Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Shqiptaret shquhen vende vende si individe. Nuk jane shquar kurre si shtet, sepse nuk dine te bejne shtet. Ketu nuk flas per shtetin qe konceptojne njerezit sot, me organe ekzekutive e ligjvenese. Flas per shtetin komb, qe perfshin kulturen, planet afatgjata, revolucionet shoqerore, etj.
Shteti eshte si nje organizem, ka koke, trup e kembe, te gjitha organet duhen. Por shqiptaret kane shtet pa koke, ecin kuturu, si ti dali. Kjo nuk ka te beje aspak me fajin e politikaneve, por me pa-aftesine e kombit shqiptar per te zgjedhur koka, per te ndjekur koka, per te ruajtur koka, dhe per te edukuar koka. Flas per nje aspekt kulturor, flas per zhdervjellesine e te menduarit. Koka duhet qe te udheheqe trupin drejt prosperitetit. Kur nuk ka koke nuk ka vizion, ka luftetare por jo ushtri. Problemi, pra, eshte se kombi shqiptar dhe kur i kane perpara kokat dhe mundesite per ndryshim nuk dine ti njohin, nuk dine ti shfrytezojne. Kjo eshte dhe aresyeja pse ne Shqiperi nuk kane ndodhur kurre revolucione kulturore, apo pse njerezit nuk dine te shikojne pertej te nesermes, pertej bukes ne pjate, pertej lekut ne xhep, pertej egoizmit klanor dhe personal. Pothuajse cdo krim qe behet sot ne Shqiperi lind nga interesa te ngushta. Nuk ka asnje organizate me axhende politike apo kulturore. Te tilla organizata ka ne Greqi apo ne Itali (dy fqinjet ku ikin me shume shqiptaret). Ekzistenca e organizatave politike, qofshin ato dhe terroriste qe vene bomba, eshte shenja me e mire qe ai popull eshte gjalle. Eshte shenje optimizmi, eshte shenje se njerezit luftojne dhe besojne tek e ardhmja. Kjo eshte aresyeja pse sado te kape kriza Greqine dhe Italine, ata prape do dine te cohen. Kurse ne Shqiperi ka vdekur shpresa dhe te gjithe jetojne si organizma nje qelizore. Kur 85% e njerezve mendojne se e ardhmja e kalamajve eshte jashte vendit (sondazh ne Top Channel para pak muajsh), duket qarte se shqiptaret e shikojne Shqiperine si nje hall te perkohshem, me perspektive te vetme lenien e atij shteti pa koke.
Kjo eshte aresyeja pse per mendimin tim gjeja me e mire qe i ka ndodh shtetit shqiptar 25 vitet e fundit eshte organizata Hakmarrje per Drejtesi. Sa me shume te kishte si ato organizata, aq me shume do ngrihej diskutimi ne plan abstrakto-moral. Ne vitin 2000 brigadat e kuqe vrane nje profesor ekonomie ne Bologna, e vrane mesa mbaj mend se planifikoi ndryshimin e kodit te punes. Krimi eshte i keq, por tregoi se ka akoma njerez qe luftojne per nje princip. Ato principe kane mbajtur gjalle popujt te dhunuar e te shtypur si Irlandezet qe luftuan me cdo menyre shtypjen angleze. Kurse ne e kemi nje pseudo-shtet dhe e kemi kthyer ne protektorat te huaj, ku fjala e nje ambasadori besohet me shume se ajo e nje politikani. Eshte tregues i qarte se shqiptaret kane shtet pa koke. Dhe kjo nuk eshte kurren e kurres faji i politikaneve, por i nje populli driteshkurter qe prodhon emigrante ne vend te kokave. Eshte nje e vertete qe duket sheshit, por qe askujt s'ia mban ta thote, sepse kur i tregon henen (problemin tone si popull) preferojne te shikojne gishtin (problemin e politikaneve, gjyqtareve, malokeve, etj).
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|