albanologu
Anetar i ri
Regjistruar: 26/04/2003
Vendbanimi: Kukes
Mesazhe: 9
|
Citim: Po citoj ato që tha labeati
albanologu,
Un nuk jam ithtar i zgjedhjeve e i vendimeve ideologjike, por përkundrazi që problemet me u diskutue hapun edhe pa paragjykime.
Kombet që i ke përmend ti, i kanë zgjedhë problemet e gjuhës së vet tue e respektue traditën e shkrimeve e të letërsisë, e jo me anë të kongreseve partiake. Për fat t'keq, gjuhtarët tanë më 1972 e kanë injorue nji pjesë të madhe të traditës sanë, kshtu që tash nxanësat, edhe me dashtë, nuk mujnë me i lexue klasikët tanë, se nuk e kuptojnë gjuhën e tyne... Derisa Naimin e marrin vesh, shumica nuk mujnë me e kuptue jo vetëm Fishtën por as autorët tjerë të traditës së veriut. Kjo punë asht për gjynah, edhe duhet me u diskutue sa ma parë.
Kështu që ky problemi që e ëmnon ti, pra problemi i ndamjes së pasunisë shpirtnore "te nje kombi pergjysem", ky problem ekziston sot me kët abetare që e kemi. Siç e ceka ma nalt, pasunia jonë asht nda përgjysë, se nxanësat tanë nuk kanë qasje në gjysën e traditës sonë të shkrueme.
Nisoj sikur nji nxanës prej Shkodrës ose prej Prishtinës e mson gjuhën e Naimit, njisoj isha gëzue që nji ditë edhe nxanësat gjinokastrit ose vlonjat me e msue gjuhën e Fishtës. S'ka nevojë abetare të dytë për kët gja, mjafton që Standardin e bazuem në tosknishte, me e zgjanue me rregullat e gegnishten.
T'fala,
Labeati
Te pershendes
Mirekuptoj gjithe ato qe Ti thua. Eshte e vertete se gjuha nuk formesohet e konsolidohet politikisht. Ti ke shume te drejte ne kete pike. Nuk eshte rruga e drejte kjo, madje do te thoja se eshte me e gabuara, por asnjehere Kongresin e Drejtshkrimit nuk mund ta quaj se eshte nje stisje politike. Detyrohem te them keshtu se aty moren pjese inteligjiencia me kreative shqiptare sic mund te permendim te madhin Cabej, Idriz Ajetin, Shaban Demirajn, Aleksander Xhuvanin e plot tjere. Ata arriten te bejne nje veper te madhe historike. Por kurresesi nuk mund te themi se gjithcka nga gjuha shqipe eshte marre. Per shkak te gabimeve qe ne fillim, por edhe te evolimit natyror te gjuhes ka ende per te bere. Une jam verior dhe me se shumti jam i obliguar te mbroj gegerishtyen, por nese Ju e njihni mire dialektin e gegerishtes duhet te evidentoni se kjo gjuhe e sotme letrare ka me shume elemente te ketij dialekti si diftongjet ue qe jane apo trajta tjera.
Persa i perket atij fenomeni se pse nuk kuptohet Fishta si Naimi, me duhet te them se keto dy korifej te mendimit tone kane patur koncepte te ndryshme gjuhesore. Ndersa Naimi, si mesues moral i popullit tone, shkroi per gjithe shqiptaret, Fishta shkroi per nje pjese te shqiptareve, pra vetem per pjesen katolike te shqiptareve. Prandaj Fishta sot meriton te perkthehet e Naimi jo. Megjitheate vepra e Fishtes ashtu si ajo e Naimit nuk bie poshte, por meriton te shikohet nga ky kend.
Pastaj, perderisa pas ketij kongresi u shkruan vepra letrare shume dinjitoze nga Kadare, Qosja, Agolli, Podrimja etj, deshmojne per mundesi te medha te gjuhes tone shqipe. Por kjo nuk perjashton mundesine e persosjes se saj.
Tehu i hapjes se kesaj teme nga une synon te gjykoje edhe ndermarrjen e disa individeve sic eshte rasti i Migjen Kelmendit per te bere nje ngarje te gjuhes shqipe ne shqipe dhe kosovarishte. Me indivin nuk mund te imponohen norma te reja. Stasndartet e saj i konsolidon akademia e shkencave dukle patur parasysh ketu gjithe gjuhetaret dhe historianet e gjuhes kudo qe jane ne Tirane, Prishtine, Shkup apo diaspore.
Te mirekuptoj dhe respektoj mendimin tuaj
__________________
Atdheu madhohet permes nje gjuhe te perparuar
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|