arbereshi
Anetar i ri
Regjistruar: 10/09/2006
Vendbanimi: italia
Mesazhe: 21
|
Pyetje rreth Doktrines Kristiane
Pyetja, cthote Doktrina Kristiane ne lidhje me ringjalljen e njerezve?
Besorja thote:
, Dhe do te Vije Perseri me Lavdi te Gjykoje te
Gjallet dhe te Vdekurit, ... .
Citoj, - Se Zoti vete, me urdher, me ze krye engjelli dhe me
trumbete Perendie do te zbrese prej qiellit, dhe te vdekurit
me Krishtin, do te ngjallen te paret; pastaj dhe ne te gjallet
qe kemi mbetur, do te rrembehemi bashke me ta ner rete,
qe te takojme Zotin ne ajer ; dhe keshtu do te jemi bashke
me Zotin ngahera ( I Thesalonikasit 4 : 16- 17. Apostulli i
Sherbeses se Varrimit te Kishes Ortodokse).
Ardhja e Zotit ne fund, ne mbarim te jeteve do te jete
Dita e Gjykimit, Dita e Zotit e parathene ne Dhjaten e
Vjeter dhe e paratreguar nga Jesui vete ( p.sh. Daniel 7;-
Matheu 24).Koha e sakte se kur, nuk eshte parathene, as
nga vete Jesui, keshtu qe njerezit duhet te jene gjithmone
te pergatitur me ane te veprave te mira dhe vigjelimit
Shpirteror.
Marre nga « Besimi Othodhoks »,- Thomas Hopko
Pyetja, ndalimi i marteses se prifterinjve ... ?
Qe ne kohet apostolike, Kisha ka thirre ne sherbim te saje
pervec te pamartuarve, edhe njerez te martuar.Kur kjo
Disipline ( ajo e marteses ) u fiksua ne Concilet e
Ankires (314), Nikeas (325),Gangres ( 350) dhe ne ate
te Trullanes (692), u respektua kjo tradite, me rezerva
qe peshkopet te zgjidheshin midis atyre qe i shin nder
murgjerine, dhe nuk behej fjale pas veshjes si prift
Kisha ortodokse vazhdon edhe sot po kete tradite, pa
asnje modifikim te saje.
Ndryshe ne perendim, ku Koncili i Elvires ( Spanje),
ndoloi prifterise dhe dhjakoneve te jetonin me grate
atyre qe u veshen pas martese, por m.gj.s. kjo gjendje
nuk ishte bere ligj ne te gjithe Kishen Latine, vetem
ne Koncilet Lateranes ( 1123 dhe 1139) u vendos me
validitet universal ( tekstualisht ). Papa Aleksader III
ne vitin 1180, urdheroi celibatin edhe dhiakonise, qe
ketyre te fundit iu eshte ridhene kjo liri te martohen.
Per Kishat me rit bizantin por qe u jane ngjitur asaj
te Romes, ne pergjithesi vazhdojne tu mbesin
besnike tradites nga e kane preardhjen « uniatet ».
Pra jo e gjithe Kisha o me mire prifteria jane te pa martuar, vetem qe ekzistojne disa rregulla..., .
__________________
pershendetje te gjitheve
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|