Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Nadia: "Marijuanė, seks dhe para”
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Nadia: "Marijuanė, seks dhe para”

“Silvio më dha 10 mijë euro për dy herë që shkuam bashkë. Paratë m’i jepte vetë Kryeministri të futura në zarf. Më blinte edhe bizhuteri.Pinim marijuanë dhe dëfreheshim në pishinë ku kryenim edhe marrëdhëniet seksuale”
Festat e mia me Berluskonin
Herën e tretë që u takuam, Kryeministri vendosi të shuajë një kuriozitet të tijin: “Po ju me se merreni në jetë?”, e kishte pyetur Silvio Berluskoni, Nadia Makrģn. Ajo, vajza 27-vjeçare, brune dhe me flokë të gjata i ishte përgjigjur e vënë paksa në siklet: “Po si kështu Kryeministër...Unë jam një vajzë shoqëruese”. “Ah jo, këtë nuk duhet ta kishit thënë ok?”. Një takim për t’u njohur, dy të tjerë, në qendër të së cilit ishin marrëdhëniet seksuale me pagesë: për “shërbimet” e saj me kreun e qeverisë vajza e re me origjinë nga Rexhio Emilia tregon se është shpërblyer me një shumë prej 10 mijë eurosh. “Në dy raste kam pasur raporte seksuale me Kryeministrin dhe për çdo herë Berluskoni më dha 5 mijë euro. Pastaj bizhuteri “Swarovski”. Herën e dytë që u takuan paratë m’i dha personalisht Kryeministri. I kishte futur brenda një zarfi. Ajo festë u bë në Sardenjë dhe ne të ftuarit, pimë të gjithë marijuanë”, tregon vajza. “Bota” e Nadias dhe ajo e “Kavalierit”, sipas asaj që ajo ka rrëfyer në Prokurorinë e Palermos, u “takuan” për herë të parë në pranverën e vitit 2009, për të vazhduar më pas edhe në fillim të këtij viti. “Në Milano, pastaj në një vilë që nuk di të them nëse ishte në Arkore apo në Makerio. Pastaj në Sardenjë, më duket në vilën ‘Çertoza’”. Nadia, një përdoruese e rregullt e kokainës, tregoi në rrëfimet e saj pasaktësi dhe kujtime shpesh të mjegullta. Megjithatë, ato çfarë ka treguar janë vërtet tronditëse. “Ai thoshte, le të vijë tjetra dhe ndonjëherë mblidheshim të gjitha bashkë në pishinën me hidromasazh ku kryenim raportet seksuale”. Nadia, që 27 vjeç i mbushi në 7 prill, ishte e sigurt se shumë shpejt do të arrinte ëndrrën e saj: të futej në “Grande Fratello”. Gjykatësve të Palermos u ka treguar se: “Gjithçka ndodhi për Pashkët e 2009, në Sardenjë dhe në prill të vitit 2010 në Arkore”. Nadia, një ish-kubiste, modele në Milano dhe ish-ortake e një bari në rrugën “Xhovani XXIII” në Rexhio Emilia tregon se jeta e saj ndryshoi thuajse rastësisht: “E kam njohur Lele Mora-n nëpërmjet një farë Federiko që e kam takuar rastësisht në rrugë. Ai merrej me sigurinë e tij”. Kështu sa hap e mbyll sytë vajza u gjend në botën e bukur të festave milaneze. “Kam punuar edhe për Moran”, ka treguar ajo.

Takimi i parë
“Herën e parë që shkova në Arkore, ndalova më parë në shtëpinë e Lele Moras, në Milano në rrugën “Monza”, ku kishte edhe vajza të tjera. Prej andej shkuam në studion e gazetarit dhe drejtorit të TG4, Emilio Feden. Ishte pikërisht ai që bënte një farë përzgjedhjeje: na pyeste për emrin dhe se çfarë bënim. Pastaj shkuam të shtata në vilën e Presidentit me një makinë private”. Atë natë ishte një festë e madhe në shtëpinë e Berluskonit. “Kishte njerëz të famshëm, këngëtarë, sipërmarrës, avokatë, noterë. Pastaj kur të ftuarit largoheshin, mbeteshim vetëm ne që alternoheshim me Kryeministrin”. Atë herë nuk ndodhi asgjë mes Nadias dhe Silvio Berluskonit. “Herën e parë që u takuam nuk patën marrëdhënie seksuale. Megjithatë, mora si dhur@ta disa bizhuteri të vogla Swarovski”.

Në vilën “Çertoza”
Atë natë, në Milano, Kryeministri e ftoi mikeshën e tij të re në Sardenjë. “Ishte në kohën e festës së Pashkëve vitin e kaluar. Në vilën e tij në Sardenjë ishin 25 vajza që i ishin vendosur nga dy për dhomë ku kishte marijuanë që sillej me avionin privat të Berluskonit për secilën prej tyre”. “Kam parë edhe të ftuar të tjerë që të pinin marijuanë, kurse Berluskonin jo”, ka treguar.

Sërish në Milano
“Rreth gjatë muaj më parë, ndodhi një tjetër takim. Një takim i tillë u mundësua nga kryetari i Bashkisë së Parmës. Unë kur kam nevojë për para shkoj në Parma: aty është një hotel i bukur afër stacionit dhe një ditë isha ulur në bar. Aty takova dy burra, kryetarin e Bashkisë së Parmës dhe sekretarin e tij. Ky i fundit më tha se isha me fat, pasi burri që ishte me të ishte kryetari i bashkisë. Më vonë, shkuam në një vilë dhe atje kryem marrëdhënie seksuale. Mora 500 euro”. Por Nadia Makri, pretendonte më shumë: “I kërkova kryetarit të bashkisë nëse mund të më vinte në kontakt me Berluskonin dhe ai më tha se pas disa ditësh Kryeministri do të ishte në Parma. Pas disa ditësh, Berluskoni më telefonoi dhe vendosëm të takoheshim në Arkore”. Ai ishte takimi i fundit.
Takimi me Brunetën
Në fillim të kësaj historie, Nadia Makri tregoi se ka hyrë në botën e shndritshme të politikës italiane vetëm për nevojat e saj. Duhej të zgjidhte një problem për kujdestarinë e fëmijës. “Mikesha ime, Perla Genovesi, më bëri që të njihja një avokat të famshëm në Romë përmes Renato Brunetës”, tregon ajo. Ishte viti 2006. “Unë me Perlën shkuam në studion e Brunetës. Në mbrëmje shkova bashkë me Brunetën tek avokati Taormina dhe i dorëzova gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Ditën tjetër shkova në shtëpinë e Brunetës. Për raportin seksual që patëm më dhuroi veshje, bizhuteri dhe 300 euro. Unë dëshiroja të vazhdoja më tej atë lidhje për të fituar ca para më tepër, por kjo nuk zgjati shumë”. Në fund, Nadia mbeti e vetme me problemin e pazgjidhur. “Avokati Taormina nuk u paraqit fare në seancën gjyqësore dhe as nuk më ktheu dokumentacionin që i kisha lënë”. “Ato janë deklarata që vetëm një njeri i çmendur mund t’i bëjë. Atë person e njoha katër vjet më parë në një takim. E përlotur më tregoi për vështirësitë e saj personale”, replikoi ministri Bruneta. Nga ana e tjetër edhe Emilio Fede është mbrojtur duke deklaruar “Nuk ka dëgjuar kurrë për këtë vajzë me emrin Nadia Makri. Tani po bëhet një lojë e rrezikshme. Kushdo që do të bëjë reklamë, mund të përmendë emrin tim. Dua t’u jap një këshillë gjykatësve: njerëz të tillë duhet të përfundojnë në burg, ose më mirë në çmendinë. Unë nuk i kam prezantuar kurrë Berluskonit asnjë vajzë: as gratis dhe as me para”. Edhe kryetari Bashkisë së Parmës ka hedhur poshtë akuzat se ka fjetur me të në këmbim të parave. “E kam takuar atë vajzë në hotel, afër një stacioni, - ka deklaruar ai duke përsëritur fjalët e Makrit, - por nuk kam shkuar me të në shtrat”. Ndërkaq, edhe mikesha e Nadias, Perla Genovesi, ka deklaruar se “nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë festë të organizuar nga Kryeministri. Por, mikeshat e mia më kanë thënë se në ato ambiente konsumohej drogë”.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2010 21:22
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Nadia: "Marijuanė, seks dhe para”

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.