Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Një milion malësorë naivë me një malok të djallëzuar mbi krye
1.Fukarallëk & maskarallëk në Bulqizën blu
18 ditë e net nën tokë 1400 metra, një grusht burrash të mbetur grusht nga e pangrëna dhe të pafuqishëm për të folur a reaguar kërkojnë disa të drejta elementare që çdo minator evropian do ti përfitonte edhe pa grevë urie. Specialistët thonë se situata brenda në minierë, në nivelin e 14-të nën tokë, është alarmante dhe grevistët rrezikojnë seriozisht të vdesin brenda në galeri. Për më tepër se dy javë, ata mezi mbushen me frymë në thellësitë e nëntokës. Është konstatuar se në minierë është shtuar lagështira, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të argjinaturave, çka rrit rrezikun për 13 minatorët grevistë. Janë një grusht burrash me origjinë nga rrethinat e Bulqizës, të cilët duket se lumturinë dhe mirëqenien e tyre modeste e kanë lidhur me punën në minierë pavarësisht se koncesionari herë është një italian mik i socialistëve apo herë një austriak mik i demokratëve. Minatorët duan që kësaj herë të kenë një rrogë më të lartë për të përballuar çmimet e ushqimeve që fluturojnë të hallakatura nga Konispoli në Bulqizë, të rritet siguria nëpër zgavrat e minierës që të mos vdesë çdo gjashtë muaj një nga ata dhe të ulet paksa mosha e pensionit e këta të kenë pak më shumë vite jetë sa për të përfunduar të qetë një lojë domino. Ndërkohë që këtyre mjeranëve u janë hidratuar në trup edhe lëngjet e fundit, qeveria në Tiranë as po e rruan se çfarë ndodh nën dhe mbi tokën e Bulqizës.
Bulqiza është një qytezë e shëmtuar tip sovjetike me nëntokë të pasur dhe gjindje të varfër. Bashki e Prefekturës së Qarkut të Dibrës,një nga ish zonat elektorale ekstremisht të majta, e cila këto dhjetë vitet e fundit ka rënë në dashuri pa kushte me Partinë Demokratike të Sali Berishës. E shtrirë në verilindje të vendit gjithë zona e Dibrës ende mbetet një oaz varfërie ekstreme.
Duke parë pamjet rrënqethëse të minatorëve që dridhen të drobitur nën tokë, mu kujtua kur kam marrë në dorë para 3 muajsh një raport konfidencial të përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik pas një studimi të bërë ku klithej alarmi se në zonat e banuara të veriut shqiptar kequshqyerja e fëmijëve kishte sjellë edhe probleme apo mutacione me rritjen e tyre. Në këto zona fëmijët ishin më të dobët e më të shkurtër në raport me moshatarët e tyre diku tjetër. Kjo zonë, kjo sipërfaqe e madhe banimi ku jetojnë edhe minatorët është pjesë e Shqipërisë blu, e cila voton pa pikën e përgjegjësisë një parti të djathtë politike, një parti e cila supozohet se i afrohet konservatorizmit tipik dhe është për një ekonomi tregu të ashpër, por përkrahet nga një elektorat pa brekë në bythë.
Zgjedhjet e fundit lokale pavarësisht vjedhjeve shfaqën më së miri tkurrjen e Partisë demokratike. Me bastione të forta militantësh vetëm në veri, loja politike në këtë vend tregoi se ndryshe nga oksidenti, këtu ne votojmë jo programin dhe reformat por tribunë, liderin dhe jemi të shqetësuar më shumë për origjinën e tij sesa për uljen e taksave.
2.Mosmirënjohja organike
Këto dy historitë e mësipërme si dhe përmbytjet e ripërmbytjet e Shkodrës më vizatojnë në tru një lloj mosmirënjohje, e cila buron nga mendja dhe shpirti i kryeministrit e madje këto vitet e fundit është institucionalizuar edhe nga vetë qeverisjet e PD-së.
Vetë Sali Berisha e paska alkimi të tij mosmirënjohjen duke filluar me sagën e largimit të dhjetoristit Azem Hajdari deri sa ia vranë poshtë dritares së zyrës e vazhdoi më tej me Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin, Aleksandër Meksin, Eduard Selamin,Safet Zhulalin e qindra emra të tjerë miqsh të vjetër. Duket paksa qesharake por është e vërtetë, ujku i vjetër i politikës Berisha sa herë ka qenë në opozitë ka anatemuar emra udhëheqësish a burra shteti e si kompensim ua ka shtypur kokën kur ka ardhur në pushtet.
Po me popullsinë besnike të veriut çfarë ka që sillet kaq egër dhe poshtërsisht?
Pas marrjes së presidencës më 1992 stimuloi paturpësisht pa respektuar rregulla e ligje demografike zbarkimin masiv të veriorëve drejt Tiranës dhe rrethinave. I joshi me kredi të buta nga Banka Bujqësore e kohës për blerje zetorësh e lopësh por indirekt i mësoi tu qepen periferive boshe të kryeqytetit ku ndërtuan getot e tyre pa ujë e pa llagëme halesh.
Ndërtoi me miliarda euro taksa shqiptare autostradën e kombit duke u premtuar veriorëve pllakosje lumturie dhe mirëqenie, por deri tani të vetmet të ardhura që i vinë asaj zone janë eurot që u grabisin kuksianët kushurinjve të tyre kosovarë. Lëndoi dhe tmerroi një krahinë të tërë duke mos gjetur dot vogëlushen e humbur Bleona Mata ndërkohë që policia e Berishës brenda 24 orësh gjen dhe arreston këdo që në mënyrë anonime çel një profil në Facebook dhe ia shan qeverinë.
Me mijëra intelektualë veriorë i ka lenë pa punë ose nuk i stimulon në karrierën dhe sipërmarrjet e tyre por ka mbushur Kesh-in dhe Ujësjellës Kanalizimet me militantë nordikë horra e laco lagjesh. Ndryshe nga Ismail Qemali, Mbreti Zog, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Bamir Topi turpi dhe njolla e historisë do i mbetet përjetësisht Prof.Sali Berishës si ideatori dhe themeluesi i përçarjes më të madhe Veri-Jug. Berisha ka institucionalizuar me dhunën politike emërtimin malokë dhe çeçenë që u janë epitetuar banorëve me origjinë a banim në zonën veriore të vendit. Gjithmonë ka ditur të grumbullojë rreth vetes llumin e zonës nga vjen vetë e pasi i përdor si krah i armatosur, i konsumon keqas e i flak pa siklet duke menduar se flak në këtë mënyrë edhe mëkatet që i kurdis vetë. E ktheu vendlindjen e tij Tropojën në varrezë masive nga 1996 e në vazhdim duke hasmëruar me dhjetëra familje e duke lenë plagë të hapura përjetësisht. Rekruton e punëson të fortë fisesh si vrasës të Gardës Republikane e pasi ia djegin të gjallë si në Cërrik a Vlorë më 1997, apo ia burgosin si ata të 21 janarit i harron dhe i abandonon menjëherë duke bërë rekrutimin e radhës. Suporton individë të veçantë që drejtojnë pushtetin lokal në zonat veriore, por në asnjë mënyrë qeverisjet e tij nuk kanë stimuluar zbehjen e varfërisë, analfabetizmin apo duke riparuar paksa cilësinë e jetës në veriun e gjorë të këtij vendi.
E si për çudi malësorët e urtë vazhdojnë ta duan dhe ta votojnë. Krenohen e betohen për Berishën më shpesh sesa për Dervish Luzhën a Kishën e Laçit, gjejnë të mishëruar tek Ai liderin që u mungonte prej vitesh, u duket sikur bashkë me të vjedhin e vrasin këtë vend. Lexoni me kujdes raportet dhe analizat e Bankës Botërore a UNICEF-it për standardin e jetesës, sistemin arsimor a shëndetësor në veri të Shqipërisë dhe atëherë do ta kuptoni se sa e dashuron Doktori vendlindjen. Unë mendoj se kështu hakmerret në mënyrë të poshtër duke kujtuar se fshin nga memoria njollat që i prodhon origjina, vendlindja apo defiçensat genetike të ADN-së. Ai tallet ndërsa ju të nderuar bashkëkombasit e mi vazhdoni ta doni dhe ta votoni verbërisht.
Berisha tallet me ju duke mos ua paguar as 30 lekëshin e furgonave nga periferitë e Tiranës drejt sheshit Nënë Tereza për mitingun e radhës, tallet dhe nuk ua mban premtimet. Zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ua sjell Çiljetën për koncert në Paskuqan a Bathore mos ia jepni votat as PD-së, as LSI.
-Nga Bledar Mane-
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|