rust
I perjashtuar nga forumi
Regjistruar: 21/06/2008
Vendbanimi: It
Mesazhe: 24
|
Ciftelia Prec Zogaj nuk eshte dakort
Ligji për pastërtinë e figurave ka vepruar
04 July, 2008 04:59:00 Ilir Saqellari
Germezoni:
Dënimet, në bazë të veprimtarisë së bashkëpunëtorëve
Deputeti demokrat, Preç Zogaj, është kundër projektligjit për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve. Ky i fundit, në nëj prononcim për Korrierin shprehet se një ligj i tillë, është bërë që në vitin 1996 e ka funksionuar deri në vitin 2001. Zogaj kundërshton edhe projektligjin e dorëzuar nga socialistët, që sipas tij, kërkon ti dënojë njerëzit për çfarë iu ka ndodhur e jo për çfarë kanë bërë. Ai shton se ndëshkimi nuk mund të jetë i përhershëm, e po ashtu se jo të gjitha bashkëpunëtorët, mund të dënohen po njësoj, pasi veprimtaria e tyre ka qenë e ndryshme. Nuk mund të dënohen njerëzit me shenjën e grupit se kjo është antidemokratike. Asnjë lloj filozofie liberale nuk e pranon këtë. Këtu çështa është shtruar që për veprimtari kriminale, që ka çuar në dënime në burgosje internime sigurisht që ka një përgjegjësi morale dhe deri në këtë pikë mund të bëhet transparencë, por pa e mohuar kurrë faktin, që flitet për kushtet e një regjimit totalitar pa alternativë.- deklaroi Zogaj. Deputeti demokrat, shton se në këtë rast flitet për një marrëveshje me shtetin shqiptar dhe jo me një shtet të huaj. Në krahun tjetër ai e cilëson, projektligjin e paraqitur, nga PS-ja si një projektligj lfutënxitës dhe çnjerëzor. Projekti që kanë paraqitur socialistët, që kërkon ti gjykojë njerëzit për çfarë ju ka ndodhur dhe jo për çfarë kanë bërë. - tha ai, ndërsa vlerësoi se PS-ja do të tërhiqet nga ky propozim, që ai vetë e cilëson si jashtë binarëve të logjikës. Ndërkaq, ai shton se partia ka qenë truri dhe zemra e regjimit. Për këtë arsye ai shton se diskutimi është në një truall shumë të lëvizshëm. Preç Zogaj, e shikon si jo normal edhe rikthimin e një ligji për pastërtinë e figurave, për sa kohë, që siç thotë ai një ligj i tillë ka vepruar nga viti 1996 deri në vitin 2001. Në bazë të këtij ligji janë verifikuar me qindra-mijra njerëz. Janë ndaluar për të kandiduar në parlament apo pushtet lokal. Janë larguar nga puna. Ky ka qenë një ligj që ka vepruar. Ka pasur një afat sepse edhe dënimi i veprave penale ka një afat. Dënim të përjetshëm ka vetëm për vrasjet, që parashikon ligji, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndëshkim moral të disa rrethanave, që sjanë vepra penale.- deklaroi ai. Deputeti demokrat sqaron se nuk është vepër penale të kesh qenë bashkëpunëtor, gjyqtar apo sekretar partie, pas e tillë ka qenë struktura e regjimit. Referuar ligjit të mëparshëm, ai vlerëson se duhet të ngrihet një komision parlamentar, që të verifikojë, si është zbatuar ky ligj. Sipas tij, komisioni duhet të shikojë çfarë efketesh ka prodhuar e të bëjë një raport për këtë. Bazuar tek ky raport, duhet të vendoset, siç thotë Zogaj, se çfarë gjërash duhet të shikohen sërish, e çfarë do të duhet të mbyllen përgjithmonë. saqellari@korrieri.com
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|