet gjithashtu historiani britanik Edeard Gibbon, i cili ka thene se "fisnikeria dhe feja e tij e kane rreshtuar princin shqiptar krahas emrave te Aleksandrit te Madh dhe Pirros".

Shqiperia nen Skenderbeun, thuhet ne rezolute, pengoi pushtimin e Romes dhe te krejt Italise nga Perandoria Otomane, duke i hapur ne fakt rrugen Rilindjes Italiane. Statujat e Skenderbeut mbi kale dhe me shpate ne dore zbukurojne sot kryeqytetet e Italise, Austrise, Hungarise, Shqiperise dhe Kosoves.

Ne projektrezoluten, e cila pret tani miratimin nga Dhoma e Perfaqesuesve, lavderohen shqiptaret kudo ne bote per nderimin qe i bejne heroit te tyre Gjergj Kastrioti si dhe i behet thirrje qeverise amerikane te punoje me partneret evropiane per te pershpejtuar integrimin e Shqiperise dhe te nje Kosove te lire ne Bashkimin Evropian, si shperblim per kontributin dhe sakrificen e bere nga Skenderbeu dhe nga populli shqiptar per te shpetuar Evropen Perendimore nga sundimi otoman.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2005 02:56
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

marr nga rtklive

Presidenti slloven ka arritur sot në Prishtinë në mënyrë që autoriteteve në Kosovë t’ua dorëzojë propozimin e tij për zgjidhjen e të ardhmes së Kosovës. Pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me shefin i Shtyllës së Parë të UNMIK-ut - për Polici e Drejtësi Jean Dussourd, Dërnovshek ka shfaqur shpresën se zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë e afërt me planin e tij.


“Mendoj se zgjidhja e statusit do te jetë e afërt me planin dhe propozimet e mia” tha Dërnovshek.Ai tha se është këtu për të parë për së afërmi zhvillimet politike në mënyrë që, siç u shpreh Dërnovshek, të kemi më shumë ide realiste. Gjatë qëndrimit në Kosovë Dërnovshek po paraqet planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në takim me zyrtarët e UNMIK-ut dhe liderët vendorë. Sipas planit të Dërnovshekut pavarësia është mundësi reale nëse përmbushen disa kushte, ndër të cilat ai ka përmendur garantimin e sigurisë për minoritetin serb si dhe vendosjen e një lloj autonomie në mënyrë që ky minoritet t’i realizojë interesat e veta në institucionet e Kosovës. Propozimi i Dërnovshekut bazohet në nëntë pika dhe parashikon që bashkësia ndërkombëtare brenda 18 muajsh t’i bartë të gjitha përgjegjësitë tek udhëheqja kosovare.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2005 16:31
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

rtk live

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar sot Rezolutën mbi Kosovën Rajon

Kuvendi i Serbisë me shumicë votash e ka miratuar sot Rezolutën për mandatin e delegacionit të Serbisë në negociata mbi statusin politik të Kosovës. Në këtë dokument thuhet se Serbia çdo zgjidhje të imponuar do ta konsiderojë të pavlefshme dhe papranueshme dhe angazhohet për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë tokësore të shtetit në Kosovës dhe dhënien e autonomisë thelbësore shqiptarëve të Kosovës në kuadrin e Unionit serbomalezez...


Për tekstin e Rezolutës kanë votuar 205 nga 250 deputetë të Kuvendit të Serbisë kurse 25 kanë qenë kundër, që do të thotë se ajo megjithatë nuk është miratuar njëzëri siç kanë pritur zyrtarët serb. Ndryshe mbledhjen e sotme udhëheqja e Parlamentit e ka shpallur ditë historike, në kremten fetare të Shën Arhangelit sepse, siç thanë, “sot po mbrohen interesat kombëtare e shtetërore të Serbisë, respektivisht sovraniteti dhe tërësia tokësore e saj”. Gjatë debatin pesëorësh u dëgjua kakofonia e leksioneve nga patriotizmi, kryesisht nga radikalët e Sheshelit dhe socialistët e Millosheviqit, çfarë kemi pasur rastin të dëgjojmë gjatë 15 viteve të shkuara. Udhëheqësi i radikalëve, Tomisllav Nikoliq madje iu kërcënua edhe Qeverisë së Serbisë se në qoftëse nuk e mbronë Kosovën në kuadrin e Serbisë, partia e tij do ti përdor të gjitha mjetet që disponon kundër saj. Mirëpo pati edhe tone të arsyeshme individuale, siç ishte diskutimi i deputetit Zharko Koraç dhe Natasha Miqiq të cilët e kontestuan Rezolutën duke e quajtur joreale. Madje Natasha Miqiq tha se uniteti i shprehur sot në këtë parlament është i rrejshëm, sepse njëra palë po mundohet ta arsyetojë politikën e dështuar në Kosovë, kurse tjetra t’i ruaj pozicionet e pushtetit. Ajo tha se për këtë shkak nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë lojë dhe e ka braktisur mbledhjen. Duke e arsyetuar tekstin e Rezolutës, kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të kërkohet në kuadrin e ruajtjes së sovranitetit të Serbisë dhe të autonomisë thelbësore për shqiptarët e Kosovës por duhet të sigurohet edhe autonomia autonomia për serbët në Kosovë. Ai theksoi se Serbia sot nuk po e mbron vetëm interesin e vet kombëtar, por edhe parimet mbi të cilat mbështetet rendi i sotëm juridik ndërkombëtar. Sipas tij qëllimi i Rezolutës është që Kuvendi i Serbisë të tregojë se është i gatshëm për zgjidhje kompromise për Kosovën, por është edhe mjaft e fuqishme për ta hedhur poshtë “përpjekjen për grabitjen e pjesës së territorit të Serbisë”, dhe se “çdo imponim të zgjidhjes do ta konsiderojë të papranueshme dhe të pavlefshme”. Koshtunica e përfundoj fjalimin e tij me fjalët: “Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë”, të cilat u përcollën me duartrokitej frenetike nga shumica e të pranishmëve në sallën e kuvendit

.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2005 17:51
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

U miratua dokumenti mbi pozicionin e Kosovės pėr statusin Kosovė

U miratua dokumenti mbi pozicionin e Kosovës për statusin Kosovë

Delegacioni i Kosovës për status, në takimin e mbajtur sot në Prishtinë, miratoi dokumentin mbi pozicionin e Kosovës për statusin e vendit. Ky dokument do t’i dorëzohet të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, gjatë takimit të parë që do të ketë Delegacioni i Kosovës me këtë të dërguar ditën e martë në Prishtinë.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2005 17:54
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Azem Vllasi, kėshilltar i kryeminsitrit Kosumi

Ish funksionari i lartë i Kosovës dhe Jugosllavisë, avokati Azem Vllasi pranoi të bëhet këshilltar i kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi, gjatë procesit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.


Siç thonë disa media elektronike, Vllasi ka deklaruar se me kryeministrin është marrë vesh që ai të bëhet këshilltar për marrëdhënie me Serbinë dhe me disa vende fqinje, me të cilat Kosova do të ketë interesa. Në këtë kontekst ai përmendi Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën. Vllasi ka kryer funksione të rëndësishme në RSFJ dhe në Kosovë. Ka qenë kryetar i Lidhjes së Rinisë në kohën e Jugosllavisë, kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. (Kosovalive)

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:14
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Fini: Pavarėsimi i Malit tė Zi do ta shpejtonte pavarėsinė e Kosovės

Aktuale

Në gazetën sllovene “Delo” Ministri i Jashtëm italian, Gjankarlo Fini citohet t'u ketë thënë zyrtarëve në Beograd se "pavarësimi i Malit të Zi do t’i shpejtonte rrugët për pavarësinë e Kosovës, nga e cila në Serbi frikësohen si djalli nga kryqi".


Në artikull po ashtu thuhet se bashkësia Serbi - Mali i Zi në vitin 2006 do të hyjë me shumë probleme të pazgjidhura.

(rtklive)

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:19
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

marr nga Gazeta Shqipetare

Plani i BG&R, për pengimin e pavarësisë së Kosovës
Zbulohet oferta për kryeministrin serb


Ju kujtohet Lanny Griffith dhe kompania amerikane BG&R? Ajo është kompania që ndihmoi Partinë Demokratike dhe kryeministrin aktual Sali Berisha të vinin në pushtet. Amerikanët e BG&R i janë rikthyer sërish Ballkanit dhe shqiptarëve, por këtë herë qartësisht kundër interesave të tyre kombëtare. BG&R për një pagesë prej 60 mijë USD në muaj i ka ofruar ndihmën e saj qeverisë serbe të Koshtunicës për të penguar Kosovën të fitojë pavarësinë e saj nga Serbi-Mali i Zi. Në prag të hapjes së negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës, kompania amerikane angazhohet që të ndihmojë qeverinë serbe në ndalimin e prekjes së kufijëve të Serbi-Mali i Zi, që do të thotë pengimin e pavarësisë së Kosovës.Gazeta Shqiptare ka mundur të zbulojë letrën që Lanny Griffith, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane dërguar, më 17 nëntor 2005, i dërgon Aleksandar Simic, shefit të kabinetit të kryeministrit të Serbisë. Letra hapet me fjalët: “ne jemi të nderuar t’i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që paraqet pikat kryesore në të cilat Barbour Grifith & Rogers mendon t’ju ndihmojë ju në politikën e jashtme veçanërisht në diskutimet për të ardhmen e Kosovës”. Më tej ai tregon se kush është kompania lobiste BG&R dhe se vepron ndjeshëm në politikën amerikane.Qëllimi i punësShefi ekzekutiv i BG&R i shkruan zyrës së kryeministrit të Serbisë se puna e kompanisë në emër të qeverisë serve do të përqëndrohet në zhvillimin e një strategjie për të paraqitur interesat e Serbisë në diskutimet e ardhshme për statusin e Kosovës. “BGR do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë një ekip profesionistësh me përvojë që do të mbështesin qeverinë me ekspertizë në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet publike”, shkruan Griffith.Zhvillimi i strategjisë“Ekipi i BG&R-së do të punojë së bashku me zyrtarët e përcaktuar nga qeveria serbe dhe zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë për të përcaktuar rrugën për një progres të suksesshëm të interesave serbe edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në letër duke shtuar se kompania do të sigurojë edhe konsultime për çështjet që do të ngrihen gjatë negociatat të sposorizuara nga OKB-ja.BG&R premton se do të ndikojë mbi Presidentin, sekretaren e shtetit në lidhje me pozicionin që do të mbajnë amerikanët në këtë proçes (diskutimit të statusit të Kosovës). “Brenda këtyre zyrave, do të jetë shumë e rëndësishme të ndikohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e Departamentit të Shtetit si dhe ambasadorët në OKB. Është shumë e rëndësishme që pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë serbe të dëgjohen nga dega ekzekutive për të arritur një zgjidhje që nuk shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë e Malit të Zi”, thuhet shprehimisht në letër. Lobimi në Kongres“Ka interes themelor në Kongresin amerikan lidhur me diskutimet për statusin e ardhshëm të provincës”, shkruan shefi ekzekutiv i BG&R. Sipas tij shumë prej zyrave të Kongresit kanë marrë deri dhe informacione të gabuara për situatën. “Pikëpamjet e qeverisë për çështjet e sovranitetit, decentralizimin dhe repsektimin e të drejtave të minoriteve duhen dëgjuar”. Ndërsa, Serbia Causus, një grupin bipartizan jozyrtar i kongresmenëve të interesuar apo të lidhur me Serbinë ofron një bazë të mirë për të punuar”, vazhdon ai. Qeverisë serbe i ofrohet ndihma për të zgjeruar për të rritur mbështetjen e Kongresit për pozicionin e Qeverisë së Serbisë. BGR do të përqëndrohet në komitete të rëndësishme si Komiteti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. BG&R do të përdorë përvojën e saj të jashtëzakonshme duke punuar me udhëheqjen për të siguruar se ata do të jenë në dijeni të pozicionit serb për bisedimet e statusit përfuindimtar. “BG&R do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë ndihmë në organizimin e fushatës te liderët e politikës dhe opinionit në Uashington në favor të saj lidhur me zhvillimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe progresin, duke krijuar kështu pozicionimin e Serbisë në bisedat për Kosovën”, shkruan përfaqësuesi i kompanisë amerikane. Ai garanton se ekipi i BG&R-së do të punojë me Qeverinë e Serbisë për të qenë në krye të ciklit të ri për të mbajtur në vëmendje angazhimin e Serbisë për të vepruar si partner i përgjegjshëm dhe për të mos lejuar që për çështjet të ketë keqinformime apo ngjarje të papritura. Sipas letrës, të gjitha burimet e kompanisë amerikane do të jenë në dispozicion të qeverisë serbe për një vit rresht nga 1 janari 2006 deri në 31 dhjetor 2006, përgjatë gjithë kohës së diskutimit dhe vendosjes së statusit përfundimtar për Kosovën. Fshehtësia “BG&R e kupton se gjatë paraqitjes, do të jemi përgjegjës për informacione, praktika apo politika që ju doni t’i mbani të fshehta. BGR ruan fshehtësinë dhe nuk zbulon informacionet periudhën e kontratës apo përmbajtjen e saj, ashtu siç e parashikon ligji”.KONTRATATermat financiarë-Kontrata nis më 1 janar 2006 deri më 31 dhjetor 2006-60 mijë USD në muaj është pagesa për BG&R-Qeveria serbe të rimbursojë shpenzimet për telekomunikacion, printime, fotokopje dhe shpenzime të tjera -BGR duhet të rimbursohet edhe për trasportin jolokal, ushqimin dhe aktivitetet e tjeraFaturimi-BG&R do t’i faturojë Qeverisë së Serbisë kërkesat për pagesat profesionale në avancë. -Fatura e parë prej 180 mijë dollarësh do të dërgohet më 15 dhjetor 2005. -BGR do të paraqesë më pas fatura në ditën e fundit të çdo muaji për shpezimet gjatë aktivitetitKush është Barbour Griffith & RogersBarbour Griffith & Rogers, LLC, është themeluar në vitin 1991. Sipas faqes zyrtare të shoqërisë në internet, ajo është një kompani avokatësh, specialistësh të politikave dhe profesionistëve të tjerë, me bazë në Uashington D.C. Kjo firmë është aktivisht e përfshirë në fushën e çështjeve të politikave publike, të cilat dominojnë jetën politike amerikane dhe axhendën e korporatave. Ajo shërben si avokate në marrëdhëniet federale, ka lidhje jetike me qeverinë, është aleate në zhvillimin e biznesit kudo në SHBA dhe në tregjet përqark botës.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2006 11:40
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Ndėrroi jetė Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova

Si pasojë e sëmundjes së rëndë nga e cila vuante që disa muaj, ka vdekur presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Njoftimi për vdekjen e presidentit Rugova, 61 vjeçar, është konfirmuar për RTK-në nga ministri i Pushtetit lokal Lutfi Haziri. Sipas komunikatës së presidencës, ai ndërroi jetë në ora 11:38. Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë. Menjëherë pas lajmit për vdekjen e presidentit Rugova, kryeadministratori Jesen Petersen ka ftuar në një takim urgjent liderët kosovarë. Mjekët patën zbuluar në shtator të vitit të kaluar se Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkri.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2006 13:57
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Ngushellime shqiptareve te Kosoves per kete humbje kaq te madhe dhe ne nje kohe kaq te papershtatshme. Shpresoj qe do tregohen te mencur nearritjen e deshires se tyre per te qene te pavarur.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2006 22:30
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekėsi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Nė shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Ngushellime per nje njeri te madh, nje legjende, nje simbol te paqes..

Dr. Ibrahim Rugova, te çofte i lehte dheu mbi varr...Vdekja eshte vetem nje shkeputje fizike, shpirti i nje krijuesi dhe nje veprimtari nuk vdes kurre, ai jeton brez pas brezi ne mendjet dhe kujtimet tona....

uroje qe populli i kosoves dhe sidomos arena politike te jene vigjilent dhe ne menyre dinjitoze te punojne drejt ardhmerise se Kosoves per nje Pavaresi te plote...

me nderime

__________________
"Ec me kohėn"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2006 16:58
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shtojzovalle Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shtojzovalle nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.