Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Lamtumire At!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Lamtumire At!

Blendi Fevziu
Koha Jone
E Enjte, 27 Shtator 2007


At Zef Pllumi, i fundmi i brezit te arte te franceskaneve shqiptare, u shua dje ne Rome. 83-vjecari, qe kishte ecur neper nje jete plot ulje dhe ngritje, duhet te kete qene ne momentet e fundit, se paku i qete per dicka: ne jeten e tij te trazuar, ai arriti te permbushe amanetin qe i lane sivellezerit e tij te besimit. Ai arriti te dilte tej kufijve te njeres prej diktaturave me te ashpra te botes, te triumfonte mbi vuajtjet, vrasjet, zhdukjet, per t’i deshmuar brezave qe vijne nje nder krimet me te qarta dhe me ngjethese te Evropes: zhdukjen e klerit katolik per arsyen e vetme se nuk pranonte komunizmin.

Ithtar dhe trashegimtar i Fishtes, Arapit, Palajt dhe nje grupi te jashtezakonshem klerikesh, qe po aq sa te tille qene edhe figura te rendesishme te kultures dhe shkences shqiptar, i formuar ne shkollen me serioze qe Shqiperia kishte ne ate kohe, ate franceskane, At Zef Pllumi pati fare pak mundesi ta ushtroje besimin e tij. Fare i ri u arrestua nga komunistet qe erdhen ne fuqi ne Shqiperi. U torturua dhe u denua me disa vjet burg. Dalja nga burgu, ne fund te viteve ’40-te qe e perkohshme. Pas disa kohesh liri, ai u arrestua serish, per te vuajtur ne burgjet komuniste plot 26 vjet te tjere. Duke pasur ne qeli, per shume vite dhe ne shume rrethana, padyshim eliten e intelektualeve shqiptare.

Jeta e tij, eshte po kaq e pabesueshme. Refuzues per t’ju nenshtruar regjimit; i afte per t’ju pershtatur dhe per te mbijetuar ne kushtet e burgut; i bindur ne drejtesine e bindjeve te tij dhe i paepur ne qendrese, me nje qellim te vetem: mbijetesa per te deshmuar ate qe kishte goditur familjen e tij te besimit. Ai besoi deri ne fund. Besoi te Zoti dhe drejtesia, besoi se e verteta vonon, por nuk harron dhe realisht kjo ndodhi. Nje dite, ai u kthye serish aty ku e kishte lene karrieren dhe besimin e tij, 46 vjet me pare. Me dhimbje, i trishtuar, por edhe i lodhur, ai nuk u ankua, por vijoi tutje ne kohen tjeter. Kur 67-vjecar ai arriti te dale ne brigjet e nje Shqiperie te lire, si pak te tjere, ai mendoi se duhej te fitonte kohen e humbur. Ne 17 vjet, ati i nderuar iu fut rimekembjes se tradites franceskane, ringjalljes se bibliotekes se saj, trashegimise se mrekullueshme, ribotimit te veprave dhe monografive dhe, mbi te gjitha, shkrimit te kujtimeve te tij. Kujtime qe u botuan nen titullin: “Rrno vetem per me rrefye”! Nje liber i jashtezakonshem, ngjethes, por edhe reflektues. Nje liber, qe perben padyshim korpusin qendror te momuaristikes se burgut e me gjere ne vitet e komunizmit, por qe perben nje monument te rendesishem per gjithe vuajtjen e klerit ne Evropen Lindore komuniste.

At Zef Pllumi u shua pardje, vone, ne mbremje. Ai iku, duke lene pas nje kujtim te mrekullueshem. Kujtimin e nje njeriu, qe besimi dhe kuraja e ngjiten nga ferri ku e kishte hedhur koha, ne Parajsen ku me siguri duhet te prehet tashme. Ai iku, pasi kishte arritur ne nje jete te trazuar, te permbushte amanetin qe iu kishte dhene mesuesve dhe ithtareve te tij: rrefimin. Ai iku, me ate qetesi qe shkon gjithkush qe beson se ne jete ka bere ashtu sic duhet te beje dhe qe nuk perse te pendohet per asgje. Ai iku pa pendesa, duke na lene pas nje biblioteke te mrekullueshme, nje shembull ne jete dhe fjalen e tij monumentale: gjithkush merr ne jete ate qe meriton… Lamtumire At!

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2007 19:24
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Jeta e At Zef Pllumbi
At Zef Pllumi ka lindur në vitin 1924, në Malin e Rencit (Lezhë). Në vitin 1931 hyn në kolegjin françeskan të Shkodrës, ku ndjek ciklin e arsimimit klasik me mësues personalitetet e shquara të kulturës kombëtare si At Gjergj Fishta, Patër Anton Harapi, At Gjon Shllaku e të tjerë ku, veç të tjerash, përvetëson dhe mjaft gjuhë të huaja. Gjatë viteve 1943-1944 është bashkëpunëtori më i ri i revistës Hylli i Dritës dhe sekretar personal i At Mati Prendushit. Ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri (Shkalla më e lartë hierarkike). Ishte në moshën 22-vjeçare, kur në fund të vitit 1946 arrestohet dhe dënohet me tre vjet burg, të cilat i vuan në kampet famëkeqe të Bedenit dhe Orman-Pojanit. Shkak për arrestimin e tij, edhe pse ishte më i riu ndër të arrestuarit, pohon vetë at Zefi, ishte sepse duke qenë sekretari personal i Provincialit, komunistët mendonin se duhej të dinte shumë dhe nga ai mund të nxirrnin informatat e duhura.

Por u gabuan rëndë. Në vitin 1956 shugurohet meshtar dhe për 12 vite shërben si meshtar i Dukagjinit me qendër në Shosh. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vite vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme. Me ardhjen e demokracisë rifillon meshtarinë tek kisha e Shna Nout në Tiranë (25 dhjetor 1990). Prej atëherë nuk pushon dhe pasioni i dikurshëm për dijen dhe kulturën. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje ka dalë dhe në vitin 2003. Janë gjithashtu këto vite kohë e një veprimtarie krijuese për at Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinë Rrno vetëm për me tregue, vëllimet Françeskanët e mëdhenj , Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo, Ut heri diçebamus-siç i thonim dje, ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, po punon për libra të tjerë. Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Presidenti Moisiu vlerësoi At Zefin “si përfaqësues të pasurisë kulturore e njerëzore, si një institucion të vërtetë, që i rezistoi regjimeve dhe kohrave më të vështira dhe si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”. Nga ana e tij, At Zef Pllumi u shpreh se e pranon këtë nderim me dëshirë, si një shenjë që sot e mbrapa nuk do të ketë më censurë e dallime krahinore, fetare e ide, që e copëtojnë kulturën shqiptare dhe si një shenjë e unitetit të kësaj kulture gjatë shekujve. Po në vitin 2006 At Zef Pllumi merr çmimin letrar Penda e Artë për trilogjinë e tij me kujtime Rrno vetëm për me tregue të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, këtu besoj është vlera që ka demokracia. Kjo është vlefta më e madhe që i bëhet librit tim. Të tjerat janë për mua kurora që çohen në funerale që i vdekuri nuk i sheh , ka thënë Zef Pllumi me rastin e pranimit të çmimit.

burimi: infoshkodra.com

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2007 19:25
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Lamtumire At!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.