~Enigme~
Simplexity
Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073
|
Drejt Sherimit Te Melcise!
Cod. D25042006
Mendër
Është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, dhjozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiake është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet për nga aroma e mentolit, për këtë kultivohet dhe nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret edhe kundër dhembjes së mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatzmës.
Sherebela
Një bimë tjetër për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë është edhe sherebela. Bima e sherebelës rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Në gjethe e saj janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për kurimin e mëlçisë së zezë e të tëmthit. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët, 1 deri 3 gramë në ditë, në formë infuzi 4 lugë kafeje. Vaji esencial i përftuar nga gjethet përdoret në industrinë e parfumerisë dhe në kozmetikë. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherebelës mjekësore mund të përfitohen para lulëzimit të saj. Edhe frutat luajnë një rol të rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundjeje.
Rrushi
Rrushi rekomandohet për të sëmurët, që vuajnë nga mëlçia. Rrushi pëmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kripëra të kalçiumit, hekur, vitamina B dhe C. Për shkak të sasisë së përbërësve të tij, lëngu i rrushit është ilaç efikas te sëmundjet e mëlçisë.
Karrota
Edhe karrota, një nga perimet e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut, ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Karrota ka përmbajtje të lartë në elemente ushqyese. Karrota është burim i vitaminës A, që ndodhet në lëkurën e saj. Për këtë arsye, karrota duhet larë mirë dhe nuk duhet qëruar. Përdoret gjerësisht në supë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, sidomos për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veçanërisht të cerozës së mëlçisë. Të sëmurëve u këshillohet të hanë karrota çdo ditë.
Autori: Mimoza Kërmezi
__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.
Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 00:04
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|