briseide
Shtrige
Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388
|
Meritohet njeriu?
Sipas jush prania,miqesia,dashuria e dikujt...duhet merituar?
...per te evituar keqkuptime te kota : ka njerez me cilesi te mira,ka te tjeter pa cilesi te vecanta...ka nga ata qe kane ndjekur nje jete shembullore,te tjere qe jane marre me te ashtuquajturat "pislleqe" (te me falni nese dikush ofendohet) - pra kush nga ju qofte edhe nje here ka menduar:Ai s'e meriton ta kete mik.
Ose...ka njerez qe pretendojne t'i japin nje vlere vetes edhe ne dashuri:ajo eshte me e mire,meriton nje si vetja,ai eshte me i shkolluar,s'duhet te rrije me te ,jo ai s'meriton nje goce te pa virgjer(ka edhe keshtu) - llafe bote por qe gjejne shteg ne jeten e perditshme (me sa vura re ne Shqiperi kete dimer) me shpesh sec mund te mendohet dhe qe kane influence,qofte nga mentaliteti,qofte nga egoizmi - s'jane vetem cilesime te dikujt te jashtem por edhe te vete te interesuarve.Per me teper,duhet dikush te pretendoje nje fare intensiteti ne dashurine qe duhet t'i jepet,dhe kjo si pasoje e vleresimit te vete si njeri?
Ju si mendoni? - Tregoni eksperiencat ose pershtypjet tuaja...
__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|