Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Si projektohen grupet e margjinalizuara ne mediat shqiptare?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Si projektohen grupet e margjinalizuara ne mediat shqiptare?

Është e vështirë të gjesh diçka si një artikull të shkruar mirë apo që trajton në mënyrë objektive problematikat e grupeve të margjinalizuara në mediat shqiptare. Në një hark kohor shumë të shkurtër 1 prill – 18 prill jam munduar të monitorojë si shtypin e shkruar ashtu edhe televizionin. Mund të them se politikat e mediave shqiptare lidhur me përfaqësimin e problematiakve të grupeve të margjinalizuara janë krejtësisht indiferente ose thuajse nuk ekzistojnë si të tilla. Natyrisht që mediat shqiptare gjithnjë kërkojnë një shkëndijë apo një ngjarje sado të vogël për të përshkallëzuar një problematikë në një masë të konsiderueshme .
Lidhur me grupet e margjinalizuara në periudhën kohore që zgjodha jo rastësisht gjeta një shkrim në gazetën “Shqip”, të datës 13 prill të titulluar “Kuvendi i Ambasadorëve”. Ky shkrim është shkruar nga Artan Lame dhe si shkëndijë ka një ngjarje të javës së parë të prillit ku ambasadorë të tre vendeve të zhvilluara mblodhën një “kuvend” për të mbështetur një homoseksual, i cili garon në një reality show. Nuk dua t’i hyj në detaje ngjarjes në fjalë sepse nuk është e rëndësishmë dhe nuk ka ndonjë vlerë në punimin tim, por thjesht dua të rikujtojë se në Lezhë u zhvillua një protestë “antigay” lidhur me rastin në fjalë.
Menjëherë pas kësaj më datë 7 prill dhe 14 prill në dy puntata të një talk show që zhvillohet në televizionin “Vizion Plus” i ësstë kushtuar nga 30 minuta debatit për grupet e margjinalizuara në Shqipëri. Pra u desh thjesht një rast krejtësisht i izoluar dhe shumë i dyshimtë që shoqatat që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara të fillojnë të “ekzistojnë” apo t’u dëgjohet emri për t’u harruar më vonë.
Në puntatën e parë të këtij talk show merrnin pjesë përfaqësues të grupeve të margjinalizuara të cilët patën një mundësi të mirë dhe hapësirë të favorshme kohore për të nisur një debat cilësor dhe për të bërë të ditur strategjitë e tyre për të luftuar gjithfarë diskriminimi apo paragjykimi ndaj tyre. E vërteta është krejt ndryshe. Cilësia e debatit la shumë për të kuptuar se në televizion po bëhej një teatër ku nuk kërkonte të kapte macen.
Përfaqësuesit e këtyre grupeve gjatë gjithë kohës citonin gjithfarë konventash të miratuara nga çdo cep i botës lidhur me të drejtat e homoseksualëve, biseksualëve, panseksualëve etj. Drejtuesi i emisionit kishte paqartësi lidhur me përcaktimin e grupimeve të tilla, por kjo besoj se nuk e cënoi aspak debatin në krahasim me fyerjet dhe imponimet që përfaqësuesit e grupimeve u drejtonin “kundërshtarëve” të tyre.
Ajo që do të bie më shumë në sy është mungesa e një strategjie konkrete lidhur me informimin mbi këto shtresa apo grupime shoqërore. Nuk mjaftojnë citimet e konventave lidhur me të drejtat e njeriut, duhen fushata të tëra sensibilizimi, pasi shumica e shqiptarëve mendojnë se homoseksualët apo çdo grupim tjetër me prirje seksuale janë njerëz të sëmurë me deviancë. Por edhe kjo duhet analizuar me imtësi.
Pse vallë shqiptarët ose më mirë të themi pjesa e shqiptarëve mendojnë kështu? Kjo pyetje duket se gjen një përgjigje të rremë, fiktive në mentalitetin e vjetër të popullit tonë me ndikim orienatl. Por mendoj se kjo është pjesërisht e gabuar. Një përgjigje për tu marr në konsideratë do të ishte se grupime në Shqipëri nuk kanë arritur atë numër të konsiderueshëm sa të tërheqin vëmendjen e pjesës tjetër që përbëjnë shumicën. Nëse ajo ditë do të vijë atëherë shqiptarët do të kuptojnë se edhe ata janë njerëz të shëndetshëm pa asnjë lloj deviance.
Shkrimi i Artan Lames trajton këtë problematikë se aktualisht në Shqipëri nuk është bërë shqetësuese aspak diskriminimi i grupeve të margjinalizuara pasi ato akoma nuk janë konsoliduar si duhet. Kemi pak raste dhe ato janë të izoluara e sporadike.
Nga vrojtimet e bëra nuk vura re asnjë përpjekje apo shenjë për t’u afruar rreth politikave të zhvillimit apo sensibilizimit të popullsisë përveç se imponim të diçkaje që mungon informacioni dhe përshkallëzim të dy - tri ngjarjeve qesharake të cilat nuk meritojnë as edhe një rresht në gazetën më pak të shitur ne vend. Hapësira të tilla mediatike duhet të mbushet me me problematika shqetësuese dhe me interes publik dhe jo me pseudoproblematika që ngjallin zemërim dhe sjellin braktisje të mediave nga ana e publikut.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 12:14
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Pershendetje Erald!!!

Teme e goditur,, si shume pak tema te trajtuara ne kete Forum, apo ceshtje per tu trajtuar!!

Eshte shum e drejt ajo qe ke trajtuar ne kete citim vet fakti se eshte nje nder problematikat me te medha; qe ka pushtuar Boten ne pergjithsi,, e sidomos ate " boten tone " te vogel e te pazhvilluar...deri diku!


Mua me pelqen te disktutoj e te sqaroj plot detaje,, ne rastin konkret qe ti permende **te atij djalit nga Lezha**..qe u be dhe objekt i mediave shqiptare...sikur te ishte rasti i pare dhe i fundit ne Shqiperi.

Megjithate, dua te them ne jemi nje vend i korruptuar( moralisht ) po ashtu dhe Mediat qe drejtohen nga* Ne* do jene te tilla,, derisa te zhduket ky brez, qe i ka rrenjet aq te thella..keto probleme do hasim.

Mbase pas shume kohesh e vitesh do kthjellohemi e do kuptojme se sa mbrapa jemi, madje dhe do qeshim me gabimet tona!

(Nje shaka per ta mbyll kete citim) do qeshim ..madje edhe me citimet qe do lexojme dhe ketu!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 12:52
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

...

jam dakort me ty por me pak optimist se ty ne lidhje me ate qe the se ne te ardhmen jo shume te larget gjerat do te ndryshojne. Une mendoj se gjerat nuk do te ndryshojne ne Shqiperi...Ajo qe me indinjon mua eshte se mediat shqiptare jane te specializuara vetem ne Kroniken e zeze,(qe nuk ka lidhje me gazetarine) dhe ne Gazetarine e sensacionit (gazetari bulivardeske qe shkel privatesine dhe dhunon hapsiren mediatike)
Une personalisht jam kunder cdo hapi ligjor per tiu dhene liri shprehje Homoseksualeve apo cod lloj tjeter perversiteti, jo se une jam i prapambetur por e ardhmja duket e frikshme spese do te detyrohemi te mbrojme ligjerisht edhe pedofilet apo cdo looj perversiteti tjeter...por keto pikpamje ndoshta mudn ti trajtoj ne ndonje teme tjeter
Ty te faleminderit!
))

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 13:04
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Pikerisht aty doja te dilja dhe un me citimin tim, jemi shume te varfer ne keto probleme..qe trajtohen per nje vend qe ka jetuar 50 vjet izoluar nga cdo dejtim e aspek politiko_shkencor_ teknoligjikisht!

Mediat tona jane shume te varfera, un jetoj jasht,, dhe shpesh here mendoj, dhe urrej te ardhmen e vendit tim.( frika me pushton)

Shpresoj qe dite me tbukura do vin , se keto probleme derisa i ka kaluar cdo vend i botes ( si puna e piramiave de) do e kalojme dhe ne..un jam dakort me ty( ne lidhje me homoseksualitetin) jam shume fanatike..po s'eshte faji jone..eshte menyra si jemi ritur e prejardhja jone e ashper e paragjykuese sna e lejon

Kenaqesia eshte e imja te replikoj me ju .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 13:14
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

...

..Nuk ke pse ndihesh keq per kete nuk tregon aspak prapambetje por edhe menyra se si perendiumoret i bejne ligjet per njeren grup shoqeror le vend per diskriminime...Mre shkaz nga ligji britanik per homofobine....Nje shoku im nigerian u perfshi ne nje konflikt trup me trup me nje djale tjeter ne londer para disa vitesh dhe perfundimi eshte qe ate e kane kthyer ne laos Nigeri, humbi dhe te drejtat e studimit sepse djali qe rrahu na doli homoseksual, pavarsisht se shoku im nigerian nuk ishte ne dijeni u penalizua rende....a nuk ka nje diskriminim ketu ndaj nesh qe kemi orientim seksual sic na e ka dhene natyra, po keshtu e njejta gje ndodh nese pushon nga puna nje homoseksual ata do t ekpen me keto arsye, nuk e di nse jam shume i qarte edhe ne SHBA kane ndodhur dhe ndodhin gjera te tilla me zezaket...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 13:20
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Nuk eshte vetem ky problemi..po vendimi per adoptim a te duket normale? te adoptojn nje femi, ca kulture e edukate.. mund te trashegojne ?
un te thashe, personalisht, jam fanatike po njerez jemi, sdim cna pret..te jesh Gey apo lesbiene ( dicka qe lind natyrshem e shume rralle dhe nga rrethanat)... po gjithsesi esht dicka Anormale , tlen per te meshiruar..

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 13:31
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Nuk eshte vetem ky problemi..po vendimi per adoptim a te duket normale? te adoptojn nje femi, ca kulture e edukate.. mund te trashegojne ?
un te thashe, personalisht, jam fanatike po njerez jemi, sdim cna pret..te jesh Gey apo lesbiene ( dicka qe lind natyrshem e shume rralle dhe nga rrethanat)... po gjithsesi esht dicka Anormale , tlen per te meshiruar..


as qe behet fjale te jem dakort per kete nga ta di une qe ai femije nuk do abuzohet seksualisht nga "prinderit" e tyre qe jane te afte te kryejne akte seksuale edhe me snede nga me te cuditshmet....per mua jane maniake seksuale te rrezikshem te gjitha grupet me devijim te orientimin seksual...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 13:34
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

as qe behet fjale te jem dakort per kete nga ta di une qe ai femije nuk do abuzohet seksualisht nga "prinderit" e tyre qe jane te afte te kryejne akte seksuale edhe me snede nga me te cuditshmet....per mua jane maniake seksuale te rrezikshem te gjitha grupet me devijim te orientimin seksual...




Ja ky detaj eshte per tu friksuar..pastaj smund te paragjykojm dike per nje arsye apo tjeter..

( te evitosh skandalet po ) sme duket paragjykim, dhe s'arrij te kuptoj se si dhane acordimin..shpresoj t'jen penduar, dhe ato vende qe se kane miratuar..te mos tundohen!!!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 13:43
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne



Ja ky detaj eshte per tu friksuar..pastaj smund te paragjykojm dike per nje arsye apo tjeter..

( te evitosh skandalet po ) sme duket paragjykim, dhe s'arrij te kuptoj se si dhane acordimin..shpresoj t'jen penduar, dhe ato vende qe se kane miratuar..te mos tundohen!!!


Ligjerisht po por punonjesit social kane ne dore te shpetojne femijet nga abuzimet duke mos u aprovuar kerkesat atyre qe kerkojne ata e kane ne dore eshte thjesht procedure burokratike....

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 13:45
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Si projektohen grupet e margjinalizuara ne mediat shqiptare?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.