Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

E kush te tha ty, me rri menja aty?
Tashi e gjete ti t'mi hapesh kto çeshtje eee?

Dirty..as e mendova hmmm..

shelgu ke monologuar ndonjer ti? un e urrej ..

huh sa gjera ka ne jet qe si dim per njeri tjetrin ne


__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2011 19:44
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha lule
E kush te tha ty, me rri menja aty?
Tashi e gjete ti t'mi hapesh kto çeshtje eee?

Dirty..as e mendova hmmm..

shelgu ke monologuar ndonjer ti? un e urrej ..

huh sa gjera ka ne jet qe si dim per njeri tjetrin ne





Monologoj, pse jo. Njeriu flet me vete nganjehere, kur ka qejf.

NUk mendove dirty me? Po une pse mendova?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2011 20:11
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Monologoj, pse jo. Njeriu flet me vete nganjehere, kur ka qejf.

NUk mendove dirty me? Po une pse mendova?




He pse?
ma thuj konsulten tjeter me mir .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2011 20:16
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Nqs presidenti ka largpamesi te shikoje ku po e shtyn Sala, duhet te reagoje me fakte sa nuk eshte vone. Presidenti eshte koka e shtetit, rri jashte politikes dhe i paanshem. Deri tani Topi e ka bere mire ate rol, aq sa njerezit ankohen se presidenti rri si kukull teksa ish-shoku vet e tall neper konferanca shtypi. Tani Sala po hedh guret nje nga nje qe te pergatise terrenin per demigrimin e plote te Bamir Topit.

Sa kohe te kete njerez si lulja qe mezi presin te degjojne fjalet gjoja te shkujdesura dhe te sinqerta te Sales, kjo eshte shume e kollajte. Dy here te thote Sala neper dhembe se presidenti eshte i shitur, turma e PD-isteve do jete gati ta heqin qafe Bamir Topin. Pak rendesi ka se Bamiri ishte figura kryesore ne PD derisa u vu president.

Prandaj them se jemi shume afer pikes se pakthyeshme, kur Bamir Topi te behet figure e djegur dhe institucioni i presidences do behet i pavlere. Bamiri duke ndenjur urte po mbron stabilitetin aktual te Shqiperise, por kjo nuk ben gje tjeter vecse te shtyje destabilizimin per me vone, kur Bamiri mos jete president dhe mos kete asnje fuqi te beje dicka. Po nuk e kuptoi kaq gje presidenti (dhe ti dale me goditje ballore Sales), i rrofte karriera politike. Kjo pune eshte si ne shoqeri, ka pika kritike qe po nuk i tregove vendin tjetrit do behet shume vone per te reaguar. Keto pika kritike kalojne ne heshtje, por aty ndahet konflikti qe do plase ne te ardhmen, kur ti do jesh i humbur sepse nuk reagove kur duhej.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2011 20:53
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14609

Shqiperia eshte vendi me i parendesishem ne europe dhe ndoshta ne bote prandaj dhe se rrun njeri tra*pin per keta kelyshat e vegjel "diktatore" ketu. Problemi eshte qe serish ere ndryshimesh po fryn ne ballkan dhe kur luhen interesa te medhaja keto kombet qe kane fuqine ne dore fillojne e levizin fijet si te duan me Salen Edvinin e kompani ka raste qe i perdorin dhe per dru zjarri kur sju hyjne me ne pune

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2011 23:17
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Topi eshte top. As mos prit qe te beje dicka. SEpse nuk ka topa, dhe sepse nuk e lene dhe ka frike se ja presin fare.

Topi nuk luajti as atehere kur duhej te luante. Tiranas vendali me bindje feudale. I zhvilluar aq sa mund te zhvillohet nje tiranas vendali i ardhur nga koha e babaDovletit.

Figure qe u terhoq ne politie pre miqve te tij feudale(qe mos rreshtoj emra) duke menduar se do i kundervihej Sales, meqe po behej i rrezikshem, dhe gati po hante edhe miqte e tij doktore(neurokirurge psh). NUk e jusifikoi veten dhe do te shkoje ne hije si ca te tjere.

Sala ka ngritur institucione te fuqishme underground. Harroje se mund ta luaje dikush nga brenda vendit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2011 00:15
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
[B. Sa kohe te kete njerez si lulja qe mezi presin te degjojne fjalet gjoja te shkujdesura dhe te sinqerta te Sales, kjo eshte shume e kollajte. Dy here te thote Sala neper dhembe se presidenti eshte i shitur, turma e PD-isteve do jete gati ta heqin qafe Bamir Topin. Pak rendesi ka se Bamiri ishte figura kryesore ne PD derisa u vu president.

Bamiri duke ndenjur urte po mbron stabilitetin aktual te Shqiperise, por kjo nuk ben gje tjeter vecse te shtyje destabilizimin per me vone, kur Bamiri mos jete president dhe mos kete asnje fuqi te beje dicka. Po nuk e kuptoi kaq gje presidenti (dhe ti dale me goditje ballore Sales), i rrofte karriera politike. [/B]


Faje ti flet dhe kundershton veten, ne ato qe flet..Topi nuk hyn ne pune aspak , e kam then dhe e riperseris akoma, qe eshte i pa vlere dhe kete e vertetoi ne ngjarjet qe ka perjetuar shqiperia ne vitin 2011. Po tregon qe eshte vertet kukull , un sflas ato qe un dua, por qe duhet..ndaj nese ka njerez si un perqark qe jetojne ne nje vend ku njeriu vlersohet per ate qe ben,, dhe ai s'ka dhen asgje te vlefshme per Shqiperine..kaq mund te replikoj ty.

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Topi eshte top. As mos prit qe te beje dicka. SEpse nuk ka topa, dhe sepse nuk e lene dhe ka frike se ja presin fare.

Topi nuk luajti as atehere kur duhej te luante. Tiranas vendali me bindje feudale. I zhvilluar aq sa mund te zhvillohet nje tiranas vendali i ardhur nga koha e babaDovletit.
Figure qe u terhoq ne politie pre miqve te tij feudale(qe mos rreshtoj emra) duke menduar se do i kundervihej Sales, meqe po behej i rrezikshem, dhe gati po hante edhe miqte e tij doktore(neurokirurge psh). NUk e jusifikoi veten dhe do te shkoje ne hije si ca te tjere.
Sala ka ngritur institucione te fuqishme underground. Harroje se mund ta luaje dikush nga brenda vendit.



Besoj se ishte kjo pergjigja qe i duhet Fajes me te detajuar s'gjen dot fjale.
Do shtoja mos harronit qe ishte Sala qe e vuri ne qeveri,, po qe te jepte diçka per ate vend, si frym e re, e jo te lozte kuklla aty. Nejse do mundohem ta harroj politiken per ca kohe, jo se s'dua, po s'me del koha ..kam disa gjera me te rendesishme per tbere..nese do kem kohe sigurisht do rivazhdoj akoma..tani per tani koha esht e limituar.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2011 14:39
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

Një milion malësorë naivë me një malok të djallëzuar mbi krye


1.Fukarallëk & maskarallëk në Bulqizën blu

18 ditë e net nën tokë 1400 metra, një grusht burrash të mbetur grusht nga e pangrëna dhe të pafuqishëm për të folur a reaguar kërkojnë disa të drejta elementare që çdo minator evropian do ti përfitonte edhe pa grevë urie. Specialistët thonë se situata brenda në minierë, në nivelin e 14-të nën tokë, është alarmante dhe grevistët rrezikojnë seriozisht të vdesin brenda në galeri. Për më tepër se dy javë, ata mezi mbushen me frymë në thellësitë e nëntokës. Është konstatuar se në minierë është shtuar lagështira, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të argjinaturave, çka rrit rrezikun për 13 minatorët grevistë. Janë një grusht burrash me origjinë nga rrethinat e Bulqizës, të cilët duket se lumturinë dhe mirëqenien e tyre modeste e kanë lidhur me punën në minierë pavarësisht se koncesionari herë është një italian mik i socialistëve apo herë një austriak mik i demokratëve. Minatorët duan që kësaj herë të kenë një rrogë më të lartë për të përballuar çmimet e ushqimeve që fluturojnë të hallakatura nga Konispoli në Bulqizë, të rritet siguria nëpër zgavrat e minierës që të mos vdesë çdo gjashtë muaj një nga ata dhe të ulet paksa mosha e pensionit e këta të kenë pak më shumë vite jetë sa për të përfunduar të qetë një lojë domino. Ndërkohë që këtyre mjeranëve u janë hidratuar në trup edhe lëngjet e fundit, qeveria në Tiranë as po e rruan se çfarë ndodh nën dhe mbi tokën e Bulqizës.

Bulqiza është një qytezë e shëmtuar tip sovjetike me nëntokë të pasur dhe gjindje të varfër. Bashki e Prefekturës së Qarkut të Dibrës,një nga ish zonat elektorale ekstremisht të majta, e cila këto dhjetë vitet e fundit ka rënë në dashuri pa kushte me Partinë Demokratike të Sali Berishës. E shtrirë në verilindje të vendit gjithë zona e Dibrës ende mbetet një oaz varfërie ekstreme.

Duke parë pamjet rrënqethëse të minatorëve që dridhen të drobitur nën tokë, mu kujtua kur kam marrë në dorë para 3 muajsh një raport konfidencial të përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik pas një studimi të bërë ku klithej alarmi se në zonat e banuara të veriut shqiptar kequshqyerja e fëmijëve kishte sjellë edhe probleme apo mutacione me rritjen e tyre. Në këto zona fëmijët ishin më të dobët e më të shkurtër në raport me moshatarët e tyre diku tjetër. Kjo zonë, kjo sipërfaqe e madhe banimi ku jetojnë edhe minatorët është pjesë e Shqipërisë blu, e cila voton pa pikën e përgjegjësisë një parti të djathtë politike, një parti e cila supozohet se i afrohet konservatorizmit tipik dhe është për një ekonomi tregu të ashpër, por përkrahet nga një elektorat pa brekë në bythë.

Zgjedhjet e fundit lokale pavarësisht vjedhjeve shfaqën më së miri tkurrjen e Partisë demokratike. Me bastione të forta militantësh vetëm në veri, loja politike në këtë vend tregoi se ndryshe nga oksidenti, këtu ne votojmë jo programin dhe reformat por tribunë, liderin dhe jemi të shqetësuar më shumë për origjinën e tij sesa për uljen e taksave.



2.Mosmirënjohja organike

Këto dy historitë e mësipërme si dhe përmbytjet e ripërmbytjet e Shkodrës më vizatojnë në tru një lloj mosmirënjohje, e cila buron nga mendja dhe shpirti i kryeministrit e madje këto vitet e fundit është institucionalizuar edhe nga vetë qeverisjet e PD-së.

Vetë Sali Berisha e paska alkimi të tij mosmirënjohjen duke filluar me sagën e largimit të dhjetoristit Azem Hajdari deri sa ia vranë poshtë dritares së zyrës e vazhdoi më tej me Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin, Aleksandër Meksin, Eduard Selamin,Safet Zhulalin e qindra emra të tjerë miqsh të vjetër. Duket paksa qesharake por është e vërtetë, ujku i vjetër i politikës Berisha sa herë ka qenë në opozitë ka anatemuar emra udhëheqësish a burra shteti e si kompensim ua ka shtypur kokën kur ka ardhur në pushtet.

Po me popullsinë besnike të veriut çfarë ka që sillet kaq egër dhe poshtërsisht?

Pas marrjes së presidencës më 1992 stimuloi paturpësisht pa respektuar rregulla e ligje demografike zbarkimin masiv të veriorëve drejt Tiranës dhe rrethinave. I joshi me kredi të buta nga Banka Bujqësore e kohës për blerje zetorësh e lopësh por indirekt i mësoi tu qepen periferive boshe të kryeqytetit ku ndërtuan getot e tyre pa ujë e pa llagëme halesh.

Ndërtoi me miliarda euro taksa shqiptare autostradën e kombit duke u premtuar veriorëve pllakosje lumturie dhe mirëqenie, por deri tani të vetmet të ardhura që i vinë asaj zone janë eurot që u grabisin kuksianët kushurinjve të tyre kosovarë. Lëndoi dhe tmerroi një krahinë të tërë duke mos gjetur dot vogëlushen e humbur Bleona Mata ndërkohë që policia e Berishës brenda 24 orësh gjen dhe arreston këdo që në mënyrë anonime çel një profil në Facebook dhe ia shan qeverinë.

Me mijëra intelektualë veriorë i ka lenë pa punë ose nuk i stimulon në karrierën dhe sipërmarrjet e tyre por ka mbushur Kesh-in dhe Ujësjellës Kanalizimet me militantë nordikë horra e laco lagjesh. Ndryshe nga Ismail Qemali, Mbreti Zog, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Bamir Topi turpi dhe njolla e historisë do i mbetet përjetësisht Prof.Sali Berishës si ideatori dhe themeluesi i përçarjes më të madhe Veri-Jug. Berisha ka institucionalizuar me dhunën politike emërtimin “malokë dhe çeçenë” që u janë epitetuar banorëve me origjinë a banim në zonën veriore të vendit. Gjithmonë ka ditur të grumbullojë rreth vetes llumin e zonës nga vjen vetë e pasi i përdor si krah i armatosur, i konsumon keqas e i flak pa siklet duke menduar se flak në këtë mënyrë edhe mëkatet që i kurdis vetë. E ktheu vendlindjen e tij Tropojën në varrezë masive nga 1996 e në vazhdim duke hasmëruar me dhjetëra familje e duke lenë plagë të hapura përjetësisht. Rekruton e punëson të fortë fisesh si vrasës të Gardës Republikane e pasi ia djegin të gjallë si në Cërrik a Vlorë më 1997, apo ia burgosin si ata të 21 janarit i harron dhe i abandonon menjëherë duke bërë rekrutimin e radhës. Suporton individë të veçantë që drejtojnë pushtetin lokal në zonat veriore, por në asnjë mënyrë qeverisjet e tij nuk kanë stimuluar zbehjen e varfërisë, analfabetizmin apo duke riparuar paksa cilësinë e jetës në veriun e gjorë të këtij vendi.

E si për çudi malësorët e urtë vazhdojnë ta duan dhe ta votojnë. Krenohen e betohen për Berishën më shpesh sesa për Dervish Luzhën a Kishën e Laçit, gjejnë të mishëruar tek Ai liderin që u mungonte prej vitesh, u duket sikur bashkë me të vjedhin e vrasin këtë vend. Lexoni me kujdes raportet dhe analizat e Bankës Botërore a UNICEF-it për standardin e jetesës, sistemin arsimor a shëndetësor në veri të Shqipërisë dhe atëherë do ta kuptoni se sa e dashuron Doktori vendlindjen. Unë mendoj se kështu hakmerret në mënyrë të poshtër duke kujtuar se fshin nga memoria njollat që i prodhon origjina, vendlindja apo defiçensat genetike të ADN-së. Ai tallet ndërsa ju të nderuar bashkëkombasit e mi vazhdoni ta doni dhe ta votoni verbërisht.
Berisha tallet me ju duke mos ua paguar as 30 lekëshin e furgonave nga periferitë e Tiranës drejt sheshit Nënë Tereza për mitingun e radhës, tallet dhe nuk ua mban premtimet. Zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ua sjell Çiljetën për koncert në Paskuqan a Bathore mos ia jepni votat as PD-së, as LSI.


-Nga Bledar Mane-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2011 08:00
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

Letër Berishës nga djemtë e posterave

Kuvendi Civil, ashtu si edhe forumi “Rinia Aktive (pjesë e Kuvendit Civil), mësoi nëpërmjet mediave se kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e drejtuesve dhe aktivistëve të saj, pasi vendosën postera antiqeveritarë. Madje, kryeministri i ka kërkuar policisë lirimin tonë, (dy ditë pas arrestimit dhe 8 pas lirimit) duke dalë njëherazi në konkluzionin se autorë nuk ishim ne, po Edi Rama.
















Zoti kryeministër

Ashtu siç edhe e ke zakon prej mburraveci bajat, nxiton të bësh “bamirësin” e të marrësh merita që nuk të takojnë. Ti “zemërgjeri” kërkon lirimin tonë. D.m.th., ti (pikërisht ti!) rrekesh të na thuash që nuk je kundër fjalës së lirë dhe shoqërisë civile. Pastaj zë e flet sërish për kundërshtarin tënd politik, na bashkon me atë dhe atë me ne, nëpër ca fjali të përçartura që duhet t’i lexosh nga katër herë për t’u marrë vesh rendin gjuhësor.

E para, ne, zoti kryeministër, kemi lidhje me zotin Rama, po aq sa kemi lidhje me ju. Por nuk është kjo çështja më e rëndësishme, megjithëse ju me dashje, tentoni ta fokusoni debatin këtu. Meqë paske pasur ndërmend të flisje për ato postera, atëherë mos u merr më ata që i kanë vënë, as me ata që nuk i kanë vënë. Përgjigju për ato që shkruheshin aty.

Ke ndonjë gjë për të thënë lidhur me akuzat që të bënim në atë poster? Janë akuza që ti bën sot, me zë apo pa zë, e gjithë Shqipëria. Ne të kërkonim në poster llogari për bëmat, me të cilat ke nxirë e përgjakur Shqipërinë vitet e fundit. Ti nuk reagon për to, siç nuk reagoni sot as për minatorët, as për varfërinë, e as për kasaphanën e krimeve të përditshme,

Është fyerje për popullin tënd të reagosh vetëm për luftën tënde politike zoti kryeministër dhe të heshtësh për hallet e popullit që pretendon se të ka votuar. Por duket se përgjigja qëndron te fakti se populli nuk të ka votuar. Ia keni zhvatur votën, përderisa silleni kështu me të.

Nuk na nxore ti nga qelitë. Ishte organi i akuzës që nuk gjeti arsye për të na arrestuar. Dhe meqë thua se njeh ligjet dhe tund shpesh gishtin duke thënë “ligji dhe vetëm ligji”, a nuk të bën përshtypje se qëndrimi për më shumë se 30 orë në paraburgim pa pasur arsye për të shkuar në gjykatë tregon se “diçka” nuk ka funksionuar siç duhet në organin e policisë, pra që ishin në kundravajtje ligjore?

Mos i hidhni më hi syve popullit dhe mos nxito të marrësh atë që nuk të takon. Mos i jep as merita ndokujt tjetër për këtë akt, sepse atë e bëri “Kuvendi Civil” në emër të qytetarëve të prekur nga keqpërdorimi dhe keqfunksionimi i ligjeve dhe i institucioneve të vendosura nën tutelë.

Ti e kupton ashtu sikurse ne dhe gjithë populli shqiptar, se në postera nuk bëhej fjalë për vdekje reale, por për braktisjen që i ke bërë Shqipërisë. Sepse ti nuk flet më prej kohësh me Shqipërinë, por vetëm me veten tënde. Ti dhe të tjerët e këtyre 20 viteve të fundit na e keni kthyer këtë vend në një gropë të mbushur me gjarpërinj. Duke na mirëdëgjuar, shpresojmë dhe që të na drejtkuptoni.

Ju faleminderit

Kuvendi Civil







__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Gusht 2011 15:26
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Te forte keta te rinjte. Bravo.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Gusht 2011 18:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.