Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Dhjetė arsyet pėrse ishte shėrbimi i fshehtė serb ai qė e dėrgoi objektin fluturues.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Dhjetė arsyet pėrse ishte shėrbimi i fshehtė serb ai qė e dėrgoi objektin fluturues.

Dhjetë arsyet përse ishte shërbimi i fshehtë serb ai që e dërgoi objektin fluturues në stadium gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri

1) Nëse e shikoni me vëmendje hartën e Shqipërisë Etnike që gjendet në banerin e zbritur nga ajri në stadiumin “Partizani” të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, do të vini re se në këtë hartë, brenda territorit të Shqipërisë Etnike përfshihet dhe Sanxhaku. Sanxhaku është pikërisht ai cepi më veriperëndimor i hartës në baner. Ai ndodhet në jugperëndim të Serbisë dhe në veriperëndim të Malit të Zi. Sanxhaku është një zonë strategjike me popullsi të vogël në raport me sipërfaqen, çka e bën atë një zonë edhe më delikate nga pikëpamja gjeopolitike. Popullsia e përgjithshme e Sanxhakut (në dy vendet) është 390 mijë banorë nga të cilët 48.4% janë deklaruar si të nacionalitetit boshnjak (muslimanë) dhe 6.11% janë deklaruar si të nacionalitetit musliman, këta të fundit sipas praktikës së dikurshme të Jugosllavisë, kur njihej edhe kombi musliman në Bosnjë-Herzegovinë. Kjo do të thotë se të deklaruarit si të nacionalitetit musliman priren nga identiteti etnik boshnjak. Vetëm 1.04% e popullsisë së përgjithshme të Sanxhakut, ose 4062 persona janë deklaruar shqiptarë. Serbët përbëjnë 33.9% të popullsisë dhe malazezët 7.25% të popullsisë. Shumicën e popullsisë e përbëjnë boshnjako-muslimanët (54.5%)
Sanxhakut i është dhënë një rëndësi e madhe strategjike në atë që njihet si shigjeta e gjelbër islamike në Ballkan, që simbolizon aspiratën për krijimin e një shteti islamik në Ballkan që synon të bashkojë Bosnjën e izoluar me trojet e tjera me shumicë muslimane në Ballkan, Kosovën, Maqedoninë Perëndimore, Shqipërinë. Ky bashkim supozohet të arrihet nëpërmjet Sanxhakut. Ky projekt gjeopolitik doli në fillim të viteve nëntëdhjetë, me nisjen e luftrave në Jugosllavi dhe autorësia e tij i përket fundamentalistëve islamikë në Ballkan, ndër ta edhe shqiptarëve. Më tutje, propaganda serbe dhe ajo greke e kanë përdorur shumë këtë mit gjeopolitik.
Sot Serbia dhe Mali i Zi kanë frikë se muslimanët janë duke e fituar Sanxhakun me anë të Xhihadit demografik, do të thotë për shkak të lindshmërisë së lartë të popullsisë muslimane dhe rënies së popullsisë serbo-malazeze, e cila cila përvecse që nuk shtohet biologjikisht, ka prirjen të largohet nga kjo zonë. Kështu që pas 20 viteve popullsia e Sanxhakut do të jetë mbi dy të tretat muslimane.
Sido që të ndodhë, Sanxhaku nuk ka asnjë lidhje me projektin historik të Shqipërisë Etnike. Sanxhaku nuk ishte në hartën që Etërit Themelues të shtetit shqiptar, ndër të cilët spikasnin Ismail Qemal Vlora dhe Isa Boletini, portretet e të cilëve qenë në baner, i paraqitën në janar 1913, në emër të Kuvendit të Vlorës, Konferencës së Fuqive të Mëdha që ishte duke u mbajtur në kryeqytetin e Britanisë së Madhe për të përcaktuar kufijtë e shtetit shqiptar. As shqiptarët, qoftë edhe nacionalistët më të skajshëm, nuk duan që ta bashkojnë Sanxhakun me Shqipërinë dhe as 99% e banorëve të Sanxhakut nuk e dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë. Një pjesë e banorëve muslimanë të Sanxhakut e dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë vetëm në kuadrin e një shteti islamik, që të përfshijë edhe Bosnjën. Në hapësirën shqiptare, vetëm ekstremistët islamikë në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare e kërkojnë bashkimin me Sanxhakun në kuadrin e një shteti islamik në Ballkan.
Prania e Sanxhakut në hartën e Shqipërisë Etnike është një provë e sigurt se nuk ishte një dorë nacionalisti shqiptar ajo që e dërgoi në stadiumin e Beogradit banerin me hartën e ashtuquajtur të Shqipërisë Etnike dhe me flamurin shqiptar përmjedis hartës. Ajo mund të ketë qenë dora e një radikali islamik shqiptar, por këtu del pyetja se sa mundësi praktike kishte ai që ta bënte një gjë të tillë. Dhe duke konsideruar shkallën e pranisë dhe vëzhgimit policor në stadium dhe në zonën përreth tij, mund të thuhet me siguri se çdo shqiptar kishte zero mundësi që ta realizonte një operacion të tillë.
Prania e Sanxhakut në hartë është praktikisht nënshkrimi i autorësisë që shërbimi i fshehtë serb BIA i ka bërë banerit të dërguar në stadium me minicopter. Me praninë e Sanxhakut në hartë Serbia kërkon të thotë se shqiptarët kërkojnë të ndërtojnë një khalifat islamik. Kështu projektin e Shqipërisë Etnike serbët e paraqitën të lidhur me terrorizmin islamik.
Lojtarët tanë në fushë, që luftuan për të mbrojtur banerin nuk mund t’ i shihnin këto detaje hartografike, ata thjesht luftuan për të mbrojtur simbolin nacional që është shqiponja e zezë në fushë të kuqe, do të thotë, flamuri nacional shqiptar, i cili gjendej midis hartës. Edhe këtu kishte një dinakëri të llogaritur serbe. Serbët e kishin llogaritur edhe reagimin e pashmangshëm të lojtarëve shqiptarë.
2)Asnjë dorë shqiptari me vetëdije të lartë kombëtare, siç po kërkohet të na paraqitet ai që supozohet ta ketë bërë një akt të tillë, nuk do t’ i kishte vendosur dy Etërit Themelues të Shtetit Shqiptar, Ismail Qemal Vlorën dhe Isa Boletinin në fushë të zezë. Ky nuk ishte thjesht një poshtërim. Praktikisht me këtë baneri ishte shndërruar në flamurin e zi të Shtetit Islamik. Prania e Sanxhakut në hartë, dhe fusha e zezë që rrethonte hartën, janë simbole me konotacion të Xhihadit, luftës së shenjtë islamike. Në rast se këtu kemi të bëjmë me një dorë shqiptari, ajo është dora e një ekstremisti islamik që ka vepruar në bashkëpunim me shërbimet e fshehta serbe. Gjithsesi, qoftë drejtpërdrejt dorë serbi ajo e autorit, qoftë dorë shqiptari në bashkëpunim me serbët, ajo që ndodhi është se serbët e paraqitën flamurin shqiptar nw sfondin e flamurit të zi të ISIS (Shtetit Islamik), pra të kyçur në të.
3)Kryeministri i Serbisë Vuçiç tha pas ndeshjes se tre orë para nisjes së ndeshjes së mbrëmshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, ai personalisht u kishte thënë zyrtarëve të Bashkimit Europian, se ishte duke u përgatitur një provokim dhe një incident i rëndë nga ana e shqiptarëve me rastin e ndeshjes. Atëherë si shpjegohet që Policia Serbe, e cila kishte një prani të madhe në stadium dhe përreth tij, e pajisur edhe me mjete speciale, lejoi që një minicopter i thjeshtë, praktikisht një lodër për fëmijë, të endel lirisht në hapësirën ajrore përreth stadiumit dhe të hynte në hapësirën mbi stadium e të ulej në fushë? Policia Serbe dhe Xhandarmëria, gjysma e së cilës duket se mbrëmë ishte në stadium dhe përreth tij kanë njësi të specializuara për interceptimin e këtyre lloj objekteve fluturuese. Nuk ishte e nevojshme që të merreshin të dhëna nga radarët se policët që vrojtonin, qoftë edhe me dylbi, nga lartësitë përreth stadiumit, mund ta shihnin lehtë objektin fluturues, i cili bëhej i dallueshëm edhe për shkak të banerit të madh që bartte. Mënyra më e thjeshtë për të rrëzuar objekte të tillë fluturues është që të pilotohet një tjetër i ngjashëm, që përplaset me të, ose që ia pret rrugën duke bartur një rrjetë e cila i nxjerr jashtë funksionimi helikat e minicopterit. Merret vesh, minicopteri mundi të zbresë në fushën e stadiumit, se Policia Serbe deshi që kjo gjë të ndodhte.
Në mos për tjetër, Policia e Serbisë dhe shërbimet e fshehta serbe, duhet të qenë në gatishmëri për të neutralizuar ndonjë “drone” që mund të dërgohej në stadium, për shkak se këto objekte fluturues mund të përdoreshin për ndonjë atentat ndaj shtetarëve të lartë serbë që gjendeshin në stadium. Dhe atje qenë të pranishëm që nga Presidenti i Serbisë, Kryeministri, pjesa më e madhe e Qeverisë etj.
Serbët qenë të parët të cilët e përdorën fjalën “drone” për objektin fluturues, që është një slang për UAV, dhe që ka fituar konotacionin e aeroplanëve pa pilot që përdorën në luftën kundër terroristëve islamikë. Por me “drone” emërtohen të gjithë këto lloj objektesh fluturuese, që nga ato me krahë të fiksuar, që kanë ngjashmëri të madhe me aeroplanët gjuajtës të pilotuar nga njerëzit, deri te ata të llojit copter, me disa helika. Në këtë rast bëhej fjalë për një minicopter me disa helika, që është dhe lloji më lehtësisht i atakueshëm i aparateve të tillë fluturues. Pasi serbët folën për një “drone” kjo fjalë u përhap gjithandej në mediumet e mëdha ndërkombëtare.
4)Duke qenë se ishte ndaluar edhe ardhja e tifozëve shqiptarë, nuk ka asnjë gjasë që në zonën përreth stadiumit, nga ku duhet të jetë ngritur objekti fluturues, të ketë pasur qoftë edhe një shqiptar të vetëm, qoftë ky nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevë, apo kahdo qoftë, duke përfshirë edhe shqiptarët me banim në Beograd. Nëse do të kishte qenë ndryshe sot do të kishim një videoregjistrim të shpërndarë nga ky “trim” ku të tregohej ngritja e objektit fluturues, në sfondin e stadiumit të Beogradit, ashtu siç ka qenë dje, me prani të shumtë policore përreth tij.
Objekti fluturues nuk mund të jetë ngritur nga një pikë larg stadiumit, se rrezja e lëvizjes së tij, duke konsideruar modelin e tij, ishte e kufizuar. Por sa më afër stadiumit pika nga ku u nis objekti fluturues, aq më i madh vëzhgimi policor mbi atë pikë. Deri më tani Policia Serbe nuk ka dhënë një version zyrtar për dinamikën e ngjarjes, pra të tregojë së paku pikën se nga u ngrit objekti fluturues. Deri më tani nga pala serbe nuk është paraqitur asnjë videoregjistrim, qoftë edhe privat, ku të tregohet se nga cila pikë është nisur objekti fluturues. Meqënëse hapësira përreth stadiumit ka qenë shumë e monitoruar, ndër të tjera edhe me videokamera, tashmë serbët duhet të kishin paraqitur së paku një videoregjistrim qoftë edhe privat, ku të tregohej ngritja e minicopterit dhe trajektorja ngritëse e tij. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet. Merret vesh, serbët janë ende në dilemë se cilën pikë duhet të përzgjedhin, si vendin e ngritjes së minicopterit.
5)Policia e Serbisë ndonëse ka arritur të “zbulojë” se objekti fluturues telekomandohej nga tribuna VIP e stadiumit, nuk ka bërë të ditur asgjë për regjistrimet që janë gjetur në videokamerën e minicopterit, se këta janë të pajisur me videokamera. Nga këto videoregjistrime duhet të ishte zbuluar pika se nga u nis objekti fluturues. Të gjitha këto i them jo për të ndërtuar një teori konspiracioni, por si përfundime logjike mbi bazën e fakteve. Teori konspiracioni është në fakt shpjegimi zyrtar që kanë dhënë serbët për incidentin, dhe që në thelb është se në një stadium dhe zonën përreth tij, ku kishte prani dhe vrojtim të madh policor, hyri një objekt fluturues krejt i pasofistikuar, sikur në vend të policisë së pajisur me mjete speciale të kishte të bëntë me femijë që luanin policin.
6) Nëse dora që dërgoi minicopterin do të kishte qenë ajo e një nacionalisti shqiptar, me siguri që do ta kishte bërë këtë në momentet ku ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombëtar Shqiptar. Kështu baneri me hartën dhe flamurin do të zbriste në fushë nën tingujt e Hymnit Kombëtar Shqiptar.
7)Vetëm një dorë serbe do ta dërgonte objektin fluturues në fushë afër mesit të kohës së ndeshjes, kur Serbia ende nuk kishte bërë gol dhe për më tepër pikërisht në kohën kur po dukej se Shqipëria kishte shanse të mira për ta fituar ndeshjen. Nga pikëpamja e serbëve, atyre u doli mirë, se ata ndërprene një ndeshje qe nuk e fitonin dot, dhe për të cilën nisën të tremben se do ta humbnin. Tani serbët do të arrinë së paku përsëritjen e ndeshjes, me pretendimin se ajo u ndërpre pas një provokimi shqiptar.
8)Vetëm një dorë serbe mund ta dërgonte objektin fluturues pikërisht në atë pjesë të fushës ku në ato momente kishte vetëm lojtarë serbë. Baneri u dërgua te lojtarët serbë si një provokim ndaj lojtarëve shqiptarë që këta të fundit t’ i mësynin lojtarët serbë për të marrë banerin nga duart e tyre, kur të shihnin që kolegët serbë po i trajtonin pa respekt simbolet nacionale shqiptare. Nëse do të kishte qenë një dorë shqiptare që e drejtonte objektin fluturues, atëherë ai do të ishte ulur pranë portës shqiptare.
Shtetarë të lartë serbë, duke nisur që nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, kanë thënë publikisht se objekti fluturues u telekomandua nga dora e zyrtarëve shqiptarë të cilët gjendeshin në tribunën VIP në stadium. Nëse pilotimi është bërë nga brenda stadiumit, atëherë ky zyrtar shqiptar duhet të ketë pasur një bashkëpunëtor të jashtëm që e vendosi banerin në minicopter si dhe që e vendosi objektin fluturues në një pikë të afërt me stadiumin prej nga ku ai mund të ngrihej. Por në këtë rast nuk kuptohet se përse nuk ka ndërhyrë Policia Serbe për ta interceptuar objektin fluturues të cilin nuk mund të mos e vinte re.
9)Fakti që kanë dalë shqiptarë të cilët e kanë marrë përsipër aktin e dërgimit të banerit nga ajri në fushën e stadiumit të Beogradit, nuk do të thotë asgjë. Ata nuk janë veçse njerëz të llojit që quhen idiotë të dobishëm, në këtë rast të dobishëm për Serbinë. Të tillë idiotë të dobishëm shqiptarë, në mënyrë të pavetëdijshme, historikisht i kanë kryer shërbime të çmuara Serbisë, jo më pak se agjentët e paguar të saj. Por që këta “trima” të bëhen të besueshëm duhet të na tregojnë videoregjistrimet e marra nga videokamera e minicopterit, të cilat ata supozohet t’ i zotërojnë, nëse janë autorët. Tani dalin shumë idiotë shqiptarë të cilët e marrin përsipër autorësinë e kësaj që ndodhi, dhe ironia është se veprojnë ashtu si i kishte bërë llogaritë Serbia.
Me këto që them unë nuk dua që të sajoj një teori konspiracioni por të shpjegoj të vërtetën e një konspiracioni se vetë akti i dërgimit të banerit nga ajri ne stadium gjate ndeshjes është produkt i një konspiracioni, qoftë ky shqiptar apo serb dhe këtë e kupton çdokush që e di kuptimin e fjalës "konspiracion". Tani pyetja eshte se kujt i shërbeu Serbisë apo Shqipërisë. Qartësisht i shërbeu Serbisë. Gjithçka e keqe që kanë bërë serbët deri në minutën 41, kur u ndërpre ndeshja për shkak të zbritjes së objektit fluturues në fushë, u kamuflua në errësirë pas fushës çuditërisht të zezë të banerit të zbritur nga ajri në stadium.
Idiotët që Shqiptaria i ka pasur fatkeqësisht të shumtë, janë duke i dhënë aktit që u bë në Beograd me objektin fluturues të zbritur në stadium vlerën e aktit të supozuar të Isa Boletinit i cili qiti alltien në zyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, në London, në 1913, kur shkoi atje së bashku me Ismail Qemalin. Tash do të krijohen edhe këngë të llojit “Ministrit në Londër shkuan e i than녔 Në fakt Isa Boletinë as që ka shkelur në zyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, kjo për faktin e thjeshtë se as ai as Ismail Qemali nuk u pritën atje. Jo më Shqipëria që sapo ishte shpallur shtet i pavarur, por as shtetet ballkanase nuk qenë pjesëmarrës në Konferencën e Fuqive të Mëdha. Kjo natyrisht nuk i ul meritat e Isa Boletinit dhe të Ismail Qemalit për pavarësinë kombëtare.
Përfaqësuesja e Shqipërisë shkoi në Beograd për të luajtur futboll dhe për të fituar. Dhe luajti mirë deri kur serbët gjetën shkak ta ndërpresin ndeshjen për shkak të zbritjes së objektit fluturues me simbole kombëtare shqiptare. Nëse këtë e ka bërë një dorë shqiptari kjo ka qenë tradhti ndaj kombëtares dhe kombit, se u prish ndeshja dhe kjo ndodhi për një gjë për të cilën në të gjitha mediat e medha ndërkombëtare dhe në deklaratat paraprake të drejtuesve të UEFA-s dhe FIFA-s po fajësohen shqiptarët si provokatorë. Unë doja të shikoja sesi do ta mundnim Serbinë në futboll dhe pastaj serbët po të donin le ta prishnin ndeshjen. Ka disa shqiptarë, jo të pakët fatkeqësisht, të cilët kenaqen qe ne fushe zbriti nje baner me simbole shqiptare dhe nga kjo ata gjejnë një kënaqësi absurde, që ka si kosto se me këtë iu dha shkaku serbëve qe të flasin për një provokim shqiptar të llogaritur jo thjesht për të ndërprerë ndeshjen por për të nisur një luftë civile në Serbi.
Shqipëria dhe kombi perfaqësoheshin në fushe nga lojtarët që po e bënin mirë punën e e tyre. Nuk kishte nevojë për ndërhyrjen e një trimi nga jashtë fushe, që të bënte një akt të cilin askush nga ata që e marrin përsipër me naivitet, nuk e vërteton dot se e ka bërë. Trimërinë po e tregonin në fushë lojtarët e kombëtares sonë. Nuk ishte trimëri t' u jepej shkak serbëve ta quanin veten të provokuar e të ndërpritej ndeshja. Gjithmonë nëse këtë akt e ka bërë nje shqiptar, çka unë nuk e besoj aspak.
10)U duk qartë se serbët kishin një plan të mirëpërpunuar deri në detaje për ta krijuar dhe shfrytëzuar politikisht incidentin, një agjendë të parapërgatitur. Në momentin që objekti fluturues u shfaq mbi stadium, me ç’ rast qenë të kuptueshme implikimet që mund të sillte zbritja e tij në fushë, prania fizike e Policisë Serbe në zonën përreth fushës së stadiumit çuditërisht ishte ulur në vend që të rritej me këtë rast, madje erdhi duke u ulur, deri pas rreth tridhjetë minutave kur ndeshja ishte ndërprerë dhe lojtarët tashmë kishin hyrë në mjediset e brendshme të stadiumit. Prania policore u ul që tifozët të hynin në fushë dhe të keqtrajtonin lojtarët shqiptarë. Por edhe kjo ndodhi sipas një skenari të kontrolluar nga Policia dhe të mbështetur prej saj. Policia nuk e kishte marrë në mbrojtje hyrjen e tunelit në momentin e largimit të lojtarëve nga fusha dhe vetëm në fund, atje shkoi në polic i vetëm.
Serbia, që nga Federat e Futbollit e deri te Qeveria, ka shprehur mendimin unik se zbritja e banerit nacionalist shqiptar nga ajri në stadium ishte një provokim shqiptar i llogaritur për të destabilizuar Serbinë. Domethënë se mbrëmë kishte rrezik që të niste lufta civile në Serbi, ose më saktë të ndodhte një rebelim kundër Qeverisë, që lejoi që shqiptarët t’ i zbrisnin në stadium hartën ku edhe një pjesë e madhe e Serbisë, veç Kosovës përfshihej në atë që serbët e quajnë Shqipëria e Madhe. Kështu destabilizimi do të përhapej në Bosnjë-Herzegovinë, nëpërmjet Republikës Srpska të atjeshme dhe në Malin e Zi, ku gjendet një pjesë e Sanxhakut, të përfshirë në hartën e zbritur në stadium, aq më tepër që në Malin e Zi një e treta e popullsisë është serbe. Kështu Ballkani do të shpërthente përsëri. Dhe për faj të shqiptarëve. Ky është versioni zyrtar i Serbisë tashmë. Serbia, Federata e Futbollit dhe Qeveria, thonë se ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi pas zbritjes së banerit nga ajri në fushë. Që nga ai moment faji është i shqiptarëve. Kuptohet se kishin ndodhur akte të dënueshme nga ana e tifozëve serbë edhe para këtij momenti, por ato u errësuan të gjitha nga zbritja në fushë e objektit fluturues. Krejt mediumet e mëdha ndërkombëtare, televizione dhe gazeta e lidhin ndërprerjen e ndeshjes me zbritjen në fushë të atij që e quajnë drone, sipas fjalës që përdorën serbët të parët.
Shenjat janë të këqija edhe sa i përket reagimit të pritshëm të UEFA-s, e cila është instanca e titulluar për të marrë vendim meqënëse kompeticioni ishte europian. Shefi i UEFA-s Platini ka folur kundër përdorimit të sportit për qëllime politike, dhe kjo deklaratë qartësisht ka të bëjë me banerin e zbritur në fushë që përmbante hartën e ashtuquajtur të Shqipërisë Etnike. Ngjashëm ka folur edhe shefi i FIFA-s, Blater. Ky madje ka specifikuar se sporti nuk duhet të përdoret për të përcjellë kumte politike çka është një referencë e qartë për banerin me hartën. Bashkimi Europian me anë të zëdhënëses së tij ka shprehur vlerësimin për mënyrën sesi autoritetet serbe e menaxhuan situatën e krijuar, çka është një mënyrë diplomatike për të fajësuar shqiptarët për shkallëzimin e tensioneve në stadium.
Në këto rrethana është e domosdoshme që Shqipëria, Qeveria dhe Federata e Futbollit, ta denoncojnë incidentin me objektin fluturues të zbritur në fushë si inskenim serb, ku tashmë është e qartë se është përfshirë edhe shteti serb, dhe nuk kemi të bëjmë me një aventurë të ndonjë grupi ekstremist. Tashmë Serbia zyrtare ka fajësuar zyrtarisht Shqipërinë dhe shqiptarët për incidentin, pa i kursyer fjalët e ashpra, prandaj nuk ka vend për diskrecion. Nëse denoncohet botërisht Serbia për incidentin, atëherë e keqja immediate do të jetë se vendimi që do të marrë UEFA pas një jave do të jetë gjithsesi në dëm të Shqipërisë. Serbët përdorën një deus ex machine (zot i zbritur me një mekanizëm), siç quhej në Antikitet zbritja e një hyjnie në skenën e një teatri për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Ky “zot” ishte bir i dinakërisë serbe, të cilën fatkeqësisht shqiptarët e kanë kuptuar vetëm pasi kanë provuar pasojat e këqija të saj.
Serbia që në fillim ka llogaritur dy aleatë të rëndësishëm ndër shqiptarët, që do t’ i mundësojnë përmbushjen me sukses të këtij plani. Të parët janë idiotët e dobishëm, për të cilët fola më lart. E dyta është Shqipëria zyrtare, Qeveria dhe Federata e Futbollit, që duke mos e denoncuar inskenimin serb, do të bëjnë në njëfarë mënyrë lojën e Serbisë.


Kastriot Myftaraj

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2014 09:29
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Deri sa arrita ne fund, megjithe ca mendime te miat jo te njejta me ato ne shkrim, thashe: bravo AngelDevil, paska kapur disa fakte qe te bejne per tu menduar. Mirpo kjo qenka nga K.M., i cili ka fatin te botoje neper gazeta, ndonese me nje mendim te kundert me ato dhjetra artikuj mbi kete ngjarje, qe jane botuar keto dy-tre dite nga shume njerez (gazetare?), e te cilet duket po pervelohen nga flaka e patriotizmit (ne thonjza). Por mendoj se edhe ne te tjeret, qe nuk na lejohet te botojme te pakten nje shkrim ne vit ne gazete, qe po ashtu jemi te paket ne kete kohe nga ata qe e shohim kete ngjarje pa syzet e rreme te nacionalizmit pervelues, duhet te kenaqemi nga komentet e vogla neper gazeta dhe te konfrontohemi me sharrje idiotesh apo serbesh qe hiqen si shqiptare; e sidoqofte te sigurte, se heret apo vone idiotsia do ta kuptoje se cfar demi i ka sjelle te gjith shqiptarve ai incident ne stadium, dhe jo vetem ai incident, por edhe kjo mbeshtetje e hapur dhe e heshtur e politikes shqiptare.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2014 17:07
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Tashti persa i perket vete artikullit, bravo i qofte K.M. per artikullin. Dy pikat e para ishin ato me kryesoret, (dicka qe une nuk e kisha vene re, panvarsisht se ato qendrojne apo jo). te tjerat jane ceshtje teknike qe i ka menduar kushdo.
Por un mendoj se politika shqiptare nuk do bej denoncinimin e aktit, pasi presidenti foli dhe priti heroikisht futbollistet. Kryeministri foli dhe e quajti hicgje, nje cop flamuri, kudo ne Shqiperi dhe mbare viset shqiptare ka plasur solidaritet i madh me aktin. Te denoncohet akti, do te thote te bien poshte gjith keto pupla gjeli.
Biles un mendoj se ky akt mund te kete qene i ditur nga disa zyrtare shqiptare, po ashtu dhe ata serbe, pra ka mundesi te jete bere me dijeni te te dyja palve, (te dyja palet kane lidhje te fshehta qysh nga koha e Titos), me qwllimin per tu dhene zgjidhje ne vitet e ardhme disa probleme te pazgjidhura, kuptohet me pak me teper dem per Kosoven, nga sa esht menduar deri tani (sepse ne kete rast jemi diskretituar ne ne sy te opinionit europian). Ose akti te jete nxitur edhe nga ana e perendimit, po per te njejtat qellime te zgjidhjes se problemeve te mbetura pezull (perfshi dhe ato ne Bosnje).
Gjithsesi, c'vlere kane hipotezat dhe dyshimet. Akti na ka vene neve shqiptarve nje hije dyshimi nga ana e opinionit te shendoshe europian, dhe kete gje nuk duan ta kuptojne per momentin shumica e njerzve.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2014 17:21
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

O robi shkruhet pavaresisht ose pamvarsisht e jo panvarsisht qe eshte fjale tjeter e rezulton krejt e kunderta. Pan -gjithe.

Nejse sa per temen Kastrioti ka qejf temat e komploteve dhe eshte specialist megjithse deri me sot hala nuk ka zbuluar asnje komplot apo gjys komploti.

Mua nuk me intereson se kush e ka ngritur flamurin por nqs e kane ngritur serbet ja kane fut vetit sa kama. Tani ai u ngrit dhe stadiumi ra viktime e tij lol nese plas nje lufte u dogj serbia per nje cope pelhure do thone.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2014 18:21
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktor, fjala "pavarsisht", "panvarsisht", "pamvarsisht" esht e njejta fjale, me rregulla drejtshkrimi lejohet vetem kjo e treta. Un perdor vete "demostrativisht" rastin e dyte, sic e perdor shpesh gjuha e njerzve. Po nejse, tani per rastin ne fjale.
E vertete, Kastioti i gjurmon dhe edhe i krijon keto temat e komploteve, qofte dhe per sensacion; per kete une e kam kritikuar ne nje shkrimin tim; (eshte pak i gjate ndaj nuk po e hedh ketu).
Por s.d.q., ato qe thote ai, mund te shfrytezohen nga nacionalistet serbe, dhe me tej -besoj- nuk ka nevoje per koment.
Persa i perket luftes qe ti permend, (e biles me pak mendjelehtesi), qe un nuk e besoj ne kohen e sotme, pikerisht ketij skenari duhet ti ruhemi, sepse ai flamur i valvitur me ate harte qe kish, nuk esht nje cop lecke, por tamam nje bel casus (shkak lufte) per nacionalistet (e cdo lloj kombi ne bote).
Dhe se fundi, stadiumi nuk ra viktime e tij, por vetem disa individe serbe qe u sulen ne fushe, gje qe ne vende te tjera, mund te kish ndodhur edhe me keq.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2014 15:11
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Dhjetė arsyet pėrse ishte shėrbimi i fshehtė serb ai qė e dėrgoi objektin fluturues.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.